Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetet shqiptare-Elbasani

Shko poshtë

Qytetet shqiptare-Elbasani Empty Qytetet shqiptare-Elbasani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 20, 2008 7:23 pm

Elbasani
Qytetet shqiptare-Elbasani U1_AlbaniaElbasanHistoria e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur ne kryqezimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.
Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta patur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.
Ai shpejt u zhvillua si qëndër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.



Qytetet shqiptare-Elbasani U1_elbasani
Urë e rrugës Egnatia
Urë e rrugës Egnatia
Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të vecantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.
Kalaja e Elbasanit
Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.
Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.



Qytetet shqiptare-Elbasani U1_09208
Kalaja e Elbasanit
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Cikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.
Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.
Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vecojmë Elbasanin si perhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.
Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan nje sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Qytetet shqiptare-Elbasani U1_konstandin-kristoforidhi212Kostandin Kristoforidhi
Më 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.
Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe clirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavaresisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërise, pjesmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.
Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korcën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.
Qytetet shqiptare-Elbasani U1_big_elbasan0016Aqif Pashë Elbasani
Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.
U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise së re . Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi