Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë

Shko poshtë

Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë Empty Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2016 9:45 pm

Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë

Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë Auto_555-fuad-ramiqi1111473957074

Mazllom Mazllomi, Enes Goga, Idriz Bilibani dhe Fuad Ramiqi


Fuad Ramiqi, ngarkohet me kryerjen e veprës penale: thirrje për rezistencëKosovës ka iniciuar hetime për 199 persona

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten aktakuzë kundër pesë personave, katër nga të cilët imamë nga Prishtina, Peja e Prizreni dhe një veprimtari politik në Prishtinë nën dyshimin për veprat penale, nxitje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe thirrje për rezistencë.
Prokuroria identifikoi të akuzuarit me nistoret e tyre ndërsa sipas medies lokale, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani akuzohen se me "veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste".
Të pandehurit Enes Goga dhe Mazllom Mazllomi për veprën penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Fuad Ramiqi, ngarkohet me kryerjen e veprës penale: thirrje për rezistencë.
Në shtator të vitit 2014, policia arrestoi 15 persona gjatë një operacioni. Në mesin e të arrestuarve atëbotë ishte edhe Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Më pas ata janë lënë të lirë gjatë hetimeve dhe përveç pesë të akuzuarve të sotëm, ndaj të tjerëve kanë pushuar hetimet në mungesë të provave.
Arrestimet e shtatorit të atij viti pasuan arrestimin e mbi 40 personave nën dyshimet për vepra penale, ”organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes përçarëse ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, rekrutim për terrorizëm, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Një pjesë e tyre dyshohet si ishin përfshirë në luftimet në Siri dhe në Irak dhe njëherësh kanë vepruar përkrah organizatave siç janë, Al Nusra dhe Shteti Islamik.
Sipas autoriteteve aktualisht rreth 80 qytetarë nga Kosova ndodhen në Siri dhe Irak ndërsa që nga viti 2013 policia e Kosovës ka iniciuar hetime për 199 persona. Janë arrestuar 102 syresh dhe deri tash janë dënuar 34 persona.
Autoritetet në bashkëpunim me bashkësitë fetare, agjencitë e sigurisë e organizatat e shoqërisë civile, kanë hartuar një strategji kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”, në përpjekje për të gjetur rrugët për përballje më këtë dukuri, ku që nga viti 2012 janë paraqitur rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Rreth 300 qytetarë të Kosovës besohet se kane marre pjesë ne konfliktet në Lindjen e Mesme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi