Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit

Shko poshtë

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit Empty Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2016 8:10 pm

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit
Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit Auto_nehat1478019217

Nehat Thaçi


Lirohet Nehat Thaqi

(E plotësuar) - Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.
Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Lirimin e Thaqit e kishte konfirmuar, menjëherë pasi u morr vendimi, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj. 
Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.
Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd. 


Lirohet Nehat Thaqi


Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar, Bashmir Xhemaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
"Zoti Thaçi shumë shpejt do te vijë në Kosovë dhe do t'i bashkohet familjes", tha shkurt Xhemaj.
Thaçi ishte arrestua më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.
Atij, autoritetet e drejtësisë në Serbi, i patën caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi