Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument)

Shko poshtë

Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) Empty Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2016 8:09 pm

Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument)


Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) Naim-ternava-1437_1476521088-2433166


Ndonëse tash e quan terrorist, dikur Naim Tërnava i botonte libra dhe thurte lavde për Fetullah Gylenin


Kreu i Bashkësisë Islamë të Kosovës, Naim Tërnava, kishte thënë organizata e tij nuk ka bashkëpunuar me Fetullah Gulen, të cilin e quan edhe terrorist.

Megjithatë, Tërnava dikur nuk mendonte kështu. Librin e Fetullah Gulenit të titulluar “Rrugët e Udhëzimit në Ide dhe Jetë”, e kishte botuar Naim Tërnava.
Gjithashtu, Tërnava që ka thënë se Gulen është terrorist, koment ky i dhënë në një samit të klerikëve myslimanë nga 35 shtete të botës, pjesë e së cilit ishte edhe presidenti turk Erdogan, në librin e Gulenit thuri vargje të bukura drejt tij.
Gazeta Express i ndan ca vargje nga parathënia e Naim Tërnavës në librin e Fetullah Gulenit.
“Shtëpia botuese "Dituria Islame" në vazhdën e botimeve të saj, për ju do vë në dispozicion "Rrugët e udhëzimit në ide dhe jetë" të dijetarit të njohur turk me përmasa ndërkombëtare, Fetullah Gulen”, shkruan në fillim të parathënies Tërnava.
Ndër tjerash, Tërnava tregon se idetë dhe mësimet e Gulenit kanë depërtuar dhe janë përqafuar nga katër anët e botës.
“Po ashtu është evident dhe tashmë i njohur e i dëshmuar kontributi i Fetullah Gulenit në shtytjen që i ka dhënë kulturës së dialogut në mes të feve....”, ka shkruar Naim Tërnava. /GazetaExpress/

Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 3_1476518135-9442394Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 2_1476518103-9262247Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 4_1476518108-942664Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 5_1476518112-8065525Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 6_1476518118-6564012Kur Naim Tërnava botonte librat e “terroristit” Fetullah Gulen (Dokument) 1_1476518098-4263853
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi