AHMET ASANI:TRADHËTIA E VUK BRANKOVIQIT DHE MITI SERB MBI BETEJËN E KOSOVËS!
Faqja 1 e 1
AHMET ASANI:TRADHËTIA E VUK BRANKOVIQIT DHE MITI SERB MBI BETEJËN E KOSOVËS!
AHMET ASANI:TRADHËTIA E VUK BRANKOVIQIT DHE MITI SERB MBI BETEJËN E KOSOVËS!
("Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo." "Sa trimëria aq edhe gënjeshtra e ka mbajtur gjallë popullin serb")
Para 627 vitesh ishin serbët e Vuk Brankoviqit ata te cilet tradhëtuan koalicionin antisoman, sulmuan ne befasi ushtrinë e koalicionit, me vonë prenë edhe djalin e princit Lazar dhe keshtu legalizuan koalicionin e tyre anti-katolik dhe anti-Europë të lidhur me turqit qysh para vitit 1389! Në betejë e Kosoves më 15 qershor të vitit 1389, Milushi një trim shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës arriti ta vrasë Sulltan Muratin. As kjo humbje e madhe e Osmanëve nuk arriti t`i zmbrapste ata sepse ishin një fuqi e madhe ushtarake. Pas vrasjes së Milushit, tradhëtisë serbe të Vuk Brankoviqit, ikjes së Princ Llazarit nga beteja, koalicioni katolik me shumicë shqiptare u dobësua shumë dhe pas disa betejave të përgjakshme e humbi betejën e Kosovës. Edhe sivjet më 28 qershor 2016, pas 627 vitesh pasardhësit e Brankoviqëve vijnë prap në të njejtin vend që të provokojnë kujtesën historike shqiptare, ata thirren si t'ua lypë nevoja herë në emrin e Princit Llazar e herë të Vuk Brankoviqit! Gjatë gjithë sundimit osman festonin fitoren e koalicionit të tyre me turqit dhe shanin Princin Llazar, i cili sipas tyre kishte lëshuar betejën dhe kishte ikur nga lufta! Nga 1912 e këndej shajnë Vuk Brankoviqin e thirren në emër të Princit Lazar! Vërtet është për të ardhur keq që kemi një fqinj me shumë fytyra! Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:" "Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo." "Sa trimëria aq edhe rrena ka mbajtur gjallë popullin serb". Mirëpo, kjo veti e të qenit "trim rrenacak" si për vetëdijen ashtu edhe për nderdijen kolektive shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka ra hise t'i kemi serbët kojshi...! Shqiptarët vetëm verbalisht kundërshtojnë këtë ardhje, por vetë nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë në këtë ditë. Shqiptarët nuk e dinë se pse nuk ndërmarrin diçka për këtë datë e cila para se gjithash është e tyre! Beteja e Kosovës është një nga betejat më të rëndësishme për shqiptarët, për popujt ballkanik dhe për Europën. Mjerisht kjo betejë është një nga betejat më së paku të ndriçuara, njëra nga betejat më të keqpërdorura nga kisha dhe politika serbe. Pluhuri i kësaj beteje dhe falsifikimi i realitetit historik në njerën anë është rezultat i marrëveshjeve serbo-turke qysh para v. 1389, para se të fillonte kjo betejë-kurth serbo-osmane dhe në anën tjetër rezultat i pozitës së palakmueshme të botës perëndimore karshi kësaj lufte. Në vend që të mblidhen me dhjetra mijëra shqiptarë nga gjitha trevat shqiptare e të ndezin qirinj për stërgjyshërit e tyre të therun nga shpatat osmane dhe ato serbe te Vuk Brankoviqit, në vend që të mblidhen vetë dhe të organizojnë homazhe për dëshmorët e rënë para 627 vjetësh në betejën e tyre të v.1389, shqiptarët shikojnë "seri" se si dikush po ua nëpërkëmb vendin dhe kujtesën historike! Të shohim çka flasin faktet historike, fakte të cilat i pranojnë vet historianët serb, t'i kthehemi pra shkencës, të shohim se çka na thotë mësuesja e jetës historia. Betja e Kosoves ishte koalicion i elementit të krishterë pro perëndimor në krye me shqiptarët si i vetmi popull shumicë.Në mënyrë direkte dhe indirekte shqiptarët u ndihmuan vetëm nga hungarezët, austriakët, polakët, italianët, dhe nga një grusht serbë të Princ Lazarit. Koalicioni i krishterë i kryesuar nga shqiptarët me në krye Gjon Kastriotin, Gjergj Balshën, Theodor Muzakën, Milush Kopiliqin i kishin premtuar Lazarit se nëse ai merrte pjesë në luftë kundër turqve dhe korrej fitore, do ta ndihmonin atë që të rrëzonte qeverinë e Millutinit dhe të merrte fronin. Më këtë potez shqiptarët dhe koalicioni i krishterë pro perëndimor deshën të bënin një prishje të koalicionit turko-serb dhe mu për këtë arsye taktizuan edhe më tepër duke vendosur që në krye të betejës së Kosovës të jetë Princi Llazar.
Vetë historianët serbë pranojnë se para ardhjes së osmanëve në Ballkan kisha serbe ishte e ndarë në dy rryma, rryma e cila bashkëpunonte me Osmanët nën devizën ("protiv koga ne možeš, pridruži mu se") ("bashkoju atij kundër të cilit nuk mundesh")!!??... ishte më e fort dhe "triumfoi" duke e vënë popullin serb në pozitë të popullit vasal! Princi Lazar, si disident që ishte, fshihej në Kurshumli dhe nuk kishte kurrfarë fuqie dhe nuk dinte se dhëndrri i tij Vuk Brankoviqi në betejë do të ishte në krahun e Osmanëve. Princi Lazar nuk donte të besonte se tradhëtia e koalicionit do të vinte nga vetë serbët, ai pas humbjes së parë fajësoi shqiptarin Milush Kopiliq nga Drenica. Milushi për t'i treguar koalicionit antiosman se nuk ka tradhtuar më në fund rrezikoi jetën për të vra Sulltan Muratin. Historia flet se pas humbjes së betejës së Kosovës vullnetarët serbë të krahut të Princ Lazarit ia mësyn ikjes në drejtim të Nishit, ku u dorëzuan para ushtrisë jeniçere serbe. Ushtarët serbë tanimë jeniçerë, gjithë asaj ushtrie të lodhur e të rraskapitur nga lufta ua prenë kokat dhe me kokat e tyre bënë kulla që turqit i quanin Qele-Kulla! Prandaj, më 28 qershor gjithë ata serbë që mendojnë t’i përkujtojnë të parët e tyre do të ishte mirë t’i vizitojnë ato vende dhe t’i mallkojnë pasardhësit e Vuk Brankoviqit e jo të vijnë në Kosovë sepse Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do te jetë djep i tyre. Kosova filloi të bëhej djep i serbëve pas betejës së Kosovës ku fitimtar doli koalicioni turko-serb, por Zoti e desh që ata 600 vjet mos të shtohen dhe mos të jenë kurrë shumicë sepse kështu ishin mallkuar për jetë të jetëve nga gjithë ata shprirtra të tradhëtuar. Një ngjashmëri e festimit të tradhtisë ndodh edhe tek disa fshatra sllavo-maqedonase që festojnë ende tradhtinë që ia bënë kryengritësve shqiptarë të kryengritjes së v. 1843 të udhëhequr nga Dervish Cara, kryengritje kjo ndër ma të mëdhatë pas luftërave të famshme të Gjergj Kastriotit, si duket ky fenomen është fenomen tipik sllav! Historia flet se pas betejës së Kosovës serbët ishin ata që shkuan në Kurshumli dhe pasi e zunë djalin e princ Lazarit, i cili ishte vetëm 14 vjeç, ia prenë atij kokën, ia qiten kokën në pjatë të argjend dhe me shumë dekorime e dhurata e dërguan në Konstantinopol. Serbët qenë të parët që kaluan në islam, dhe jo vetëm që kalonin shpejt në islam po ata filluan të bënin krushqi me turqit, djali i sulltan Muratit Bajaziti u martua me vajzën e Princ Llazarit, pra me motrën e Stefan Llazareviqit, i cili bashkë me nanën e vetë pranuan të jenë popull vasal! Pas kësaj martese edhe 600 vite tjera nuk patën të ndalur martesat dhe dashuritë tyre me turq. Veshja turke bahej me krenari deri në ditët e fundit, s'kemi e si mos ta përmendim babain e alfabetit serb Vuk Karaxhiqin, i cili mbante Fesin turk edhe në Vjenë të Austrisë, kurse Knjaz Milloshi mbante hiç ma pak se çallmën turke në kokë…!Islamizimi nuk filloi nga shqiptarët, por nga serbët, konvertimin në islam e filloi populli serb, me shpejtësi marramendëse pjesa më e madhe e serbëve menjëherë pas betejës së Kosovës kaloi në islam. Serbët e islamizuar ndihmonin vëllezërit e tyre Ortodoks,shembull tipik është kthimi i patrikanës serbe e cila kishte pushuar së qeni në v. 1459, sepse kishte ra nën Patrikanën e Ohrit. Me ndihmën e serbit të muslimanizuar Mehmet-pashë Sokoloviqit kjo patrikanë iu kthye serbve në v. 1557, kthim ky që u bë në frymën e politikës dhe marrëveshjeve të bëra me krahun proturk të kishës ortodokse serbe. Prandaj, nuk ka se si të shpjegohet vendosja e patriarkut Makarije në Patriarkanën e Pejës, për te cilin edhe historianët serbë pranojnë se i përkiste krahut proturk, krahut për bashkëpunim me turqit kundër Romës dhe botës katolike. Zaten në kohën e patriarkut Makarije shumë kisha katolike shqiptare u shndërruan në kisha ortodokse serbe! Një leje të tillë patriarku Makarije e kishte marr personalisht nga Sulltani!Karagjergji (Gjergji i Zi) (Karagjorgjeviq) udhëheqësi i kryengritjes së parë kundër osmane, për të cilin serbët e pranojnë se ishte me prejardhje shqiptare, u tradhtua nga vetë serbët. Karagjergji s'pari u masakrua nga serbët pastaj ia prenë kokën dhe ia dërguan Sulltanit në Stamboll! Gjatë sundimit osman pozita e gjithë popujve të tjerë, aq më tepër e shqiptarëve katolikë, që nuk pranonin islamin ishte shumë e disfavorshme. Serbët bënin krushqi me turqit, kurse shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin, luftuan edhe 25 vjet tjera me radhë kundër hordhive turke. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit për shqiptarët po fillonte golgota e vërtetë zhdukjes.Kur i kemi parasysh këto e shumë fakte të tjera mendoj se pjesa e mbetur shqiptare për ta ruajtur substancën kombtare zgjodhi si rrugë konvertimin në islam.
Përfundim:pushtimet Turke në gadishullin ballkanik erdhën si rezultat i ndarjes së Krishtenizmit në atë Ortodoks me qendër në Stamboll dhe në atë Katolik me qendër në Romë. Në këtë kontekst mund të shpjegohet "koalicioni" i fshehur myslimano-ortodoks mes osmanëve dhe serbëve, i cili doli shterp sepse Osmanët u kënaqen me përqafimin e shkinave serbe duke lanë rehat Europën katolike pas disa tentimeve për pushtim por pa sukses. Në fakt Osmanët duke lanë anash Romën kaluan më mirë, 600 vjet me radhë ata sunduan rehat rivalët e Romës dhe normal se u kënaqën me miqësinë 600 vjeçare serbe. Në gjithë këtë cirkus të historisë nëse mund ta quajmë kështu më së keqi e pësuan shqiptarët që nuk arritën as sot e kesaj dite t'i kuptojnë këto lojra serbe. Në frymën e vijës së Theodosit që u përcoll me shekuj, serbët u munduan ta bëjnë për vete edhe Hamzain e Mojsi Golemin duke i bindur ata se armiku i tyre ishte Roma e jo Stambolli. Kjo propagandë vazhdoi me shekuj ndër shqiptarët, hoxhallarët serbë, rusë etj., mbanin vajz (ligjërata) nëpër xhami duke u thënë shqiptarëve të konvertuar në myslimanë se dallimi mes myslimanëve dhe ortodoksëve është sa maza e qepës kurse me katolikët jeni larg si dita me natën! Ky shpjegim u mundua të futet deri në ditët tona si "urdhër" në vetëdijen dhe ndërdijen tonë.Ta lëmë hallin që kanë serbët me kujtesën e tyre të shtrembëruar historike, e lemë anash për momentin edhe ndërgjegjen e Europës, të shohim se ç’ka kemi bërë ne në këtë drejtim. Historianët shqiptarë nuk i kanë kushtuar kurrfarë kujdesi kësaj beteje, krijues shqiptarë kanë shkruar romane historike për ngjarje që nuk çojnë kurrfarë peshe historike, janë shkruar e luajtur drama, janë incizuar filma nga më të ndryshmit, por beteja e Kosovës është lënë sikur mos të kishte ndodhur në Kosovë, sikur mos të jetë çështje me rëndësi për kujtesën historike! Asnjë nga qeveritë kosovare të pasluftës nga 99-ta e deri sot nuk ka bërë farë plani se si duhet t’ju ndalet hovi ketyre pasardhesve te Brankoviqëve te cilit genjeshtra po i mba gjallë, që mos të kenë mundesine për të ardhur në vend të huaj, në vendin, të cilin e kanë gjakosur para 627 vitesh!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi