Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i VV-së Astrit Dehari?
Faqja 1 e 1

Astrit Dehari
(E plotësuar) - Sipas burimeve të DritarjaOnline, ka ndërruar jetë në burgun e Prizrenit, aktivisti i VV-së Astrit Dehari.
Shkaqet e vdekjes të Astrit Deharit ende nuk dihen. Ky burim thotë se pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistët janë nisur në drejtim të Prizrenit.
Është për t'u habitur fakti se një ditë më parë Lëvizja VV mbajti një aksion simbolik, duke shpalosur parullën “Lironi të burgosurit politik”…pranë burgut të Prizrenit, aty ku është mbajtur në burg 67 ditë Astrit Dehari.
Po ashtu, vite më parë vëllai i Astrit Deharit pati bërë “Vetëvrasje” në lagjen e Spitalit. Ai kishte rënë nga katet e sipërme të banesës së tij.
"Bota sot" për rastin në fjalë ka provuar të kontaktojë me policinë dhe poashtu me Lëvizjen Vetëvendosje mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Vdes në burg Astrit Dehari, aktivisti i VV’së me aktakuzë për terrorizëm

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur sot në burgun e Prizrenit. Ende nuk dihet nëse është vetëvrasje apo ka vdekur në mënyrë natyrore.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka ndërruar jetë sot në Burgun e Prizrenit ku po mbahej nën akuzën për terrorizëm.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse ai ka bërë vetëvrasje apo ka vdekur nga shkaqet natyrore.
Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. (Astrit Dehari), ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Koha.net.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
SHKK, siç raporton Koha.net, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Vetëvendosje konfirmon vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar vdekjen e aktivistit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.
Ky është njoftimi i Vetëvendosjes:
Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh
Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.
Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.
Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë. Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh
Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.
Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.
Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Dyshimet e para, për vdekjen e Astrit Deharit
Dyshimet e para, për vdekjen e Astrit Deharit
Astrit Dehari
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit, bëjnë të ditur burime të KosovaPerss-it brenda burgut.
Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
Astrit Dehari
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit, bëjnë të ditur burime të KosovaPerss-it brenda burgut.
Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Dokumentari i vitit 2010, për vëllezërit Dehari që me prindërit ishin kthyer nga Zvicra në Kosovë
Dokumentari i vitit 2010, për vëllezërit Dehari që me prindërit ishin kthyer nga Zvicra në Kosovë
Astrit Dehari
Në një film dokumentar të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2010, si shembuj të personave që janë kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë, flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij – Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.
Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.
Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .
“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbënor Dehari.
Edhe vëllai i tij, Astriti, është shprehur se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.
Në vazhdim mund të shihni pjesë nga dokumentari i realizuar më rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2010, në gjuhën gjermane – dialektin zviceran.

Similar topics
» AGIM GASHI PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?
» Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë
» AGIM GASHI - LAMTUMIRË ASTRIT DEHARI
» Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!?
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi