Djali i Ramiz Hoxhës: Limaj ishte te vendi i vrasjes dhe pa kufomën

“Ai ka shkuar ditën e xhumasë për t’u falur në xhami. Në Bellanicë kanë qenë diku rreth 200 veta duke u falur. Pak para se të kryhej ceremonia, kanë ardhur katër persona me maska dhe kanë zënë derën e xhamisë. Në pikë të ditës, ora 13:00. I pari del te dera axha im dhe ata i thonë që kthehu ti se ne po kërkojmë Mulla Imerin, imamin e xhamisë. I dyti del babai im, Ramiz Hoxha, përsëri i thonë edhe atij fjalët e njëjta. Bëhet një rrëmujë aty. Ata ishin me uniforma të UÇK-së”, ka rrëfyer Fadil Hoxha në 'Interaktiv' të KTV'së atë që i kanë treguar dëshmitarët.
Ai më tej tregon se Ramiz Hoxha ka thënë se duhet qetësua gjakrat dhe i ka ftuar që të shkojnë në odën e tij, ku do ta takonin edhe hoxhën.
“Në atë moment fillojnë bisedat e vrazhda. Njëri hedh bombë ndër makinë të tyre, por bomba nuk eksplodon, e prej mllefit ata binë dakord që të shkojnë në odë bashkë, baba, axha dhe një kushëri. Kanë hyp në kerr pa dhunë pa asgjë. Shtëpia ka qenë 300 metra larg. Në vend se të ndalen te shtëpia jonë, ata kanë vazhduar rrugës teposhtë në ndalje të fshatit”, ka treguar Fadil Hoxha.
Kur kishin vazhduar me makinë teposhtë, atëherë ata kishin filluar të shkrepnin armët në ajër dhe para daljes së fshatit i zbresin kushërinin dhe axhën, duke u thënë se kanë për të treguar diçka për hoxhën.
“Ata zbresin dhe makina nuk shkon në të majtë kah Temeçina, por në të djathtë kah Baja. Kur merr vesh vëllau u shkon mbrapa me makinë dhe me armë me vete. Pas një kilometre e kanë parë Fatmir Limajn në rrugë dhe kanë biseduar me të. E ka pyetur vëllau dhe ai ka thënë se nuk e di. Rrugën e kanë vazhduar për në Kravasari, e aty e kanë parë babën dhe një person tjetër të vrarë”, ka treguar Fadil Hoxha, transmeton koha.net
Pas vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, Enver Hoxha, djali i Ramizit ka shkuar aty me një kushëri dhe ia ka lënë një automatik kushëririt që t’i ruaj kufomat derisa ky të shkojë në shtëpi për t’ua dhënë lajmin.
“Aty më pas ka shkuar Fatmir Limaj me një person tjetër dhe i ka marrë armën kushëririt. Ai e dinë vet dhe i ka parë kufomat”, ka thënë Fadil Hoxha.
Prej aty Limaj, sipas Fadil Hoxhës, është larguar pa asnjë fjalë dhe kurrë më nuk është paraqitur te kjo familje, që të paktën të tregonte se si dhe pse ndodhi.
Fadil Hoxha, djali i Ramiz Hoxhës, për vrasjen e të cilit sot Fatmir Limajt i ka shkuar një aktakuzë, ka treguar në një paraqitje televizive për ditën e vrasjes së babait, 2 nëntor 1998.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi