Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Shqipëri triumfon e djathta

Shko poshtë

Në Shqipëri triumfon e djathta Empty Në Shqipëri triumfon e djathta

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:43 pm

Në Shqipëri triumfon e djathta



18 vjet pluralizëm në Shqipëri, pas rënies së Diktaturës komuniste (majtiste) e djathta shqiptare fitoi me hapa të vegjël përballë sfidave të rrezikshme majtiste që ishin konvertuar në “demokratë socialistë”.Tashmë po afrohet dita (koha) e fitores definitive të së djathtës shqiptare. Një fitore e madhe e së djathtës, jo vetëm në kuptimin e marrjes së pushtetit, por ndryshimit të vërtetë të vetëdijes qytetare në atë nacionale, shqiptare.
Në Kosovë gati të gjitha paritë e mëdha politike, si: LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, LDD-ja po deklarohen si parti të djathta.
Pra në Kosovë nuk ka më ardhmëri shoqëria civile (socialiste) por shoqëria nacionale, shqiptare, si kudo në vendet më të civilizuara të botës moderne.
Fitorja e së djathtës në Shqipëri do të jetë fund i një tip majtizmi të konceptit politik internacionalist të partive të majta shqiptare.
Fitorja e krahut të djathtë do t’i obligojë majtistët e sotëm të Shqipërisë që edhe ata të bëjnë reforma, jo djathtas, por së paku të përpiqen të bëhen majtistë të modelit evropian, e jo si janë sot, majtistë të modelit pansllavist. Të dielën (nesër) në Shqipëri do të shpallet fitorja e Partisë Demokratike të Sali Berishës në zgjedhjet kombëtare 2009.
Duke bërë një kronologji të ngjarjeve dhe të kthesave të forta në biografinë e re të demokracisë së Shqipërisë pas rënies së Diktaturës, do të mund të themi lirisht se ajo kaloi kalvarin e saj në përpjekjen (edhe të përgjakshme) të forcave majtiste për ta “konceptuar” modelin e demokracisë shqiptare sipas ballkanokomunizmit që ndryshe quhet “imperializëm ortodoks”, sipas platformave politike të partive socialiste ballkanike, si ajo e Milosheviqit në Serbi.
Mbase është koha, kaq orë para rezultateve të zgjedhjes, t’i përkujtojmë tashmë se janë të qarta dhe konkrete aleancat me partitë e majta të Shqipërisë me “simotrat” e tyre ballkanike, si dhe ideologjinë transparente të kozmopolitizmit të tyre, për “Ballkaninë - ballkanasve”.
Në kontinuitet 20-vjeçar kemi dëgjuar deklarime pompoze të socialistëve mbi rrugën e Shqipërisë (nëpër Athinë, Pllumbi) dhe kryeqytetin e Kosovës në Beograd (Nano).
Është fakt se deklaratat e tilla që shprehin koncepte ekzakte ideolologjike të majtistëve, ka kohë që janë rrudhur, ose kur thuhen, përdorin “metaforikën” e zhargonit sllav të përkthyer shqip. Këta tipa që ia dhuruan Çelësin e Artë të Tiranës Goran Bregoviqit, socializmin e Evropës e kanë model të Totalit dhe Bilinguerit, Sartrit dhe stalinistëve të këtij tipi.
E majta në Shqipëri nuk e fsheh platformën e saj kozmopolite, pikërisht sot kur vendet fqinje ballkanike jo vetëm që deklarohen kundër çdo gjëje shqiptare, sidomos kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës, por ata veprojnë haptas në aleancën ndërkombëtare antishqiptare nëpër forumet më të mëdha të organizatave politike botërore, siç janë BE-ja, OKB-ja, etj.
Majtistëve të Shqipërisë duhet t’ua përkujtojmë se enveristët e Kosovës nuk kanë qenë dhe (nëse ka ende) nuk janë internacionalistë, por janë nacionalistë, sepse ata 50 vjet me radhë e organizuan ilegalen e Kosovës kundër Serbisë terroriste, organizuan demonstrata të pareshtura që morën katarsisë me 1968 si dhe 1981, dhe më në fund luftën e UÇK-së për çlirimin kombëtar të Kosovës nga terrori i okupatorit serb.
Lëvizja Çlirimtare e Kosovës ka filluar menjëherë pas vitit 1948, dhe programi i saj ka qenë çlirimi kombëtar, nacional. Kështu, sido që kosovarët janë “dizajnuar” ideologjikisht, majtas a djathtas, ata kanë luftuar për çlirim kombëtar, që do të thotë nacional, kanë bërë luftë nacionalçlirimtare! Kurse majtistët e Shqipërisë, kurrë jo, ata luftuan për internacionalen e jo për nacionalen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi