Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare Empty Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 8:37 pm

Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare U1_bilall_maliqiKRITIKA SHPALOSJE E VLERAVE LETRARE

Nga Bilall MALIQI

Letërsia shqiptare, zhanri i kritikës së mirfilltë, këto ditë u pasurua edhe me tri libra voluminoz me përmbajtje nga kritika letrare, e cila nëpër bibliotekat tona ka qenë mjaft deficitare.
Prof.Dr. Faik Shkodra në letërsinë tonë ka dhënë një kontribut të madh dhe të çmueshëm sidomos në çasjet e tij kritike të librave të zhanreve të ndryshme, duke i kontribouar në mënyrë korrekte kësaj rryme letrare dhe segmentit vlerë-pseudovlerë të librave të ndryshme, e që është shumë e nevojshme për t’i zbuluar anët negative dhe pozitive të vlerave të cilat i posedon ai botim që e merr në shqyrtim.
Prof.Shkodra me vlerësimet e tij korrekte dhe objektive si nëpër gazeta ditore që dalin te ne, me kritikën e tij të mirfilltë është një udhërrëfyes për lexuesin i cili me leximin e librave kritike të tij do të jetë shumë më afër realitetit dhe vlerës së librave që trajton.
Trajtimin e letërsisë sidomos për fëmijë, Prof. Shkodra e ka paraqitur edhe nëpër tribuna shkencore, simpoziume me karakter kombëtar, ku me shkrimet e tij i ka dhënë një dimension të caktuar si punëtor shkencor , gjithnjë duke i pasur parasyshë kriteret, dhe parimet e një kritike sa më objektive.

A mendojmë sa duhet për ato që kemi

(Prof. Dr. Faik Shkodra, “A mendojmë sa duhet për ato që kemi”, “Shkëndija”, Prishtinë, 2009, faqe 362).


Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare U1_FaikShkodra
Faik Shkodra
Është titulli i librit , i cili para disa ditëve pa dritën e botimit.Në këtë libër janë përmbledhur një laryshi temash si kritike, por edhe tema tjera që e preokupojnë kulturën, arsimin dhe letërsinë në përgjithësi.Këto tema, shkrime nga më të ndryshmet e pasurojnë në masë të madhe letërsinë tonë, kulturën, arsimin dhe vlerat tona kombëtare.

Në këtë libër voluminoz, lexuesi mund të gjejë një spektër të gjërë të kulturës, të prezantimit të figurave kyçe të letersisë sonë dhe të arsimit, artit muzikor etj.
Libri është i ndarë në cikle (kapituj), gjë që e bëjnë shumë më tërheqës për lexuesin dhe dashamirët e artit në përgjithësi.
Libri fillon me ciklin “Vizione” dhe me Akademikun tonë, figurë e çmuar në Shkencat Albanologjike, ku merr në trajtesë librin “Popull i ndaluar”, ku bënë një vështrim të zgjëruar lidhur me aspektet si për vetëdijën inteklektuale, lirinë, të vërtetën dhe të drejtën, për të kaluar në kapitullin tjetër: Rexhep Qosja-figurë e shquar në shkencat Albanologjike, (Në shtatëdhjetë vjetorin e lindjes së Rexhep Qosjes), dhe pjesa tjetër e titulluar “Qosja enciklopedi kombëtare”.
Përpos shkrimeve tjera Prof. Shkodra, u fokusua edhe në tema tjera nga poezia, letërsia, duke marrë figura tjera artistike edhe nga Shqipëria si Xhemal N. Gora etj., ku trajton poezinë e tij, figurshmërinë letrare etj.Në vazhdim të leximit të këtij libri para nesh autori paraqet një figurë madhore për kombin tonë, një figurë që la gjurmë të pashlyeshme edhe në letërsinë tonë, është fjala për Adem Demaçin, simbol të rezistencës kombëtare.
Prof. Shkodra në vazhdim, lexuesve u prezanton tema të larmishme, si “Çështja jonë kombëtare- histori që dhemb”, për “Funksionimin dhe rëndësinë e Folklorit të trevës së Gallapit të Dardanës”, “Dëshmi të dhimbshme mbi fatin tragjik të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999”, dhe shumë tema me interes për opinionin artëdashës.
Cikli i dytë titullohet “Spektër”, ku janë të përfshirë disa tema interesante , ku vështron monografinë e Xhevat Ismailit, për të vazhduar për “Roli i shkollës dhe misioni i shenjtë i mësuesit dhe vështrime tjera me rëndësi për lexuesit në përgjithësi.
Në këtë libër mjaft volumionoz Prof. Shkodra i dha hapsirë edhe arsimit me cikël të veçantë, ku jep disa tituj mjaft interesant për qasje intelektuale dhe për probleme të ndryshme që e rrethon arsimin, në theks të veçantë për një temë të titulluar “Arsimi nën hijen e pushtetit të politikës ditore dhe keqpërdorimi i UP-së për hesape të liga”., pastaj “Fakulteti i Edukimit –Fakultet i mjerimit”etj.
Dhe cikli i fundit titullohet “Polemikë”, ku Prof. Shkodra bënë një polemikë me Anton Nikë Berishën, nëpër faqet e revistës “Bota sot”, ku në këtë libër jep gjërësisht polemikën që e ka bërë në revistën e lartëcekur.
Dhe krejt në fund autori i librit jep mendimet e Akademik Bedri Dedjës dhe Odhise Grilos, për letërsinë për fëmijë, me titujt: Akademik Bedri Dedja: “Model i studimit të problemeve të letërsisë për fëmijë”, Prof.Dr. Faik Shkodra:”Letërsia për fëmijë nga fillimet deri sot”, dhe Odhise Grillo “Një libër universitar i shkruar me shumë zell e profesionalizëm për studentë”.
Është në interes të lexuesve, profesorëve, studentëve, nxënësve që këtë libër me vlara të çmueshme për letërsinë tonë ta kenë në bibliotekat e tyre dhe ta lexojnë me vëmendje dhe përkushtim…

Kur flasin poetët

(Prof. Dr. Faik Shkodra, “Kur flasin poetët”, “Shkëndija”, Prishtinë, 2009 , faqe 301).

Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare U1_FaikShkodra-perjetesiEdhe në librin e dytë të cilin autori e nxorri këtyre ditëve nga shtypi, që për nga përmbajtja rrehë tema nga kritika e bërë për librat e zhanreve të ndryshme letrare-artistike, e që autori paraprakisht i kishte botuar nëpër gazeta ditore, në shtojcat e kulturës, paraqesin një studim të mirfilltë të Prof. Shkodrës për librat që i ka marrur në trajtim e që janë të fokusuara në këtë botim të autorit.Pra autori i librit vë në shënjestër kulturën letrare në përgjithësi.Kjo sikur na kujton thënien e Manfred Ostenit, po citoj “Çdo komb duhet të përkufizohet, në radhë të parë si komb kulturor”.
Për atë autori ka marrur në trajtim pikërisht këto tema që shpalosin vlera të ndryshme pse jo edhe mangësi, sepse fundi-fundit kritika është ajo që e thotë fjalën e fundit për ato libra që i tajton.dhe si e tillë kritika letrare është një shpalosje e vlerave të botimeve.
Prej këtij pikvështrimi themi se Prof. Faiku u mundua të jetë sa më objektiv e korrekt e që nuk dyshojmë se këtë edhe e ka arritur si një studiues i mirfilltë i kritikës letrare.Nga ky libër jo vetëm që do t’i pranojnë sygjerimet dhe mangësitë autorët apo personazhet autoriale që i ka marrur n shqyrtim, por kjo është edhe një udhërrëfim për kritikët se si duhet me një mjeshtri të rrallë të trajtohen botime me vlera apo pa to, thënë më shkurt të studiohen dhe të ndahen vlerat nga pseudovlerat e që prof. Faiku me një mjeshtri dhe afinitet ka arritur pikërisht te kjo pikë e ndjeshme e kulturës duke i kontribouar kështu në masë të madhe kritikës sonë në përgjithësi…
Libri është ndërtuar apo skeleti i librit përbëhet nga dy cikle, ku në ciklin e parë jepen mendime për poezinë e poetëve të prezantuar brenda koperinave të këtij libri, dhe cikli tjeter flet për një zhaner tjetër për romanet.
Kur jemi te poezia atëherë duhet patjetër të na kujtohet thënia e shkrimtarit dhe eseistit të njohur freng Alen Bosket, ku thotë, po citoj “Shpirti i një populli pasqyrohet me poezinë e tij, më mirë se në çdo formë tjetër të artit”.
Në këtë libër autori ka bërë një itinerar rrugëtimi nëpër skaje të ndryshme shqiptare, duke marrur e vështruar libra me poezi të poetëve dhe romane si nga Kosova, Kosova Lindore, Shqipëria etj., kështu që ka bërë një lidhje zingjirore të kulturës letrare.Pra kufijt na ndajnë por kultura assesi nuk mundi të na ndajë, kjo pra shihet me këtë libër të Prof. Dr. Faik Shkodrës, ku ka edhe një titull mjaft interesant “Kur flasin poetët”.
Krejt në fund të këtij libri autori prezanton vështrimin e dy romaneve të cilët i titullon “Romane të jetës”, pra merr në shqyrtim romanet e krijueses Safete Shasivari- Rexhepi, “Kthesat e jetës” dhe “Madhështi kohe” dhe romanin e krijueses Sabile Basha- Keqmezit me titull “Nata pa kornizë”, ku jep një kronologji të ngjarjeve dhe motivet e romaneve duke ia bashkangjitur edhe vlerat artistike që këto romane i posedojnë…

PËRJETËSI

(Prof.Dr. Faik Shkodra, “Përjetësi”, “Shkëndija”, Prishtinë 2009, faqe 240).

Pos këtyre dy librave që i vështruam më lart, Prof. Shkodra botoi edhe librin e tjetër po ashtu me vlerësime, por kësaj rradhe autori merr në trajtesë disa emra me rëndësi të: pedagogëve, intelektualëve, veprimtarëve dhe krijuesve që lanë pas veti vepra të ndryshme dhe të rëndësishme kombëtare.Këta emra që Prof.Shkodra iu jep hapsirë në librin e tij mbollën gjurmë të pashlyeshme në çdo segment të jetës, pra në ato fusha që kontribouan këta emra të rëndësishëm për kulturën tonë kombëtare.Titulli i librit “Përjetësi” lenë të kuptohet se brenda kopertinave të këtij libri gjenden emra që më nuk gjenden në mesin e të gjallëve, por do të mbesin të përjetshëm në historinë tonë, kulturën tonë kombëtare pse jo edhe do të mbesin përjetësisht në shpirtin tonë brez pas brezi.
Libri fillon me poetin tonë të madh Lasgush Poradecin, ku paraqet një udhëtim me poezitë e Lasgushit, bën një vështrim të thuktë për poezitë e tij, për të dalë pastaj tek një figurë tjetër e respektuar Bedri Dedja, shkrimtar, studiues, pedagog dhe mësues i madh, me titullin e kritikës “Mësuesi i madh i të vegjëlve tanë”, i cili ndërroi jetë më 13 prill 2004, e që në bagazhin e tij krijues ka lënë një numër të madh të krijimtarisë si letrare ashtu edhe në fusha tjera me rëndësi jetike për kulturën tonë kombëtare.Në vazhdim të prezantimit të këtyre figurave kyqe të letrave shqipe, në njëzetë faqet vijuese trajtohet një figurë emblematike e ligjerimit poetik për fëmijë, fjala është për poetin Ali Huruglica, i cili kësaj letërsie i dha një kontribut të veçantë me një anë, dhe botës imagjinative të fëmijëve në anën tjetër.
Tjetër, figurë e shquar e poezisë për fëmijë e që është i trajtuar, është shkrimtari i cili i takon Plejadës së shkrimtarëve të mëdhenj të kombit i cili e studioi mirë botën imagjinative të fëmijëve.Nuk mundemi ta anashkalojmë në këtë kontekst edhe shkrimtarin dhe studiuesin e pasionuar të ligjerimit poetik për fëmijë Prof. Dr. Agim Deva i cili u nda nga jeta kohë më parë.
Në vazhdim të leximit të këtij libri lexuesi mund të hasë edhe emra tjerë me rëndësi për kulturën tonë letrare, fjala është për Ali Sutajn, Zejnullah Halilin, Mehmet Surdullin, për të dalë edhe në figura tjera medhore për kulturën tonë si :Mehmet Gjevori, ku sipas autorit është metaforë dhe feniks i shkollës shqipe në Kosovë.Pastaj Ruzhdi Kastrati, emblemë e Fakultetit të Mësuesisë, për të vazhduar me pedagogun, intelektualin dhe shkencëtarin Xhavit Ahmeti, Januz Sylaj po ashtu intelektual dhe Mr. Zijadin Munishi, ku Prof.Faiku para lexuesve shpalosi këto figura madhore të arsimit shqip të Kosovës me qëllim që gjeneratat e ardhshme mos t’i harrojnë këta emra me rëndësi për arsimin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Prof. Faik Shkodra i dha hapësirë të duhur në këtë vepër edhe humanistit të madh Bejtullah Këqikut, ku me shumë të drejtë Prof. Shkodra thotë: “Të flasësh për Bejtullah Këqikun do të thotë të flasësh për njeriun , punëtorin, biznesmenin dhe njeriun që ka ideal, dëshira dhe shpirt të veçantë”.
Libri përfundon me krijuesin Hasan Azem Dajakun, me vështrimin kritik për dorëshkrimet e tij, ku shpalosen para lexuesve vlerat sa më objektive dhe korrekte për shkrimet e këtij krijuesi nga kritiku Prof.Dr. Faik Shkodra.
Prej gjithë kësaj që tha deri tani për tri librat me vështrime kritike të Prof. Shkodrës, mund të themi lirisht se lexuesit, kerijuesit dhe intelektualët tjerë do të gjejnë shumëçka interesante pse jo edhe shumëçka që në të ardhmen do t’u hyjë në punë studiuesve, gjurmuesve të letërsisë e në veçanti poetëve të cilët do të mësojnë shumëçka për vlerat e librave dhe shkrimeve në përgjithësi…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi