Jep dorëheqje kryeministri i Malit të Zi, thotë se Rusia përgatiti puçin e dështuar
Faqja 1 e 1
Jep dorëheqje kryeministri i Malit të Zi, thotë se Rusia përgatiti puçin e dështuar
Jep dorëheqje kryeministri i Malit të Zi, thotë se Rusia përgatiti puçin e dështuar
Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviçi, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Ai ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kryeministri Millo Gjukanoviq tha të martën se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Rusia ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e Gjukanoviqit që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që liderët opozitarë kanë zhvilluar vizita të shpeshta në Moskë, në prag të votimeve.
Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviqin.
Udhëheqësit opozitarë kanë kundërshtuar, duke e akuzuar Gjukanoviqin – partia pro perëndimore e të cilit ka fituar në zgjedhje por nuk ka arritur që të sigurojë shumicën parlamentare – se ka manipuluar me pretendimet për puçin e dyshuar, me qëllim të zgjatjes së dominimit të tij prej një çerek shekulli në politikën malazeze.
Brenda orëve kur e implikoi Rusinë në puç, Gjukanoviqi paralajmëroi se po tërhiqej dhe nuk do të vazhdojë si kryeministër. Partia e tij Demokratike e Socialistëve paralajmëroi se do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Maroviçi, për ta zëvendësuar.
Në mesin e të arrestuarve në puç ishte edhe ish komandati i forcave special të Serbisë.
Gjukanoviq tha se autoritetet do të hetojnë shkallën e përfshirjes në puçin e pretenduar të Rusisë dhe të Serbisë. Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia pas një votimi për pavarësi në vitin 2006.
“Nuk duhet të ketë panik. Do të gjejmë faktet”, tha Gjukanoviq.
Rusia ka nisur një fushatë propagande për të mbajtur edhe Malin e Zi edhe Serbinë, që po kërkon anëtarësim në BE, brenda sferës së saj të ndikimit. Të dyja vendet janë aleate tradicionale të Rusisë.
Pas mohimeve të para për përfshirjen e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se një numër i pasaktësuar i njerëzve janë arrestuar në Serbi, që ofron dëshmi për puçin në Mal të Zi.
Vuçiq tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin. (REL)
Përgatiti: Arbër Vllahiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi