Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Tufa: Vota për Kombin

Shko poshtë

Agron Tufa: Vota për Kombin Empty Agron Tufa: Vota për Kombin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 11:16 am

Agron Tufa: Vota për Kombin U1_AgronTufa
Vota për Kombin

Nga Agron TUFA

Të absolutizosh vlerat e një force politike - të së majtës apo të së djathtës - do të thotë ta perceptosh e përjetosh botën vetëm majtas ose vetëm djathtas. Në të dyja rastet ekstremale kjo i ngjet atij të sëmuri që e rrëmben paraliza e hipofizës së trurit nga njëra anë. Në fakt duhej një ekuilibër, sikundër thotë populli për duart: “e majta lan të djathtën dhe të dyja së bashku - fytyrën”. E kemi thënë gjetkë, se tek ne, edhe nëse lajnë diçka këto duar të majta e të djathta partish, ajo që lajnë është diçka shumë më prozaike se fytyra! Por nuk do të abstragojmë shumë në teori, se si është apo si duhet të jetë alternativa e majtë/ e djathtë. Jemi këtu dhe tani, në një terren konkret, që është Shqipëria. Dhe hesapet duhet t’i bëjmë sipas vendit dhe kuvendit, d.m.th., sipas përvojës sonë konkrete historike.

Kam qenë në jo pak raste kritizer i së djathtës, duke qenë me gjithë qenien, shpirtin, ndjeshmërinë dhe formimin tim kulturor e etik brenda sistemit të vlerave të së djathtës, e cila nuk duhet mjegulluar e mistifikuar shumë, pasi boshti i saj i vlerave të saj që nga lashtësia ka qenë gjithëherë i njëjtë: Zoti-Familja-Atdheu (besimi-tradita-prona), etika e suksesit individual, ligji dhe drejtësia, nderi dhe mëshira për më të dobëtin. Mund të vazhdohej më tutje kjo paradigmë vlerash, por në thelb, ky është fundamenti. Dhe është pikërisht ky fundament (bazë apo themel), krejtësisht i tronditur, i shkundulluar sistematikisht në shoqërinë shqiptare përgjatë një gjysëm shekulli.

Me rrëzimin formal të komunizmit stalinist shqiptar, ne aspak nuk i lamë hesapet me komunizmin, me shpëlarjen e truve, dhe akoma më keq - ne nuk i qëruam hesapet me trashëgiminë famëkeqe të komunizmit, pasi pati trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të po atyre fytyrave, të po atyre metodave, të po asaj ndjeshmërie, të po atyre miteve, të po atij solidariteti – krejtësisht të pandjeshëm ndaj plagëve të shkaktuara prej linjës së gjyshërve dhe baballarëve të tyre. Trashëgimtarët e rinj, nën terma e slogane të kohës së re, vijnë prej një gjenealogjie, e cila ka vazhduar të qëndrojë krejtësisht indiferente për plagët e thella që i shkaktuan këtij kombi, sa që është paradoksale t’i shohësh të majtët shqiptarë në një dritë të re, a thua se u ka zbritë befas ndonjë frymëzim i shenjtë. E përsëris: jemi në Shqipëri dhe nuk duhet harruar se çfarë është bërë në këtë vend, kush e ka bërë dhe kush është trashëgues i këtyre bëmave. E majta është një sheqerosje me “pak krem e vanilje” i pinjojve, që për gjyshër e baballarë kanë vampirët e historisë tonë.

Më e keqja është se kjo e ashtuquajtur e majtë shqiptare, i pati shanset, erdhi në pushtet nëpërmjet një revolucioni bolshevik gjakatar më 1997, qeverisi me një egërsi të pashoqe e diskriminuese, i mveshi vendit tonë namin më të zi të varfërisë, trafikantëve, bandave kriminale, korrupsionit, manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes masive të shtypit. Ishte kjo e majtë që për tetë vjet rresht lulëzoi kulturën mercenare të shërbimit propagandistik, gënjeshtrës dhe formave të dhunshme të atentateve dhe ekzekutimeve politike.

Pas thyerjes së “pashallëkut të kuq” tetëvjeçar me 2 korrik 2005, është kjo e majtë e cila në dualitet midis zgjedhjes së modelit politiko-militantist dhe depërtimit kriminalo-mafioz, përfundoi sot, në prag të zgjedhjeve, me triumfin e modelit të dytë. Gjithsesi formatimi i së majtës së sotme, është një aliazh, një përzierje aq e makthshme e të dy modeleve, sa nëse flasim për evoluim e modernizim të së majtës shqiptare, kjo ka ndodhur vetëmse në cilësinë e alkimisë së perversionit.

A e absulotizoj situatën e së majtës duke e formuluar kështu mendimin tim për të?

Jo! Edhe nëse ka elementë të rrallë (e patjetër që ka) është interesante se si pëson deformim dhe erret arsyeja e tyre kur i bashkëngjiten korit politik, duke tradhtuar (shpërfaqur) padashje origjinën dhe identitetin e tyre të vërtetë. Le t’u drejtohemi qëndrimeve të tyre kategorikisht mohuese për pronën, për të burgosurit politikë, për dosjet dhe spiunët apo, le të marrim në shqyrtim xhelozinë dhe cinizmin e së majtës shqiptare - fabrikimin e lajmit për vjedhjen e orës së presidentit Bush, sulmin ndaj autostradës Durrës-Kukës, demonstrimin e xhelozisë për hyrjen e Shqipërisë në NATO, zellin dhe përpjekjet e mediave të majta për të nxirë brenda e jashtë vendit çdo aspekt të suksesit të qeverisë (aty ku suksesi është i pamohueshëm).

Bota shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të shtetit tonë është në zgjim, në vitalitet forcash dhe tek e djathta gjen kurajën, stimulin dhe dëshirën për t’u faktorizuar; gjen mirëbesim, të cilin nuk e ka pasur e nuk mund ta ketë kurrë ndaj së majtës, që edhe sot vazhdon të mbetet po aq kriminale.

Nga zgjedhjet na ndajnë 4 ditë. Që nga 3 korriku i vitit 2005 shqiptarët do ta kenë marrë veten, nuk do të kenë më drojë dhe do të dinë si t’i ndëshkojnë trashëguesit e komunizmës shqiptare me modelin e tyre të sotëm kriminalo-mafioz. Së paku kampi i kuq nuk do t’i ketë shumë prej hienave dhe fantazmave të përzieshme, të vjetra e të reja, këpusha e ushujza si Gjinushët, Milot, Veliajt etj.

Nëse ka përçarje në kampin e majtë, kjo ka ardhur thjesht nga babëzia e grykësia, nga triumfi i modelit mafioz, uzurpimi i ndërtimeve dhe i fondeve, gjë të cilën ata vetë, të majtët, duhet ta zgjidhin në luftën e njohur brenda llojit. Ndërkaq Shqipëria duhet të votojë, pa mbetur peng i tyre. Shqipëria duhet të votojë për t’i dhënë kurajë përmbushjes së misionit historik të së djathtës. Mision që për shkaqe të ndryshme të zhvillimeve të ashpra politike pas nëntëdhjetës – u vonua, por tash është e pafalshme të mos realizohet, në një vend si i yni, që po ngrihet ngadalë në këmbë prej një paralizë të kuqe gjysmëshekullore.

Viti 2005 tregoi se e djathta, pa sfondin e rënduar manipulativ, e mundi të majtën. Viti 2009, duhet të dëshmojë bindshëm, se e djathta e mund thellësisht të majtën, çka do të thotë, se edhe në Shqipëri, Ndërgjegjja ka filluar të triumfojë mbi Hipokrizinë.
G. Start
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi