FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”!
Faqja 1 e 1

Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në...
Shkruan: Florim ZEQA
Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në periudhën e sundimit komunist, pushtetarët për interesat e “vëllazërim-bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar” e kanë shtrembëruar dhe falsifikuar historinë e lavdishme të kombit tonë përmes shqipfolësve dhe sahanlëpirësve të pushteteve.
Pas çdo kryengritje apo lufte çlirimtare, shqiptarët na dalin të jenë ata që kanë shtrembëruar historinë e tyre, duke mohuar heronjtë e vërtetë,…në të shumtën e rasteve ata që kanë bashkëpunuar me armikun apo që kanë vra shqiptarë janë shpallur “heronj dhe dëshmorë”,…përderisa luftëtarët dhe komandantët trima janë vra pas shpine gjatë apo pas lufte si “tradhtar”!
Sindromi kancerogjen i bajraktarizmit i shfaqur brez pas brezi në shoqërinë tonë, është reflektuar negativisht dhe si është më së keqi në këto dy-tri dekadat e fundit, gjatë përpjekjeve të popullit tonë për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Pas çdo ngjarje, pas çdo aktiviteti dhe pas çdo sakrifice popullore, në sipërfaqe janë dalë pseudopatriotët të veshur në petkun e “shpëtimtarit” apo “çlirimtarit”, duke u shtyrë me bërryla dhe me forcën e muskujve për të marrë meritat e të tjerëve.
Të tillë na dolën me bollëk pas luftës së fundit çlirimtare, ku shumë prej tyre u ngritën në karrierë politike dhe ushtarake duke u thirrur në emrin e dëshmorëve, gjakut të derdhur për liri, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit.
Zhgënjimi i veteranit të luftës çlirimtare
Sa e pandershme dhe e pasinqertë, po aq fyes dhe denigrues është fakti që në të njëjtën listë të veteranëve, çlirimtarëve të vërtetë, luftëtarëve që lanë gjymtyrët e trupit të tyre në fushat e betejës ballë për ballë me armikun të futen edhe sabotuesit e luftës çlirimtare, hajdutët dhe uzurpatorët, manipuluesi, falsifikatorët e deri tek bashkëpunëtorët e armikut dhe tradhtarët e kombit shqiptar.
Ditë më parë, gjatë një bisede me një veteran të vërtetë të luftës çlirimtare, bartës i armatimit disa herë gjatë luftës nga Shqipëria në Kosovë dhe pjesëmarrës në shumë beteja,…i zhgënjyer në manipulimin me listat e veteranëve u shprehë, po citoj; “Sikur të kisha pasur një burim sa do të vogël ekzistencial për familjen shtatë anëtarësh, kurrën e kurrës nuk e kisha lënë pa dal publikisht me e shqyer librezën dhe certifikatën e veteranit të luftës çlirimtare,…e ndjejë vetën tepër të fyer të krahasohem me spiun dhe bashkëpunëtor të Serbisë,…si dhe me ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e luftës çlirimtare (komandantët e Rognerit), apo me ata që gjatë periudhës së luftës kanë qenë azilant në shtetet perëndimore…”
Më tepër se fyes për çlirimtarët është fakti tjetër, që në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj periudhës së pas-pavarësisë, komandantët e djeshëm (varfanjak),…milionerët e sotëm janë shndërruar në “supermen” të skenës politike, të cilët për interesat e tyre personale janë duke dëmtuar interesat e vendit dhe rrënuar ardhmërinë e popullit të tyre!
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizojeni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur?
Kjo është një JO e madhe.
Qytetarët, nuk e kanë pritur, që 17 vjet pas lufte të hanë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prapë pas dere ata që na vranë dhe prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli, e në veçanti gjatë luftës së fundit !
Populli nuk e ka pritur në asnjë rrethanë, që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, sovranitetin dhe integritetin e vendit duke shkelur mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturve,…përderisa një gjë e tillë është krejt normale për ndonjë pionierë të Titos dhe sllavokomunisti të përbetuar.
Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik
Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të perëndimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…ngase këtë ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Kjo klasë politike, që vjedh pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetëvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë,…përgjegjëse është edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, e cila ka shkaktuar thyerje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kusarët e pangopshëm politik.
Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënia e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”
.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FALSIFIKIMI I HISTORISË SHQIPTARE NGA TURQIA
» Demir Krasniqi: Drejtoresha e shkollës që nuk i deshi Figurat Kombëtare, as Çlirimtarët
» Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare
» Dr. Sulejman Abazi :Të njohim vlerat e Historisë sonë Kombëtare
» Thaçi: Askush s’ka të drejtë t’i arrestojë çlirimtarët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi