Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aziz Salihu del nga spitali, po ku shkon?

Shko poshtë

Aziz Salihu del nga spitali, po ku shkon? Empty Aziz Salihu del nga spitali, po ku shkon?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2016 5:50 pm

Aziz Salihu del nga spitali, po ku shkon?

Aziz Salihu del nga spitali, po ku shkon? Auto_14556679_1371506919533919_4184686690391116150_o1475405247

Aziz Salihu me familjar[ e me mikeshën Mimoza Elezi

Lajm i madh për dashamirët jo vetëm të sportit! Ish-boksieri i mirënjohur Aziz Salihu pothuajse pas 112 ditëve del nga spitali. Ai fillimisht ishte në spitalin e Prishtinës, pastaj në njërën nga spitalet e Stambollit dhe përfundimisht largohet nga aty, duke iu referuar aktores shqiptare Mimoza Elezi, e cila luan në seriale dhe filma turk. “Mbas një periudhe të gjate që ndejti në spital, i nderuari boksieri i mirënjohur si në trojet Shqiptare ashtu edhe në gjithë botën, sot duke besuar se gjeti shëndetin e tij përkatës, doli nga spitali. Dhe kafen e miqësisë dhe shëndetit kam nderin ta pi edhe unë me të. Për një kohë të shkurtër do të jetë mysafiri im në Stamboll, pastaj pas disa ditëve do ribëjmë kontrollet përkatëse shëndetësore dhe unë si mike e tija, do ta përcjell për Kosovë. Ku shpresoj që miqtë e denjë do e presin siç e meriton Legjenda e boksit, Aziz Salihu. Ejjj miq të Kosovës, Zizin shikojeni mirë, dojeni, respektojeni, dhe mos e mërzisni dhe mos e risëmurëni, se nëse e bëni të sëmur, gjuha ime, do të jetë shpuese... Lajmi mirë për dashamirësit.. Gëzuar, shëndetin e Mikut tonë”, shkruan aktorja shqiptare, Mimoza Elezi. Ajo e konfirmoi edhe për gazetën kombëtare “Bota sot” se ‘Zizi’ është shumë mirë, duke dhënë lajmin e madh.Ndryshe Zizi është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi