Haradinaj përcaktohet për Berishën
Haradinaj përcaktohet për Berishën
Haradinaj përcaktohet për Berishën
Një përcaktim i pazakonshëm publik i liderëve kosovarë përpara zgjedhjeve në Shqipëri është bërë nga lideri i AAK’së. Ramush Haradinaj dëshiron ta shohë Sali Berishën edhe për katër vjet tjera në krye të Qeverisë shqiptare. Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tregon përse Kryeministri Thaçi nuk mori pjesë në ceremoninë e Rrëshenit.
Nga Përparim Isufi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka favorizuar një fitore të krahut të djathtë të politikës shqiptare në zgjedhjet e së dielës.
Përcaktimi publik i Haradinajt ka qenë i pazakonshëm për partitë e mëdha politike kosovare, ndonëse gjithmonë janë ditur lidhet e krerëve politikë kosovarë me ata në Shqipëri.
Lideri opozitar në Kosovë, i cili e sheh edhe partinë e vet të rreshtuar kah qendra e së djathtës, është shprehur në favor të motos “Shqipëria po Ndryshon” të bartur nga Kryeministri aktual shqiptar Sali Berisha.
“Nga ana ime, e subjektit tonë politik, i dëshirojmë një fitore të së djathtës në Shqipëri”, ka thënë Haradinaj të enjten pas një takimi që ka zhvilluar me një delegacion të partisë Lëvizja e Legalitetit e qarkut të Kukësit e cila bart frymën mbretërore shqiptare.
Vetë Haradinaj, që njihet për lidhjet e tij me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror Leka Zogu I është shprehur se e dëshiron fitoren e të djathtës duke u nisur edhe nga respekti që ka për të.
Sido që të jetë, kryetari AAK’së ka uruar për një përfundim të qetë të procesit zgjedhor në Shqipëri.
“Është në interes të të shqiptarëve kudo që janë që zgjedhjet të shkojnë mirë”, ka thënë ai.
Haradinaj është takuar me këtë delegacion nga Kukësi në momentin kur kryeministri shqiptar, Sali Berisha para mbi 10 mijë vetave në Rrëshen po përuronte njërin krah të projektit të tij madhor, rrugën Durrës- Morinë.
Sylejman Gjana që drejtoi këtë delegacion në vizitë te Haradinaj ka thënë se shpreson për një të ardhme më të mirë të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri, ndërsa kreu i AAK’së ka dhënë një ide.
“Unë e dhashë një mendim timin që në të ardhmen do të ishte në interes që të shtrihen investimet e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, një kufi që duhet të zbehet në vazhdimësi”, është shprehur ai.
Haradinaj është i vetmi lider politik kosovar deri më tani që është pozicionuar hapur në favor të njërit krah politik shqiptar. Muajin e kaluar kryeministri Hashim Thaçi kishte marrë pjesë në përurimin e tunelit të Kalimashit bashkë me homologun e tij shqiptar Berisha, por dy javë më vonë ai u përpoq ta balancojë situatën duke darkuar në Prizren me shefin e opozitës, Edi Rama.
Ndonëse ka qenë i ftuar të shkojë, Thaçi dje duket se ka ngurruar të dalë përsëri në një mjedis ku dominojnë simbolet partiake.
Në kabinetin e tij në Prishtinë thonë mosshkuarja e Thaçit në Rrëshen krah Berishës dhe kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan është bërë për shkak të angazhimeve që ai ka pasur gjatë të enjtes.
“Kryeministri dhe qeveria ka dhënë mbështetjen e plotë për atë rrugë dhe ne kemi qenë edhe në hapjen solemne që është bërë. Agjenda dhe angazhimet që ka pasur sot në Kosovë kanë qenë arsyeja pse kryeministri nuk ka marrë pjesë”, është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Numri dy i qeverisë së Kosovës mohon mundësinë që shefi i tij të jetë përfshirë në ndonjë mënyrë në fushatën zgjedhore të Sali Berishës.
“Ne e duam një Shqipëri të qetë, stabile dhe gjitha forcat politike për ne janë të pranueshme dhe dëshirojmë që atje të dominojnë vullneti i qytetarëve”, ka thënë Kuçi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haradinaj uron Berishën për fitoren
» AAK përcaktohet, në koalicion me PDK-në
» Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon
» E vërteta për Sali Berishën në Kosovë
» APEN: Shqiptaroamerikanët krenohen me Berishën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi