Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çun Lajçi:Unë po druaj

Shko poshtë

Çun Lajçi:Unë po druaj Empty Çun Lajçi:Unë po druaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2016 5:50 pm

Çun Lajçi:Unë po druaj 12279032_536315399866159_1124668968001121179_n



Çun Lajçi:Unë po druaj

Unë po druaj mos po përseritet 1944.
Historia thonë përseritet

Dy vjet para lindjes sime, 
thonë u gëzuen shqiptarët e festuen shumë.
Erdhen Gjermanët u futen n'Prishtinë.
Italianët erdhen e para Unionit, hotelit Skender Beg, 
defiluen forcat "paqëruejtëse" e thanë: 
Urime Kosovarë, u bashkuet me Shqipninë!

Shqiptarët krejt me plisa brohoriten prej gëzimit!
Por
Nji vit zgjati andërra, vitin tjetër filloi gjama.
Kështu thonë. 
Unë s'isha i lindun, nuk di.
Dhe 
Erdhen prap sllavët e iken prap "paqëruejtësit"!
Dhe 
Prap iken sllavet e prap u kthyen paqëruejtësit
Prap 
U gëzuen shqiptarët ne vitin nadëdhetë e nadë!
Erdhen prap Gjermanët e Italianët. Amerika erdhi.
Mbajten fjalim po aty para Unionit n'Prishtinë:
Urime Kosovë Pavarësinë thanë!
Brohoritem prej gëzimt. U ba Shqipni n'tana anë.
Tashë 
Edhe unë i linduni pas "Shqipnisë se Madhe"
prej gëzimit recitova: 
"Ky Dhé nuk falet, vetem bekohet thashë"!
Por, 
Verë e ligë ka marrë sivjet, diçka keq po zihet. 
Paqruejtësit po terhiqen,Kosova po coptohet!
Liderët s'merziten.
Të zhytun n'krim kqyrin hesapin e vet.
Hesapin 
E kqyrin edhe sllavët.Ata po këthehen n'vendin e krimit. 
Shqiptarët po i nxjerrin nga banesat mbas 17 vitësh.
Ato thonë janë për serb!
Unë po frigohna. Vetem budalla nuk tutet!
Kisha fantazem po pastrohet nga " urina e m..." 
Po bahen gadi popat me i rreh kambanaret,
m'u lut për Arkanin 
Ai ishte kur u vu gurthemeli n'Kampusin Universitarë,
me bekimin e Milloshit, kuptohet!
Ne vetëm po seritemi tue i kqyrë.
Hashimi po na kercnohet: "mos gaboni me i sha tempujt e kultit e vllaznit serb" !
Çka me ba.
Siduket prapë gëzimit për Kosovën Shqipni po i vie fundi. 
Paqruejtësit po i k'thejnë sllavët n'heshtje, Ne n'heshtje bahemi sikur s'dimë gja!
Unë po druaj mos po përseritet viti 1944.
Historia thonë përseritet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi