Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një komplot i pafund në Turqi

Shko poshtë

Një komplot i pafund në Turqi Empty Një komplot i pafund në Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2016 6:34 pm

Një komplot i pafund në Turqi Auto_kryesor1473923065
Një komplot i pafund në Turqi


Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruar ka botuar një shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gylenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se “masat e ndërmarra, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mccarthy”.
Shkrimi i revistës prestigjioze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të një akademikeje të universitetit “Gediz”, Istar Gozaydin, dhe bën një pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyre spastrimeve. Sipas revistës, masat kanë prekur direkt më shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznesmenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.


Mbi 100 mijë spastrime


Shumica e analistëve të huaj mendojnë se një bashkëpunim i oficerëve me të kaluar të ndryshme ishin pjesë e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për të rrëzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayjip Erdogan. Por, qeveria fajëson vetëm xhematin. Spastrimet që kanë nisur me urdhër të z. Erdogan kundër grupit dhe simpatizantëve të kësaj lëvizjeje, kanë prekur më shumë se 100 mijë njerëz. Javën e kaluar 50 mijë nëpunës civilë u pushuan nga puna me një dekret të posaçëm. Ushtarakë, gazetarë, akademikë, pilotë të forcave ajrore dhe shumë biznesmenë janë të gjithë në shënjestër të këtyre masave.
Masat e ndërmarra, sipas shkrimit të “The Economist”, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mccarthy. “Viktima e fundit e këtyre spastrimeve është dhe një këngëtar i muzikës pop (Atilla Tash) i arrestuar për publikimin e analizave në një gazetë të lëvizjes Gylen dhe një balerin u largua nga Teatri i Operës dhe Baletit (Jyxhel Emre Kajnarsu), pasi gjoja kishte shitur shtëpinë e tij përmes një banke që kishte lidhje me lëvizjen e Gylenit (të cilën ai e mohon). Autoritetet kanë mbyllur mijëra shkolla, biznese dhe fondacione. Sipas një ministri, shteti ka konfiskuar asete të mbështetësve të Gylenit që arrijnë vlerën më shumë se 4 miliardë dollarë”.
“Ndërkohë spastrimet janë shtrirë dhe në konfliktin e Turqisë me pakicën kurde, e cila gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftimet e ashpra në juglindje të vendit. Qeveria tani ka në plan të pezullojë 14 mijë mësues për lidhje të dyshuara me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kur fillon gjuetia e shtrigave, është shumë e vështirë që ta ndalosh”.
Në shkrimin e saj revista “The Economist” nënvizon faktin se pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria po ia faturon të gjitha gabimet dhe dështimet lëvizjes Gylen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruajë historinë nga e para.
“Qeveria bën përgjegjëse Lëvizjen Gylen për dështimin e planit të paqes me Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Pas kompetencave të pakufishme pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ekziston pothuajse asgjë dhe asnjë mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.


Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë
 
“Paranoja tashmë është shtrirë dhe përtej kufijve të Turqisë. Në Holandë, shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen kanë punësuar roje të sigurisë, pasi prindërit janë ankuar për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka deportuar një person në Turqi, pas pretendimeve se ai kishte lidhje me lëvizjen Gylen, pavarësisht kundërshtimit të gjykatave të këtij vendi. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, ‘Anadollu’, ka publikuar ‘listat e zeza’ të personave dhe subjekteve që akuzohen si të lidhura me lëvizjen Gylen për secilin vend. Një prokuror turk së fundmi akuzoi Vatikanin se ka emëruar Gylenin si ‘kardinal sekret’ në vitet 1990”.
Turqit laikë nuk kanë simpati për gylenistët dhe i kanë pasur dhe ata në shënjestër të spastrimeve të tyre në fillim të viteve 2000. Ata kanë mbështetur “kryqëzatën” e qeverisë ndaj lëvizjes, një mbështetje e shprehur qartë në tubimin e gushtit në sheshin Jenikapë të Stambollit. Por, ndërkohë persona pa asnjë lidhje me lëvizjen Gylen janë spastruar, të cilët në fakt janë kundërshtarë të tjerë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe madje edhe disa nga përkrahësit e partisë, kanë filluar të frikësohen se mund të kenë të njëjtin fat. “Kjo nuk është ajo që ne kuptojmë me [shpirtin e] Yenikapsë”, tha Kemal Kilicdaroglu, lideri i partisë kryesore të opozitës, CHP, më 3 shtator. Ky keqkuptim mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi