Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit

Shko poshtë

Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit Empty Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 8:25 pm

Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit U1_KozetaZyloRevista Pena flet me gjuhën e shpirtit

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Duke lexuar revistën “Pena” organ i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përpara më duket sikur më shfaqet një pemë e moçme me aureola të bukura mbi degët e tyre, që arrijnë gati-gati qiellin, dhe prej andej rrezëllijnë gjithë drite nga fjalët e arta të shkrimtarëve.
Një vend kryesor në këtë revistë zë tharmi i ngjizur i penave elitare të Kombit, të cilët na drejtojnë drejt shtigjeve të pashkelura, për të pirë vesën e burimit të tyre, një krua energjie, që s’do të shterrojë kurrë.
Ata janë ndërgjegja shqiptare.
Redaktorët e revistës, z.Dalan Luzaj, (kryetar i shoqatës), z.Ramiz Gjini, z.Gjekë Marinaj dhe kryeredaktori z.Adnan Mehmeti, (presidenti i shoqatës), kanë qëmtuar me kujdesin më të madh për të sjellë pranë lexuesve shkrimet më të vlefshme.
Ata na e dhuruan këtë revistë letrare në muajin e luleve, në muajin më të bukur të vitit, ku pranvera vetëm qesh dhe penat e shkrimtarëve pikojnë nektar, derdhin ngyrat më të bukura të natyrës, si në pikturat e Van Gogut, me krijimet e tyre.
Në treguesin e lëndës të tërheqin vëmendjen artikujt kritikë nga Tufa, Terziu, Ziko, Kapinova, Sulkuqi, Dhimitri, Aliu.
Studjuesi dhe kritiku i shquar Ali Aliu ka shkruar parathënien rreth librit “Udha” të Xhevair Spahiut.
E ndërsa e lexoj më duket sikur eci brenda shpirtit të poetit dhe ndjej ekspresionin estetik të mahnitshëm të vargut të tij.
Ai të deh me fjalën që digjet në zjarrin e brendshëm të metaforës dhe me harlis të tërën në fantazi.
Sudjuesi do të shkruajë se: “poeti Xhevair Spahiu është i pajisur me një dhunti me intuitën e mprehtë, për të ndjerë praninë e së padukshmes dhe të kridhet e përhumbë i mahnitur thellësive të pazbuluara më parë”.
Ne poezitë e tij gjejmë dhimbjen për cdo gjë me vlerë që shkatërrohet:

Ja disa vargje tek poezia “Tomorr”

Vargu u var,
Mali s’duket më.
Fusha ka mbetur pa Zot e pa Zë.


Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit U1_Pena
Kopertina e revistes Pena
Vargje që na sjellin drithërima në shpirt dhe emocione të fuqishme, që me të drejtë akademiku Ante Popovski e ka quajtur poezinë e tij “Prijëtare në Ballkan”.

Ndërsa shkrimtari Terziu ka sjellë kritikën “Raportet e reja në romanin shqiptar”.
Ai shkruan se romani shqiptar ka kohë që ka marrë një disraport midis hijes dhe dritës. Këto disnevele janë analizuar mprehtësisht nga Terziu, por njëkohësisht vlerëson pozitivisht tendencat serioze të romanit në ekzil.
Në rubrikën e poezisë do të lexojmë krijime nga shumë poetë të shoqatës, që me imagjinatën e tyre, ofrojnë vizione të thella, dhe me japin ca shkrepëtima që shkarkohen si rrufe të zjarrta në trurin tim. Ato më bëhen herë melodi, e herë cicerima zogjsh, që qëndrojnë duke çuçuritur në telat e zemrës sime.
Kështu Fatjon Pajo në poezinë: “Mos m’u zemëro e dashur” shkruan:
…Në krahët e saj më priste/ Mikja ime e vjetër/ Bukuroshja/ Poezia/ E bukur sa dhe Ti/ Të ndahem prej saj tash/ Të lutem, jo, mos ma kërko/…
Përparim Hysi në poezinë: “Ndalu pak” i shkruan një mikeje të vjetër…
Ndalu pak, o mike e vjetër/ Ndalu pak se kam një fjalë/ Më ngacmon një mbresë e vjetër/ Po më bluan, i shkreti mall/.
Vargjet liriike të poetëve që u këndojnë dashurisë të kujtojnë thënien e shkrimtarit Erih Maria Remark se: “Të gjitha dashuritë kërkojnë të jenë të përjetshme dhe pikërisht këtu e kanë burimin, mundimin dhe vuajtjen pafund”!
Kostaq Duka sjell motive nga Janina: …O Janinës c’i panë sytë/ Nju-Jorku/ do vdiste nga qeshja/ Që dikush “humbi” në një qytet-copëzë e tij…
Petraq Pali ngre në piedestal Mëmë Ngjelën:
Ti s’linde fëmijë, por ata ishim ne/ Që na doje e na rrite të gjithë të tre/ Prandaj edhe ne të mbajmë në kujtim/ E mëmë të thërrasin deri në perëndim/. (vdekje)
Merita Bajraktari McCormack në poezinë: “Brezi im” na sjell traumat dhe plagët e brezit të saj…
…Brezi im i munduar/ Epokës së re i vjen rrotull/ Ke mbetur në udhëkryq, gjenerata ime e lodhur/…
Valter Lazeri shkruan se: Kjo dashuri/ me vete do na marr/ në skaje/ ku s’fshihen dot me sy/ Përqafuar në ura ylberi do na mbajë/ me ura ylberi do na zbresë përsëri.
Ivzi Cipuri sjellë një pjesë të jetës së tij: Heshtja, thonë, është flori/ E mallkuar, apo e bekuar/ Të vërtetën askush s’e di/ Cila vallë duhet besuar/ ?
Eleonora Gjoka shkruan me nostalgji për vendlindjen e saj: Do vij për pak/ Do vij fluturim/ Erën e limoneve të marr/ Të ndiej erën e detit tim/ !
Dalan Luzaj ka sjellë në këtë revistë poezinë me titullin: “Dritë, Magji a bukuri”?
C’buron nga shpirti i kulluar/ C’rrjedh nga sytë kaq ëmbëlsi/ Sa skllavi zemrën ta ka shtruar/ Zbret te ulet një degë floke/ Harkon mbi vetull duke pritur/ Qerpiku fsheh një det me lot/ Dhe gjithë c’ranë brenda e janë mbytur/ Trokita lehtë gjoksit flakë/ Ta ndjeva dallgën gjer në sy/ Një shteg pulëbardha celi larg/ U tret mbi blunë në kaltërsi/

Proza e Ramiz Gjinit në vemendjen e Marius Dobreskut, përkthyes i Kadaresë.
Gjekë Marinaj fiton çmimin “Arbnori”

Proza e Gjinit rrezaton një nostalgji…Kështu do të shkruajë Marius Dobresku, përkthyesi i Kadaresë.
Ato kanë një parfum nostalgjik, janë të mbushura me kujtimet e vendeve dhe njerëzve të afërt të mbetur shumë të gjallë në memorien e autorit.
Ndjesitë e tij të pashmangshme e të fuqishme prej aktori dhe shkrimtari, përcillen përmes një sensibilizimi të personazheve vdekatare.
Mjafton të përmendim në këtë vëllim të përkthyer në rumanisht tregimet “Atdheu prej dëbore”, apo “Dërgesa e Zotit”, për të kuptuar forcën sugjestionuese të artit të tij”.
Në Rumani është përkthyer vëllimi “Atdheu prej dëbore” , që përmbledh tregimet më të mira. Libri është botuar nën kujdesin e organizatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, të kryesuar nga deputetja Oana Manolesku.
Marius Dobresku përkthyesi i 18 veprave të Kadaresë ka folur ekskluzivisht nga Bukureshti me editorin e gazetës “Illyria” z.Dalip Greca, intervistë që dhënë e plotë në faqet e revistës letrare “Pena”.
Pyetjet e drejtuara me profesionalizëm nga Greca, bëjnë që lexuesi të njihet më nga afër me përkthyesin e Kadaresë dhe të Gjinit, dhe njëkohësisht mësojmë më gjerë rreth punës së tij tejet të palodhur për shkrimtarët e shquar të Kombit tonë.
Alfred Beka ka publikuar artikullin: Marinaj fiton “Arbnorin”
Çmimin Arbnori e ka fituar shkrimtari i mirënjohur Gjeke Marinaj, pedagog i letërsisë bashkëkohore në Universitetin e Dallasit, SHBA.
Për herë të parë ky çmim iu dha poetit amerikan Frederick Turner, kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, një nga zërat më të fuqishëm të poezisë botërore, i cili është sjellë në shqip nga “Marinaj Publishing”.
“Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë…
Kështu për shembull, kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të skëterrës, atë që ndan jetën nga vdekja, s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djalosh i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me “not” një lumë, që shërbente si kufi”, shkruan ndër të tjera shkrimtari i shquar botëror Kadare.
Kryetari i shoqatës, poeti nga Vlora, z.Luzaj ka botuar shkrimin: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-Organizëm Kulture Jashtë Atdheut”.
Ai shkruan se SHSHSHA-ja me një moshë të brishtë, por me experiencë të konsiderueshme të anëtarëve të saj, vlen të çmohet për vlerat, qëllimin dhe misionin që ka.
Krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë saj, kanë të njejtat qëllime të mira, dëshirën e flaktë që të shkruajnë mirë dhe bukur letërsinë, në të gjitha zhanret e saj, për të pasuruar më tej thesarin kombëtar të kulturës.
…Vlerat e çdo krijuesi s’i rrit detyra ose posti që mund të ketë, as parathënia, apo pasthënia e ndonjë pene të fortë, ku shpesh njerëz të etur për lavdi, paguajnë dollarë për t’i vënë një patericë krijimeve të tyre.
Krijimtaria e çdo krijuesi, kur përballet me reaksionin e lexuesit, ose do fitojë aftësi përtëritje, ose do shkërmoqet për t’u tretur si e pa qënë…
Një vend të veçantë zë dhe kritika e Marinajt për antologjinë “Zemra Prindërore”, me ideator z.Agim Bacelli dhe redaktore z.Kosqaq Duka. Ky libër u botua nga Almera nën kujdesin e shkritmarit dhe gazetarit të mirënjohur Albert Zholi.
Marinaj do të shkruajë se: …”Të gjithë prindërit e mbi pesëdhjetë poetëve të përfshirë në këtë antologji do të ishin krenarë me paraqitjen teknike dhe kualitetin e poezive të kësaj antologjie që u dedikohet ekzkluzivisht atyre…Ndarja me prindërit, me tokën në të cilën janë rritur, është një farë vdekjeje për poetët”…
Kurse Albana Lifschin me tregimin: Lypësi i Metrosë sjell një pjesë të aktualitetit nga jeta në Amerikë.
Në faqet e prozës do të gjejmë dhe tregimin e Pierre Pandeli Simsise: Një Prill.
Raimonda Moisiu ka botuar esenë: “Dielli e mimozat kurrë nuk kishin ndriçuar më bukur se atë ditë”
Nga Rumania Baki Ymeri ka shkruar për princeshën e kulturës shqiptare, Elena Gjika në 121 – vjetorin e vdekjes.

Noli ngelet burim frymëzimi për brezat

Mjeshtërisht është përkthyer poezia e Nolit, nga personaliteti i shquar i letrave shqipe, .Peter R Prifti, mik i ngushtë i Fan Nolit.
Eshtë një poezi që u shkrua nga Noli në Boston në 25 Maj, 1917 dhe që ngriti peshë zemrat e emigrantëve shqiptarë per Memedheun tone te shumevuajtur, me vargjet kushtrim:
…Mbahu, neno, mos kij frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!

…Fear not, Mother, do not dismay,
Trust your sons in the U.S.A.

Në faqet e kronikës janë pasqyruar të gjitha aktivitetet e ndryshme të shoqatës, veçanërisht një vend të veçantë do të zërë nderimi për figurën e madhe të Nolit.
Gazetari Beqir Sina ka sjellë reportazhin nga promovimi i librave të poetit Mëhill Velaj dhe shkrimtarit Ramiz Gjini.
Adnan Mehmeti shkruan poezinë e ndjerë: “Me Nolin në Boston”.
Ja disa nga vargjet: Me sytë e mi e pashë Nolin/ U ngjit shkallëve të katedrales së Shen Gjergjit/ Flamurit për t’ia hequr pluhurin/. Kam festë/ Vijnë nga larg shkrimtarët/!
Gjithashtu lexuesi do të njihet dhe me albanologun Leonard Newmark i cili është takuar me shkrimtarin Naum Prifti dhe prof.Peter R Prifti, buzë Oqeanit Paqësor në San Diego. Ai është autor i disa veprave gjuhësore për Universitetin e San Diegos, Ca.
Botuesi i revistës “Kuvendi” Pjeter Jaku duke dëgjuar zërin e Fan Nolit u inspirua për të shkruar kritikën: “Kush do ta ringjallë Diellin?
Klajd Kapinova do të shkruajë për Katedralen e Shen Gjergjit si një vatër e ngrohtë e emigrantëve në Boston.
Rozi Theohari, Korcarja e Bostonit, siç do ta quajë përkthyesi i mirënjohur prof. V.Ziko, sjell me elegancë panoramën shqiptare të Bostonit.
Mehill Velaj do te frymezohet nga vepra e Nolit dhe do te shkruaje poezine: “Nena shqiptare perlotej nga krenaria”
Ndër të tjera ai shkruan: Mbi varrin tënd një tufë trëndafilash/ i japin hijeshi buzagazit tënd…
Sulkuqi sjell poezinë: Fan S.Noli dhe Gjeto Turmalaj, “Një ditë homazhi”.
Reportazhi “Shkrimtarët Shqiptaro-Amerikanë nderojnë Nolin e madh në 101 vjetorin e meshës së parë shqipe”, pasqyron vizitën e paharruar të shkrimtarëve në Boston, vizitë qe u prit me një dashuri dhe respekt të veçantë nga At Artur Liolini, vazhdues i denjë i veprës së Nolit.
Të gjitha këto materiale letrare që gjeta brenda faqeve të revistës “Pena”, një revistë gjurmëlënëse, ma qetësuan shpirtin dhe ma zbukuruan më tepër, ngase kam kohë që jam një mike e ngushtë e saj.
Ka kohë që më ka bërë vend në sofrën poetike të saj, një sofër brilante që të ndjell vetëm me gjuhën e shpirtit.

Qershor, 2009 New York
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi