Bomba e Metës: Qeveri teknike deri në zgjedhje, jap dorëheqjen
Bomba e Metës: Qeveri teknike deri në zgjedhje, jap dorëheqjen
Bomba e Metës: Qeveri teknike deri në zgjedhje, jap dorëheqjen
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur i gatshëm për krijimin e një qeverie teknike dhe dorëheqjen e tij nga mazhoranca pas miratimit të reformës në drejtësi. "Kjo nuk është çështje 88 apo 99. Kjo është çështje e një mosbesimi të jashtëzakonshëm, të papërgjegjshëm që ekziston sot, në politikë dhe në opinion, për shkak të politikës konfliktuale, acaruese, agravuese e cila për fat të mirë vetëm falë eksperiencës së qytetarëve nga drama që ka shkaktuar politika e kaluar konfliktuale nuk po prodhon drama të reja sot.
Propozimi im është ky: Të takohemi të pestë, unë si kryetar Kuvendi, dy kryetarët e dy forcave kryesore politike që kanë përgjegjësinë në Parlament dhe para popullit shqiptar sepse kjo është reformë e Parlamentit, dy ambasadorët e nderuar, dhe të mos dalim e të mbyllemi përgjithmonë këtu në rast se nuk japimzgjidhje dhe nuk votojmë ndryshimet kushtetuese ditën e enjte në orën 10:00.
Për t’i hequr kujtdo çdo lloj meraku dhe frike, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i kësaj reforme dhe duke parë që mosbesimi është kaq shqetësues e kaq i lodhshëm dhe kaq i rrezikshëm për të ardhmen, jam i bindur që rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush. Unë personalisht jam gati që duke nisur nga ky moment të jap dorëheqjen si kryetar Kuvendi në qoftë se kjo i shërben kompromisit, ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj dhe gjithë përfaqësuesit politik të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese, këtë klimë kaq të egër, kaq të papranueshme”, tha ai.
Meta para mediave foli me tone kritike për sjelljen e aktorëve politike në vend në lidhje me reformën në drejtësi. Ai i ka dhënë përgjigje ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu, por edhe deklaratave të shkëmbyera midis liderëve të dy partive më të mëdha të vendit, Rama dhe Basha.
Sipas Metës, nuk është koha të mbyllen brenda në një dhomë Basha dhe Rama, por të pestë, Meta, Basha, Rama, Lu dhe Vlahutin për të gjetur një zgjidhje dhe të miratohet sa më shpejt reforma në drejtësi. “Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin.
Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend. Unë mbështes fuqimisht deklaratën e zonjës Nuland për të arritur konsensusin, mbështesim edhe propozimin hibrid por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet”, theksoi kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Pse po e propozoni ju Qeverinë teknike?
Ky është propozimi im si kryetar i Kuvendit. Nuk është më mundësia të vazhdojmë telefonin e prishur. Nuk është koha të ushqejmë gazetat dhe portalet. Momenti i të vërtetës kërkon të bëjmë drejtësi sic e kërkojnë qytetarët. Kam pasur një takim me Ramën para dy ditësh ku ishin edhe Ruci e Vasili.
Qëndrimi im ka qenë që përpara se të niste komisioni. Kërkova që ne të nisim një proces të pakontestueshëm. I kam dhënë fjalën ndihmëssekretarit të Shtetit në SHBA se do bëj cdo gjë për të kaluar reforma, për të kaluar me konsensus dhe sipas Venecias dhe ai më ka kërkuar të bëj cdo përpjekje për këtë qëllim.
Unë jam këtu që sot, edhe pse është e dielë. Më falni që nuk jam shumë elokuent sepse jam pa gjumë.Kjo është një situatë kritike se si vendi për teka ka rrëshqitur për hiçgjë në kaos dhe jostabilitet.
Ne të majtëve na takon të jemi të përgjegjshëm. Në 1997, PS bashkë me aleatin e vet më të besuar PSD-në kanë marrë 116 mandate dhe për të qetësuar situatën për shkak të opozitës së Berishës që ishte në rrugë, në krye të komisionit për Kushtetutën vendosi një përfaqësues të opozitës, Sabri Godo dhe përkrah tij zotin Imami.
Si mundet në një vend anëtar i NATO-s, një vend kandidat në BE të sillemi në këtë mënyrë? Ky është Parlament që ka probleme. Dekriminalizimi është një proces që i ka kushtuar shumë imazhit të vendit tonë për shkak të atyre që futen nëpër lista, njerëz që nuk kontrollojnë veten, por edhe për shkak të retorikës së egër dhe të papërgjegjshme.
Ne nuk mund t’i lëmë më Shqipërisë që Kushtetuta që u bë me 94 apo 95 vota, u bë me votën e këtij deputeti që ka këtë proces apo atë proces gjyqësor.
Ky është momenti i të vërtetës. Nuk është më kjo zgjidhja. Ju e dini se cfarë po ndodh edhe tani që po flasim. Ky është një turp i madh. Të mbyllemi të pestë këtu dhe të japim zgjidhje. Përndryshe secili nga ne duhet të ikë, nuk ka punë as me politikën as me diplomacinë.
Reformë, sipas Venecias, sipas asaj që ka rënë dakord Basha me Nuland dhe Ramën. Jemi shumë pranë. Hajde takohemi, po ti s’do të takohesh, unë të fus nëburg. Kjo është retorika? Kompromisi është “unë do shkoj në burg, jo ti”.
E keni diskutuar me kryeministrin këtë?
Ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit këtë. Në qoftë se opozita bën sjelljen e papranueshme, ne si maxhorancë për hir të përgjegjshmërisë ndaj vendit duhet të jemi më të matur. Ajo që i takon opozitës, ajo duhet ta marrë.
Opozita është e Shqipërisë dhe është garanci. Ju ftoj të gjithëve të bëjmë këtë veprim, të japim një zgjidhje. Lamë nam me dekriminalizimin. A thua se në Parlamentin e Shqipërisë ka vetëm kriminelë dhe banditë. Ky do ishte momenti më i rëndësishëm për këtë Parlament. Voton reformën në drejtësi dhe u shpërnda.
Rama dhe Basha duket se po negociojnë mes tyre në Facebook…
Unë kam qenë shumë i qartë. Kam dëgjuar lloj-lloj historish. Kam dëgjuar që kjo reformë bëhet për të futur në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën apo që Metës nuk i japin vizë për në SHBA. Shqipëria nuk duhet të ketë sherr, nuk duhet të ketë konflikt, nuk duhet të ketë viktima pas 21 korrikut.
E dini ju që Metës i bënë gjoja një skandal, për ta mbajtur peng përmes një përgjimi. Unë jam politikan i përgjegjshëm dhe nuk bëj presion as në gjykatë as në prokurori. Unë isha i pari deputet që Sali Berisha më hoqi imunitetin në 1992.
Burgu politik duhet të trembë politikanin shqiptar? Kjo është për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për t’i bërë insituticonet e pavarura. Kam një pyetje për ju (gazetarët). Ne s’po na kërkohet të bëjmë sakrificat që bëri Ismail Qemali. Të bëjmë fare pak sa çbëri Mujo Ulqinaku. Mos kujtoni ju se ai doli për të ndaluar një perandori 40 milionëshe? Jo. Bëri një akt heroik. Ky Parlament këtë duhet të bëjë, të miratojë reformën dhe të shkojë në zgjedhje. Reforma është shumë më e gjerë sesa politikanët. Çdo shqiptar, çdo ditë duhet të ndjejë se ka më shumë drejtësi.
Cila është marrëdhënia juaj me ambasadorin amerikan?
Unë me ambasadorin kam vetëm marrëdhënie zyrtare dhe me dëshmitarë. Për ekspertët e huaj, kam qenë në DASH dhe kam kërkuar përfshirje të plotë të ndërkombëtarëve për implementimin e reformës. Unë nuk jam që Drejtësinë tajapim me koncension sepse mendoj që shumë koncensione këtu kanë dështuar.
Gjithçka që thotë Komisioni i Venecias për rolin e ndërkombëtarëve, të reflektohet. Standardet e Venecias janë të pandryshueshme. Ka një shqetësim opozita për vetingun? Të propozojmë vetting për ata që do bëjnë venting. Ne duhet të japimzgjidhje të enjten.
Është i gatshëm vendi të përballojë zgjedhjet e parakohshme?
A është i gatshëm vendi të përballojë miratimin e një reforme të njëanshme dhe të diskutueshme, me një opozitë që del në rrugë, me një opozitë që kërkon edhe votimin elektronik? Është çështje besimi kjo. Ne e kemi thënë si maxhorancë që kjo do prodhojë drejtësi të pavarur. Të gjithë të lëshojmë pushtet për të ndërtuar besueshmërinë e duhur të kësaj reforme. Kemi edhe një zgjidhje tjetër: Ti themi opozitës ti nuk do, ti je 9% e shqiptarëve, ne jemi 91%. Shkojmë në zgjedhje, marrim 91% të votave dhe e bëjmë pa opozitën, por kjo nuk është normale.
/albeu.com/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi