Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi

Shko poshtë

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi Empty Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2016 9:52 pm

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi Auto_erdogan1478340903

Rexhep Tayyip Erdogan

Udhëheqësit botëror e kanë kritikuar fuqishëm Turqinë pas arrestimit të një numri të ligjvënësve kurdë në një përballje me opozitën pas puçit të dështuar ndaj presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.
Turqia arrestoi më 4 nëntor, në pritje të gjykimit, bashkëdrejtuesit e partisë së tretë në Parlament, Partisë Demokratike Popullore të njohur si HDP, Selahattin Demirtasdhe Figen Yuksekdag, si dhe 10 ligjvënës të tjerë nga po kjo parti. Tre u liruan më vonë.
Arrestimi pasoi burgosjen dhe pezullimin e më shumë se 110 mijë zyrtarëve që nga përpjekja për grushtet në muajin korrik dhe “dhe ka kaluar të lejueshmet”, tha një zyre e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Shtëpia e Bardhë tha se “është thellësisht e shqetësuar” me arrestimin e ligjvënësve, ndërkohë që Gjermania, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thirrën diplomatët turq për arrestimet.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha se aksionet “vënë nën dyshim bazat e një marrëdhënieje të qëndrueshme ndërmjet BE-së dhe Turqisë”.
Por kryeministri turk, Binali Yildirim, tha se arrestimet ishin ligjore, edhe në rastin e bastisjes dhe kontrollit të zyrave qendrore të partisë HDP në Ankara nga policia, e cila bllokoi qasjen në selinë e HDP-së.
“Turqia është një shtet i ligjeve, askush nuk është mbi ligjin… Ajo që është bërë është brenda sundimit të ligjit”, tha ai.
Ligjvënësit kurdë u arrestuan pasi refuzuan që të japin dëshmi në hetimin që ndërlidhet me atë që qeveria e ka cilësuar si “propagandë terroriste”.
“Politika nuk mund të jetë mburojë për kryerjen e krimeve”, tha Yildirim.
Partia HDP bëri historinë vitin e kaluar duke u bërë partia e parë kurde që fitoi 10 për qind të votave dhe hyri në Parlament. Ajo paralajëmroi se arrestimet mund të rrezikojnë të nxisin luftë civile me popullatën pakicë kurde në Truqi që përbën rreth 15 për qind.
Në twitter HDP u bëri thirrje udhëheqësve botëror që të “reagojnë ndaj grushtit të regjimit të Erdoganit”.
"Kjo është një ditë e errët jo vetëm për partinë tonë por për gjthë Turqinë dhe rajonin pasi kjo do të thotë fund i demokracisë në Turqi”, thuhet në postim.
Udhëheqësi i arrestuar Demirtas, tha se nuk i frikësohet “gjykimit të drejtë dhe ta paanshëm”, por beson se gjykatat kanë humbur pavarësinë e tyre dhe rastet kundër ligjvënësve të partisë janë “një teatër gjyqësor.. i urdhëruar nga Erdogan”.
HDP tha se akuzat jan ëtë motivuara politikisht dhe se ligjvënësit kurdë janë bërë objektiva për shkak se partia kundërshton përpjekjet e Erdoganit për të ndryshuar kushtetutën me qëllim që të fuqizojë pushtetin duke dobësuar parlamentin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se “ajo ishte thellësisht e shqetësuar” me arresitmet.
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për të drejtat e njeriut, Tom Malinowski, tha në tëitter se “ishte shumë I shqetësuar”
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinitha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” me arrestimet dhe i shprehu shqetësimet në një bisedë telefonike me ministrin turk për punë të jashtme dhe çështje të BE-së.
Ministri I jashtëm gjerman Frank Walter Steinmier tha se Ankaraja ka të drejtë ta luftojë terrorizmin por nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar ndalimin e opozitës
“Lloji i arrestimeve të anëtarëve të parlamentit të zgjedhur në mënyrë demokratike që sot e shohim është një sulm mbi të drejtat për përfaqësim politik dhe pjesëmarrje të miliona votuesve dhe dëmton parimet themelore të cilitdo shtet që pretendon të jetë demokratik dhe I bazuar në sundimin e ligjit dhe të drjetat njerëzore”, tha drejtoresha e degës në Turqi të Human Rights Watch Emma Sinclair-Webb.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi Empty Kundër Erdoganit, Gjykata turke lë në burg 9 gazetarët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2016 9:58 pm

Kundër Erdoganit, Gjykata turke lë në burg 9 gazetarët


Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi Auto_erdogan-2-933x4451478355071

Erdogan

Gjykata e Stambollit vendosi lënien në burg të 9 gazetarëve të gazetës pro-opozitare “Çumhyriet”. Ata përfunduan në pranga të hënën, me akuzën se kishin mbështetur tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik.
Mes të arrestuarve është edhe redaktori i gazetës, një karikaturist i njohur në vend dhe një zë i fortë kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdo?an.
“Çumhyriet” është një nga të paktat gazeta të mbetura, kritike ndaj qeverisjes së presidentit turk.
Kësisoj mediat e huaja raportojnë se këto arrestime kanë hijen e fortë të dyshimit të një lufte politike.
Këto zhvillime vijnë një ditë pas arrestimit të 9 deputetëve kurdë të HDP-së, që u pasua me protesta të dhunshme në Stamboll, Ankara dhe Diarbakër.
Të premten 9 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një atentat terrorist në Diarbakër. Autoritetet turke fajësojnë kurdët e PKK-së për aktin.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për çështjet e jashtme, Federica Mogherini, tha se arrestimi i deputetëve komprometon demokracinë parlamentare dhe cënon lirinë e shtypit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi