Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JENS THURAU - Alarm i shkallës së fundit - Angela Merkel dhe Turqia

Shko poshtë

JENS THURAU - Alarm i shkallës së fundit - Angela Merkel dhe Turqia Empty JENS THURAU - Alarm i shkallës së fundit - Angela Merkel dhe Turqia

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 03, 2016 9:03 pm

JENS THURAU - Alarm i shkallës së fundit - Angela Merkel dhe Turqia

JENS THURAU - Alarm i shkallës së fundit - Angela Merkel dhe Turqia Auto_19525588_3031478180155

Merkel Erdogan

"Alarmuese në masën më të madhe". Kështu shprehet kancelarja Angela Merkel për arrestimet në Turqi. E humbi Turqia përfundimisht besimin e Merkelit?


Të hënën e kësaj jave, kur u arrestua bordi drejtues i gazetës "Cumhuriyet" në Turqi, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh se Gjermania është mjaft e shqetësuar. Liria e shtypit është tejet e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, kreu i Të Gjelbërve, Cem Özdemir u shpreh se nuk ka më liri mendimi në Turqi dhe se ky vend nuk mund të bëhet më anëtar i BE-së. "Kush do të fusë dënimin me vdekje, mund të bashkohet me Korenë e Veriut, por jo me Bashkimin Europian." Fjalë të qarta.
Njëri flet për qeverinë, tjetri për opozitën. Këto janë role të ndryshme. Por ndërkohë kancelarja e ka kuptuar, se Gjermania dhe BE duhet që zhvillimeve në Turqi t'ua vënë emrin ashtu si e kanë. Tani ajo flet për zhvillime në masën më të lartë shqetësuese.


Heshtja ka arsye


E trishtueshme. Shumë alarmuese. Këto janë fjalë të qarta, që shumë kanë dashur t'i dëgjojnë prej kohësh nga kancelarja gjermane. Fakti që asaj iu desh shumë kohë, ka dy arsye: Politika e refugjatëve të BE-së dhe lidhjet e veçanta me Turqisë dhe Gjermanisë.
Kriza e refugjatëve: Merkel është e varur nga Turqia në krizën e refugjatëve. Marrëveshja me Turqinë është struktura e vetme, mbi të cilën është mbështetur Merkel. Tani ministri i Jashtëm Cavusoglu kërcënon me prishjen e saj, nëse nuk bëhet realitet liberalizimi i vizave për turqit. Por kjo nuk do të ndodhë, nëse Europa nuk do ta humbasë tërësisht fytyrën para Erdoganit. Tani që Merkel gjen fjalë të qarta për mënyrën e veprimit ndaj gazetarëve, duket si një indikator që edhe ajo nuk beson më në lidhje me Ankaranë në çështjen e refugjatëve. Ende nuk dihet se si duhet të formësohet një politikë e re për refugjatët.
Por hezitimi i gjatë i Merkelit ka të bëjë edhe me lidhjen e veçantë të Gjermanisë me Turqinë. 4,5 milionë turq apo gjermanë me origjinë turke jetojnë në vend. Nëse vendlindja e tyre kthehet në një diktaturë, kjo ka pasoja për Gjermaninë. Merkel e ka ditur këtë. Nëse hezitimi i saj ka këtë kontekst kjo është e shpjegueshme.


Perspektiva e BE-së për Turqinë është histori


Por vetë kancelarja nuk ka qenë asnjëherë përkrahëse e idesë së pranimit të Turqisë në BE. Në mandatin e saj u përdor koncepti magjik i "partneritetit të privilegjuar", që nuk do të thoshte gjë tjetër, veçse skepticizmin për një anëtarësim të plotë. Për një kohë të gjatë konservatorët gjermanë (edhe në vende të tjera) nuk mund ta përfytyronin të pranonin një vend mysliman si anëtar të BE. Nën qeveritë e mëparshme turke, shanset të paktën ekzistonin. Nën qeverinë aktuale jo më. Kjo është histori e shkuar tanimë. Nuk mund të ketë dy mendime për atë që po ndodh në Turqi. Prandaj reagimet e qeverisë gjermane dhe të opozitës tani janë përafruar./dw
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi