Disa nga përdoruesit e drogave në Kosovë kanë qenë pjesëtarë të ISIS-it

Pjesëtarë nga Kosova që shkuan të luftojnë për organizatën terroriste "Shteti Islamik", janë edhe përdorues të drogave në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Safet Blakaj, drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”.
Narkomania në Kosovë, po bëhet dukuri gjithnjë e më shqetësuese. Sipas drejtuesve të qendrave që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, më së tepërmi shqetëson fakti se është shtuar numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike. Por, përdorues të drogave nga Kosova janë edhe pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Këtë e ka thënë për Radio Kosovën Safet Blakaj drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, e cila merret me parandalimin e abuzimit të drogave.
“Janë disa prej klientëve tanë të cilët kanë qenë ose janë në luftërat në Siri, pra janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Disa nga ta kanë tentuar të shkojnë, disa të tjerë kanë mbërritur atje dhe ne i kemi në regjistrin tonë. Natyrisht, është një numër i vogël por sido që të jetë janë pjesëmarrës në këto luftëra”, tha ai.
Përdoruesit e drogave në Kosovë janë të moshave të ndryshme. Njëri prej tyre, në kushte anonimiteti, rrëfehet për Radio Kosovën se si filloi me përdorim të marihuanës dhe përfundoi në heroinë.
“Kur i kam pasë 15 vjet kam filluar me pi marihuanë. Në moshën 18-vjeçare, një shok i imi, përdorues i heroinës më nxiti që të përdorë heroinën dhe për tri vjet e kam përdorur vazhdimisht drogën heroinë”, tha ai.
Safet Blakaj thotë se përdorues të drogave janë të njohur për mobilitet që nënkupton lëvizje brenda dhe jashtë vendit. Në bazë të evidencave që ka Qendra Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” janë një numër i përdoruesve të drogave që kanë emigruar së fundi në shtetet e perëndimit, por që as atje nuk kanë zënë vend.
“Kur ishte vala e migrimit para dy vjetësh, kur qytetarët iknin nga Kosova për në shtetet e perëndimit, prej regjistrit tonë, kanë qenë 54 përdorues të drogave, disa me familje e disa pa familje që kanë emigruar jashtë vendit”, deklaroi Blakaj.
Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Sipas statistikave të Policisë, deri në fund të nëntorit janë konfiskuar rreth 700 kg marihuanë dhe janë arrestuar rreth 700 persona. /RTK

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi