Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Shko poshtë

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Empty IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:39 am

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???


Faridin Tafallari


Që nga momenti i vrasjes tragjike të tre YJEVE të kombit shqiptar, JUSUF e BARDHOSH GERVALLA dhe KADRI ZEKA, më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë e deri më sot, përherë më ka munduar në shpirt e në mendje pyetja kush i vrau trimat, cilët qenë ata tradhëtarët shqipfolës, që ndihmuan Udbën ogurzezë, duke dekonspiruan, duke spiunuar shokët e idealit të madh të lirisë.. se. kur do të vijë dita, për të zbuluar këtë tragjedi të rëndë, për kombin tonë, për të dalë në dritë e vërteta!!?



IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? 924agimck_221

Koha rrjedh, vitet kalojnë... tashmë me dekada... janë thënë e stërthënë... është shkruar e stërshkruar shumë... dhe asgjë e saktë deri më sot për këtë ngjarje!... Mundohen disa të shkruajnë... dhe të japin mendime të ndryshme... por për mua janë manipulime të së vërtetës!?...

Duke u nisur nga ato detaje e situata, që unë i njoh, të cilat i kam përjetuar dhe i di së afërmi, për sa i takon kësaj tragjedie mbarëkombëtare, do të ndalem në veçanti, duke i veçuar e analizuar shkrimet e Ibrahim Kelmendit, në librin e tij “Atentatet”, si dhe në disa nga veprimet e tij, në atë kohë, shumë dyshuese për mua!

Në librin e tij “Atentatet”, në faqen 164, Ibrahim Kelmendi shkruan....”Sapo u ul Vasili (Hysen Gega) nxori nga brezi revolen,një collt të bardhë dhe e vuri atë para vetes mbi tavolinë, duke folur: - Njeri nga ju të dy, Rezil (Rizah) e Jusuf, jeni të UDB-së. Ne do të dëgjojmë ballafaqimin tuaj dhe në fund do të marrim vendim!...”

Fjala e fundit e këtij citimi,”VENDIM” sepse më shqetëson shumë, duke më çuar drejt një dyshimi, që Ibrahim Kelmendi ka pasur dijeni, për vendimin e marrë(?) për likuidimin fizik të tre YJEVE... Sot, unë me plot gojën them, që i duhet dhënë fund manipulimeve të Ibrahim Kelmendit dhe shokëve të tij!!!

U vra Jusufi i Madh... me vëllanë Bardhosh... shokun më të mirë të tij Kadri Zekën... ndërsa Rizah Salihu, Ibrahim Kelmendi dhe të tjerë... enden poshtë e lart pa i’u hyrë asnjë therrë në këmbë! Shetisin... mund të pinë edhe kafe së bashku… po, po Ibrahim Kelmendi, Rizah Salihu... Dhe kush tjetër pas këtyre, që të vazhdonim më tutje..!?

Në librin “Atentatet”,në faqen 350, Ibrahim Kelmendi shkruan …”Babai i Kadriut mbante ballin e dhomës me biseda, duke bërë një durim stoik dhe duke u munduar t‘i inkurajojë të goditurit. Ndonjëherë, si për inat të “trashëgimtarëve”, bënte hajgare në dukje marrashe. Isha fare i panjohur,- tha ai, kur i kërkuan të fliste.- Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllime dy ditët e para, sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afrohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t‘ia kisha lënë fajin UDB-së...” Ndërsa unë po i them Ibrahimit (Miranit) - JO NUK ESHTE E VERTETE!!!, si ka thënë këto fjalë xha Pajaziti, kjo është kokë e këmbë një gënjeshtër, që i ngjan stilit të thënieve të tij!!!

Por ai babai i Kadriut, xha Pajaziti, ka folur ashtu, si i ka hije një babai të heroit, të të madhit Kadri ...ja fjalët e tij : - Jam mërzitë shumë, kur ma kanë vra djalin e kur janë vra vëllezërit Gërvalla, pasi kanë luftuar bashkë e nganjëherë ndaras jam më i lehtësuar, që Kadria është vra bashkë me Jusufin e Bardhoshin... Po të vriteshin vetëm Jusufi e Bardhoshi, kam pas frikë, se mos dikush do të m’i ngjet fjalë djalit, pasi kjo është puna e armikut vrasës...Për mua jeta me nder, por dhe vdekja me nder është jetë, se çdo jetë tjetër! Përkundër mërzisë së madhe, që e kam, vrasja e Kadrisë, me bashkëluftëtarët e vetë më lehtëson!-

Në një natë janari, të vitit 1981, Jusufi i Madh, Ibrahimi dhe unë u mblodhëm në dhomën time, ku kaluam tërë natën pa vënë gjumë në sy. E bëmë këtë takim, për të analizuar shkuarjen e Hysen Gegës në Kosovë, veprim i cili ishte kryer pa e biseduar më parë dhe pa e vënë në dijeni Jusufin!? Hyseni shkoi në Kosovë dhe u arrestua ende pa u përshëndetur as me fëmijët e vet... u kap nga udbashët sapo arriti në shtëpinë e tij!? Po të them, që kjo vajtje e Hysenit në Kosovë u planifikua në atë mënyrë, që atë udhëtim mos ta dije as ti Ibrahim!!!... Por ti e kishe ditë... dhe erdhe nga Bohumi pikërisht në natën, që Hyseni do të nisej, me bacën Ramadan Ramadanin, për në vendlindje!? Kjo për mua, për Nami Ramadanin, ndoshta edhe për bacën Ramadan (tani i ndjerë) ishte një befasi... sepse Hyseni na kishte siguruar se askush nuk duhet ta dijë...madje as Ibrahimi nuk e di!?! Atëhere lind një pikëpyetje e madhe, përse ti u vure në dijeni...për këtë udhëtim... e Jusufi jo?!?

Besoj që patjetër e mban mend, atë natën e ftohtë të janarit të vitit 1981, në banesën time në Nagold, kur Jusufi i mërzitur e i revoltuar të tha, duke të kërkuar t’i shpjegoje, se përse nuk e ndalove Hysen Gegën, që të mos shkonte në Kosovë?!...” Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? “...Dhe ti i’u përgjigje, se dikush duhet të shkojë, se dikush duhet të sakrifikojë....!? (Shënimi im- O JUSUF GERVALLA, kjo ishte e planifikuar me kohë, gjë që e vërtetoi 17 janari i 82-shit...se duhej sakrifikuar dikushi!!!). Dhe Jusufi ta ktheu përgjigjen, duke të thënë, se ti e ke dërguar me udbashin dhe çfarë sakrifice përmend, duke qenë se rënia në kurth nga ai udbash kriminel ishte e sigurtë!!!

Ti Ibrahim, e dije fare mirë, se Jusufi i Mençur, çdo gjë e bënte me plan afatgjatë dhe nuk i shpëtonte asgjë!!! Ndaj ti nuk duhet të ishe shprehur për asgjë ashtu si të ka konvenuar ty!!

Po ta kujtoj përsëri, që dhoma e shtëpisë së të Madhit Jusuf, në Untergrupenbach, ku ishte dhe xha Pajazitit (babai i Kadri Zekës), ato ditë të kobshme, ishte e mbushur plot e përplot me bashkëveprimtarë të trimave, që vetë Jusufi i Mençur e Kadriu Trim i kishin anëtarësuar në Lëvizje dhe me të cilët ATA arritën, që të ia dridhin themelet ish-Jugosllavisë së Tito shkjaut!.. Ishte aty dhe lokemadhja AJSHE së bashku me familjet e JUSUFIT e të BARDHOSHIT...

...E këta bashkëveprimtarë, për ty janë të padëshiruar e mjerana, të paaftë dhe i fyen në shkallën më të ulët ...dhe kë...ata shokët dhe bashkëluftëtarët e Jusufit!!! Edhe kjo tregon diçka të ulët, tregon një veti të karakterit tënd ...atë të urrejtjes!?… Por duhet ta dish mirë, se ata, shokët e vërtetë, ishin besnikë dhe i mbetën besnikë Trimit në rrugën e tij të lavdisë, në rrugën drejt çlirimit të trojeve etnike shqiptare dhe Bashkimit të këtyre trojeve në një atdhe të vetëm...!

...Xhafer Durmishi erdhi tek Jusufi dhe Jusufi e donte, se ai ishte besnik. Ne e mirëpritëm dhe e nderuam, se e la Jusufi, por ama nuk e la për trashëgimtar, se ai nuk besonte, se një ditë do ta ndalte hovin drejt veprës së tij të madhe. Ai i kishte vënë qëllim vetes, që të dilte fitimtar ndaj armikut dhe as u ndal që të mendonte për planet, që kurdiseshin për likuidimin e tij fizik!?!.

...Kurse ti frikoheshe, se mos ai, Xhafari (Xhaferi) do ta zëvendësonte! Prandaj atë dhe të tjerët i urren për vdekje... se ke dëshiruar, që ti të jesh trashëgimtar!? Por ja që nuk të besuan ty aspak shokët e Jusufit!!! Pra as Jusufi vetë, kurrë nuk ka pasur Besë tek ti!!! Ai kurrë nuk ka pasur ndihmë nga ti, por e kundërta ka qenë, se vetëm dëme i ke sjellë, vetëm i ke prish punë në çdo drejtim, nga të jepej mundësia!?

Para se të botoje librin tënd “Atentatet”, m’i kërkove librat e mi “Terror, Dhimbje, Qëndresë” dhe “Dhimbje Krenare” dhe shumë materiale të tjera të kësaj natyre, dhe unë edhe pse e dija, se ti nuk ke besë t’i dërgova...por ti nuk m’i ktheve kurrë!

Ke shkruar në librin tënd, duke i denigruar figurat më të ndritura, siç është edhe Enver Hadri, i cili u vra po nga ajo dorë që vrau Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin!? Dhe ti ke shpreh urrejtjen tënde, duke i nënvlerësuar të gjitha aktivitetet e Enver Hadrit, që ai bëri në Bruksel! Aq të shumta ishin këto aktivitete, sa Udba u egërsua dhe vendosi ta vriste... dhe e vrau!!! Ndaj ku je mbetur ti!?

Po i drejtohem dhe bashkëveprimtares e bashkëshortes së
Kadriut të paharruar dhe njëherit të resë së xha Pajazitit, e cila librin e Ibrahim Kelmendit “Atentatet”” e vlerësoi pa i bërë asnjë vërejtje, mos vallë do të thotë kjo, se edhe ajo është dakort me fjalët e Ibrahimit, i cili shkruan një të pavërtetë, një gënjeshtër për vjehrrin e saj?!? Po qe se është pajtuar me këtë gënjeshtër. gjë që është mjaft e rëndë për babain trim e atdhetar të Heroit Kadri, atëherë sipas mendimit tim edhe Saimja (Bulja) ka ra në ujëra të turbullta, ku duhet të reagojë, për t’i kulluar ato!!!

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Empty Re: IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:41 am

Pas vrasjes së TRE YJEVE, një ditë, duke diskutuar me mua, Ibrahimi më thotë, se ne “shokët” e tyre, vetë duhet t’i vrasim shokët tanë... për të ngritur lart emrin e organizatës…!?! Kjo thënie e tij, e tmerrëshme, më befasoi shumë dhe i ktheva përgjigjen aty për aty, tepër, tepër i befasuar, se emri i organizatës nuk mund të ngrihet lart, kur asaj i vriten prijësat...dhe vazhdova duke i thënë, se edhe po qe se duhet ngritur emri i organizatës, atëhere duhet të vriteshim unë dhe ti e ndonjë tjetër dhe JO Jusufi, Kadriu e Bardhoshi!!!

Kjo thënie e tij mu ngul në zemër, si tehu i mprehtë i një thike, por në atë kohë nuk arrija të mendoja si sot, sa me thënë të drejtën, nuk doja t’i besoja as veshëve të mi!? Prandaj ruaj dhe kam të drejtën të kërkoj sqarime edhe më tutje, si bashkëveprimtari dhe shoku më i ngushtë i Jusuf Gërvallës, që në ditët e para të daljes së tij në perëndim, për vrasjen makabre të prijësave tanë, në atë janar të acartë të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë!!!

Pa asnjë dyshim se atentati u krye nga UDB-ja jugosllave, por ama e ndihmuar nga shpirtëzinjtë, cmirëzinjtë, egoistët, karrieristët, të shiturit e tradhtarët e kombit, që nuk u kursyen për këtë tradhti të madhe, të shëmtuar, të fëlliqur, për t’i lajmëruar kriminelët vrastarë me anë të telave të zinj të telefonit, duke i informuar për vendin, për adresën e saktë, se ku ndodheshin atë natë ATA, bijtë më të denjë të Kosovës!!!...

...Po kush e dinte më me saktësi dhe më me siguri, që ATA, TRIMAT ishin tek banesa e Gërvallajve në Untergrupenbach?!? E kush tjetër, pos Ibrahim Kelmendit??? Kush tjetër e dinte, se pikërisht atë natë, do të realizohej Bashkimi i shumëpritur i organizatave në një... e kush tjetër më mirë se Ibrahim Kelmendi???

Ndaj ti Ibrahim, me “shokët”e tu, kudo që të jeni e ngado që të shkoni nuk mund t’i ikni përgjegjësisë!!!

Ibrahim Kelmendit dhe “shokëve të tij”, ju drejtohem për shumë arsye, për të cilat kam shkruar nëpër librat e mi, ku më gjerësisht kam shkruar për këtë ngjarje, në librin tim “Terror, Dhimbje, Qëndresë” por dhe më herët, nëpër shkrime të tjera me fakte dhe dëshmi të pa diskutuara, por që tashmë janë publikuar.

Po të pyes ty Ibrahim, pse u brengose e u frikove aq shumë kur dëgjove, se u botua libri im?! Ti ende nuk e kishe lexuar... por të lajmëroj me telefon shoku yt i ngushtë dhe bashkëmendimtari yt Emrush Xhemajli, ish kryetar i LPK në atë kohë e sot deputet i kuvendit të Kosovës!? Emrushi ka marrë iniciativën, që të zgjidhet statusi i të vrarëve me atentat e mbytje nga armiku shkja!? Pas 27 vitesh nga kjo vrasje e bujshme !?... Sot i ra në mend që ta bëjë këtë punë…e përshëndes... por nuk mundem të rri pa i thënë, se këtë e bën, për të mbuluar atë, kryesoren, që duhet të ishte gjetur deri më sot, se kush i vrau TRIMAT, TRE YJETe kombit shqiptar?!?

Ibrahim a të kujtohet kur më the, për librin tim, se me këto “sekrete”(?), që i ke shkruar mund të hash dhe plumbin!?! Por ja, për fat të keq të dikujt ende jam gjallë dhe kam shumë e shumë për të shkruar e dëshmuar..., kam edhe shumë letra nga Jusufi i Madh, të cilat bashkëveprimtarja dhe bashkëshortja e tij, e nderuara dhe shumë e respektuara Suzana Gërvalla, m’i la mua !!!... Dhe unë do t’i qëndroj BESNIK asaj dhe amanetit të bashkëshortit të saj, trimit, JUSUFIT të MADH...dhe të gjitha LETRAT do të botohen... jam apo nuk jam unë, sepse janë në duar të sigurta…!!! Për mua, pasuria më e madhe e imja janë letrat e Jusufit, ashtu siç është fati im i madh, dhurata më me vlerë e jetës, vitet që kalova pranë Trimave, vitet me JUSUFIN e MADH dhe në fund nderi akoma më i madh nga familja Gërvalla, të cilën ma bëri Suzana, duke ma besuar mua këtë pasuri…!

Dhe për plumbin, që më the ti, e kishe menduar gabim, se unë do të frikohesha ty!? Por as t’u frikova e as frikohem nga ti e nga askush tjetër, pos ndërgjegjes sime dhe Zotit! Ndaj dhe t’u përgjigja – Urdhëro, ja ku e ke revolen, se nuk ta kam frikën aspak, duke qenë i sigurtë, se edhe e bën…Aty kishte edhe të tjerë, prezent, të cilët e dëgjuan këtë bisedë !?

Koha kalon...por duke analizuar edhe më tej të shkuarën dhe ngjarjen tragjike, e vura pikën si më kryesori, tek ty Ibrahim, me disa prej shokëve të tu... sepse ju mund të dini më së shumti për vrasjen makabre të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë dhe që duhet të përgjigjeni ashtu si ka qenë dhe për të gjitha ato çka i dini... duhet t’i tregoni patjetër, duke u BETUAR NË TË VËRTETËN DHE VETËM NË TË VËRTETËN…!!!

Një gjë që më bën sot përshtypje, e cila është për t’u thënë dhe për t’u menduar mirë është, se nga familja e ngushtë dhe as e gjerë e vëllezërve Gërvalla, askund nuk janë të kyçur nëpër institucionet e Kosovës!? Përse nuk janë Gërvallajt, kjo familje, e cila dha shumë për Kosovën, e cila radhitet në radhën e parë të atyre familjeve, që sakrifikuan aq shumë!!! Por unë i kuptoj dhe ashtu si i kuptoj unë ashtu është, që ata e dinë, se në vendet kyçe janë ata, të cilët bëjnë ligjin sot, janë vrastarët e vëllezërve të tyre dhe të Kadri Zekës, vrastarët e shumë bijve e bijave të kombit, ndaj nuk e gjejnë veten aty me ta, ose pranë tyre!?

Nga do që të rrotullohet globi tokësor kuuuurrë nuk mundet të rrotullohet ngjarja makabre e tre dëshmorëve të kombit, vrarë në acarin e janarit të vitit1982!?! Dhe nga do që të rrotullohet dyshimi, mbetet dyshim dhe mund të dyshohet te seicili, te shumëkush, por ama kurrë nuk mundet të hiqet dyshimi kryesor nga Ibrahim Kelmendi, sepse nuk ka më mirë, se sa mund të dijë ai rreth vrasjes së tre dëshmorëve, ai e askush tjetër!? Pos Ibrahim Kelmendit nuk ka tjetër dëshmitar të afërt dhe më të saktë për këtë ngjarje!!! Prandaj ky duhet të japë sqarime dhe shpjegime shumë më të hollësishme e më konkrete, pa ju bishtruar, pa e anashkaluar të VËRTETËN!!!

Për Ibrahim Kelmendin është dyshuar edhe më parë, përpara ngjarjes, duke u nisur nga lidhjet e tij të afërta dhe shumë të ngushta, që krijoi ai në bashkëveprimet e tij me vëllezërit Gërvalla, sidomos që nga ardhja e Jusufit në Gjermani. Ibrahim Kelmendi ishte i pari, që ra në kontakt me vëllezërit Gërvalla, ku shkonte në shtëpinë (banesën) e tyre si në shtëpinë e vet. Por ai i mbante lidhjet edhe me Rizah Salihun!?. Nuk do të kaloj shumë kohë dhe do të bëhet plani rreth vrasjes së Jusufit. Këto plane i di mirë Ibrahim Kelmendi,me “shokët” e tij!!!

Jusufin e kanë kontaktuar dhe e kanë ballafaquar në Eslingen para aktit të kryer, siç del në shkrimet e Ibrahimit, në librin e tij “Atentatet”! Kurse ky far Rezili (Rizah Salihu) akoma dyshon, se Jusufi na paska qenë i dërguar i UDB-së!!!??? Ndërsa Jusuf Gërvalla, në letrën e tij, datë 13 maj 1981, shkruan ...“Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm, provoi të organizonte, me shokë, likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”…Pra ende shumë ka mbetur për të treguar, se si dhe kush i dha sinjalin Rizah Salihut, për të marrë vendim dhe të ngarkonte Hysen Gegën, që të vriste Jusufin me të vëllanë…!!! Pikërisht, në lidhje me vendimmarrjen nga ai farë Komiteti, i drejtuar nga Rizah Salihu, kemi tentimin e Hysen Gegës, kuptohet i udhëzuar nga shefi i tij Rizah Salihi, që të vrasë Jusuf Gërvallën, si i “dërguari i UDB-së” dhe ndërhyrjen e Ibrahim Kelmendit në këtë rast në mes Rizahit, Hysenit dhe Jusufit, duke “e mbrojtur” Jusufin! Por, në 1 janar 1981, Hysen Gega bie në burg...dhe atentati u krye duke qenë Hyseni në burg(?), pothuajse pak pasi kaloi një vit nga rënia në burg e tij!?? Atentati u realizua, vendimi i aksionit të tradhëtisë u ekzekutua!!! U vranë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,YJET e djemërisë së kombit shqiptar!!!. E tmerrshme!!!.. ..Por... nga cilët!!!??? Kush e kurdisi këtë pritë të kobëshme?!?...Cilët “planifikuan” atentatin??? Cilët urdhëruan???... Kush ishin ekzekutorët e TRIMAVE,...cilët dekonspiruan...cilët spiunuan...cilët bashkëpunuan me armikun... cilët??? .???..???...U tha një “fjalë”.... i vrau Udba...po, po... dihet që Udba e zezë i vrau TRIMAT... por ama e ndihmuar po nga dora dhe mendja e zezë e spiunëve shqipfolës, nga ata të pabesë, që ndriçimi i këtyre YJEVE ju vriste sytë!!!

Jam mijë përqind i bindur, që kjo qe dhe është një vrasje politike, por jam i bindur që personat për të cilët dyshoj dhe po i përmend në këtë shkrim i njohin...i dinë me siguri vrasësit e vërtetë...i dinë dhe i njohin mirë ata, që urdhëruan e planifikuan këtë tragjedi tejet të rëndë, për mbarë kombin shqiptar!!! Ndaj përse duhet kërkuar gjoja andej e këndej, kur ja ku janë “dëshmitarët”realë të vrasjes!!!

Ja dhe një fakt tjetër tepër i fortë e domethënës!!! Jusufi Bardhoshi dhe Kadriu u vranë, kur ata të tre ishin bashkë... d.m.th. u ruajt dhe u prit momenti, që kur ATA të ishin bashkë!?...Përsëri, këtë e diti më së miri dhe më saktësisht Ibrahimi!? Dhe ai, atë natë, u largua për në Dysseldorf...përse u largua, përse iku!? Ky, zotnia, jo vetëm që e dinte, se ata të tre ishin bashkë...por ky ishte dhe fare mirë në dijeni, se ato ditë bëhej fjalë për Bashkimin e dy organizatave në një...pas dështimit të kësaj ideje në Ankara të Turqisë ?!?. Ndaj ishte një takim i prijësave tanë me rëndësi të madhe, shumë të madhe, do të bëhej një bashkim historik, siç e quan vetë i Madhi Jusuf! Pra duke parë Jusufi i Mençur, manipulimet apo fjalët e folura poshtë e lart madje dhe nga ata persona, që gjoja prisnin sinjalin e gjelbër, (dhe nga ata sinjali iu kthye me një JO të madhe) duke ndjerë rrezikun, për një përçarje të thellë Jusufi i tha STOP!!!

Ndërsa Ibrahimi Kelmendi, përfaqësonte FKP, Frontin e Kuq Popullor, ku ai, më herët ishte shkri në OMLK!? Megjithëse Ibrahimi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë me shkrim për këtë…por është folur se ai ishte në OMLK!?…Edhe ky bashkim apo shkrirje ishte bërë pa e njoftuar fare dhe pa dijeninë e Jusuf Gërvallës, së paku sa për korrektësi, respekt, ndershmëri, si shokë të një ideali, kur dhe Jusufi e ndihmoi Ibrahim Kelmendin për botimin e tre, nga numrat e “Bashkimit”, organ i ish-FKP!

Ndaj s’ka asnjë dyshim, që Ibrahimi ka qenë plotësisht në dijeni, se si kanë qenë marrëdhëniet e LNÇKVSHJ me OMLK! Me sa shihej marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira... pikërisht ndërmjet dy prijësave të këtyre dy ish organizatave si motra, Jusufit dhe Kadriut. Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla për këtë, enkas, në tetor të vitit 1981, udhëtuan në Turqi, për t’u takuar e për të biseduar mbi marrëveshjen e bashkimit të të dy organizatave!? Ky takim duhej të bëhej me Sabri Novosellën, përfaqësuesi më i lartë i LNÇKVSHJ!? Kadri Zeka përfaqësonte OMLK!..Por bashkimi nuk u arrit! Dhe në mes tyre ndodhi e kundërta, tashmë akoma më shumë u përçanë e u acaruan më thellë mosmarrëveshjet ndërmjet ish organizatave si motra!?! Për këtë ka përgjegjësi edhe Sabri Novosella?! Ai e di fare mirë dhe duhet të thotë të vërtetën, se si ndodhi ajo mosmarrëveshje, para së cilës Bardhoshi dhe Kadriu u thyen dhe u kthyen shumë të hidhëruar nga ai takim?!...

Për këtë mosmarrëveshje, më shumë ka shkruar shoku i rradhëve të tyre, i orëve të para, që në vendlindje, Xhafer Durmishi, i cili erdhi nga Kosova në Gjermani, për t’i qenë sa më afër dhe për t’i ndihmuar Jusufit të Madh. Xhafer Durmishi, për vajtjen në Turqi dhe mosmarrëveshjen në mes të Sabriut dhe Kadri Zekës, ka marrë disa të dhëna të sakta, nga goja e vet Bardhoshit! Mosmarrëveshja dhe mosgjetja e mirëkuptimit, në atë kohë, ra në sy edhe tek shokët veprimtarë, si në Gjermani, ashtu dhe në Zvicër...

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Empty Re: IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:42 am

Edhe në dasmën e Kadriut, e cila u bë mbas kthimit të tij dhe Bardhoshit nga Turqia, më 2 janar 1982, dy javë përpara vrasjes, marrëdhëniet në mes të Jusufit dhe Kadriut nuk ishin aq të mira, si më parë...!?. Por këtyre marrëdhënieve të thyera ju frynte edhe Ibrahim Kelmendi, si gjoja më afër me Kadriun dhe në anën tjetër... i mbante lidhjet edhe me Jusufin meqenëse Jusufi e kishte ndihmuar atë në shumë drejtime...ashtu siç e përmënda më lart. Këtu dua të kujtoj një detaj në mes të Jusufit dhe Nuhi Sylejmanit, ku në një rast tepër të rëndësishëm, kur i bëhej një pyetje dyshuese Dem Demajt, Nuhiu, pa i marrë leje Jusufit, bëri një ndërhyrje të” befasishme”.Për këtë “ndërhyrje” të tij, të papritur, Jusufi i Madh e qortoi i revoltuar, por nga ana tjetër ai e kuptoi, që u pre në besë prej tij dhe që nga ai moment TRIMI e humbi besimin tek Nuhiu! (Për këtë rast kam shkruar më gjerësisht në librin tim “Terror, Dhimbje, Qëndresë, faqe 33,34)

Këto mëri tashmë ishin krijuar dhe sa shkonin e ‘zmadhoheshin”, duke u thelluar përçarjet sa andej e sa këndej!. Por Jusufi i matur e kuptoi këtë situatë dhe morri hapin e Madh, hapin Vendimtar, që sa më parë të bënte Bashkimin me Kadri Zekën!!! Sidomos situata e krijuar në atë kohë, në mes veprimtarëve, me ndërhyrje, me ndikime negative, me përçarje, me fjalë poshtë e lart, deri dhe në sharje e fyerje, Jusufin e brengosi shumë. Në Shtutgart e madhëronin situatën e krijuar disa satelitë, që nuk ju hante palla për asgjë. Filluan sharje e fyerje edhe ndaj Kadriut. Por ashtu edhe në Zvicër mbretëronte një situatë e nderë fjalësh edhe fyerjesh… Ne, në rrethin tonë i kishim satelitët tanë, sidomos nga Nuhi Sylejmani ... Prandaj kur Jusufi e pa, që situata sa vinte e keqësohej i bëri thirrje Kadri Zekës, që të takoheshin dhe të gjenin një gjuhë të përbashkët për Bashkimin, se përndryshe situata do të merrte për keq dhe do të duhej të merreshim me vetveten, me njëri tjetrin, duke e lënë anash armikun, duke lënë anash qëllimin final të veprimtarisë patriotike të mërgimtarëve drejt Çështjes Kombëtare!!!

...Dhe ai që diti t’i bashkojë, që diti t’i drejtojë mërgimtarët ishte Jusufi i Madh në Gjermani dhe Kadriu i paharruar në Zvicër!!! Ai i kuptoi më së mirë dallaveret e Sabriut, dallaveret e këtij pashai, i cili i “shihte’ me dylbi punët nga Ankaraja e Adapazari dhe që nga atje donte t’i diktonte urdhëzimet, donte t’i jepte urdhra, se si të vepronte Jusufi me shokët e tij!… Dhe pa e zgjatur fare Jusufi u takua me Kadriun, për të biseduar, për të ecur bashkë përfundimisht, duke i thënë Kadriut...” neve na duhet t’i BASHKOJME ZËRAT NË NJË ZË TË FUQISHËM E JO SHUMË ZËRA TË MEKUR!”

I tërë viti 1981 ishte i ngjeshur me shumë aktivitete, tubime e takime. U organizuan 8 demonstrata të fuqishme, nëpër qytetet më të rëndësishme të perëndimit, me aktivistë të dalluar, me veprimtarë të palodhur, me të cilët Jusufi dhe Kadriu bashkëvepruan në Evropën Perëndimore, deri në fundin e jetës, duke arritur suksese të mëdha...duke ja shkoq maskën Jugosllavisë titiste!!!.

Para se të ndodhte atentati, flitej hapur se Udba jugosllave kishte përgatitur njerëz kriminelë dhe i kishte nxjerrë jashtë vendit, për t’i vrarë organizatorët, ku më shumë përmendej emri i Jusuf Gërvallës! Për Ibrahim Kelmendin kurrë nuk është thënë një gjë e tillë edhe pse ai” bridhte” shumë (për të shetitur anë e mbanë Evropës deri edhe në SHBA).

......Po e them përsëri, që nga Ibrahim Kelmendi kërkohet, që të jap sqarime të sakta dhe të qarta, se, pse ai u largua... iku dhe shkoi 400 km larg vendit të ngjarjes, pikërisht, atë natë kur do të ndodhte vrasja!?? Përse ai nuk ndenji me ata trima, kur ishte dhe i pa punë dhe shpesh herë është sjellë pa nevojë në anët tona.?!? Gjithashtu Ibrahimi duhet të sqarojë përse u manipulua me postëfahin e Jusufit nga Rizah Salihu??? Kur mua, vetë Jusufi i Madh më pat thënë, se adresën e postëfahit nuk e ka ditur askush tjetër... pos Ibrahimit!?? Përse ju interesojë posta e Jusufit??? ... Për këtë u dënua me 5 muaj burg Rizah Salihu, sipas ligjeve të shtetit gjerman.

Ibrahimi duhet të sqarojë të vërtetën pse u gjet te makina e Bardhoshit, në Mynih, me rastin e përcjelljes së Jusufit???

Ibrahimi duhet të deklarojë përse i morri 50 mijë DM nga një organizatë kroate dhe i shfrytëzoi për nevojat e veta personale!

Ibrahimi duhet të japë shpjegime, përse Jusufi i Madh i tha atij :- mos mu afro 50 metra afër banesës sime, se nuk kam besim tek ti!!!-

Në letrën e tij, më 13 maj 1981, Jusufi shkruan:..” ndoshta do të mund të realizohej mundësia, që shokët e Lëvizjes në Kosovë t‘u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit”, në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë,… të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij, të këtushme (shënimi im: me Ibrahim Kelmendin) i kam ndërprerë…”

Në këto rreshta, të kësaj letre, shkruar nga Jusufi, del e qartë, se Ibrahim Kelmendi ka qenë i dyshimtë për Jusuf Gërvallën…!!!

Ibrahimi duhet të tregojë, se përse i mbante lidhjet me kriminelin Sadik Blakajn, që ishte në shërbim sekret të Udbes???

Ibrahimi duhet të deklarojë, përse nuk i shkëputi kurrë lidhjet me Rizah Salihun??? Përse Ibrahim Kelmendi u afrua aq shumë me vëllezërit Emrush e Mustaf Xhemajli, si dhe me Fazli Veliun... që të tre ish-marksistë-leninistë, (...unë do të them FASHISTE)... Dhe sot... Emrushi deputet në Kuvendin e Kosovës...Fazli Veliu, me nipin e tij Ali Ahmetin, në krye të partisë BDI!? Këta që i përmenda, të cilët ishin ”miq” të ngushtë të Ibrahimit, kanë qenë kundër LNÇKVSHJ, që udhëhiqej nga i madhi Jusuf Gërvalla, sepse kjo organizatë nuk na paska qenë marksiste-leniniste!? Edhe sot e kësaj dite, këta që i përmenda janë e vazhdojnë të ecin me direktivat e Ibrahim Kelmendit!?

Cili e afroi Bedri Islamin (shkodran, më parë i panjohur për ne) nga një aktiv i LDK në kryesinë e LPRK dhe pak para e gjatë luftës së UÇK-së ai u bë kryetar i LPK-së!? I përmenda këta jo vetëm, sepse kanë qenë dhe janë të lidhur ngushtë me Ibrahim Kelmendin, por janë dhe me shumë fytyra, janë banditë, për të mos thënë kriminelë! Fazli Veliu, Mustaf e Emrush Xhemali nuk kanë pasur aspak qëndrim të mirë ndaj shokëve, që la pas Jusufi, se gjoja këta nuk na paskan qenë marksist-leninistë!? Ata na kanë akuzuar sa herë që kemi mbajtur takime e mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, i cili herë emrohej kështu e herë quhej Komiteti Drejtues i LPRK. Ka ndodhur, që për diçka krejt të vogël, ndofta pa ndonjë rëndësi të veçantë, të mblidheshim për bisedime me javë të tëra!?. Dhe ne, shokëve, që përfaqësonim krahun e LNÇKVSHJ na duhej, besa, të udhëtonim edhe pa dokument udhëtimi, duke i kaluar kufijtë Gjermani-Zvicër rrugë pa rrugë, nëpër male, në kushte tepër të vështira atmosferike, se ashtu i ishte tekur Emrush e Mustaf Xhemajlit dhe Fazli Velisë! Ne krahu i LNÇKVSHJ, krahu i Jusuf Gërvallës, “akuzoheshim”, se të gjithë nuk ishim marksistë-leninistë. Këtu hynte dhe Xhafer Shatri, i cili akuzohej më së shumti.!? Por Xhafer Shatri ishte një njeri shumë korrekt, që dallonte nga këta të tjerët. Ai bëri emër të mirë, pas daljes së tij në perendim. Në mbarë mërgatën. Xhafer Shatri krijoi respekt dhe fitoi një simpati e përkrahje të madhe, sidomos të Mërgatës përparimtare, ndaj për këtë ata nuk e donin, që ta kishin në këshillin e përgjithshëm!? Unë nuk e mbaj mend që Xhafer Shatri të ketë folur keq apo të ketë akuzuar në ndonjë rast Shqipërinë!? Xhaferi i ndiqte dhe i shihte punët e Lëvizjes… dhe së bashku me bashkëveprimtarët e Jusufit dhe të Kadriut, të cilët i kishte aty pranë, arriti ta ngrejë më lart zërin e LRSHJ dhe më vonë atë të LPRK !

Siç e thashë dhe më lart, ne nuk mund të ishim në pararojë të LPRK pa qenë marksistë-leninistë!? Këta marksistë-leninistët (kupto fashistët), kur duhej votuar, na e merrnin anën me vota dhe ne duhej të shkonim, si thotë populli, si-muça pas dais-, deri sa u ndamë dhe u krijuan dy LPRK, njëra me adresë (ku bëja pjesë dhe unë)dhe tjetra pa adresë, pra këta që janë !?

Ibrahim Kelmendi... e gjeti edhe Bedri Islamin, i cili nuk skuqej fare, kur të gënjente pa të keq fare, për hiç asgjë... Dhe Bedriu luajti rolin kryesor në LPRK deri pas “Çlirimit”!!! Ndaj këta janë ata, që nuk e kanë për dert, që deri dje ju janë kundërvënë titistëve e rugovistëve, me të njëjtën urrejtje dhe sot krekosen në vende e poste kyçe!!?.

E them me bindjen time të plotë, se këta nuk janë aspak më të mirë se titistët dhe rugovistët... sot këta janë bërë bashkë dhe hanë e pinë me një kungull!!! Pinë kafe, çdo ditë qetë e qetë, pa e prish terezinë e rehatisë së tyre... e flasin për popullin…gjoja mendojnë e diskutojnë, se si me e drejtu sot Kosovën!?

...Pak më andej janë edhe Fazli Veliu me Ali Ahmetin...edhe këta ulen e bisedojnë, për t’u marrë vesh për trojet e Iliridës(?), se si të gjejnë mirëkuptim me shovinistët më antishqiptarë, maqedonasit, për zgjidhjen e problemeve të tyre!?!

Ky soj i keq, sot po mban peng, duke i tërhequr pas mbrapshtinave të tyre edhe disa ish të burgosur, si Hydajet Hysenin, që u mbajt si një njeri, i cili na jepte udhëzime nga brenda burgut, me kolegun e tij Mehmet Hajrizin! Këta janë viktima e këtyre dhe e të tjerëve, që nuk iu a lënë të dëgjohet zëri i tyre!!! Këta janë ata soji i keq, që nuk e kanë për dert ndërrimin e flamurit, të himnit, të identitetit (nga ai shqiptar në ko(q)evar)! Ndaj unë nuk e di kujt i duhet ky soj i ligë!?

Unë vetë, sa kam qenë në KD e KSH të LPRK nuk e kam dëgjuar kurrë Mustaf e Emrush Xhemajlin të zejë në gojë emrin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, kurrë s’i ka përmendur... i ka lënë anash, se nuk na paskan qenë marksistë-leninistë(?), të llojit të tyre gënjeshtar! Ky soj i lig e hoqi edhe citatin e Jusuf Gërvallës nga ballina e “Zërit të Kosovës” citat, që kishte domethënie të madhe:

....”Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s‘do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme...”.Ata vunë citatin: “Proletarë të të gjitha vendeve dhe popuj të shtypur, bashkohuni”.

Emrush Xhemajli është thirrë me pseudonimin Muhamed, pra profet i marksizëm-leninizmit! Këta flisnin në emër të marksizëm-leninizmit, por në realitet ishin dhe janë fashistë! Përsëri sot, këta janë ata, që pështyjnë dhe e lëpijnë, shajnë dhe flasin keq për secilin me gojën plot zi e më zi! Ja, kush po e drejton kombin e copëtuar shqiptar!!! Ndaj heshtin edhe institucionet „tona“ e nuk i kërkojnë vrasësit, sepse i kanë aty brenda tyre... janë mbledhur të gjithë në institucionet më të larta të vendit, duke i lënë figurat më të ndritura të kombit në heshtje, në harresë! Të gjithë jemi dëshmitarë ç’ndodhi me atdhetarin dhe intelektualin e shquar Ukshin Hoti! Po kush po interesohet për çështjen e tij sot??? Nuk duan ta zbulojnë...nuk ju leverdis puna e ndershme, se vetë janë tradhtarë, janë kriminelë, vetë i kanë vrarë...!!! Ata, që kanë dhënë më së shumti për atdheun, i kanë lënë në mjerim, në përbuzje, në harresën e kohës!? Janë mësuar, duke e njohur mentalitetin e popullit, që i ka toleruar duke i lënë këta maskarenj, që të mos bëhet i keq, se tek ne, shqiptarët, po t’ja thuash në sy të vërtetën, realitetin tjetrit, atëhere të mendojnë, se je i keq, idiot, injorant, je armik etj, etj. ...Por sa dobësi e madhe e karakterit është që të mos t’ja thuash dikujt të vërtetën në sy, e cila të dëmton rëndë, aq më tepër kur dëmton popullin, kombin, duke menduar se mos bëhesh i keq, mos bëhesh armik, apo ta mbrosh tjetrin, se e ke njeriun tënd, se e ke vëlla, kushëri, mik ...e ke...!!!

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Empty Re: IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 12:44 am

...Kam të drejtë të flas e të kritikoj dhe ta them realitetin, ashtu siç është edhe pse është i hidhur...,jam më i vogëli që kam dhënë aq shumë për atdheun tim nga gjithë ata, bashkëveprimtarë, të cilët kanë dhënë shumë e më shumë! Mjerisht në Parlament i shoh shumë figura, që kanë ulëse në atë çerdhe... janë shumë nga ata, që dje na ndiqnin e na burgosnin për nacionalistë, irredentistë, seperatistë... por edhe për terroristë.!?..

Janë po ata, që deri dje na e shanin nënën shqiptare, se paskan lindur..terroristë... se ne po ia prishin bashkim vëllazërimin me shkijet, se po luftojnë kundër Jugosllavisë së Tito shkjaut!?...

Janë po ata që sot përsëri na kanë lënë anash e madje në harresë!?...

Janë po ata, që pa dyshim mendojnë edhe për zhdukjen tonë fizike, në se jo me likuidime, siç kanë vepruar me figurat më eminente të kombit tonë... do të na vrasin me asimilimin e pasardhësve tanë, fëmijëve tanë, me emigrimin dhe largimin e tyre nëpër botë!

Ndaj përderisa të jetë kjo” garniturë” pushtetarësh, të pa ndërgjegjshëm e të pafytyrë, që nuk kanë asgjë shqiptare, asgjë kombëtare… nuk ka as liri e pavarësi të plotë e as Bashkim Kombëtar Mbarëshqiptar…!

LEXUES TE NDERUAR!

Për të faktuar dhe konkretizuar, ato, që kam shkruar e deklaruar, po i bashkangjis shkrimit tim, si dëshmi, tri kopje të origjinalit të letrave të të MADHIT JUSUF GERVALLA, dërguar KADRI ZEKES dhe Ibrahim Kelmendit!!!

Letër e Jusuf Gërvallës, derguar Kadri Zekës!
(Botohet për herë të parë)

Mirëdita, shoku Z.!
Thirrjen për bashkim me Frontin po ta kthej ashtu si ma dërgove. Ato që thuhen në të për bashkimin e të gjitha organizatave komuniste, patriotike e revolucionare, dhe që, sipas meje, përbëjnë themelin e kësaj thirrjeje, janë në kundërshtim me informatat më të reja që kam marrë nga shokët e Lëvizjes. Si janë sjellë punët këto kohët e fundit, në gjithë çështjen ka gjëra të mjegullta (dëshiroj të gabohem nëse them se mjegullimi ka ardhur nga mënyra e veprimit të shokëve të Organizatës m.-l.). Për mua, konkretisht, dhe shokët e Lëvizjes me të cilët kam kontakt, thënia në “Thirrje”, ku thuhet se është bërë bashkimi i organizatave, nuk është e vërtetë, së paku deri në këtë çast, ndërsa thirrja është shkruar shumë më herët.

Ju, po deshët, mund të delni me atë thirrje. Por, duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë mund të jenë sukseset dhe konseguencat e një pune, në dokumentin e parë të së cilës themeli është vënë me të pavërteta.

Në lidhje të ngushtë me këtë, po dolët me Thirrjen pa u kristalizuar mirë të gjitha çështjet e bashkimit, ne do të konsiderojmë se keni bërë përpjekje për t‘i vënë disa forca të caktuara patriotike e revolucionare para një akti të kryer, në mos e teprofsha, me manovrime nga ana juaj. Prandaj, mos u habitni nëse pas hapit tuaj ne do të dalim publikisht me sheshimin e të pavërtetave

Me përshëndetje revolucionare, Drini

Edhe kjo është letër e Jusuf Gërvallës që ia dërgon Kadri Zekës!
(Botohet për herë të parë)

I dashur shoku Z.,
Para disa ditësh e mora videokasetën e pritur. Në të janë pesë filma e drama shqiptare të shkëlqyeshme. Shfaqjet e tyre të para ndër punëtorët tanë, treguan se janë shumë frymëzues. Ne ende nuk arritëm t‘i shumëzojmë e t‘jua dërgojmë edhe juve, sepse po na mungon edhe një videofon i dytë. Sa më shpejt që të mundemi ta bëjmë riinçizimin e tyre, ne do t‘jua dërgojmë videokasetën. Ndoshta Ibrahimi ka mundësi më të mira, prandaj i thashë të vijë me videofonin e klubit, e po të vijë e bëjmë një kopje edhe për ju në Zvicër.

Po kështu kam marrë edhe disa shirita me radiodrama (për kasetofon). E mbase t‘i shohim për të mbuluar shpenzimet e tyre. Në to janë përfshirë radiodramat: “Epoka para gjyqit”, “Besa e madhe”, “Toka jonë”, “Prijësja e komitëve”, “Toka e ndezur”. Njëherazi shfrytëzoj rastin t‘ju përgëzoj edhe njëherë për martesën dhe t‘ju uroj trashëgim të frytshëm shqiptar.

Me përshëndetje revolucionare, Drini

15 janar 1982

(Letra të Jusuf Gërvallës,dërguar Ibrahim Kelmendit...Pjesërisht është botuar në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë,” tash botohet e tëra)

Po ashtu, „përkundrazi“, i nderuar shok Ibrahim!

Kështu duket titulli-pasthirrmë i letrës sime, që i përgjigjet besnikërisht tëndes. Edhe sa e sa gjëra të tjera të çuditshme do të kishim, sikur unë t‘i përgjigjesha pikë për pikë gjithë përmbajtjes së letrës sate. Ndoshta para teje me edhe s‘do të kish pasur gjë të keqe, por të na çuditej bota për rasat nëpër të cilat ditka të lakohet mendimi i sotëm i revolucionarit shqiptar.

Megjithatë, për mua që më drejtohet ai titull dhe ajo letër, ka fare pak paqartësi, sepse ne u takuam dhe u njohëm dhe është punë e kotë dhe ndoshta absurde ta injorojmë këtë njohje.

E mora me mend (e spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur. thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisiode me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtyte të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.)

Por, t'i biem pak më konkretisht.

S`do mend se ndërmjet mënyrës sate dhe mënyrës sime të veprimit ka një dallim thelbësor, sado i njëjtë të jetë caku. Dhe kurrë mos do të shkojë mendja, vëlla të paça, shok të paça, apo kushdo qofsh ti, mos të shkojë mendja se jam i bindur që mënyra ime është më e drejtë dhe më e mirë. Pikërisht duke çmuar mënyrën tënde, megjithë vërejtjet e shumta që kam pasur të dal para teje me kërkesa të, prera që ajo ti nënshtrohet mënyrës sime. Dhe kështu, për kaq kohë sa njihemi- e nuk është pak po më se dhjetë muaj-ne të shumtën i kemi rënë kush thumbit e kush patkoit. Mendoj se kjo e ka arsyen e vet objektive. Ti ke njerëzit e tu, me të cilët, sipas mendjes sime, ke vështërësi në realizimin e kontakteve për shkak të largësisë. Kam përshtypjen se, pos kësaj, edhe me ta ke mospajtime dhe sugjerime e urdhrave të tyre s`të fle në hatër tu përmbahesh gjithmonë. Unë nga ana tjetër i kam humbur të gjitha lidhjet me njerëzit e mi dhe për çdo hap që bëj kam stërngarkime, sepse nuk e di në mos bej gjësend, që nuk përputhet me luftën aktuale, që bëjnë ata në vendlindje. Kjo është një tragjedi vetvetiu. Kurse tragjedia tjetër është se edhe unë edhe ti, në këto kushte, ndiejmë pasiguri në një pikë: kë përfaqësojmë dhe a mund të flasim në emër pozitivë, sepse në këtë mënyrë mund të supozohet se ia del t`i mbash frenjtë e njerëzve me të cilët punon. Mirëpo, këtë gjë ti e bën me këmbana. Dhe kjo, sipas mendjes sime, është e keqja. Sepse, siç ta kam thënë edhe më parë (e ti s’ia ke vënë veshin), edhe këtu konspiracioni duhet të jetë i plotë, dhe sidomos këtu. E dyta, ti se ke për gjë të kërkosh ndihma në të holla ( dhe në armë!) te emigracioni, i cili ka një cak të kundërt me atë të punës sate, e pastaj të biesh në rezignacion aq të panevojshëm, kur po ky emigracion u bie kambanave të shpifjeve, të cilave ua ka anën. Kur është një gabim shumë i madh dhe kur unë ta them se është gabim e t`i marr shembull pasojat që ke pasur, ti ma zë për të madhe pse unë po ti mbaj te hunda disa cikërrime që t`i kanë përvjedhur pahiri. Vërejtjet e mia ti i merr si atak rivaliteti mbi personalitetin tënd, që do të thotë se nuk je i gatshëm për të nxjerrë mësime nga pësimet dhe për autokritikë (sa do që rolin e autokritikës nuk e mohon)............[J.G]
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!

Dërgoi për www.agim.poeticforum.com
beke-beka beka (bekebeka@web.de)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Empty Re: IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi