Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë

Shko poshtë

Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë Empty Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 2:28 pm

Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë

Studim

Shkruar nga dr. Ermir Xhindi

Kosova në letërsine shqipe është më së pari, Kosova e lexuar shqip. Le të shqyrtojmë leximin e një teksti model, novelës “Krushqit janë të ngrirë” të Ismail Kadaresë, gjatë gjysmës së dytë të viteve 80’, nga një lexues-kritik model, i interesuar të përkufizojë tematikisht tekstin. Nocioni i “leximit tematik”, përkatesisht edhe ai i lexuesit tematik, ofron njëlloj kompromisi me themel fenomenologjik mes një fushe të studimit e të shpjegimit kritik të letërsise (Reader – Response) në versionin e saj narratologjik/semiologjik, që rezulton në një identitet të caktuar të qasjes ndaj veprës letrare. Nocioni në fjalë është në kufijtë e një procesi (leximit), të cilit i gjegjet një tipologji komuniteti lexuesish sipas Stanley Fish-it dhe ku leximi nënkuptohet në kushtet e caktuara te ‘kompetencës” . Kritika e Përgjigjes së Lexuesit paraqitet si një fushë studimi e panjësuar konceptualisht, si term që lidhet me punën e kritikëve që përdorin fjalët lexues, proces leximi dhe përgjigje për të shënuar një fushë kqyrjeje kritike. Kritikët e Përgjigjes së Lexuesit (Reader Response) argumentojnë se një tekst nuk mund të kuptohet jashtë rezultateve të tij. Efektet e këtij teksti, të çfarëdoshme, janë thelbësore për çdo përshkrim të përimtë të kuptimit të tij, qëkur ky kuptim nuk ka ekzsistencë jashtë materializmit në mendjen e lexuesit. Ështe e dukshme se ndonëse teoricienët e kritikës së orientuar nga lexuesi ndahen për çështje të ndryshme, bashkohen në kundërshtimin e tyre ndaj bindjes se kuptimi ndodhet plotësisht dhe padyshim në tekstin letrar. Ky kundërshtim që lëkundet që nga cilësimet e drojtura të doktrinave mbi autonominë tekstuale e deri te sulmet e hapuara ndaj objektivitetit ne vetvete, duket se paraqet një ndarje radikale me bindjen se “poezia në vetvete është objekt i gjykimit të veçantë kritik”. Qëndrimi në fjalë kërkon statusin e revolucionit kritik. Formalizmi shpallet i vdekur, ndërsa përgjigjet e lexuesve individualë jepen si objekt i vërtetë i studimit letrar (sidoqoftë ndonëse formalistët dhe kritikët e përgjigjes së lexuesit nuk e vendosin kuptimin në të njëjtin vend bashkohen në percaktimin e kuptimit si qëllim perfundimtar i kritikës). Kjo jo vetëm i afron këto dy qëndrime teorike polemike, por edhe i shpreh së bashku kundër një historie të gjatë të mendimit kritik në të cilin përcaktimi i kuptimit nuk është qëllim kryesor i kritikës. Ndryshimi në përkufizimet që ndajnë kritikën e shek. XX nga mendimi i mëparshëm kritik është zbutur prej faktit se përgjatë shekujve është përdorur një terminologji e ngjashme, në të vërtetë duke iu referuar praktikave që nuk janë të afërta. Në një vështrim të parë, p.sh. kritika bashkekohore e PL duket të ketë mjaft të përbashkëta me teoritë klasike letare. Komentet klasike mbi letërsinë, në fund te fundit, dëshmijnë një vëmendje zotëruese mbi përgjigjen e audiencës. Platoni, Aristoteli, Horaci, Lonxhinusi, të gjithë e diskutojnë letërsinë në terma të efekteve të saj mbi audiencën. Sidoqoftë, nëse do të shihet më afër se çfarë kuptohet me reagim, përgjigje të audiencës nga dijetarët e vjetër, shpejt vërehet se ajo nuk është çfarë interpretohet si e tillë nga Wolfgang Iser, Stanley Fish, Riffaterre, Eko etj. Në fakt, pavarësisht ngjashmërive fillestare, “kritika emocionale” (affective criticism) e praktikuar nga kritikët në gjysmën e dytë të shek. XX nuk trashëgon asgjë nga tradita e retorikës klasike të cilën duket se ndjek, përkundrazi i detyrohet plotësisht doktrinës formaliste të cilën zotohet ta përmbysë.Versioni kritik i paraqitur këtu synon të ofrojë në një instancë të interpretuar nga formalistët materializimin e polit artistik në pol estetik prej lexuesit, njëlloj leximi të leximit apo siç e quan Fish, “interpretim të interpretimit” – natyrisht, në një kontekst kritik e kundershtues me metodologjitë tradicionale dhe ku pajtimi i sipërpërmendur mes kritikës së PL dhe teorisë formaliste bëhet i dukshëm.Instanca formaliste në këtë rast është tema e përkufizuar mbi konceptin e motivit. Njësia më e thjeshtë tematike, motivi përkufizohet nga Tomashevskij në nivelin e sentencës. Kjo është pa dyshim çështje zgjedhjeje prej pikëpamjes sonë, ndonëse Tomashevskij është më shumë kategorik. Ka një lloj ambiguiteti në statusin e këtyre sentencave. A janë ato të pranishme në tekst, apo te “konstruktuara” dhe që përshkruajnë metagjuhësisht thelbin e ngjarjes në tekst ?Tomashevskij qëndron pranë konceptit të motivit të zhvilluar nga Veselovskij. Ky i fundit e lidh organikisht nocionin e motivit me temën duke e përkufizuar temën si njësi komplekse për të cilën motivet janë elemente bazikë:
“Një temë është një seri motivesh, një motiv zhvillohet brenda një teme – me termin motiv nënkuptoj njësine më të thjeshtë narrative… të tillë janë ato elementë te pamundur për t’u ndarë më tej, të cilët i përkasin mitologjisë më të ulët dhe përrallës: motive të ndërvarur reciprokisht përbëjnë kufijtë tematike të tekstit”.
Le t’i referohemi këtij perceptimi mikrostrukturor narrativ mbi motivet duke mbajtur në vëmendje nje koncept tjetër të Tomashevskit, atë mbi diferencën mes struktures motivore të fabulës dhe subjektit: funksioni estetik i subjektit, sipas këtij të fundit, është saktësisht të sjellë në vëmendjen e lexuesit motive sipas një rendi te caktuar.Edhe një herë figura e lexuesit është e lidhur në mënyrë domethënëse me formen e tekstit, një hap krucial ky në analizën formaliste. Subjekti ka nje strukturë të vetën, koherenca e së cilës nuk kontrollohet nga konsideratat kohore apo shkakore, por nga nevoja artistike: paraqitja e një ngjarjeje në mënyrë të suksesshme për të nxitur një përvojë te veçantë te lexuesi, emocion, kureshtje, simpati etj. Leximi tematik në konceptin tonë është ekuivalentja e kodit sistemor të motiveve (bazike dhe te lire) në subjekt, së cilës i përgjigjet një lexues tematik model (sipas Eko-s), i aftë të regjistrojë metagjuhësisht temën, gjatë një periudhe që shkon aty nga fundi i viteve 80’. Në novelën “Krushqit janë të ngrirë” LT (leximi tematik) synon përcaktimin e serisë së motiveve të lira e bazike, raportet perkatëse prej të cilave mund te abstragohet një teme e mundshme. Duke e perkufizuar LT në raport me izotopinë narrative e cila përshkohet nga domosdoshmëria e koherencës kuptimore, nënkuptojmë se leximi tematik nuk i nënshtrohet linearitetit të leximit të zakonshëm, por ështe pjesa më sistemore e këtij leximi, siç u tha, version mikrostrukturor i tekstit, i identifikueshëm vetëm ne subjekt. Novela hapet me një motiv te lirë tipik për Kadarenë, i vendosur zakonisht në fillim apo mbyllje të kapitujve. (Po e citojmë për të qenë më të qartë).
X(1). 169. Porsa doli në rrugë, asaj iu duk përnjëherësh se dita kishte diçka të pistë. Edhe një ditë më parë kishte qenë kohë e keqe, e vrenjtur dhe ashtu si sot copërat e xhamave të thyer të vitrinave në trotuar, përpiqeshin të përsëritnin diçka nga ndriçimi i saj, megjithatë ndoshta për shkak të mjegullës apo për ndonjë arsye tjetër. Dita e djeshme kishte pasur në irrnimin e saj një gjë luksoze. Kurse e sotmja me atë ngjyrë të shpëlarë, që dukej sikur tërhiqej përbrenda objekteve, ngjante e varfër dhe tejet e pikëlluar. Është me siguri mjegulla që mungon sot, mendoi ajo. Ishte parimi i vellos që e bën tërheqëse fytyrën e nje gruaje dhe që, me sa dukej, ishte i vlefshëm edhe për pamjen e asaj dite.Për lexuesin tematik të Kadaresë, ky është rasti për një iperkodifikim retorik në dy nivele: (1) me karakter asociativ mes gjendjes mentale e psikologjike të subjektit veprues dhe motit, (2) një shkallëzimi kundërvënës mes asocimit mental/psikologjik te një dite më parë dhe dites ne vijim. Është rasti tipik i një motivi subjektor udhëtues në tekstet e Kadaresë. X (2). “Kosova –Republikë”. Fq. 170. Lexuesi tematik përkufizon një motiv bazik, rast i një iperkofikimi ideologjik. Kosova-Republikë është nocion me themel politik, propagandistik, shpesh mitologjik, mbase për këtë shkak, indiferent për lexuesin tematik brenda kufirit shtetëror shqiptar. Edhe ndonjë e dhënë referenciale e mëparshme (hoteli Grand) nuk ndihmon për të zvogëluar distancën me këtë mit propagandistik (e përsëris - flasim për lexuesin e viteve 80’). X (3). ….sova-publ. Lexuesi tematik duhet të kryejë një operacion të dyfishtë të dekodifikimit retorik e ideohistorik. K.-R. është motiv që e fiton vlerën e vet mitologjike/romantike, pikërisht në kontekstin sllav.X (4). Korba mbi fushën me të vrarë, si në baladat e vjetra. Vijon të jetë e nevojshme të kryhet një operacion dekodifikimi stilistik e historik. Mundet një digresion në Fushë–Kosovë 1389. Është një operacion i mundshëm. Nëse jo, atëherë lexuesi e ndjek pa vëmendje këtë motiv. Vërehet, megjithatë, opozicioni mes X2 dhe X3 e X4. X (5). Tito. Ç’do të bënte plaku po të ishte gjallë, mendoi ajo. Lexuesi tematik standart kryen një operacion shkëputjeje prej subjektit veprues me të cilin ishte identifikuar. Tito është ambig për lexuesin tematik. I duhet të konkretizojë domethënien ideologjike e politike që ai trupëzon. X (6). 171. Kur hyri në repartin e kirurgjisë, sapo ndjeu erën e njohur të kloroformit e të jodit e ndjeu veten më të lehtësuar. Lexuesi tematik sheh të reduktohet tensioni i shpërndarë në kohë dhe hapësirë në një metonimi pardoksale ku zotëron kloroformi dhe jodi. X6 përbën njëlloj ekuivalence me rezultanten e të gjithë motiveve të mësipërm. Eshte kthimi i sigurisë, pikërisht atje ku mbretëron gjaku dhe plagët. X (7). Veç kësaj, dhe kjo qe kryesorja, ndonëse menyra si rrinte përskaj murit ishte e njeriut që s’donte të binte ne sy, prej tij nuk vinte ndonjë shenje druajtjeje, përkundrazi, njëlloj sigurie tinzare.
Kontrolli. Lexuesi tematik e zhvendos vëmendjen në aktantë dhe në domethënie të tjera. Opozicionet deri këtu, në tërësi, jane lineare X(Cool. 172. Ora 11 mbledhje e përgjithshme etj. LKJ. Kontrolli. Përforcohet ndjesia e kontrollit, kësaj rradhe duke e konkretizuar për së largu shkakun e mundshëm të tij. LKJ është pak e njohur për lexuesin tematik i cili duhet të zgjidhë një lëmsh ideologjik: komunistët jugosllave si version i papranueshëm komunist. I duhet të bëjë lëshim në qenien e vet ideologjike përpara qenies së vet romantike. LKJ është sërish motiv ambig. X (9). Operacioni. Plaga, dhjami i qetë, gjaku. Përsëri lexuesi zhvendoset drejt një ambivalence. Rivendoset qetësia. Lexuesi tematik udhëhiqet drejt mbylljes në një iluzion. Realiteti janë burgjet. Opozicioni i një operacioni të paqtë është burgu, humbja, izolimi. Tensioni rikthehet.X (10). 173. Sterilizimi. Për herë të parë lexuesi tematik ndjek d.p.d. një realitet jo propagandistik. Zhvendoset mes konkretësisë dhe përfytyrimit mitologjik mbi motivin në fjalë.X (11). Dy serbë përballë katër shqiptarëve. Statistikë etnike. Lexuesi tematik ndjek statistikën e konfliktit. Përseri ka një opozicion mes represionit që pëson shumica shqiptarë dhe faktit që është shumicë. Motivi, megjithatë, ka vlerë simbolike mbi opozicionin sipas një logjike numerike, pastaj edhe morale.X (12). 175. Tanjug. Lexuesi tematik aktualizon solemnitetetin e plomikave zyrtare mes AtSH dhe Tanjug. Në ligjërim edhe ky motiv paraqitet në thelbin e vet ambig për subjektiN veprues. Lexuesi tematik duhet të pajtojë idenë e komunikimit paqësor të mjekes shqiptare me fotoreporterin sImbol të një miti propagandistik antishqiptar.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë Empty Re: Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 2:28 pm

Dita e diferencimit
X (13). 177. Kostiç. Lexuesi tematik bashkon sërish në kushtet e opozicionit përkatësinë sllave me përkatësine komuniste të aktatantit. X (14). Arian. Motiv i qartë opozitiv. Lexuesi tematik priret të shohë përkatësinë racore të aktantëve në raport me njëri tjetrin. X (15). Tito. Statusi i këtij motivi qartësohet që prej shfaqjes së tij të parë (X5), përsëri përmes opozicionit. Leximi priret të shkojë paralelisht gjendjeve të subjektit veprues me të cilin lexuesi nis të njësohet. Lexuesi, megjithatë, ështe përsëri diçka më përpara se aktantja duke pritur realizmin e parashikimeve të tij mbi motivin. X (16). Ajo borsalinë e dalë mode dhe fytyra e ngjallur …. Lexuesi ndjek materializmin antropologjik të qenies sllave. Kryen operacine paralelizmi të njeriut me borsalinë me pamjen fizike të Titos. Ambivalenca e këtij të fundit është zhdukur dhe lexuesi priret ta zhvendose motivin në një nivel të ri opozitiv. X (17). Hetimi. Ky shfaqet si motiv i lirë, i cili deri ne fund i zëvendëson gjendjet e iniciuara nga motivi i lirë fillestar (X1). X (18). Doktoreshë Shkreli. Lexuesi tematik ndjen përseri opozicionin e shtuar me karakter nominativ. I shton kësaj përballjen e një femre shqiptare me një mashkull sllav. Kryen disa bashkëlidhje mes këtij relacioni të vështirë dhe sterilizmit të femrave shqiptare. X (19). Plumbat. (Vdekja). Lexuesi tematik e anashkalon qenien femërore të Shkrelit. Mënyra se si artikulohet ky motiv e bën të duket produkt i Kostiçit. Gjithçka rimerret për t’u ripërmasuar në një të shkuar. X (20). Jugosllavia. Lexuesi tematik mbërrin në klimaks të parashikimeve: Jugosllavia, megjithatë nuk është plotësisht siç e kishte pritur. Përveç përkufizimeve agresive, ajo mund t’u nënshtrohet edhe përkufizimeve cinike. Lexuesi realizon përsëri një realitet ambivalent, të ftohtë, të detyruar, si një mallkim për shqiptarët.
Mesditë. Te qebaptorja “Serbia e Vjetër”.
Në këtë pjesë të novelës realizohen një seri motivesh metonimike me prirjen për t’u lexuar si njësi opozicionale në vetvete. X (21). Qebaptorja – Serbia e Vjetër. Lexuesi tematik kryen një dekodifikim stilistik. Serbia e Vjetër si mit i bezdisshëm, vjen ne nivelin grotesk të qebaptores. Përsëri kemi një motiv me një opozicion të brendshëm. X (22). Dobrilla Gjubroviç. Lexuesi tematik dekodifikon përsëri në nivelin nominativ simbolik: ka një përkëmbim asociativ me Cubrilloviç. Mbase edhe me Dobrica Qosiç. Aktanti është e mundshme të parashikohet, qoftë edhe për shkak të groteskut që e rrethon. X (23). Sigurimi. Ka përsëri njëlloj ambivalenve: Sigurimi i tmerrshëm serbo-jugosllav mund te lexohet si opozicion në të njëjtin nivel me atë shqiptar. Lexuesi ka të ngjarë të largohet prej tekstit. X (24). UDB. Ambivalenca zhduket. Në të njëjtën kohë nxitet një i menduar që e rimerr Sigurimin shqiptar përballë UDB-as. X (25). Pija. Lexuesi priret të shohë paralele mes qebaptores dhe dehjes, iluzionit, mungesës së logjikës. X (26). Dosjet. Kontrolli. Ndëshkimi. Përsëri lexuesi zhvendoset në një mjedis virtual të urrejtjes, më pak konkret, larg qebaptores dhe pijes. Më pas i duhet të bashkojë, pijen qebaptoren dhe dosjet, përbuzjen për zonjushat kroate dhe sllovene për të zbuluar mekanizmin që i kontrollon dhe i vë në lëvizje gati patologjikisht.
X (27). Patriakana e Pejës. Lexuesi aktualizon një permasë të re urrejtjes, pjesërisht për shkak te formimit romantik e ateist të trashëguar, pjesërisht për shkak të realitetit. Vijon motivimi në mënyrë metonimike: Karagjeorgjeviçët, Rankoviçi, Patriakana e Pejës. X (28). Djepi i Serbisë. Lexuesi tematik ndeshet përsëri me një motiv ambivalent. Kësaj rradhe motivi realizohet edhe në ligjërim si i tillë. Lexuesi priret të anashkalojë një nivel disi të tepruar të ambivalencës që ekuilibron Kosovën si djep të Shqipërisë me Kosovën si djep të Serbisë. Ne fakt, ndonëse asnjëherë nuk është pohuar motivi i Kosovës si djep i Shqipërisë, lexuesi gjen një motiv konflikti të sajuar me të cilin i duhet të pajtohet me disa rezerva. X (29). Kulla e Lumës. Përmbajtja historike megjithëse deri diku e panjohur e këtij motivi e shtyn lexuesin të rimarrë dhe njëherë aktantin (Dobrillën), histerinë tij disi enciklopedike. Kulla e Lumës është simptomë e një sëmundjeje të pashërueshme shpirtërore për aktantin. Motiv opozitiv me të gjithë serinë metonimike të sipërpërmendur.

Mbasdite. Studio.
Në këtë pjesë të novelës rreshtohet sërish një seri metonimike gati simetrike në tërësi me motivet e pjesës paraardhëse.X (30). Studio. Motiv opozitiv me qebaptoren.X (31). Teuta. Motiv opozitin me nominativin: Dobrilla. Lexuesi tematik ndjen të theksohet përmbajtja historike e motivit, deri diku në mënyrë patetike, por të nevojshme. Emra myslymanë p.sh., e atipizojnë leximin, megjithëse e shprehin deri diku artificialisht.X (32). Martin Shkreli. Vijon i njëjti lexim artificial, por i mundshëm. Përsëri një emër atipik me një tingellim katolik. Lexuesi ka si prirje të largohet prej perspektivës së tekstit. (këtu mund të ndalemi duke theksuar se është prirje në tërësi e letërsisë së kësaj periudhe të gjente elitën në pamundësi për të kthyer sytë nga realiteti tribal i Shqipërisë së kohës. Për analogji, lexuesi tematik, Kosovën është i detyruar ta perceptojë nga pikëpamja e elitës disi ambivalente kosovare). X (33). Onomastika në këngët shqiptare të kreshnikëve etj. Eskili dhe e drejta kanunore e shqiptarëve. Toponimia nën dritën e kronikave kishtare. Lexuesi tematik shtyhet gjithnjë e më shumë drejt opozicionit me semiozën e paraqitur në Qebptore - Serbia e Vjetër. X (34). Qiriri i kulturës shqiptare ne Kosovë përpëlitej gati në të shuar. Lexuesi tematik ndesh një motiv intertekstual të njohur në letërsinë shqipe. I duhet ta pajtoje këtë lëndë intertekstuale të përshkuar nga opozicioni i brendshëm semantik i simbolit me opozicionin e brendshëm të këtij motivi në ligjërim: marrëdhënien e vështirë të Martin Shkrelit me serbët dhe shqiptarët. X (35). I dukej se midis këtyre dy popujve do të kishte gjithmonë natë dhe helm dhe hënë të përgjakur, dhe sado libra muzike, Krishtër e Romeo e Zhuljeta të lidheshin midis tyre, ata s’do të duheshin kurrë. Lexuesi tematik priret drejt një leximi gjithnjë e më pak konkret, eliptik e simbolik. Motivi i paqtimit, i faljes është interesant, por i largët, shumë vetjak. I kundërt me frymën e përgjithshme, dhe, ne mënyrë të arsyeshme, edhe me atë të një pjese të shqiptarëve. X (36). Muzgu i Erinive. Motiv intetektual. Lexuesi tematik e sheh në raport opozitiv me Muzgu i Perëndive të Stepës. Fundi i urrejtjes. X (37). Erinite, kanuni shqiptar, Eskili, Orët, kaltërorëalpinët, raca. Gjithçka e lidh Kosovën me një kohë eterne. Lexuesi tematik shtyhet drejt një leximi gjithnjë e më enciklopedik e më pak konkret. Dimensioni kohor, kujtesa shqiptare, është më afatgjatë dhe më komplekse se pasionet histerike te qebaptores. X (38). Erdhi dita e Kosovës. Sërish motiv interekstual i shfaqur si opozitiv gjatë zhvendosjes. X (39). Gjaku. Plagët. Motivi i gjakut del nga konteksti i zakonshëm i leximit për të hyrë noozicion me një motiv krejtesisht jo ekuivalent, atë të të brendshmeve të gruas. Lexuesi tematik nxitet drejt seksualitetit. X (40). Ledi Makbeth. Motiv i qartë opozitiv me seksualitetin e nxitur në X(39).
Mbasdite. Libri i të vdekurve
X (41). Libri i Jobit. Motiv opozitiv kontekstual. X (42). Nr. 12. Motiv opozitiv në vetvete. X (43). Azemi. Emri i përket historisë e mitologjisë. Ka një tingellim më të ashpër, më të drejtpërdrejtë Kosove. Lexuesi tematik priret drejt një opozicioni me virtualitetin e pakohë të arsyetimeve të Martin Shkrelit (p.sh. mbi Romeon e Zhuljetën, etj), në fakt njëlloj opozicioni mes Teutës dhe Azemit, mes konkretesise dhe pacifizmit të squllët romantik.
Mbasdite e ditës së diferencimit
X (44). Narkoza (narkozëdhënësja). Harresa, topitja. Opozicioni i këtij motivi zbulohet në ligjërim. Mjekja serbe i shërben përmes narkozës, mbajtjes gjallë të njerëzve që do të torturohen më vonë. Mbytet çdo element i sensualitetit. Lexuesi herë shtyhet të zbulojë njëlloj sensualiteti, qoftë edhe tragjik te Teuta, ndërsa narkozëdhënësja serbe ka një nonsensualizem të ashpër. Motiv opozitiv me feminilitetin e Teutës.X (45). Rexha. Lexuesi tematik është disi i mëdyshur: Rexha është shenjë e një flirti absurd apo një alternativë groteske antropologjike e Dobrillës ?
Thyerja e ditës. Afrimi i natës
X (46). Kafeja. Motiv opozitiv me shlivoviën. Intimitet. X (47). Cezari – Bruti. Opozicion. X (48). Liza në botën e çudirave. Motiv me përmbajtje opozitive. Lexuesi tematik e identifikon në një nivel të ri simbolik përmasën e përjetshme të Kosovës. I duhet të bashkojë groteskun e një përralle me përmasën tragjike të realitetit. X (49). Faust e Mefistofel. Vijon leximi në kushtet e opozicionit. X (50). Darka. Opozicion me qebaptoren. (omëleta, fine, e lehtë përballë zorrëve, kukurecit, qofteve a mushkërive të skuqura në një shoqëri mashkullore burrash barkmëdhenj dhe psherëtimave sllave).X (51). Mark Rugova. Antipod i M. Shkrelit. X (52). TV Shqiptar. Opozicion me Tanjug. X (53). Konjak – opozicion me shlivovicën. Elegancë.
Nata e dyerve te hapura.
X (54). Fshehja. Lexuesi tematik kërkon ne sensualitetin e mjekes. Ndonëse autori synon të dëshmojë njëlloj konspiracioni të pakuptimtë, lexuesi ndjek shenja që e shtyjnë drejt sensualitetit.X (55). Vajza ne Zagreb. Lexusi duhet të rishqyrtojë pandehmat që lidhen me sensualitetin.
Ditë.
X (56). 252. Rikthim në një motiv të lirë të ngjashëm me ML (1).X (57). Operacioni. Shpresë. X (58). Bomba në ambasadën jugoslllave në Tiranë. Opozicion me X (57). X (59). Zoti i ka shkurtuar ditët. Deziluzioni gjen ngushëllim në besimin te Zoti. Lexuesi tematik vëren rënien graduale të çdo mundësie për komunikim njerezor. Thirrja e Hyjnores është deshmi e vetmisë tragjike e fatale të njeriut. Gradualisht, lexuesi tematik hyn në komunikim me gjendje ekzistenciale.
Natë dosjesh te hapura.
X (60). Ushtarët. Kontrolli. Terri. Lexuesi tematik hyn në komunikim me një dimension të ftohtë, jo më partiak apo patologjik nacionalist, por me shtetin jugosllav. Zbulon servilizmin e pështirë të Dobrillës.X (61). Tundimi erotik. Motiv intertekstual. Në fakt patologjitë nacionaliste janë kriza të identitetit (në këtë rast kolektiv serb).X (62). Shlivovica. Dëshpërim. Pije në errësirë, nga një faqore, në të ftohtë. Opozicion me konjakun elegant në një dhomë të qetë të ndriçuar mirë edhe pse nën pikëllim.X (63). Dosjet. Ngushëllim. Lexuesi tematik ndjen opozicionin e vetmisë në errësirë, lënies mënjanë që shpërblehet nga dosjet.X (64). Mola. Neveri. Mallëngjim. Ekstazë. Opozicion me cdo ndjesi margjinalizimi.
Ditë diferencimi.
X (65). Hetimi. Lexuesi tematik vijon të vërtitet mes gjendjesh ekzistencial. Hetimi është gjendje e të jetuarit.X (66). Narkozëdhënësja, gjuha e arixhinjve. Lexuesi tematik shqyrton neverinë si gjendje ekzistenciale. Frika është tejkaluar. Njeriut i mbetet vetëm Zoti.
Natë, ditë, pastaj muzg.
X (67). Shpend Brezftohti - Mladenka. Hijet e së shkuarës. Lexuesi tematik e sheh Martin Shkrelin të kapet pas hijesh, në krizë, në vetmi.
As ditë, as natë. Kohë tjetër.
X (68). Vdekja. Lexuesi tematik vjen në mënyrë të natyrshme drejt realitetit të vdekjes. Pritej që Shpendi të jetë i vdekur, por vdekja e përshkruar me terma natyralistë e shtyn të perceptojë si të vertetën e vetme të tekstit. X (69). Lexuesi tematik kryen nje operacion të fundit mbi një motiv të lirë asociativ. Kosova: një realitet neutral. Çdo shtysë e emocioneve patriotike e ideologjike është zhdukur. Ka fituar ndërkohë një përmasë indivividuale e një aktanti, ajo e Shpend Brezftohtit. Ajo që i ka munguar leximit deri vonë, përmasa spirituale, befas zbulohet si realiteti i vërtetë i fshehur i tekstit. Opozicion i fundit. Më sipër iu përmbajtëm përshkrimit linear të motiveve në tekst duke respektuar karakterin temporal të leximit, përmes se ashtuquajturës teknikë të kamerës, sipas Fish-it. Është e nevojshme që në një fazë të dytë të shpjegojmë karakterin sistemor të kësaj statistike, siç u tha, mbi parimin e natyrë-funksonit dhe marrëdhënies së motiveve me njëri-tjetrin. Përsëri një fazë e dytë e temporalizon leximin mbi teknikën e përmendur më sipër.
Një tipologji motivesh sipas natyre/funksionit në tekst ka këtë pamje:Motive të përgjithshëm te d.p.d. historike: Kosova-Republikë, Tito, Jugosllavia, Fushë-Kosova, TVSH, Tanjug, Serbia e Vjetër, Goli-Otoku, Kulla e Lumës, Patriakana e Pejës, Karagjeorgjeviçët etj. Funksioni i këtij grupi motivesh është referencial kontekstual për leximin tematik dhe i zakonshëm në tekstet e Kadaresë. Janë në tërësi motive standarte në leximin tematik.Motive simbolike-emërtues: Teuta & Martin Shkreli, Kostiç, Dobrilla, Shpend Brezftohti, Jovica, Mark Rugova, Rexha, Qebaptorja Serbia e Vjetër; funksioni i këtij grupi motivesh është referencial tekstual (kryesisht në funksion të subjektit, pra leximit). Motive psiko-kulturorë: Romeo e Zhuljeta, Eskili, Gavril Dara, Ledi Makbeth, Kanuni, Libri i Jobit, Faust e Mefistofel. Funksioni i këtij grupi motivesh materializohet si ndërmjetës mes referencave kontekstuale e tekstuale dhe realizohet në nivelin e ligjërimit.Motive fabulare: hetimi, kontrolli, mbledhja, kirurgjia, operacioni, studio, qebaptorja, bomba. Funksioni këtu jepet për strukturën fabulare të tekstit.Motive intertekstuale: Muzgu i Erinive, Sigurimi, Kanuni, Shpend Brezftohti. Funksioni i këtij motivi shfaqet si hipotekstual për leximin tematik. Teorikisht ky motiv mund të jetë i pranishëm në të gjithë nivelet e përmendur të motiveve. Në tërësi lloji i marrëdhënieve në të cilat hyjnë motivet në tekst është opozicioni binar i shprehur sipas një kahjeje te caktuar ne disa nivele: opozicione te hapura, brenda një njësie, ku përfshihen zakonisht motive të grupit të parë; kahja e opozicionit në këtë rast alternative.opozicione kontekstuale, ku hyjnë zakonisht motivet e grupeve të tjera dhe ku kahja është e njëanshme, nga serbët te shqiptarët;Sistemi nga ky këndvështrim bashkon motive të ndryshme sipas opozicionesh me intensitet të ndryshëm. Vërehet se, megjithatë, opozicionet e llojit kontekstual zotërojnë. Përmbajtja e këtij tipi opozicional e bën të dukshëm angazhimin e lexuesit tematik (po t’i referohemi praktikës së ngadalësimit së pervojës së leximit sipas Fish-it ) drejt një leximi cerebral e linear, përkatësisht drejt një teme cerebrale e lineare. Abstragimit për të mbërritur te tema i duhet të mbështetet mbi opozicionin në terma të drejtpërdrejtë dhe kontekstualë, të motiveve historike, psikokulturorë, simbolikë, etj duke e përkufizuar temën si seri opozicionesh sistemore mes iluzionit dhe deziluzionit, sigurisë dhe kontrollit, frikës dhe pushtetit, civilizimit dhe patologjive, deri në kufijtë e një konflikti gati ekzistencial.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi