VISAR DURIÇI:Saleh Al-Talib, imami përkrahës i xhihadit që e fali Bajramin në mes të Tiranës
Faqja 1 e 1

AUTORI:VISAR DURIQI
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë këtë vit vendosi që Bajramin e Madh në sheshin e Tiranës ta falë një saudit, imam i Qabës. Lexo në Express se kush është Sheikh Saleh Al Talib dhe pse ai konsiderohet të jetë edhe imam i xhihadit
Falja e kryesore e Fitër Bajramit në shtetin shqiptar, që u mbajt në sheshin e Tiranës, u drejtua nga Sheikh Saleh Al Talib, një nga imamët e xhamisë më të shenjtë islame, xhamisë në Mekke. Saleh Al Talib u ftua nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSh). Por kush është ai në fakt?
Të dhënat për këtë imam të “Qabes” janë të pakta, por fjalimet e tij e nxjerrin si një imam i xhihadit, shkruan Express.
Ai është njëri nga imamët që në mënyrën më të drejtpërdrejtë e ka përkrahur luftën e regjimit saudit në Jemen, që si rezultat ka mijëra civilë të pa fajshëm të vrarë në mënyrë brutale prej bombardimeve.
“Operacioni për ta shpëtuar Jemenin është luftë xhihad”, ka thënë Saleh Al Talib që ditët kur Arabia Saudite e sektit “sunnij” nisi sulmet kundër rebelëve në Jemen të sektit islam “shiit”.
Për këtë luftë, që imami saudit që e fali Bajramin në Tiranë e quan xhihad, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon kishte paralajmëruar qartë se përdorimi i bombave nga koalicioni arab i drejtuar nga Saudia për të bombarduar një Jemen "mund të përbëjë krime lufte", raportonte Al-Jazeera.
Ky imam njihet edhe si përkrahës i xhihadit të përgjithshëm të myslimaneve në botë si dhe një anti-semit, raporton Express.
Sheiku Saleh al-Taleb, në vitin 2004 duke mbajtur një ligjëratë para më shumë se 500 mijë njerëzve në Xhaminë e Madhe të Mekës gjatë haxhit vjetor citohet ta ketë bërë edhe këtë lutje: "O Zot, jepu fitore të gjithë muxhahedinëve kudo që janë. Jepu atyre fitoren në Palestinë. O Zot, bëje që myslimanet të triumfojnë dhe të shkatërrojnë armiqtë e tyre, dhe të bëjë këtë vend dhe vende të tjera myslimane të sigurt. O Zot, zbraze zemërimin tëndë mbi krimet e sionistëve”.
LEXO EDHE
Shqiptari i Kosovës thotë se ishte spiun i CIA's: Jam infiltruar si xhihadist
Edhe një nga aktivistët kontrovers islamik në internet Olsi Jazexhi e ka quajtur Sheikh Saleh Al-si imam xhihadist. Ai madje një ditë para Bajramit bëri thirrje që të braktiset ai.
“Une po te isha bektashi, sufi, dhe i ndonjë tarikati tjetër neser do refuzoja te falja Bajramin pas ketij tekfiri dhe do i coja note proteste ministrise se jashtme dhe te brendshme te Shqiperise per lejimin e tij ne vend. Atij i eshte refuzuar viza per ne Indi me parë”, kishte shkruar Jazexhie.
Por, për ardhjen e tij është ekzaltuar imami kontrovers shqiptar, Ahmed Kalaja, duke e konsiderua sjellën e tij në Shqipëri nga KMSh’ja si veprim “sipas porosive profetike”, shkruan Express.
Ky imam në prononcime për mediat arabe kohë më parë ka thënë që nuk i pëlqen që të ndajë të dhëna për jetën e tij private.
Ajo që dihet deri tash për të është që Shejh Saleh Al Talib, ka lindur në Riad, Arabia Saudite në vitin 1974 ku edhe mori arsimimin fillestar. Ai u diplomua nga Universitetin e Riadit. Më vonë ai mori një diplomë master në jurisprudencën krahasuese islame.
Ai gjithashtu ka një diplomë master në të Drejtën Ndërkombëtare nga George Town, Uashington DC, të SHBA’ve
Saleh Al Talib është përveç një nga imamët e Qabës, ku ishte emëruar në vitin 2003, edhe një gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Mekës.
Ai përhapë rrymën wahabiste që në fakt është edhe “feja zyrtare” e Arabisë Saudite ka statistika të vjetra të publikuara nga mediat perendimore flasin që një masë prej së paku 20 % e popullatës në Arabinë Saudite vetë-deklarohen si “wahabistë”, derisa pjesa tjetër preferojnë të quhen “salafistë”, raporton Express.
Minoriteti “shiit” në këtë shtet është i shtypur brutalisht, dhe vitin që shkoi ishin ekzekutuar disa nga imamët kryesor të këtij sekti, qendra e të cilit është në Iran- rivali kryesor i Saudisë për dominim gjeo-politik në rajon.
Luftën ndaj shiitëve që Saleh Al Talib e konsideron xhihad njëjta e konsideron edhe Shteti Islamik (ISIS) i cili që nga krijimi i tij vite më parë kishte pasur në cak këtë sekt të islamit.
Rryma politike e wahabistëve dhe ISIS ndajnë edhe shumë gjëra tjera të përbashkëta, siç është gurëzimi, dënimi me vdekje me preje kokës, prerja e duarve për vjedhësit, gjymtimi seksual i femrave dhe konsideromi i tyre si pronë për shit-blerje, shkruan Express.
Arabia Saudite është akuzuar në vazhdimësi si mbështetësja më e madhe financiare e terrorizmit islamik në botë.
Së fundi ishte prestigjiozja “The New York Times” që ka bërë një seri shkrimesh që akuzojnë rëndë mbretërinë e saudëve për financim terrorizmi dhe shndërrimin e vendeve me islam tolerantë në fusha pjellore për terroristë, siç është rasti i Kosovës./GazetaExpress
/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhihadistët vazhdojnë të kenë përkrahës dhe rekrutë të mundshëm nga Kosova
» Etrit Hasler, përkrahës i komuniteti shqiptar në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit
» GEZUAR BAJRAMIN!
» Leonora Buçinca:PO TA FALI EMRIN
» Leonora Buçinca:Po ta fali emrin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi