Surroi: Lufta e UÇK'së ishte kriminale, Thaçi do të përfundojë në Tribunal Special
Faqja 1 e 1

Thaçi e Surroi në përurimin e librit të Adriatik KelmenditIsh-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Ëilliamson. Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së. Ka gjykuar votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ka rikthyer tregime historike të kohës së Ramboullet, duke treguar për puçin e Sylejman Selimit.
Ish-udhëheqësi i ORA’s, Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin Kryeministër të padijshëm e primitiv. Isa Mustafën e ka cilësuar si shpërfillës.
Në një intervistë dyfaqëshe në “Koha Ditore”, Surroi është marrë në krejt intervistën me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin. E ka përmendur dhjetë herë emrin e tij. Në të gjitha rastet ai e ka gjykuar si njeri që e ka dëmtuar Shtetin, e ka shkatërruar Kosovën dhe ka prishur konsensusin nacional.
Sipas tij, po të kishte konsensus të brendshëm, Kosova do të pranohej edhe në OKB. Veç se nuk ka treguar se si do të bëhej ky hap i madh i Shtetit drejt OKB’së marrë parasysh qëndrimin e Rusisë.
Mirëpo, Surroi ka folur fjalë të mira për opozitën e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Famir Limajt. Ka thënë se opozita ishte mbresëlënëse për luftën që bëri në kundërshtim të Asociacionit e Demarkacionit.
“Dhe mu për këtë del të jetë shumë i nevojshëm konsensusi. Një Kryeministër i padijshëm dhe primitiv si Thaçi mund të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi, Kosovën nga pasojat e mosdijes e primitivizmit të tij. Një Kryeministër shpërfillës si Mustafa mund të nënshkruante diçka që konsideron vazhdimësi e Marrëveshjes së Thaçit, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi Kosovën nga pasojat e shpërfilljes”, ka thënë Surroi, në gazetën, në të cilën është themelues.
Surroi, i cili para luftës kërkonte pjesëmarrje në zgjedhjet e Jugosllavisë dhe kundërshtonte politikën e LDK’së dhe te Rugovës, është marrë edhe me raportet e Presidentit aktual me Presidentin historik të Kosovës. Ka thënë se Rugova krijonte konsensusin pavarësisht se Thaçi e kishte quajtur kriminel.
“Hashim Thaçi disa herë e ofendoi shumë rëndë dr. Rugovën duke e quajtur kriminel, e shtëpinë e tij shtëpi të krimit, por Rugova vazhdoi ta përfshinte në “Ekipin e Unitetit” më bindjen se në fund duhet të fitojë konsensusi”, ka shtuar ai.
Njeriu që portretohet nga gazeta e tij si aktivist shumëvjeçar deri të shpallja e pavarësisë, por që kishte dështuar të nënshkruante Deklaratën e Pavarësisë, ka folur edhe për UÇK’në. Konkretisht për dy ish-Komandantët e përgjithshëm të saj, Azem Sylën e Sylejman Selimin si dhe Sami Lushtakun. Ka treguar detaje, që sipas tij, tregojnë kriminalitetin e tyre edhe në kohë lufte.
“Pas një gjykimi të gjatë në burg u dërgua Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, gjatë Rambouille’t na u tha shkurtimisht se kishte bërë puç dhe ishte bërë Komandant i UÇK’së”, ka treguar Surroi në intervistë.
Surroi ka akuzuar udhëheqësit e UÇK’së se kishin thënë se armët i kishin kapur sa për Serbinë aq edhe për Rugovën e LDK’në.
“Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë të veshtire poltiike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK’së ndaj Rugovës dhe LDK’së ishte shumë i madhe. Disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës”, ka deklaruar Surroi.
Në këtë intervistë, Surroi është marrë, po ashtu, edhe me votuesit e PDK’së. Ka thënë se 200 mijë njerëz në Kosovë pajtohen se krimi është i pranueshëm.
“Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre s ekrimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi.
Thaçi do të gjykohet nga Specialja
Veton Surroi, i cili kishte pasur raporte të mira me PDK’në dhe Hashim Thaçin edhe në kohën e pasluftës, ka parashikuar një përfundim të keq për Presidentin e Kosovës. Ka thënë se bazuar në gjetjet e Prokurorit Ëilliamson, Thaçi do të përballet me akuza nga Gjykata Speciale.
“Nëse Gjykata vepron sipas verifikimit të bërë nga Prokurori i Veçantë Williamson, atëherë ka mbështetje të madhe supozimi se i arrestuar nga Gjykata mund të jetë edhe Kryetari i tanishëm i Kosovës, Thaçi”, ka parashikuar Surroi.

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Oct 02, 2016 9:20 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi