Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009

Shko poshtë

30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009 Empty 30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 2:24 pm

30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009

Grupi ilegal (gueril) dhe Fletushka ("Ushtima e maleve") dhe kontributi i dhënë në Lëvizjen atdhetare për çlirim kombëtar 1979-1980/81/2009

Nijazi Ramadani

Gazeta "Ushtima e maleve", edicioni i parë, fillimisht rezultoi si nevojë e kohës rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Fletushka "Ushtima e Maleve", e cila botimin e saj e konkretizoi me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të Nexhat Rrustemi-"Shpëtimi", Nijazi Ramadani-"Komiti", Naim Kurteshi- "Kuq e ziu", Nevzad Isufi "Furtuna", etj. e ndaluar nga ish-pushtuesi si " veprimtari armiqësore nacionaliste-irredentiste".

Grupi ilegal (gueril) dhe Fletushka ("Ushtima e maleve")

Pas një konsultimi të vazhdueshëm mes periudhës 1979/80, fillimisht si nevojë e kohës rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) përmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja", Nijazi Ramadani "Komiti", ballinen E "Ushtimës maleve" dhe ilustrimet i bëri "Guri". Nga takimi i parë konstituiv i Grupi ilegal të 3/4 qershorit 1980, Kokaj, në të cilin takim ishin të pranishëm: Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati),Nijazi Ramadani "Komiti", Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja". Pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojën e një organizimi më të koordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkëveprimtari ilegale të organizimit në grupe 3 apo 10 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve. Fillimisht propozuam dhe hartuam një rend dite pesë pikës të cilat i lexoi Abdurrahimi që zotonte një oratori të mirë, kurse procesmbajtës ishim ne që atyre viteve ngjarjet ditore më të rëndësishme shkollore e veprimtaritë tjera jetësore. Ideja ishte që të shënojmë si një koncept bazë për të hartimin e një programi dhe statuti pune për të ardhmen.

1. Lufta jonë politike dhe atdhetare për çlirim kombëtar ( Koncept politik)
2. Formimi i një grupi të tipit gueril me karakter të shpëtimit kombëtar.(Celula jopartiake)
3. Plani dhe programi i grupit gueril. (Programi dhe statutit).
4. Qëndrimi unik ndaj pushtuesit, qëndresa popullit.(Deklaratë publike)
5. Nxjerrja e fletushkës "Ushtima e maleve", Kokaj, më 04 qershor 1980.
* Programi nismëtar dhe deklarata politike:

I. Programi i grupit nismëtar, hartimi i një programi praktik pune që do të jetë bazë që të mbahet në konspiracion të plotë (fshehtësi), ku përfshihen veprimtaria politike e organizative si një front i përbashkët gjithëkombëtar me statut e program jopartiak.
II. Formimi i një elite(grupi) për koordinimin e komiteteve organizative s një lëvizje kombëtare për çlirim, duke mos përjashtuar luftë e armatosur si vazhdim i një lufte të gjatë çlirimtare të popullit për liri dhe pavarësi.. Njëkohësisht do të mbështes Republikën e Kosovës si shtet i barabartë me të tjerat shtete...
III. Konceptimi i një parimi bazë për veprimtarinë tonë drejt bashkimit(integrimit) kombëtar..
IV. Fuqishëm mbështesim programin e LSHP, Kuvendin e Junikut, dhe Konferencën e Mukjes dhe të Bunjajt dhe luftën e gjatë të popullit tonë me penë e pushkë për liri dhe pamëvarësi kombëtare.
V. Integrimi i grupit në një front të përbashkët me qëndrime unike ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur..
VI. "Ushtima e maleve", të jetë organ informativ, politik ,...
Miratuar më 04 qershor 1980, Kokaj, Gjilan, Kosovë
Pas aprovimit të rendit të ditës nga përfaqësuesit e pranishmit, biseduam edhe për planet e nxjerrjes së fletushkës "Ushtima e maleve", si organ i grupit. Fillimisht, diskutoi Isah Rrustemi " Shokë numri i parë fletushkës "Ushtima e maleve", po botohet në kuadër të 100 vjetorit të Lidhjes sh. të Prizrenit, atëherë kur edhe u lëshuan rrezet e para për liri, çlirim e bashkim kombëtar të vilajeteve shqiptare në një shtet të pavarur kombëtar dhe bashkimit të forcave në mbrojtjen e atdheut të pushtuar nga Osmanet dhe synimet grabitqare të më vonshme prej shovinistëve të Ballkanit. Pasi që më kalohet fjala te unë (Nijazi Ramadani).
Shokë. Historia e popullit të Kosovës dhe e kombit është plotë ngjarje të lavdishme dhe shembuj të shkëlqyer vetëmohimi dhe heroizmi në luftën për çlirim... një shembull mund të jemi edhe ne me veprimtarinë tonë". Pastaj, folën edhe Abdurrahimi, Kemajli, Ismajli, Nevzadi, Nexhati, etj, duke marë për obligim dhe detyrë punët në përgatitjen e gazetës "Ushtima e maleve".
Materialet e dërguar për numrin e parë nga "Shpëtimi","Komiti", "Kuqeziu", "Furtuna", i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohësisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me makinën e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makinën e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga gjermani ( nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore "Liria" në Kokaj nga Nexhati. Musai, unë(Nijaziu) dhe Isa. Veprimtaria ilegale fokusohet në vetëdijesimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta "Liria", "Zëri i Kosovës", Ushtima e maleve"( si organ i yni), botimet: " Me pushkë e pend për lri e pamëvarësi"," Shota dhe Azem Galica"( autorit Haxhiu), romani "Mic Sokol" , S. Godos, "Këngët e lirisë", grup autorësh, gazeta "Shqipëria e re", e tjerë.
Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në ballinën e saj, një gravura të punuar me temë Qëndresa nga "Guri", pasonte me poezi si himni "Kosova" të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, "Kosova", trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarësi kombëtare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit( Komiti, Shpëtimi, "Furtuna", "Kokaj") . Cikël me krijime letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi", e tjerë. Edhe një takim përmbyllës me rastin e promovimit të numrit të parë dhe përgatitjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redaksisë dhe udhëheqjes së grupit për të punuar pavarësisht dhe me struktura të ripërtërira apo me shuarjen e tyre, për shkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve.
Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës "Ushtima e maleve". (Plotësohet nga të dhënat e grumbulluara prej grupi ilegal (gueril):
Nexhat Rrustem (Kokaj), i arrestuar dhe i burgosur me këtë rast, i akuzuar si një nga organizatorët kryesor i liruar në mungesë fakteve. Nijazi Ramadani(Kokaj), i arrestuar me 24 korrik 1981,i akuzuar si një nga organizatorët kryesor dhe i torturua sikur shumica e anëtarëve të grupit dhe, i dënuar me burgim me 1 gusht 1981, në procesin gjyqësor ndaj grupit ilegal dhe "Ushtimës maleve", pas mbajtjes në procesin hetues ndaj grupit dhe "Ushtimës maleve", detyrohet që vitin e tretë t'i nënshtrohet provimeve të klasës për shkak se procedurat hetuese nuk e lejuan të ketë qasje në shkollim të rregullt, më në fund shpallët i pa fajshëm në mungesë provave. Musa Haliti (Kokaj) i arrestuar, bastiset shtëpia dhe i akuzuar pë veprimtari të organizuar në grupin ilegal dhe gazetën "Ushtima e Maleve". Lirohet të gjithë sikur edhe shumica e të rinjve të trajtuar të tjerët në mungesë të dëshmive mbi të cilat akuzohen, nuk arritën ta "kapin" as një fletë, as ekzemplarë të gazetës të cilat janë mbledhur pas leximit nga Nexhati, Nijazi, Isa dhe Musai.Kemajl Kurteshi, i arrestuar dhe i burgosur, lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar i akuzuar si një nga organizatorët kryesor.. Abdurrahim Isufi(Gjyrishecë) i arrestuar dhe i trajtuar nga sigurimicat, lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar. Ismajl Berisha (Svircë) i ndaluar nga policia ushtarake sa ishte ushtar në marinën ushtarake dhe më vonë i liruar, sikur edhe Naim Sahiti (Budrikë), i cili ishte i vetmi nga të gjithë grupi që arratiset jashtë ..................................
Gazetë e pavarur e Kosovës lindore, "Ushtima e Maleve", Nr. 3, 4, 5,.. Kokaj, Gjilan, 1998~2001,
Akti. i rifillimit me botimet e shkrimeve enciklopedike të qershorit të vitit 1998, pas daljes në skenë të UÇK-së dhe aleatëve perëndimor, duke sjell botimin e veçantë:" Kosova dhe vetëvendosja","Ushtima e maleve", Tiranë, 1998, pastaj rifillimin në vitin 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo "ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj, publicistikë, "Golgota e fundit", botim special nga "Ushtima e maleve".
"Ushtima e maleve", edicioni i tretë nga janar /prill 2001, me botimet e veta ka sjell materiale ekskluzive: Informacione-lajme, aktualitete nga zhvillimet në Kosovën juglindore ( Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perëndimore), duke sjellë krijime dhe shkrime publicistike dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transversale për qasjen dhe integrimin e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare. me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën,reportazhin, përshkrimin, skicën,fejtonin etj. Gjatë veprimtarisë së saj, si një nga mediumet e vetme të shkruara nga ky rajon i trazuar nga konfliktet e armatosura të shkaktuar nga pushteti okupues dhe gjenocidial i Millosheviqit. "Ushtima e maleve", si medium i shkruar e përkohshmja "Ushtima e maleve", ku përveç editimeve informative, aktualiteteve, art-kulturore,historike, enigmatike, fejtoni, ku u boton artikuj të ndryshëm dhe shkrim letrare dhe publicistike. Aty botohen shkrime nga më të ndryshme të redaktuar Nijazi Ramadani, redaktor përgjegjës, menaxher: Fatmir Arifi, përgatitja teknike, Arbëresh Dalipi, të cilët me punën e tyre vullnetare pos rreshtimit nën obrrellen çlirimtare si luftëtar të lirisë, kontribuon që shkrimet aktuale t'u ofrohen para lexuesve edhe në vijat e frontit të rezistencës së armatosur të UÇPMB-së dhe UÇK-së të botuar në përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, Nr. 03, 04, 05, 06( dy numrat e parë ishin botuar me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981), ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike, letrare të atyre viteve të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovën dhe ish Jugosllavinë Jugore, të viseve shqiptare të aneksuar pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Shën-Stefanit, Lidhjes Sh. të Prizrenit, Luftërave Ballanike, Jugosllavisë së Versajit 1919, si dhe të ripushtuara edhe pas Luftës Dytë Botërore.
Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e kësaj të përkohshme ka pasur misionin e shtypit të lirë dhe të pavarur para lexuesve të shtresave të ndryshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi