Xhamia që nxit konflikt në Lumbardh (FOTO&VIDEO)
Xhamia që nxit konflikt në Lumbardh (FOTO&VIDEO)
Foto: Driton Bublaku
Alban Selimi / Lumbardh, Deçan
Xhamia që nxit konflikt në Lumbardh (FOTO&VIDEO)
Banorët e Lumbardhit ishin të armatosur derisa mbylleshin themelet e hapura në mënyrë ilegale për xhaminë që po bëhet donacion, përkundër mungesës së vullnetit të të gjithë banorëve të fshatit. Atje të dielën banorët kanë qenë afër një konflikti që mund të kishte pasoja të rënda
Një fije floku ka shpëtuar të dielën banorët e Lumbardhit të Deçanit, për t’u përfshirë në një incident me pasoja të rënda. Kjo pasi një pjesë e banorëve të këtij fshati, të dielën kanë dalë për të mbyllur themelet e dedikuara për një xhami te Kodra e Pajtimit, veprim ky që ka irrituar pjesën tjetër të fshatit që janë pro ndërtimit të xhamisë.
Njëri nga banorët është munduar të mbrojë me “stupc” themelet e xhamisë, por ai është penguar nga një i afërm i tij, i cili për t’iu shmangur konfliktit, ka futur atë në veturë.
Ekipi i gazetës “Zëri” ka qëndruar tërë kohën të dielën në Lumbardh të Deçanit, prej momentit kur kanë filluar punimet në mbylljen e themeleve të xhamisë, deri kur banorët janë shpërndarë. Një polic, pa numër identifikues dhe që vazhdimisht mbante syze dielli, ka kërkuar nga ekipi i gazetës që të ndërpresë xhirimet.
Me gjithë arrogancën e shprehur nga polici, “Zëri” ka arritur të sigurojë pamje nga momente mjaft dramatike, kur gjakrat ishin mjaft të nxehur dhe ishte rrezik të shpërthejë ndonjë konflikt.
Banorët ishin të armatosur, situata mund të eskalonte me lehtësi
Një banor i Lumbardhit, pasi janë ndërprerë nga ana e policisë punimet për mbylljen e themeleve të xhamisë, ka treguar se situata mund të dilte lehtë nga kontrolli për faktin se mes banorëve kishte edhe të tillë të armatosur.
“Këtu i kam parë dy kallashnikovë. Po fati që situata u qetësua”, ka thënë ai i shqetësuar, pasi u larguan zyrtarët policorë.
Por, megjithëse nuk ndodhi ndonjë incident, banorët që në shumicë ishin të lagjes Lekaj, sapo kanë filluar mbylljen e themeleve të xhamisë, në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe banorët tjerë, ata të lagjes Ukaj, kryesisht kushëri të sekretarit të BIK-ut në Deçan, Musa Ukaj.
Këta të fundit, sapo erdhën kërkuan që të ndërpritet shkatërrimi i themeleve. “Ndaluni mos i shkatërroni themelet e xhamisë”, ka insistuar Binak Ukaj, që njëherësh është prezantuar si kushëri i sekretarit të Bashkësisë Islame të Deçanit.
Në ato momente, një tjetër qytetar i familjes Lekaj ka kërkuar nga drejtuesi i ekskavatorit që të vazhdojë të mbulojë themelet e xhamisë, që ai tha se ishte ndërtuar në mënyrë ilegale.
“Ti vazhdo punën”, ka kërkuar ai nga drejtuesi i ekskavatorit. Puna ka vazhduar derisa në vendin e ngjarjes janë paraqitur Policia, të cilët urdhëruan që ekskavatori të mos punojë as për t’i hapur themelet e as për t’i mbyllur ato.
Vesel Lekaj, banor i fshatit, thotë se kanë shumë arsye për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë në atë lokalitet.
“Kjo është Kodra e Epërme e Lumbardhit. Fushë futbolli ka qenë. Këtu ka qenë edhe logu i pajtimit të gjaqeve. Pllaka e pajtimit të gjaqeve në nivel Kosove është këtu. Ka ardhë një donacion i huaj natën dhe i ka hapë këto themele. Ne jemi indinju shumë sepse kjo është ndërhyrje brutale”, ka thënë Lekaj për “Zërin”.
“Ne kemi ndjekë çështjen, kemi lajmëru inspektoratin komunal. Një herë inspektorët as nuk e kanë ndalu punën derisa e kanë parë se e kemi seriozisht. Pastaj ata në Asamble e kanë marrë një vendim”, thotë ai.
Lekaj dhe rreth njëqind banorë të tjerë të fshatit përmes një peticioni kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë.
Përkundër kësaj, Asambleja Komunale ka aprovuar kërkesën e Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtim të xhamisë në Lumbardh. Por, nuk është dhënë ende aprovimi për lokacionin se ku do të ndërtohet xhamia.
Lekaj: Do të shkatërrohemi e nuk do të lejojmë bandat kriminale të bëjnë çka të duan
Lekaj ka thënë se dalja e tyre për mbylljen e themeleve të xhamisë nuk nënkupton “Marrjen e ligjit në dorë”, por sipas tij është tmerr për vetë institucionet, që, sipas tij, nuk kanë pasur parasysh kërkesat e banorëve.
“Shoqatat e huaja arabe kanë fuqi ekonomike, kanë pare, kanë njerëz rreth e rrotull. Ata e ngulfasin secilin fshat rreth e rrotull. Vetëm nëse ata e kanë nijet me vdekë për vendin e vet. Kjo dalje jona është katastrofale sot por në mungesë ligji ne duhet me marrë ligjin në dorë. Nëse ka nevojë me u shkatërru krejt dhe mos me leju këto banda aq kriminale që vijnë në pikë të ditës dhe në pikë të natës”, ka thënë Lekaj.
Ai ka shtuar se një vend i kultit nuk duhet të ndërtohet aty ku ai vend sjell probleme.
I njëjti ka propozuar që ajo xhami të bëhet në Kodrën e Ujkut, e jo në Fushën ku janë kryer pajtimet.
Edhe një banor tjetër është këmbëngulës që fshatit nuk i duhet xhami.
“Ne jemi kundër xhamisë por edhe kundër lokacionit”, ka thënë Ukë Gashi, ish-luftëtar i Koshares.
Ai ka thënë se këtu janë bërë pajtimet për qëllime tjera. “Ne na pengon edhe lokacioni edhe ndërtimi i xhamisë. Nuk po dihet çfarë sektesh janë ata të Arabisë. Po infektohet edhe rinia në bazë të këtyre sekteve”, ka thënë Gashi.
Ismajl Lekaj, një banor tjetër, ka thënë se nuk ka pasur leje kur kanë filluar punimet.
“Ne kemi thirrë policinë dhe prej atë ditë që janë ndërpre punimet këtu ka mbetë një gropë e madhe dhe po rrezikon fëmijët”, ka thënë banori tjetër i familjes Lekaj.
Ai ka thënë se gropa rrezikon të “fundosë” ndonjë fëmijë, njëjtë sikurse në Prishtinë, ku humbën jetën dy fëmijë në një gropë të mbetur.
Por, banori tjetër Binak Ukaj thotë se themelet e xhamisë i kanë hapur në atë vend ndonëse nuk kanë leje për ta ndërtuar aty xhaminë. Kjo, sipas tij, është bërë pasi donacioni ka ardhur për së shpejti. “Xhamia ka qenë e dedikume për një vend tjetër, në Maznikë. Por donatorit iu është dukur hapësira e vogël dhe sekretari i BIK-ut në Deçan, Musa Ukaj, ka thënë po, e kam këtu në Kodër në Fshatin Lumbardh. Ka ardhë donatori, ka thanë po këtu qenka mirë”, ka thënë Binak Ukaj.
Ai ka thënë se tashmë janë në procedurë për marrje të lejes, pasi Asambleja Komunale e ka dhënë pëlqimin.
Kushëriri i hoxhës: Nëse ajo bëhet me dyshime, do t’ia shti minat dhe e çoj në hava
Ukaj ka thënë se nuk bëhet fjalë për fonde të dyshimta. “Ju ka dhënë adresën donatori. S’i të dyshoj unë diçka kom me ia shti minat dhe me çu në hava”, ka thënë Ukaj, që deklarohet se është kushëriri i Musa Ukajt, sekretar i BIK-ut në Deçan.
E vetë Ukaj ka thënë se shumica e banorëve janë deklaruar se janë pro ndërtimit të xhamisë.
“Aty ka qenë një fushë e mbushur me mbeturina”, ka thënë hoxhë Ukaj, sipas të cilit, ata banorë që po kundërshtojnë janë të paktë.
“Kjo punë po bëhet veç për inati”, ka thënë Ukaj, sekretari i BIK-ut, sipas të cilit, të gjitha veprimet në ndërtimin e xhamisë janë duke u bërë konform legjislacionit në fuqi.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë se ende nuk është dhënë leje për ndërtimin e xhamisë.
“Çdo veprim tjetër për ndërtimin e xhamisë nuk është në rregull”, ka thënë Selmanaj, i cili insiston se duhet të hetohet fondi dhe donatori.
Ai është shprehur se nëse nuk bëhet fjalë për rryma devijuese të religjionit, atëherë do të ishte në rregull të ndërtohej xhamia.
I pari i Komunës nuk ka arsyetuar mbylljen e themeleve nga disa banorë, derisa, sipas tij, nuk mundet as të bëhen punime pa u marrë leje.
Ndryshe, gazeta “Zëri” ka raportuar edhe për katër xhami tjera të ndërtuara në Kosovë nga donatori i njëjtë dhe ndërmjetësuar prej Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Ato janë: Xhamia në Kralan të Gjakovës, Xhamia në Vitomiricë të Pejës, Staradran të Istogut, ku edhe ka pasur kundërshtime nga banorët. Ndërtimi i këtyre xhamive është bërë objekt hetimesh nga Doganat dhe Policia e Krimeve Ekonomike, nën dyshimet fillestare për shpëlarje parash.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO)
» Xhamia e parë në Nerodime të Ferizajit (VIDEO)
» Gënjeshtrat e VV: Ja video ku shihet aktivisti i saj duke e shkelmuar gazetaren e RTK'së (FOTO/ Video)
» Shtrëngatë e madhe në Prishtinë (FOTO/VIDEO)
» PROTESTAT KUNDER QEVERISË - FOTO-VIDEO
» Xhamia e parë në Nerodime të Ferizajit (VIDEO)
» Gënjeshtrat e VV: Ja video ku shihet aktivisti i saj duke e shkelmuar gazetaren e RTK'së (FOTO/ Video)
» Shtrëngatë e madhe në Prishtinë (FOTO/VIDEO)
» PROTESTAT KUNDER QEVERISË - FOTO-VIDEO
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi