Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protes

Shko poshtë

Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protes Empty Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 04, 2016 8:53 am

Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protesta

Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protes Auto_de1470288043

Foto arkiv


Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e anuluar mbrëmë.
Nga paralajmërimi që dje iu shpërnda ministrave, shkruhej se në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Demarkacioni sot prapë mbledh Qeernë, paralajmërohen protes Auto_05c49676-5db7-42c8-a9a1-4f04b0d678701470287379
Rendi i dites së mbledhjes së Qeverisë
Përndryshe, procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar mbrëmë nëpërmjet një komunikate, ku thuhet se në përputhje me qëndrimet racionale dominuese në debatin në mes komisionit shtetëror dhe grupit të ekspertëve, do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme mbreme  ku ka ftuar qytetarët që të mblidhen sot para kuvendit të Kosovës në ora 10:00.
Në konference është thënë se nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë
“Afër 12 orë debat, vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humbë mbi 8000 hektarë.Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhetë në komunikatën për media
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi