Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)

Shko poshtë

“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto) Empty “Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 15, 2016 9:04 pm

“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)
“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto) 2-1-e1468601136749-780x439-750x375

Britanikja Lucy Nesbitt-Comaskey, e cila ka shkuar për pushime në Nice, ka dhënë një intervistë shokuese për televizionin “Sky News”, pas së cilës është shndërruar në njeriun më të urryer në internet.
“E di që është e tmerrshme një deklaratë e tillë dhe egoiste nga ana ime, por sulmi në Nice më ka prishur shopingun”, ka deklaruar Comaskey e cila ka nxitur një lum kritikash, por në momentin që e kuptoi se kishte gabuar, ajo ka kërkuar publikisht falje në Facebook, por as kjo kërkimfalje nuk e ka zbutur tensionin e krijuar tek opinioni për shkak të pandjeshmërisë së saj, transmeton Telegrafi.
“Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto) 1-6

Momenti kur turistja britanike Lucy Nesbitt-Comaskey kërkon falje, pas deklaratës shokuese për sulmin në Nice
Duke u munduar të arsyetoj deklaratat e saj, Lucy ka thënë se në ato momente ishte në gjendje shoku dhe se ishte shprehur gabimisht gjatë intervistës.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për popullin francez, dhe njerëzit që në sulmin e Nice kanë humbur më të dashurit e tyre. Më vjen shumë keq që intervista ime për Sky News ka tingëlluar si e pashpirt. Kam qenë e shokuar në ato momente dhe mund të kem thënë diçka të gabuar ose që është keqinterpretuar”, ka shtuar Comaskey.
Para momentit të sulmit, britanikja kishte planifikuar të shkoj në tualet dhe më pas të ndjek për së afërmi momentin kur ndizen fishekzjarrët.
“Në ato momente i kam thënë mikeshës sime se nuk po tingëllon si fishekzjarr por si Bejruti nën rrethim”, ka shtuar për fund Comaskey. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi