Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasada iraniane kërkon lirimin e shtetasit të tyre arrestuar në Kosovë

Shko poshtë

Ambasada iraniane kërkon lirimin e shtetasit të tyre arrestuar në Kosovë Empty Ambasada iraniane kërkon lirimin e shtetasit të tyre arrestuar në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 29, 2016 5:14 pm

Ambasada iraniane kërkon lirimin e shtetasit të tyre arrestuar në Kosovë Auto_arrestimet-policia-kosoves-terrorizem1469795070


Ambasada iraniane kërkon lirimin e shtetasit të tyre arrestuar në Kosovë


Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri ka lëshuar një deklaratë për shtypë ku kërkon lirimin e shtetasit iranian H.A.B., i arrestuar në Kosovë si i dyshuar për katër vepra penale për pastrimi të parave dhe financim të terrorizmit, njofton Klan Kosova.
Sipas Ambasadës iraniane në Tiranë shtetasi i tyre ka vepruar në Kosovë në pajtim të plotë me ligjet e vendit.
“Personi në fjalë ka drejtuar një organizatë jo fitimprurëse të themeluar më parë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe thelbi i pranisë dhe  veprimtarisë së saj ka qenë krejtësisht transparent dhe bazuar në  rregullat e vendit”, thuhet në këtë deklaratë.
“Për këtë arsye, vitin e kaluar, gjykata pasi dëgjoi mbrojtjen e personit në fjalë i zgjati atij lejen e veprimtarisë dhe të qëndrimit”.
LEXO EDHE: Arrestimi i iranianit në Kosovë zbulon aktivitetet e Teheranit në Ballkan
Ambasada iraniane beson fuqishëm se pas shqyrtimit të mëtutjeshëm të rastit akuzat do të dalin të pambështetura.
“Shpresojmë që institucionet e nderuara të drejtësisë së Kosovës në vijim të  procesit të gjykimit, pas një shqyrtimi më të saktë dhe më të plotë, të deklarojnë të pabaza akuzat e bëra, në mënyrë që të mos lejojnë krijimin e dyshimeve dhe  zërave të pavërtetë nga ana e qarqeve dashakeqe”.
Republika e Iranit në deklaratë përmend se vet shteti i tyre ka qenë cak i terrorizmit dhe se “terrorizmi nuk njeh kufi, komb, fe dhe gjeografi” dhe për ta mposhtur këtë të keqe globale “duhet të thahen rrënjët e tij, thënë ndryshe mentaliteti ekstremist tekfirist  i cili me padrejtë i serviret botës si islami i vërtetë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi