Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani

Shko poshtë

Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Empty Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 24, 2016 2:59 pm

Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani

Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_vikzimat-e-mynihit1469305995

Viktimat në Mynih

Aq i ri dhe aq i obsesionuar me vdekjen, qa sa mbidhte dhe ruante foto të ndryshme dhe informacioneve rreth masakrave të ndodhura në të shkuarën. Para së gjithash, ajo e ndodhur ekzaktësisht pesë vite më parë nga Anders Breivik në ishullin e vogël norvegjez të Utoya. Ali Sonboly, vrasësi i vetmuar i Mynihut, ishte vetëm 18-vjeç. Dhe aq të rinj, madje edhe më të rinj ishin 5 nga viktimat e tij, të gjithë të mitur.


Can Leyla (14-vjeç, në foto) , Sevda  Dag , Selcuk Kilic 
Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_Can-Leyla1469303737
Gjatë të shtënave në një McDonalds përballë qendrës tregtare Olympia, mbetën të vdekur tre të rinj turq, të tërhequr me anë të mashtrimit brenda Fast Food-it. Vrasësi kishte hyrë në profilin në Facebook të një personi të tretë për të publikuar një reklamë false që i premtonte ushqim falas klientëve të Fast Food-it.


Dijamant Zabergja (21-vjeç)
Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_Dijamant-Zabergja1469303781
Vrasja e Djamant Zabergjas, të riut me origjinë kosovare, ishte e para që u konfirmua. Babai i tij Naim, efektiv policie, ishte ndër të parët që solli lule në memorialin e krijuar pranë vendit të masakrës.


Armela Segashi (14-vjeç)
Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_Armela-Segashi1469303802
Vdekja e Armela Segashit u konfirmua nga vëllai i tij Arbnor në Facebook, përmes një postimi të shkruar në gjermanisht dhe shqip: “Armela vajza jonë e dashur, motra, mikja dhe mbi të gjitha një qenie e mrekullueshme njerëzore, ka humbur jetën gjatë të shtënave në Mynih. Të duam shumë ëngjëll”.


Sabina Sulaj (14-vjeç)
Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_Sabina-Sulaj1469303751
Sipas raportimeve, Sabina Sulaj, me baba nga Tirana dhe nënë nga Rrësheni, kishte shkuar në McDonald me shoqen e saj Armela.


Guilliano Kollmann (18-vjeç)  
Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani Auto_Gulliano-Kollmann1469303742
Guilliano Kollmann, 18-vjeç, u vra me një breshëri të shtënash në dalje të McDonald. “Ishte gjerman, por besaj se familja e tij kishte origjinë rumune”, citohet një nga shokët e tij nga ‘Telegraph’, Ishte një djalë argëtues, një djalë normal. Askush nu ia donte të keqen. Dhe tani, një nga shokët e mi më të mirë ka vdekur”.


Viktima greke


Një nga viktimat, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është një i ri rreth të 18-tave që kishte ardhur në Gjermani nga Greqia. Sipas raportimeve të mediave lokale, ai u vra me dy plumba në dalje të Fast Food-it. Raportimet e para flasin për një veprim heroik të tij për të shpëtuar jetën e së motrës, me të cilën ishte gjatë momentit të sulmit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi