Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto)

Shko poshtë

Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) Empty Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 01, 2016 6:55 pm

Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 3_1462096043-5169775-639x420


Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto)



Edhe pse jeton dhe vepron në Gjermani, dëshira për t’i ndihmuar vendit të tij e shty Abedin Sadriaj që të ndërmarr një nismë për t’i dalë në ndihmë spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.


Abedini vendosi që në spitalet në Gjermani të kërkoj mjetet të cilat i mungonin spitalit të Gjakovës.
Mirëpo i gjithë mundi i tij shkoi huq pasi që kontingjenti të cilin ai e nisi për në Kosovë nuk arriti në destinacionin e duhur, ai u bllokua në doganë
Abedini në një prononcim për Telegrafin ka rrëfyer të gjithë mundin që bëri për t’i mbledhur këto mjete dhe si në fund u dëshpërua.
“Së bashku me disa shokë në Gjermani i kemi siguruar këto mjete medicionale të cilat i kemi marrë si donacion, pra falë, për spitalin “Isa Grezda. I kemi mbledhur paratë dhe e kemi paguar kamionin që t’i sjellë në Kosovë”, ka thënë Sadrija.


Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13681867_10154482887760513_820106245_o


Ai ka treguar më pas se me të arritur në Kosovë kamioni është ndaluar në terminalin doganor në Mitrovicë.
“Kamioni është ndalur në Mitrovicë për pesë ditë në ditën e gjashtë është liruar kamioni nga aty dhe ka shkuar në Prizren ku edhe aty është ndalë tri ditë”, u shpreh Abedini duke treguar më pas se nuk e di arsyen e kësaj ndalese.
“Të gjitha dokumentacionet kanë qenë në rregull, me leshu nuk e kanë leshu kamionin dhe arsyen nuk e di. Është dashur ta paguajmë ekstra kamionin nga 250 euro për ditët sa ka qëndruar në terminal pa kurrfarë arsye”, ka thënë Sadrija.
E ndalesën e këtyre mjeteve e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, dr. Ahmet Asllani.
“Abedin Sadrija ka sjellë kësaj here një kontingjent me ndihma nga spitalet e regjionit të Koblenzit, donacion ky i cili për ma shumë se 10 ditë është nëpër dogana”, ka thënë Asllani.
Ai ka treguar se kjo është hera e parë e një bashkëpunimi në mes tij dhe Adebinit.


Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13835948_10154482887765513_90174780_o


Telegrafi ka kontaktuar edhe Doganën e Kosovës për të marrë një qëndrim rreth kësaj ndalese të këtyre mjeteve.
Zëdhënësi për media, Adriatik Stavileci ka thënë se ndalesa e këtij kontingjenti ndihmash është bërë për shkak se Abedin Sadrija nuk ka pasur licencë nga Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Medicionale.
“Nuk është bllokuar nga dogana pasi është lirim dhe nuk ka taksa. Ka mbetur të sjellë dokumente nga Ministria e Shëndetësisë – AKPM pasi ende nuk ka licencat e kërkuara. AKPM ende nuk i ka lëshuar lejet përkatëse kurse nga ne është kërkuar ta strehojmë në depon tonë (deri në sigurim dokumentacioni) por s’kemi pasur vend në Mitrovicë i është mundësuar transitin deri në Prizren ashtu që mos të shkaktojmë kosto shtesë”, ka thënë Stavileci.


Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13900546_10154482887745513_173660630_n


Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar në Agjensionin për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPM).
Sejd Tolaj nga AKPM ka thënë për Telegrafin se: “me datë 27 korrik të këtij viti i është bërë gati licenca valide për import ndërkaq me 28 e kanë tërheq licencën”.
Ndërkaq Abedini i cili tashmë është kthyer për në Gjermani i dëshpëruar ka thënë se e ndjen veten shumë keq që familja e tij vazhdon të jetojë në një vend si Kosova.
“Ne e kemi bërë falë këtë punë për t’i ndihmuar vendit tonë dhe më besoni se po e ndjej veten shumë keq që e kam familjen në atë vend”, ka thënë ai.
Pjesë e këtij kontingjenti të ndihmave janë shtretër, aparaturë për EHO të zemrës, e shumë mjete tjera medicionale. /Telegrafi/


Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13866765_10154482887730513_1528022099_n
Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13871725_10154482887740513_1785538255_n
Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13871757_10154482887720513_1227799477_n
Mërgimtari solli një kontingjent ndihmash nga Gjermania, dogana ia bllokoi për 10 ditë (Foto) 13900539_10154482887725513_648898741_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi