Ministri Yagcilar e lufton Gylenin, kryeministri Mustafa nuk i përzihet

Qeveria e Kosovës nuk komenton deklaratat e ministrit të saj, Mahir Yagcilar, që një ditë më parë deklaroi se kundërshtari i presidentit turk Erdogan, Fetullah Gulen është eksponent i rrezikshëm.
I kontaktuar nga Gazeta Express për të folur për qëndrimet e ministrit turk të Administratës Publike në Qeverinë e Isa Mustafës, zëdhënësi i këtij të fundit, Faton Abdullahu, më shumë ka folur për raportet e Kosovës me Turqinë.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë raporte shumë të mira, në sfera nga më të ndryshmet, me shtetin mik Turqinë”, tha Abdullahu.
“Përkundër turbulencave atje, ne dëshirojmë që Turqia të ketë stabilitet në rritje dhe të vazhdojmë ta kemi partnere të qëndrueshme ashtu sikundër ka qenë edhe deri më tani”, u përgjigj tutje me mesazh zëdhënësi i Qeverisë.
Por, Abdullahu nuk është përgjigjur nëse qëndrimet e ministrit Yagcilar se Fetullah Gulen paraqet rrezik për shtetin turk, janë në të njëjtën vijë me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrisë. Duke pasur parasysh se ndikimi i Gulenit është i shtrirë edhe në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit përmes shkollave dhe kolegjeve private.
Ndryshe, ministri i MAPL-së, Mahir Yagcilar, gjatë një ekspozite me foto të grushtshtetit të dështuar në Turqi, që u hap të martën në Prishtinë, foli kundër Lëvizjes Gulen, e cila po përndiqet nga presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan, me arsyetimin se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa puçit të muajit korrik.
“Turqia në ankthin e natës së 15 korrikut ka treguar edhe një herë forcën e saj si shtet demokratik së bashku me presidentin Recep Tayip Erdogan, popullin dhe deputetët përkundër tentimit për predispozim. E gjithë bota duhet ta njohë dhe të dijë për tentim puçin e organizuar nga organizata FETO, duhet të tregojmë se ata janë të rrezikshëm”, citohet të ketë thënë ministri turk i Qeverisë së Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi