Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe

Shko poshtë

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe Empty Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:57 pm

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe

Ramiz BOJAJ, Bota sot
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe ajo socialiste mbajtën mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e së dielës që do të zhvillohen në shtetin shqiptar.



Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe +tirane-----11
Berisha: Ne jemi ata që ëndrrat tona dimë t’i bëjmë realitet. Sonte uragani i fitores është shtruar në sheshin blu të fitores sonë. Në këtë fushatë jo vetëm në mitingje e në takime, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë me sms me telefon e me e-mail. Duhet tu shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që ju përgjigjën mesazheve të mia me mendime, mbështetje e inkurajime.

Tiranë- Dy partitë më të mëdha në Shqipëri, PD dhe PS, kanë mbajtur mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale në Tiranë. Në sheshin “Skënderbeu” PD-ja ka filluar mitingun përmbyllës, përderisa partia socialiste është përqendruar vetëm pak metra më larg në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Mitingu i PD-së, ka filluar me një koncert, për të vazhduar me fjalimin e zjarrtë të liderit të PD-së, Sali Berisha.
Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe +tirrr
Mitingu i PD-së
Pas muzikës, në tribunën në Sheshin "Skënderbeu" janë ngjitur me radhë kandidatët për deputetë të PD-së, të cilët kanë sjellë përshëndetjet e zonave të tyre. "Ne do të fitojmë se besojmë në programin e PD-së"- thonë kandidatët, shoqëruar me entuziazmin e mijëra qytetarëve shqiptarë. Lideri i Partisë Demokratike, dhe kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur i sigurt për fitoren në këto zgjedhje. Në fjalën e tij në mitingun mbyllës të fushatës, kryeministri Berisha deklaroi se fitorja ndihet në çdo shtëpi shqiptari."Si të votojë Tirana, do të votojë Shqipëria.Si të fitojë Tirana do të fitojë Shqipëria. Sot ne vendosim kurorën madhështore të fitores sonë të merituar. Në këtë miting festojmë projektin tonë për Tiranën Evropiane për Shqipërinë evropiane", theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha, para mijërave përkrahës të tij në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës. Ai ka kujtuar komunikimin elektronik të qytetarëve shqiptarë, (përmes mesazheve telefonike, telefonatave dhe e-maileve), duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre për rrugën Shqipëria po ndryshon. "Atyre të gjithëve duhet tu shpreh mirënjohjen me të madhe, që u përgjigjen mesazheve të mia me përshëndetje, inkurajime. Kurrë ndonjëherë ne nuk kemi pasur një komunikim kaq intim, të bukur, sa në këtë fushatë"-vlerësoi Berisha. Po ashtu, nga sheshi "Skënderbeu", Berisha i është drejtuar me një apel të gjithë shqiptarëve, qe të bashkohen me ëndrrën evropiane. "Ëndrra jonë i pranon të gjithë, i fton të gjithë, i mirëpret të gjithë. Projekti i Shqipërisë evropiane, është më i bukuri, më madhështori. Çdo burrë, grua, i ri dhe i moshuar, që bën një projekt ai ka një ëndërr, ëndrrën e të bërit realitet. Ne ëndërruam Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe ëndrra jonë është realitet. Ëndërruam bashkimin e kombit, shembëm malet bashkuam kombin"- nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha. Ai ka premtuar më tej integrimin e vendit dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe u ka kërkuar shqiptarëve të votojnë të lirë për projektin demokrat, për Shqipërinë blu. Liderin e shqiptarëve dhe kryeministrin aktual të shtetit shqiptar, Sali Berisha e kanë shoqëruar grupet e mirënjohura: “Modern Talking” dhe “Elita 5”, këngëtarë të cilët janë pjesë e këngës “Shqipëria po ndryshon”. Gjithashtu me këtë rast, zv.kryeministri i Shqipërisë, Genc Pollo u shpreh se pas dy ditësh do të hapet një tjetër rrugë për të ngritur standardet e jetesës duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë nr10. “Mos e çoni votën dëm të Partia Socialiste por votoni nr.10. Vota për PD-në është votë për Shqipërinë demokratike, të zhvilluar e të integruar në instancat më të larta ndërkombëtare” theksoi Genc Pollo. Ai tha se Shqipëria nën udhëheqjen e PD-së, është dëshmuar se qëndron krah interesave të qytetarëve shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të jenë qytetarë të një shteti evropian. Ndërkaq, Sokol Olldashi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Shqipërinë me identitet evropian, pra të votojnë Sali Berishën. Edhe Jemin Gjana ka vazhduar me thirrjen për të votuar nr.10, e cila do të përgjigjet interesave të Shqiptarëve. “Përshëndetje nga Elbasani blu, e tërë Shqipëria blu, Shqipëria e NATO-s dhe shumë shpejt edhe evropiane” kështu e ka nisur fjalën e tij ministri i Jashtëm Lulëzim Basha.
Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe PD
Berisha: Incidenti në shesh, provokim dhe stres i Ramës
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur provokacion të Ramës, incidentin në shesh, duke pohuar se kjo gjë u organizua për faktin se sheshet nuk i mbush dot. "Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira"- theksoi Berisha, duke reaguar për rastin e incidentit. Mesazhet e liderëve demokratë, përballë monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i shtuan krenarinë dhe pikëpamjet realiste për të ardhmen e sigurt evropiane të shtetit shqiptar-Shqipërisë.
Mitingu i PS-së
Edhe në sheshin-bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është zhvilluar një miting përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Lideri socialist, Edi Rama është shprehur me nota emocionuese në tubimin e fundit elektoral. Kreu socialist, theksoi se u deshën katër vjet qe të vinte dita, kur do të ndodhte ndryshimi i madh. "Erdhi dita kur secili prej jush në të ardhmen të thotë; 'po' votova për ndryshimin historik, për Shqipërinë pa kufij me Evropën, ishte 28 qershor 2009", u shpreh Rama. Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore për fëmijët, zgjatjen e lejes se lindjes për nënat e reja dhe sigurim të tyre, shërbim shëndetësor me të gjitha kushtet e standardet evropiane, Rama theksoi se vota me 28 qershor do të shërbejë për një Shqipëri ku fshati jeton denjësisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk ehte me i pushtetarëve po i qytetarëve. Sheshet kryesore të mbushura me mijëra qytetarë, mbështetës të dy forcave politike, binin në sy edhe banderolat, flamujt dhe pankartat me slogane nga më të ndryshmet, të cilët bartin mesazhin e ndryshimit të Shqipërisë demokratike.
Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe MITT
Berisha apelon për maturi dhe dinjitet që shqiptarët të dëshmojnë për vlera shtetërore e kombëtare.
Një moment është jashtëzakonisht jetik, shmangia e çdo lloj tensioni. Kështu thotë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp. “Meqenëse duhet të respektoj heshtjen elektorale, apelin tim për të gjithë qytetarët shqiptarë të të gjitha bindjeve, të të gjithë orientimeve për ditën e diel, dëshiroj ta bëj sot. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, me maturi dhe me qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi”, theksoi Berisha. Ai thotë se kodi i solidaritetit duhet të hyjë në funksion gjatë fushatës zgjedhore. “Të mos lejojmë që një virtyt, një vlerë madhore e jona, siç është solidariteti familjar, të na kthehet në një dëm serioz për zgjedhjet. Çka do të thotë që të gjithë ne në familjet tona, kush me bashkëshortin, kush me prindërit, me gjyshërit, më vëllain, motrën do të shkojmë pasnesër në kutitë e votimit, por kusht vendimtar është që asnjë të mos tentojë të votojë kolektivisht. Unë kërkoj mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar, të shmangë me çdo kusht këtë standard, i cili dëmton shumë zgjedhjet. Votimi kolektiv dhe vota e lirë janë të papajtueshme. Kjo është një vërejtje e përsëritur, e drejtë që vëzhguesit, miqtë tanë kanë bërë për procesin zgjedhor në Shqipëri. Asgjë nuk kemi më shumë në dorë, sesa shmangien e saj. Ftoj komisionerët e të gjitha forcave politike të mos pranojnë që në qendrat e votimit, ku ata drejtojnë procesin, qoftë edhe një qytetar i vetëm të mos votojë ndryshe, veçse individualisht. Vota individuale është kushti më themelor për t’u konsideruar e lirë dhe e ndershme”, theksoi Berisha. Ai bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 28 qershorit. “Ftoj për pjesëmarrjen më masive, e cila duket se do të ndodhë. Ju e dini që unë jam shumë i pakët në parashikime, por në dy gjëra që parashikoj, njëra prej tyre është se do të kemi një pjesëmarrje vërtet masive dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Natyrisht, nuk do të duket shumë tek përqindja, por do të duket tek numri i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e tjera. Edhe një herë apeli im për të gjithë mbështetësit, anëtarët, simpatizantët e forcës politike që kryesoj, por të të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim pasnesër vendit procesin zgjedhor më të bukur, më të mirë, më të lirë që vendi ka njohur ndonjëherë dhe të dëshmojmë se besimi i madh që është vendosur tek ne nga qytetarët shqiptarët, nga miqtë tanë në botë të justifikohet plotësisht”, theksoi Berisha. Kreu i Qeverisë thekson se i shmangët çdo provokimi të mundshëm të socialistëve. “Edi Rama organizoi një provokacion ordiner. E bëri këtë edhe për faktin se sheshet nuk i mbush dot. Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira. Se çfarë do t’i sjellë ajo?! Unë nuk kisha ndonjë gjë tjetër, pasi ju e dini, që kur ka ardhur ai për të protestuar unë kam dalë dhe e kam përshëndetur. Këtu ka protestuar me qindra herë, ka ardhur edhe vetë ai në krye të protestës dhe kam dalë dhe e kam salutuar”, theksoi Berisha. Ai premtoi se do të angazhohet qe procesi zgjedhor të jetë sa më transparent.“Ka një traditë, mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar në dy sheshet. Absolutisht, në qoftë se zotëria e tij do të kërkonte sheshin “Skënderbe”, unë isha i gatshëm ta ripozicionoja orarin, jo të ikja nga sheshi, se këto janë mitingje përmbyllëse. E bëre në 7, e bëre në 8, apo e bërë në 9, nuk ka ndonjë problem, kjo është festë. Por ai ka frikë nga sheshet, ky është problemi. Madje indirekt më thanë që ia kishin sugjeruar atë, por ky zotëria nuk e mbush dot, nuk mbush dot as këtë tjetrin. Prandaj ja ku e ka këtë rrugën këtu 16 metër të gjerë. Rezultatin e votimeve, do ti ndjekë në seli. Do ta pres në selinë e Partisë Demokratike, sepse ajo është normale, aty janë mbështetësit, janë të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe unë do të jem me ta, të ndaj me ta festën e fitores”, theksoi kryeministri Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe Empty Dole: Berisha zë i fuqishëm i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:58 pm

Dole: Berisha zë i fuqishëm i Shqipërisë

Bota sot (Nju Jork)
Senatori amerikan Bob Dole, letër publike për zgjedhjet në Shqipëri.“Dua të përgëzoj kryeministrin Sali Berisha, presidentin Topi dhe skuadrën e tyre për progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë”, vijon z.Dole


[img:5325]http://www.botasot.info/te_vogla/dole[1].jpg[/img:5325]
Senatori amerikan Bob Dole

Uashington - Senatori amerikan Bob Dole ka dalë me një qëndrim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, ku ka folur me nota të larta vlerësimi për qeverinë aktuale.“Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, unë përshëndes shqiptarët për arritjet e mrekullueshme që kanë ndodhur në këto vitet e fundit”, - thotë në letrën e tij, senatori nga Kansas. “Dua të përgëzoj kryeministrin Sali Berisha, presidentin Topi dhe skuadrën e tyre për progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë”, vijon z.Dole. Ai konstaton se nga rezoluta e paraqitur rishtazi në Senatin Amerikanë, Shqipëria është tashmë më e fortë se kurrë. Kurse përforcon se “ajo është një demokraci kumbuese me një ekonomi të drejtuar nga tregu”. Sipas senatorit, “institucionet politike shqiptare kanë zë dhe reformat e fundit kanë forcuar kushtetueshmërinë e tyre”.Bob Dole thotë se “Shqipëria po kështu ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e stabilitetit mes vendeve të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni”. Sipas Dole, një nga arritjet më kuptimplotë në sferën internacionale, është edhe pranimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO. Më tej, në letrën ku bën publik qëndrimin e tij, Dole thotë se “Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu efektivitetin e forcave të policisë dhe efektivitetin e tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”. “Për më tepër, në këto kohë sfidash, Shqipëria vazhdon të rris investimet e huaja dhe ekonominë e brendshme”, thotë Dole.
Sipas tij, “shqiptarët dhe liderët e tyre kanë shumë gjëra për të cilat mund të ndihen krenarë”. Në fund, senatori i Kansas bën një urim për shqiptarët: Uroj përgëzimet më të mira teksa ju shkoni në zgjedhje, në këtë mënyrë ju thelloni përkushtimin tuaj për demokraci, liri dhe prosperitet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe Empty Berisha: Votoni për Shqipërinë evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:02 am

Berisha: Votoni për Shqipërinë evropiane

Bota sot (Tiranë)
“Zgjedhjet e 28 qershorit zhvillohen me infrastrukturën teknike më moderne që mund të ekzistojë. Ato zhvillohen me regjistër civil elektronik digjital, listë votuesish digjitale, letërnjoftime digjitale, numërim digjital para kamerave. Është bërë një përgatitje e jashtëzakonshme”, thotë Berisha në konferencën për medie në Tiranë.



Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe +berisha-----266
Kryeministri Berisha në një konferencë pë medie.
Ftoj të gjithë simpatizantët e forcës politike që kryesoj, por edhe të të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim më 28 Qershor vendit procesin zgjedhor më të bukur, më të mirë, më të lirë që vendi ka njohur ndonjëherë.
Rezultatin e votimeve, do ta pres në selinë e Partisë Demokratike, sepse ajo është normale, aty janë mbështetësit, janë të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe unë do të jem me ta, të ndaj me ta festën e fitores.


Tiranë-Një moment është jashtëzakonisht jetik, shmangia e çdo lloj tensioni. Kështu thotë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp. “Meqenëse duhet të respektoj heshtjen elektorale, apelin tim për të gjithë qytetarët shqiptarë të të gjitha bindjeve, të të gjithë orientimeve për ditën e diel, dëshiroj ta bëj sot. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, me maturi dhe me qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi”, theksoi Berisha. Ai thotë se kodi i solidaritetit duhet të hyjë në funksion gjatë fushatës zgjedhore. “Të mos lejojmë që një virtyt, një vlerë madhore e jona, siç është solidariteti familjar, të na kthehet në një dëm serioz për zgjedhjet. Çka do të thotë që të gjithë ne në familjet tona, kush me bashkëshortin, kush me prindërit, me gjyshërit, më vëllain, motrën do të shkojmë pasnesër në kutitë e votimit, por kusht vendimtar është që asnjë të mos tentojë të votojë kolektivisht. Unë kërkoj mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar, të shmangë me çdo kusht këtë standard, i cili dëmton shumë zgjedhjet. Votimi kolektiv dhe vota e lirë janë të papajtueshme. Kjo është një vërejtje e përsëritur, e drejtë që vëzhguesit, miqtë tanë kanë bërë për procesin zgjedhor në Shqipëri. Asgjë nuk kemi më shumë në dorë, sesa shmangien e saj. Ftoj komisionerët e të gjitha forcave politike të mos pranojnë që në qendrat e votimit, ku ata drejtojnë procesin, qoftë edhe një qytetar i vetëm të mos votojë ndryshe, veçse individualisht. Vota individuale është kushti më themelor për t’u konsideruar e lirë dhe e ndershme”, theksoi Berisha. Ai bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 28 qershorit. “Ftoj për pjesëmarrjen më masive, e cila duket se do të ndodhë. Ju e dini që unë jam shumë i pakët në parashikime, por në dy gjëra që parashikoj, njëra prej tyre është se do të kemi një pjesëmarrje vërtet masive dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Natyrisht, nuk do të duket shumë tek përqindja, por do të duket tek numri i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e tjera. Edhe një herë apeli im për të gjithë mbështetësit, anëtarët, simpatizantët e forcës politike që kryesoj, por të të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim pasnesër vendit procesin zgjedhor më të bukur, më të mirë, më të lirë që vendi ka njohur ndonjëherë dhe të dëshmojmë se besimi i madh që është vendosur tek ne nga qytetarët shqiptarët, nga miqtë tanë në botë të justifikohet plotësisht”, theksoi Berisha. Kreu i Qeverisë thekson se i shmangët çdo provokimi të mundshëm të socialistëve. “Edi Rama organizoi një provokacion ordiner. E bëri këtë edhe për faktin se sheshet nuk i mbush dot. Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira. Se çfarë do t’i sjellë ajo?! Unë nuk kisha ndonjë gjë tjetër, pasi ju e dini, që kur ka ardhur ai për të protestuar unë kam dalë dhe e kam përshëndetur. Këtu ka protestuar me qindra herë, ka ardhur edhe vetë ai në krye të protestës dhe kam dalë dhe e kam salutuar”, theksoi Berisha. Ai premtoi se do të angazhohet qe procesi zgjedhor të jetë sa më transparent.“Ka një traditë, mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar në dy sheshet. Absolutisht, në qoftë se zotëria e tij do të kërkonte sheshin “Skënderbe”, unë isha i gatshëm ta ripozicionoja orarin, jo të ikja nga sheshi, se këto janë mitingje përmbyllëse. E bëre në 7, e bëre në 8, apo e bërë në 9, nuk ka ndonjë problem, kjo është festë. Por ai ka frikë nga sheshet, ky është problemi. Madje indirekt më thanë që ia kishin sugjeruar atë, por ky zotëria nuk e mbush dot, nuk mbush dot as këtë tjetrin. Prandaj ja ku e ka këtë rrugën këtu 16 metër të gjerë. Rezultatin e votimeve, do ti ndjekë në seli. Do ta pres në selinë e Partisë Demokratike, sepse ajo është normale, aty janë mbështetësit, janë të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe unë do të jem me ta, të ndaj me ta festën e fitores”, theksoi kryeministri Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe Empty Re: Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi