Merr fund kalvari i negociatave, arrihet konsensus historik për drejtësinë

0
Dy çështje që mbanin pezull konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës, janë dakordësuar, dhe lajmin e mirë për këtë e dha eurokomisioneri Johannes Hahn. Përmes një letre drejtuar tre liderëve, kryerpalamentarit Ilir Meta, kryeministrit Rama, dhe kreut të opozitës Basha, Hahn njoftoi se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të ketë rol vetëm rekomandues të mishëruar në Kushtetutën e re të vendit. Sipas kësaj pike, vendimmarrja e fundit ligjore do t’i mbetet institucioneve shqiptare në procesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, njohur ndryshe si "Vettingu".
Ky formulim përfundimtar për draftin kushtetues ka bërë që edhe Partia Demokratike të deklarojë pa asnjë mëdyshje votën e saj pro për reformën në drejtësi, në seancën plenare që Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë të enjten.
Menjëherë pas kësaj letre të mbërritur në duart e liderëve, kryedemokrati Lulzim Basha mbajti një deklaratë për mediat ku konfirmoi arritjen e konsensusit të plotë.
Basha e quajti një betejë të fituar të opozitës pas negociatash të tëra në këtë proces të konsideruar kyç për të ardhmen integruese të Shqipërisë.
"Jam këtu për tu treguar se PD është gati që nesër të bashkojë votat për draftin hibrid të miratuar mbrëmjen në darkë me dy çështjet e dakordësuar me Hahn. Akti politik i nesërm nuk është në emër tonë por në emër të popullit. Jam për të ndarë lajmin e mirë. Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve por vetëm mbi fakte sipas ligjit. Kolaudimi i këtyre çështjeve është dhe kolaudimi me sukses i betejës së PD-së për draftin. Kjo betejë e fundit ka pasur dy qëllime të mbrojë kushtetutshmërinë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Beteja ia vlejti", u shpreh Basha.
Prej kohës kur ndërkombëtarët morën në dorë autorësinë e reformës në drejtësi duke vënë në dispozicion ekspertët e huaj, mazhoranca shqiptare ka shprehur vullnetin e plotë për ta votuar reformën në drejtësi. Beteja ka qenë e opozitës, e cila mesa duket ja doli që në përfundim të bëjë pjesë të draftit edhe kërkesat e saj të fundit që e largonin nga konsensusi me mazhorancën.
Të enjten e 21 korrikut mbahet seanva e fundit e këtij sesioni parlamentar, një seancë e vlerësuar si historike për shkak të votimit të reformës në drejtësi. Një ditë më parë nga një protestë për reformën në drejtësi ku mori pjesë, ambasadori Lu tha se do të ketë pasoja të rënda për ata deputetë shqiptarë që nuk votojnë pro reformës në drejtësi. Lu tha se ky ishte një udhëzim nga Washtingtoni zyrtar të cilin do t’ia përcillte politikanëve me detaje.
/Gazeta Express
/
0
Pas retorikave të gjata, politika shqiptare më në fund ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët sa i takon reformën në drejtësi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi