Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE

Shko poshtë

Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE Empty Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2016 9:21 pm

Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE 14907647_955796804563757_6994888996546165252_n

Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE
.
Kam thënë shpesh se ç’është dashuria,
Unë i dhashë ngjyrë, stuhi-flakë-frymës,
Herë djep të artë ku përkundet lumturia,
Dhe sot pyetjet rrahin krah,fletë-rrymës …

.
A nuk është Dashuria Pëllumb i Bardhë,
Me dy krahë të shtrirë në një trup kapur?
Njëri krah je Ti,krahu tjetër unë përballë,
Që puthitemi e prap hapemi,qiellit hapur!...

.
Sa herë që shkarpat, prekin gaca nën hi,
Puplat digjen e zhuritja kap pjesët përbri,
Kujdes krahëve të bardhë të një Pëllumbi,
Ndryshe,fluturimi barazpeshën do humbi!...

.
Dashuria është një pëllumb puplabardhë,
Emri i jetës,atje ku njeriu duhet,hap faqen.
Krahërrahje brishësi nga larg duke ardhë,
Në ritëm notash e flatrash përkund paqen...

.
Dashuria, zog me dy krahë një trup i bukur,
Fryma e Paqes që endet mbi qiellin lumtur !

.


Angjelina Krasniqi_________________Enxhi___
Bochum 3 nëntor 2014_ —



Angjelina Krasniqi:RITMI I FLATRAVE 1374128_556035221206586_8619276254619661586_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi