Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edmond Ekrem Krasniqi - Sundimtari Hashim Thaçi, Al-Bin Kurti dhe Gjykata Speciale për UÇK-në

Shko poshtë

Edmond Ekrem Krasniqi - Sundimtari Hashim Thaçi, Al-Bin Kurti dhe Gjykata Speciale për UÇK-në Empty Edmond Ekrem Krasniqi - Sundimtari Hashim Thaçi, Al-Bin Kurti dhe Gjykata Speciale për UÇK-në

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 18, 2016 10:45 am

Edmond Ekrem Krasniqi - Sundimtari Hashim Thaçi, Al-Bin Kurti dhe Gjykata Speciale për UÇK-në

Edmond Ekrem Krasniqi - Sundimtari Hashim Thaçi, Al-Bin Kurti dhe Gjykata Speciale për UÇK-në Auto_hashim-eek-albin1476707355

Foto ilustrim

Jeni të ka kapur që të dy, ka shumë vite nga KGB-ja dhe Vlladimir Putini i cili po e shantazhon Evropën me luftën e III-të botërore në Ballkanin Perëndimor (Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë) për të kapur edhe Rusia si edhe perëndimorët dhe Izraelitët burimet energjetike (naftë dhe gaz) në Lindjen e Mesme...sepse Moskës po i shtjerren burimet e saj gradualisht...
Hasho Sundimtari, ja unë përsëri, siç Al-Bin Kur-ti më ka quajtur ‘agjent’, kur ka menduar në të PDK-së tënde të krimbur e cila po spastrohet falë Zotit PELLAZG të Paqes.
Nuk e kam përcjellë hiç fare monologun tënd të ‘jashtëzakonshëm’ në ora 15 të javës së kaluar me popullin tim të shkretë Dardanë.
Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet e hershme në Kosovë ti personalisht nëpër konferenca të tilla dhe pas shpine, si zakonisht, u gjuan hi dhe pluhur kundërshtarëve tuaj personal Brenda partis dhe atyre të tjerëve në koalicionin qeveritar që po të dëbojnë gradualisht nga kolltuku i sundimtarit të fëlliqur dhe kriminal deri në fyt me ndihmën e Berlinit dhe Washingtonit.
Kosova e Dardanëve nuk do po të duron më o Hasho Sundimtari i kapur.
Kosova (Dardania) po përzë me shqelma të saj e me vajin e heshtur të nënave me dhembje të heshtura në shpirt krejt George Washingtonat dhe George Klunat si ti.
‘Ftesat’ tua dinake prej gjarpri për të luftuar krejt krimet e pretenduara në Kosovë mua nuk më bënë përshtypje hiç aspak.
Nuk u bëjnë përshtypje fare hiç as Dardanëve që po të dëbojnë nga kolltuku më i lartë i Kosovës (Dardanisë) të cilën e ke robëruar dhe kapur (do të thoshte Al-Bin Kur-ti ) ti vet që nga 12 Qershori 1999, e pak më herët edhe kur bëre puç Brenda UçK-së, pikërisht siç të tha Ibrahim Kelmendi i cili e ka humbur zërin nga kanceri në fyt duke thirr ka sa kohë që e vërteta për ty të dal në shesh.
Këto tema-ftesa tua janë dashur që të bëhen kusht ndaj SHBA-së dhe BE-së kur e ke votuar Gjykatën speciale për Kosovën dhe UçK-në … oooo Hasho. Por ti nuk e  bërë këtë sepse të ka kapur një shërbim i moçëm i fshehtë i një superfuqie botërore.
Ti mund të gjendesh edhe personalisht në bankën e të akuzuarve.
Iu lutem krejt Zotërave të Luftërave të krejt religjioneve që t’i të jesh atje i pari. Por ata janë zotëra të luftërash...apo jo...? Ata janë kriminelë vrasës apo jo ?
E vërteta është më pak e rëndësishme se rezultati, është një shprehje që lexova këto ditë në një libër të një autori gjerman të përkthyer në frëngjisht.
Po erdhe atje në Hagë, 120 km nga atje ku unë jetoj, Bruksel, kjo mua do të më konvenojë jashtëzakonisht sepse besoj se përsëri do të bëjmë ndonjë intervistë për euobserver.com, por me kusht që të më shikosh drejt në sy kësaj here.
I thuaj edhe Al-bin Kur-tit që të më shikojë në sy herën tjetër kur unë do jem i veshur me uniformë polici të Republikës së Kosovës (Dardanisë) së Robëruar, kur ai në protestën e radhës kundër Gjykatës Speciale do të jetë në krye të turmës së bukur të djemve dhe vajzave të shpërlarë-truri nga pikërisht ju të dy; vëllezërit Siamez pra, njëri në ‘pushtet’ e tjetri në ‘opozitë’.
Në këtë demonstrate pra kësaj here jam i sigurt se ‘Skenderbeu’ i Al-bin-it, pra Fisnik Ismaili nuk do të më tërheq zvarrë siç më ka tërhequr në vitin 2012 në protesën kundër importimit të mallit të Serbisë në Kosovë që e pat organizuar vet ‘vëllai’ i yt Siamez i Vetëvendosjes (VV).
Ooooo… çfarë gënjeshtrash këto demonstrata… të ish-kreut të VV-së.
Javën e kaluar atje në Dukagjinin e Lekës, dikush (me emër e mbiemër) më tha se një deputete e VV-së i paska ofruar ‘mall falë’ një tregtari po të këtij rajoni.
Si ndjehesh o Al-bin Djalli në këto çaste kur po të shpalos këtë « Sekret Publik »  për kamionët e rrotulluar të Serbisë ? Jam unë vet ‘Agjenti’ që po të pyes nga Klina e Lekë Dukagjinit.
Të ftoj në konferencë të përbashkët shtypi të më përgjigjesh në këtë pyetje prej agjenti, siç do të thuash ti. Më lajmëro në telefonin 045 480 677 kur ta kesh thirrur këtë konference në zyret tua të VV-së në Prishtinë.
T’i kthehem pak Hasho Sundimtarit.
Ju të dy, Al-Bin dhe Hashim, jeni të vetmit qenie njerëzore që nuk më keni shikuar drejt në sy… deri më sot.
Ish-Shefin e ShIK-ut, Kadri Veselin po e pres që të takohem këtyre ditëve për një intervistë të përbashkët me disa kolekë gazetarë nga Brukseli…Edhe atij do t’ia bëjë këtë testim së shpejti…me sytë e mi prej ‘agjenti’.
Isa Mustafa më ka shikuar në sy në Brukel vitin e kaluar, në prezencë të motrës sime Vlora Dumoshi…
Madje Kryeministri Mustafa më ka afruar karrigen që të ulem pranë tij…Rrofsh sa malet o Miku i im nga Llapi. Jam Dhëndërri i Kompozitorit të Madh të Dardanëve të muzikës klasike, e vllaut tim Mendi Mengjiqi nga Lupçi i Epërm, i cili po të pret në kalanë e tij të vogël të të flas pak për Oratoriumin e Nënës Dardane: Gonxhe Bojaxhiut, të Dërguarës Dardane të Zotit Pellazg të Paqes dhe Dashurisë. Ky është numri i tij 044 206 534.
Gati se e harrova çështjen e Gjykatës Speciale në Hagë…
Por kurrë është vonë apo jo Hashim KGB-ja e Rusisë ?
Meqë parlamenti i Kosovës është institucioni më i lartë i Kosovës, pra edhe presidenca e jote, ti duhet të kërkosh nga ish-partia e jote (PDK), LDK, AAK/Nisma, VV dhe deputetët e pakicave dhe të të pavarurve që të kthejnë ligjin e Gjykatës Speciale në parlament dhe ta freskojnë, e që në të të shtohen këto fjalë: që gjykata të merret me kreut krimet e bëra (të pretenduara pra) nga të gjithë, pra edhe ato të Serbisë gjatë luftës 1998-1999.
Nuk i sjellë Aleksandar Vuciçi gjeneralët dhe deputetët e tij në gjykatat e Kosovës dhe të EULEX-it në token e gjorë të Kosovës Dardane... oooo Hasho Gjarpëri i KGB-së. Nuk e lejon KGB-ja Vuçiçin e Ivica Daçiçin të Sllobodan Millosheviçit.
Bashkimi Evropian po harxhon taksat e qytetarëve evropianë kot së koti, kur po ngrit aktakuza si ajo për rastin e Krushës së Madhe dhe siç po bëhet gati edhe për rastin e Kralanit të Gjakovës për 86 të ekzekutarit e komunës së Klinës nga policët e Millosheviçit, tash të Daçiçit dhe Vuçiçit.
Ua thuaj këtë ambasadorëve evropianë dhe atij amerikan (edhe amerikanë ka në EULEX) e mos gënjejnë më se na ngope me gënjeshtra kur po flet për ‘drejtësi’.
Drejtësi…çfarë shakaje dhe gënjeshtre e kulluar kjo fjalë e qenies njerëzore të djallëzuar e të ndotur nga fuqia e parasë,  idesë më të turpshme të Zotërave të Luftërave të të gjitha feve të deritashme.
‘Justice is not Just’. Drejtësia nuk është e Drejtë pra, sepse atë e vendos qenia e kafsha e poshtër njerëzore - krijesa e mbarësuar së koti e zotërave të dehur të luftërave dhe prostitutave të tyre në haremin e tyre atje lartë mbi qiell që na morën në qafë neve të tjerëve duke e luftuar ata ZOTIN PELLAZG TË PAQES, i cili megjithatë nuk po dorëzohet.
Dhe nuk do të dorëzohet kurrë.... Kurrën e kurrës sepse ai e ka zemrën dhe mendjen e paqes , pasurinë më të madhe të këtij globi të okupuar nga krejt zotërat kriminel të deritashëm.
Por me këta zotëra kriminelë një ditë do të merret Gjykata e Pellazgëve të Paqes. E deri atëherë ti, Hashim Thaçi, do të tmerrohesh duke tentuar që të gjesh fatin tënd midis kolltukut të tashëm këtu nëpër Kosovë dhe çelisë atje në Hagë të Holandës.
Pra Hasho, je vonuar dhe u drejtove një adrese të gabuar në konferencën për media në Prishtinë, kur ia drejtove gjykatave të Kosovës…asaj dite dhe atij momenti kur ish-vllau i yt Siamez, Kadri Veseli (Luli) po çante hallet e minatorëve të Trepçës së Dardanëve Kosovarë.
Por kurrë nuk është vonë Hasho. Apo jo?
Veshi pantollonet o Hasho… e mos u friko nga Dick Marty. Të lutem Hasho, mos manipulo me qyetarët e Kosovës e as me BE dhe SHBA. Mos u frikëso nga KGB-ja më. Të mbrojnë Nënat e krejt Dardanëve kosovarë nga shefat e tu të KGB-së. Edhe ti je djali i tyre i dështuar.
Por ato përsëri të duan, sepse janë bijat e Zotit Pellazg të Paqes të cilat falin dhe nuk ndëshkojnë bijtë e tyre të kapur nga KGB-ja… Pyete nënën tënde po deshe nëse të ka ndëshkuar ndonjëherë kur ke bërë sherr kur ishte i vogël dhe nëse po, nëse të ka përkthelur përsëri…Nënat tona Dardane dinë të falin o Hashim Krimineli i Rusisë.
Jam fqinji i yt nga Kpuzi i Klinës që po të flas. Por në Hagë dua të të shoh… Këtë dëshirë e kam tash për tash për ty…
E deri atëherë kape për fyti Vuçiçin, Daçiçin, Serbinë e kriminelët e saj të lirë (po guxove) dhe ndryshoje e freskoje ligjin e Gjykatës Speciale për UçK-në…
Vetëm kështu do të jesh i falur ndoshta nga nënat Dardane nga vetëvrasja publike që do të bësh një ditë…midis Broje…aty ku bëhen dardhat më të mira dardane.
Bëhu burrë Dardan … oooo o Hashimi i Drenicës së Kuqe.
Bindi ‘partnerët’ ndërkombëtarë (BE dhe SHBA) që të mos harxhojnë para koti vetëm për UçK-në që e pate kapur dikur dhe përvilju detyrës tënde të fundit prej ‘patrioti’ e kriminelët e Serbisë i dërgoni atje në Hagë… në Gjykatën për Kosovë dhe Serbi.
Ky është ‘deficiti patriotik’ që të ka mbetur të përmirësosh o Drenicak i hutuar dhe i kapur nga KGB-ja e Rusisë. Edhe Vuçiçi e Daçiçi janë të kapur, me dëshirë apo me zor, kjo aspak nuk ka rëndësi…
Edhe emrin mund t’ia ndryshosh kësaj gjykate o Hasho Frikacaku nga Drenica Trime.
A ke guxim ti dhe partnerët e ish-partisë tënde dhe partive opozitare që të ‘rroken’ me ambasadorët perëndimorë dhe shefat e tyre që krimet e Serbisë të gjykohen në Hagë në gjykatën e re (për Kosovën dhe Serbinë) ?
Pak me vonëse, por Jakup Krasniqi ua ka thënë troç BE-së dhe SHBA-së ne euobserver.com me shkrimin: Kosovo tribunal must investigate Serb crimes .
Unë personalisht mendoj se ti nuk e ke këtë guxim më sepse të ka kapur ka shumë vite KGB-ja e luftës së III-të botërore të cilën po synon që ta provokojë Vladimir Putini në Ballkanin Perëndimor (Bosnjë, Mal të Zi apo në Kosovë) për të kapur edhe ai, si edhe perëndimorët, burimet energjetike (naftë dhe gaz) në Lindjen e Mesme.
Shpërthimi i luftës së tretë botërore në Maqedoni u parandalua përkohësisht në Kumanovë nga SHBA dhe Gjermania. Vladimir Putin dhe KGB-ja aty dështuan …përkohësisht.
Më bind të lutem se e kam gabim. Sepse unë dëshiroj, SINQERISHT që ta kem gabim e ti të dalësh ‘fitimtar‘ duke shkuar vullnetarisht në Gjykatën e re të Hagës për Kosovën dhe t’ia kthesh shpinën Putinit e ndërkohë t’ua kthesh dinjitetin viktimave të luftës, familjarëve të tyre të cilët ti dhe banda jote plot 17 vite i keni goditur rëndë duke i shndërruar në konsumatorë dhe klientë të 382 million EURO mallërash serbe (importi viti 2015) të helmuar në laboratorët prodhues të KGB-së nëpër Serbi.
Këto mallëra, sipas një deputeteje të VV-së dhe një kolegu të saj po ashtu nga Klina, mund të shkarkohen falas nga vet VV-ja e Al-Bin Kur-ti nëpër vetëshërbimet e krejt Kosovës.
Hasho, populli i gjorë Dardanë, me kokë të ulur dhe qafë të zgjatur e me krenari të ndrydhur, të cilin e ke shqelmuar me qizmen tënde ruse që nga Broja e jote (pra aty ku bëhen dardhat e mira) e deri në të katër anët tjera të Kosovës që pas 12 qershorit 1999 është institucioni i vetëm për mua.
Ky institucion, ata që po dalin në votime e ata që nuk po dalin, ka për të të gjykuar ty me dorë të veten nëse ti nuk shkon këtyre ditëve vullnetarisht në Gjykatën e Hagës për Kosovën dhe Serbinë, pasi që ta kesh freskuar ligjin për të në parlamentin e Kosovës së kapur.
Dardanët e ndrydhur tashmë të kanë gjykuar, por ti nuk je duke e vërejtur sepse je bërë tapë nga pushteti që po të mbetet në fyt.
Ky pushtet do të marrë frymën këtu nëpër Dardani apo atje në Hagë…zgjedhja është e jotja…
Kjo është vota e fundit që të ka mbetur para zgjedhjeve të hershme parlamentare që po afrohen shumë shpejtë.
Por i njëjti popull më nuk do të protestoj për ty dhe për askënd tjetër si ti të kapur nga Vladimir Putini.
Po deshe ta matësh veten se ku je, thirre një referendum nëse do që të konfirmosh postin që ta dhuruan BE dhe SHBA, për të të larguar nga fuqia e vërtetë e pushtetit: qeverisë, të cilën tash po e mbajnë së bashku Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.
Serbia të ka falur ty aktakuzën, por jo edhe policit, ‘kushëririt’ tënd dhe qindra ish-ushtarëve të tjerë të UçK-së.
Por ky popull është duke të të ngjeshur aktakuzat e rënda e të shumta për të cilat ti kurrë nuk do të lirohesh.
Ke dështuar Hasho.
Të ftoj në një duel televiziv, në cilin do television që të duash , por në transmetim të drejtëpërdrejt po deshte të të jap detajet e këtyre aktakuzave që po të renditen nga ky popull evropian dhe nga kjo Kosovë në vaj, të cilën ti e ke shndërruar në Kosovë Afrikane. Më falni o popull i robëruar afrikanë për këtë krahasim të imponuar dhe jo korrekt.
Shihemi në Ferr Hasho, sepse edhe unë e kam vendin aty po aq sa edhe ti, sepse me 28 Maj 1999, në ora 11:00 dola të të marrë me veturën e së ndjerës senatores belge Anne- Marie Lizzin, kur në kufirin belg të solli shërbimi i fshehtë françez.
Ky shërbim, të përkujtoj se asaj kohe ishte i dirigjuar dhe nën kontrollë të plotë nga socialistët e François Mitterrand, një evropiani pro-rus të madh, po ashtu argat i Rusisë së KGB-së.
Pyeti kolegët e tij ende gjallë, Hubert Vedrin-in dhe Jacque Attali, nëse Franca e tij dhe shërbimi i fshehtë françez (krerët e asaj kohe) ishin pro-amerikan apo pro-rus.
(…6 vazhdimet tjera në ditët e ardhshme)


(Autori është një ish-shërbëtor i UçK-së tash gazetar në Bruksel, themelues i agjensionit të lajmeve në gjuhën angleze dtt-net.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi