Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb

Shko poshtë

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb Empty Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 05, 2016 2:14 pm

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb Auto_Nikoll-Bojaxhiu-8501473022387

Nikoll Bojaxhiu


Sot, në ditën e shenjtërimit të saj, Nëna Tereze ishte temë e të gjitha mediave të botës. Në mediat perëndimore – pothuajse në të gjitha ato më të njohurat – u cek se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, e njëjta nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.
Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi.
Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.
 Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.
Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.
Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: “Me gjak jam shqiptare”! Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.
Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.
 Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi