Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 4:00 pm

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Ramiz Bojaj, Bota sot
Kryeministri shqiptar Sali Berisha votoi rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë të shtatat me radhë që nga vendosja e pluralizmit në shtetin shqiptar.





Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane BEEE
Kryeministri shqiptar Sali Berisha votoi rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. "Unë kam bindjen se në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje, në të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian”, theksoi kryeministri Berisha, pas votimit.


Tiranë-Zgjedhjet, janë konsideruar si një test i rëndësishëm për pjekurinë e demokracisë në Shqipëri, të parat pas anëtarësimit të shtetit shqiptar në NATO. Duke përshëndetur vëzhguesit e huaj kreu i PD-së tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme. Kryeministri shqiptar Sali Berisha votoi rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. Pas votimit, Kryeministri Berisha bëri këto komente për mediat: “Më lejoni të përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë ditë, në të cilën ata takojnë dhe vendosin fatin e tyre. U jap përshëndetjet më të përzemërta dhe thirrja ime është që të marrin pjesë masivisht në këto votime. I ftoj të shkojnë në qendrat e votimit familjarisht, por të votojnë individualisht.
Së dyti, dua të përshëndes të gjithë vëzhguesit e huaj që na kanë nderuar me ardhjen e tyre për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga të katër anët e dheut të votojnë dhe të ndikojnë me vendimin e tyre. Unë kam bindjen se në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje, në të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian”, vlerësoi kreu i qeverisë shqiptare, dr. Sali Berisha. Ai përshëndet vëzhguesit e huaj dhe tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane BERII
“Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE”- shton kryeministri Berisha, nga qendra e votimit nr 1728 në Tiranë. Kryetari i PD-së shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij Lirie Berisha.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane LIRA
Topalli: Apel qytetarëve votë të lirë e të ndershme.
Shkodër-Kryeparlamentarja Topalli ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të votuar. Ajo ka hedhur votën rreth orës 9:00, në qendrën 303 në Shkodër nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit ndërsa hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës. Topalli, ka hedhur votën në qendrën 306 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli. Pasi hodhi votën e saj, Topalli u bëri thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit , ndërkohë që theksoi rëndësinë e një procesi normal dhe pa incidente. Ndërkaq Topalli hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës në disa qendra votimi, çka mund të hedhë dyshime për manipulim të zgjedhjeve.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Topi
Topi: Këto zgjedhje hapin rrugën definitive drejt BE-së
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka votuar në shkollën "Servete Maci" në kryeqytet me bashkeshorten Teuta Topi dhe dy vajzat e tij. Ne apelin drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit ka dëguar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke thënë se sot është një ditë ku të gjithë janë fokusuar tek zgjedhjet. "Eshte momenti me domethënës dhe duhet thënë se janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë qe do t'i hapin vendit rrugën për në BE.Kam rastin që të jap një mesazh publik, të gjithë duhet ta vlerësojnë këtë ditë të rëndësishme si një stad të ri të rëndësishëm të demokracisë, të gjithë duhet të marrin pjesë në votime! U bëj apel të gjitha partive politike që ta kalojnë këtë ditë me mesazhet e duhura! U bëj thirrje komisionerëve, simpatizantëve që të ushtrojnë të drejtën e votës! Ne duhet të demonstrojmë sot që jemi një vend që kemi arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë, që dëshirojmë ta konsolidojmë demokracinë dhe që të kemi mundësi pas këtyre zgjedhjeve që, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë një rrugë e hapur, njerëzit të lëvizin të lirë dhe shumë shpejt patjetër do të jemi pjesë edhe zyrtarisht e familjes së madhe evropiane.E kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme dhe sot po e ripërsërisim, madje do të thoja që është momenti më sinjifikativ për ta ripërsëritur, që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, janë zgjedhje, të cilat do t’i japin patjetër në mënyrë definitive rrugën për në Bashkimin Evropian për Shqipërinë", deklaroi Topi.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane _votojne%20
Edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, votoi sot rreth orës 09:10, në qendrën e votimit numër 1882 në njësinë bashkiake nr. 7, në Laprakë, Tiranë.
"E pata shumë të lehtë ta gjeja numrin 24", tha Meta në një prononcim të shkurtër për gazetarët, duke iu referuar numrit të partisë që drejton në fletën e votimit. Ndërkaq, Edi Rama, theksoi pas votimit se këto janë zgjedhje historike.“U bëj thirrje qytetarëve që të votojnë, pasi vota është rasti për të bërë histori dhe sot secili mund të bëjë histori duke votuar. U bëj thirrje që ta bëjnë këtë paqësisht”, theksoi kryesocialisti Rama.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane BREGU
Majlinda Bregu: Nisë paniku i PS-së
Janë evidencuar disa përpjekje të PS-së për të vjedhur votat e qytetarëve."Jemi njoftuar se procesi ka nisur normalisht me përjashtim të disa qendrave të votimit ku janë vonuar komisionerët. Nga gjitha deklaratat e bëra deri tani nga PS duhet të dini se nuk janë asgjë tjetër veç intimidim. Marr shkas nga incidenti që raportoi Sajmir Tahiri në qendrën nr. 1862. Sajmir Tahiri, eksponent i shërbimit sekret i politikës së re nuk bën asgjë tjetër veçse përpiqet të blejë dhe të spiunojë votën e lirë me mjetet e teknologjisë së lartë që proklamoi Kastriot Islami.Spilolapsi që iu sekuestrua Tahirit është një aparat fotografik dhe USB. (Ajo e demostron para kamerave te medias). Ai iu jepet qytetarëve qe janë duke votuar. Kush pranon këtë marrëveshje, fotografon votën me këtë stilolas dhe i dorëzohet personit të PS pas votimit. Në këtë mënyrë regjistrohen afro 150 foto-vota vetëm nga një spilolaps që automatikisht kalojnë në USB që ka po ky mjet.Këto lloj mekanizmat nuk do të lejohen në asnjë qendër votimi nga ata që i ka zënë paniku i humbjes", tha Bregu.
KQZ: Të paligjshme mikrokamerat, nuk përmbahen në kod
Kodi Zgjedhor nuk përmban brenda tij lejimin e mikrokamerat gjatë procesit zgjedhor, pasi ato cënojnë të drejtën e votimit të shtetasve. Një fakt i tillë është bërë publik nga zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli. Sipas tij, është i paligjshëm fakti që përfaqësues të ndryshëm nëpër komisionet zgjedhore po kontrollojnë me llampa ultraviolet kartat e identitetit dhe gishtat e votuesve në qendrat votimi. Ky veprim u kundërshtua në mbledhjen e KQZ-së, edhe nga kryetari i tij, Arben Ristani, i cili ka theksuar se nuk e përmban kodi zgjedhor. Një tjetër shqetësim ishte edhe humbja e një vule në KZAZ nr.61 në Vlorë, për të cilën KQZ ra dakord ta zëvendësojë duke e dërguar atje me një helikopter të Ministrisë së Brendshme
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Topi, Uidhers dhe Bosh: Të tregojmë histori dhe kulturë kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 4:02 pm

Topi, Uidhers dhe Bosh: Të tregojmë histori dhe kulturë kombëtare

Topi, Uidhers dhe Bosh iu bëjnë thirrje qytetarëve të jetë të qetë dhe të pandikuar pas incidenteve që raportohen në Tiranë dhe në rrethe, si grushte mes komisionarëve apo mjete filmime në qendrat e votimit.


Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane _topi%20uidhers
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ambasadori amerikan, Xhon Uidhers dhe ambasadori i OSBE Bosh iu kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shkojnë në votime, të votojnë të qetë dhe pa indikacione.


TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ambasadori amerikan, Xhon Uidhers dhe ambasadori i OSBE Bosh iu kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shkojnë në votime të votojnë të qetë dhe pa indikacione. Deklarata e tyre vjen pas një takimi informal që zhvilluan në një nga baret e Tiranës. Topi, Uidhers dhe Bosh iu bëjnë thirrje qytetarëve të jetë të qetë dhe të pandikuar pas incidenteve që raportohen në Tiranë dhe në rrethe, si grushte mes komisionarëve apo mjete filmime në qendrat e votimit. "Ajo që është e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe njerëzit të shprehin vullnetin e tyre dhe jo aspiratat e partive", tha Uidhers. Jam duke iu ripërsëritur qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për veten dhe për të ardhmen e fëmijëve. Ndërsa Bosh tha se "doja të kujtova edhe njëherë se kartat e identitetit për ata që nuk i kanë mund të tërhiqen deri në orën 19:00". Presidenti Topi sapo ka hedhur votën ne kuti është drejtuar në një lokal në Tiranë ku ka takuar ambasadorin amerikan John Uithers dhe ate te OSBE-se, Robert Bosch.
Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane TO
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Berisha: Pjesëmarrja në votime 40 % deri në 12:30

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 4:50 pm

Berisha: Pjesëmarrja në votime 40 % deri në 12:30






Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Berisha-490x320

Nga Express


Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Rama

(Update)Kryeministri Sali Berisha, nga selia blu mbajti konferencën e parë për shtyp mbi procesin e votimit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike pjesëmarrja në votimeve këtë herë është më e lartë se në 13 vitet e fundit. “Gjer në orën 12.30 minuta rreth 40 % është pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje”. Pjesëmarrja më e madhe sipas kryetarit të PD-së është në kryeqytet, Tiranë, në Shkodër, Durrës, Vlorë. Në qytete si Kukësi e Peshkopia pjesëmarrja është e kënaqshme tha Berisha.

Kryeministri ka bërë apel që qytetarët të votojnë për të vendosur epiketat për të ardhmen e tyre. I pyetur nga një gazetar se nëse zgjedhjet do të shpallen jashtë standardeve cila do të ishte përgjegjësia e qeverisë, Berisha u përgjigj: Do bëjmë gjickca për të plotësuar standardet” por nënvizoi me vetëdije se “fjalën e fundit do ta kenë vëzhguesit dhe raportet e asamblesë së OSBE-së, KE-së dhe të NATO-s të cilët do të japin vlerësimet e tyre.

Berisha iu përgjigj dhe incidentit me stilolapsat me mikrokamerave, dhe duke iu referuar kryetarit të PS-së Edi Rama tha: ”Kur ju thosha unë që ai fuste cimka në cantat e basketbollistëve nuk më besonit. Ju garantoj se asnjë votë nuk është regjistruar pasi ka blerës stilolapsa pa bateri”.

ODIHR: Zgjedhjet me rëndësi për Shqipërinë
Gjatë një inspektimi në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” drejtori i ODIHR, Janez Lenarcic theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë. I pyetur për incidentet e sotme me konmisionerët e Partisë Socialiste, Lenearcic deklaroi se do të bëhën të gjitha verifikimet e informacioneve dhe më pas do të procedohet me një deklaratë zyrtare nga ana e ODIHR. “Ajo cka është e rëndësishme është një pamje e përgjithshme dhe jo nga një apo dy vëzhgues” u shpreh Lenarcic.

TIRANE- Drejtori ODIHR, Janez Lenarcic ka inspektuar qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat Lenarcic ka theksuar se ODIHR nuk mund të japë asnjë vlerësim paraprak brenda ditës së sotme për arsye se gjithcka do të bazohet në informacionet e 400 vëzhguesve të shpërndarë në të gjithë vendin.

I pyetur për incidentet e sotme me konmisionerët e Partisë Socialiste, Lenarcic deklaroi se do të behën të gjitha verifikimet e informacioneve dhe më pas do të procedohet me një deklaratë zyrtare nga ana e ODIHR.

“Ajo cka është e rëndësishme është një pamje e përgjithshme dhe jo nga një apo dy vëzhgues. Nesër do të publikohet vlerësimi paraparak i cili do të bazohet në informacionet e 400 vëzhguesve” theksoi drejtori i ODIHR. Raporti paraparak pritet të dalë gjatë ditës së nesërme ndërsa ai përfundimtar në ditët në vazhdim. Lenarcic theksoi rëndësine e këtyre zgjedhjeve për shqipërinë dhe shqiptarët.

KQZ: PS po krijon incidente me mikrokamerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Partisë Socialiste që të udhëzojë komisionarët e saj nëpër zonat zgjedhore që të mos përdorin aparatura, të cilat nuk janë në listën e elementeve të lejuara.

"Po përdoren llampa me ndriçim ultraviolete për identifikimin e kartave të identitetit, si dhe mikrokamera. Nga informacionet që ne kemi përdorimi i këtyre elementeve po krijon incidente të rënda. I kërkojmë anëtarëve në komisione të zbatojnë rregulloren, ndryshe KQZ do të reagojë me ashpërsi dhe do të kërkojë procesim penal, nëse këto akte do të vazhdojnë", u shpreh zëdhënësi i Komisionit, Leonard Olli në një prononcim për mediat pas një mbledhjeje të fundit. Olli njoftoi se ne vazhdim do të këtë një mbledhje tjetër të Komisionit.

Bregu: Tahiri, po dëmton procesin zgjedhor


Pas incidentit në Kombinat reagon edhe Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Majlinda Bregu, e cila akuzon kandidatin socialist për deputet, Sajmir Tahiri se me anë të aparaturave që tentoi të përdore, se po spiunon dhe dëmton procesin zgjedhor.

"Është e ndaluar të përdoren në qendra votimi elemente të tilla. Stilolapsi me kamera pasi fotografon momentin e votimit kthehet në një USB të thjeshtë. Socialistet nuk po mundohen të kenë kontroll dhe dijeni për procesin, por po kërkojnë t'i paraprijnë humbjes", u shpreh Bregu. Sipas saj, procesi do të shkoje normalisht, ndërkohe që vëzhguesit po bëjnë punën e tyre dhe po verifikojnë çdo rast shkeljeje.

Incidenti me Tahirin, reagon PS

Reagon Partia Socialiste, pas incidentit ne Kombinat ku kandidati per deputet i Partise Socialiste, Sajmir Tahiri eshte larguar me dhune nga nje prej qendrave zgjedhore. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami deklaroi se forcat policore kane goditur Tahirin, per shkak se ai mban mjete moderne per te ndaluar manipulimin e ketyre zgjedhjeve.

“I kerkojme ministrit Bujar Nishani qe te distancohet nga kjo ngjarje dhe te largoje vartesit e vet te armatosur nga qendrat zgjedhore”, u shpreh Islami. Sipas tij, ne udhezimin e KQZ nuk lejohen celularet, po nuk thuhet asgje per mjetet moderne qe ndalojne manipulimet.
Në orën 09.00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë raportimin e parë mbi procesin e votimit. Në një konferencë për shtyp direkt nga KQZ, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli bëri të ditur se pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit.

“Në të gjitha rastet ka qenë prania e komisionarëve, vetëm në disa raste sporadike ka pasur vonesë të tyre, por jo mungesa. Shpresojmë të ecë normalisht procesi” theksoi Olli.

I vetmi shqetësim në formë sporadike ka qenë mungesa e bojës për të mundësuar vulosjen e kutive. “KQZ ka marrë masat për të cuar sa më parë në këto vende bojën dhe të ecë normalisht procesi”- shpjegoi Olli.

Sipas zëdhënësit të institucionit që administron procesin zgjedhor nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin, probleme mund të ketë pasur vetëm në pak qendra votimi.

“Nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin nëse ka probleme në rreth 20 QV atëherë këto probleme mund të quhen sporadike”- sqaroi Z. Leonard Olli i cili theksoi detyën e KQZ sot: Garantimi i të drejtës së qytetarëve për të votuar në mënyrë të painfluencuar” .

Nga gazetarët e NEWS 24, informohet se banorët e 4 fshatrave në Tepelenë e Fier refuzojnë të tërheqin materialet në shenjë proteste për mos investime si dhe ka pasur probleme me shpërndarjen e bazës së materialeve në disa Qv në Tiranë dhe në rrethe.

Shqipëria po voton

Në Shqipëri, sot në orën 07:00, janë hapur vendvotimet, të cilave kanë të drejtë t’ua mësyjnë mbi 3 milionë qytetarë shqiptarë - për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Zgjedhjet zhvillohen në 12 qarqe zgjedhore dhe në 100 zona elektorale, prej nga do të dalin 140 deputetë të Kuvendit të ri.

Beteja kryesore do të zhvillohet mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës. Saktësisht 34 parti janë grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë. Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjnë 1.500 vëzhgues të huaj nga OSBE-ODIR dhe nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës.

Po ashtu, 2.500 vëzhgues vendas do ta përcjellin procesin. Vëzhguesit vendorë janë nga Koalicioni Vendor i Vëzhguesve dhe Lëvizja Mjaftë. Ministria e Brendshme ka angazhuar 5500 policë që do të ruajnë qendrat e votimit në gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq, ka angazhuar 50 mijë komisionerë, qe janë të ndarë në Komisione Zonale te Administrimit Zgjedhor, Komisione te Qendrave të Votimit dhe Grupe te Numërimit të Votave.

Beteja shqiptare
Nga Berat Buzhala & Leonard Kerquki

A do të mundte dikush ta paramendonte Sali Berishën e vitit 1991, duke i qëndruar përkrah “këngëtares” Çiljeta dhe duke i thurur asaj lavde për performansë të pëlqyeshme? Po, po Çiljetës, jo Fatmire Breqanit.

Po politikanët Gramoz Ruçin dhe Namik Doklen, duke vallëzuar në mes të Tiranës, nën ritmin e muzikës hip hop? Dhe jo pak të vallëzuar, sepse, meqë Edi Rama po hidhej, ata po provonin të kërcenin edhe më lart sesa shefi i tyre, për ta bindur se përnjëmend janë më të dhe se i takojnë politikës se re. E Ruçi është aq i vjetër, se edhe në kohën e Ramiz Alisë, kur edhe atëherë merrej aktivisht me politikë, nuk është konsideruar politikan junior.

Por, zori ku nuk të shti. Në zor janë edhe elita politike në Shqipëri. Kjo është Tirana në prag të zgjedhjeve. Politikanët e këtushëm, të polarizuar sa s’ka ku më shumë, janë në gjendje që deri në vdekje t’u binden urdhrave të kompanive të huaja konsulente që qëndrojnë prapa tyre, vetëm e vetëm që t’i fitojnë zgjedhjet.

Sali Berisha në paraqitjen e tij të fundit në televizion, të premten në mbrëmje, në emision Opinion tek gazetari Blendi Fevziu, ndonëse 64 vjeçar, ndonëse shumicën e jetës së tij e ka kaluar nën regjimin më te egër diktatorial, fliste me besim të plotë për të arriturat më të reja teknologjike. Fliste se sa praktik është firma BlackBerry e telefonave mobilë dhe se ka krijuar varshmëri kronike me të. Sali Berisha dhe BlackBerry!

Në anën tjetër, sfiduesi potencial i tij, Edi Rama, po ashtu në paraqitjen e tij të fundit televizive, por ky në televizionin Top Channel, u doli shqiptarëve me një kravatë me ngjyra të hapura dhe plot me lule. Kaq ekstravagant votuesve nuk i është paraqitur në fushatë zgjedhore as Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i cili është bajraktar në ketë rrafsh. Por, Johnson ka votues londinezët, ndërsa Edi Rama duhet të mbledhë vota edhe në fshatrat Paulesh dhe Peqin. Jo më vetëm në Tiranë, ku po fiton tash e një dekadë me radhe.

Sot, mbi një milion shqiptarë do t’ua mësyjnë kutive të votimeve. Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të dihet në orët e para të së hënës. Mirëpo, ai do të shpallet të dielën, sapo të mbyllën kutitë e votimeve. Ndoshta do të shpallën dy fitues. Ndoshta në sheshet e Tiranës do të dalin të dyja palët të festojnë. Sepse kështu është skenari. Në televizionin Klan, sapo të mbyllën kutitë e votimeve në mbarë vendin, kompania kosovare për studime humanistike, Gani Bobi, do t’i bëjë publike të dhënat e Exit Pollit. Fiks në të njëjtën kohë, por në televizionin tjetër, Top Channel, kompania amerikane Zogby, do të shpalosë të dhënat e saj për fituesin e zgjedhjeve.

Asnjëra prej këtyre të dhënave nuk janë zyrtare. Këto janë rezultate që kompanitë hulumtuese i nxjerrin në bazë të intervistave që i zhvillojnë me qytetarët që sapo kanë votuar. Mandej, duke i krahasuar këto numra, supozojnë se cili është fituesi. Mirëpo, do të mjaftojë vetëm një indikacion më i vogël që rrugët të mbushën me militantë të partive të ndryshme. Ekziston mundësia që këto dy kompani hulumtuese të shpallin fitues të ndryshëm në orët e mbrëmjes të ditës së hënë. Nëse kështu ndodh, policia do të ketë shumë punë, me shumë koka të nxehta.

Përndryshe që një parti të fitojë të drejtën për të formuar Qeverinë, duhet t’i ketë në dispozicion së paku 71 vota. Kuvendi i Shqipërisë numëron gjithsej 140 deputetë. As një kryeministër normal nuk do të dëshironte ta shihte vetën peng të një deputeti. Por, kjo është situata momentale në Shqipëri.

Partia Demokratike e Sali Berishës, sipas të gjitha hulumtimeve të kryera në vend, do të dalë partia më e madhe pas zgjedhjeve të sotshme, por ekzistojnë mundësi minimale që ai t’i mbledhë më shumë se 70 deputetë në kampin e tij. Është normale të pritet që partitë e majta, kur të bëhen të gjitha bashkë – edhe pse ato nuk e kanë ndërmend të bëhen bashkë – të qëndrojnë më mirë me numra sesa spektri i djathtë. Prandaj, situata do të jetë shumë komplekse. Me një parti të djathtë m më së shumti vota dhe me një kamp të majtë si më i forti.

Por, si u bë që Sali Berisha të paraqitet kaq i fuqishëm në këto zgjedhje?
Ai, në vitin 2005, kur i fitoi zgjedhjet, erdhi në pushtet fal përçarjes historike në të majtën shqiptare dhe fal vrimës së zezë elektorale të quajtur “Dushk”, që si sistem ishte më i komplikuar se shumica e ekuacioneve matematikore që mësohen në shkollën fillore. Kurse, edhe pse në pushtet që katër vjet, edhe pse në dorë i ka shpërthyer një bombë aq e fuqishme sa ajo e Gërdecit, Berisha ka gjasa që në zgjedhjet e sotme të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Ka mundësi që i vetëm t’i mundë të gjitha partitë e majta së bashku.

Të gjitha analizat tregojnë se Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Të gjitha sondazhet tregojnë se prej kur ka filluar fushata zgjedhore Berisha është rritur në kontinuitet.

Kjo ka ndodhur sepse Partia Socialiste ka dështuar që të jetë e fokusuar në fushatën zgjedhore. Kohën më të madhe kësaj partie i ka marrë sensibilizimi i opinionit për një fatkeqësi që u ka ndodhur shqiptarëve, në shpërthimin e Gërdecit. Është konsideruar se Rama po provon që një dramë njerëzore ta kthejë në fat të tijin. Kjo nuk ka ecur mirë. Në anën tjetër, Rama ka dështuar t’i bindë votuesit se ai e ka sjell një frymë të re politike. Gjuha e tij ka qenë edhe më e egër se e Berishës. Bile, Berisha në emisionin tek Blendi Fevziu, duke u tallur, tha se nuk e kuptonte Ramën, që në mes tjerash, atë po e imitonte edhe duke bërtitur në tubime zgjedhore. Të mos përmendim tutje edhe plot figura antike që Rama i ka pasur në krah gjatë fushatës zgjedhore. Pra, janë Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle, që mund të konsiderohen si ura lidhëse edhe me kohën e luftës partizano – gjermane.

Kurse Berisha fishekët e tij më të mirë i ka ruajtur për muajt e fundit të qeverisjes së tij. E ka dërguar vendin në NATO, e ka inauguruar projektin më të madh të shqiptarëve, rrugën Durrës-Kukës, ka aplikuar për pranim në Bashkimin Europian dhe normalisht e ka ruajtur vetëbesimin deri në arrogancë.

Emra të çuditshëm

Në zgjedhjet e së dielës garojnë 38 parti dhe 4 koalicione parazgjedhore - ai i PD’së, i PS’së, i LSI’së dhe koalicioni i Polit të Lirisë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të partive, drejtuesit e tyre kanë shkrirë edhe pikën e fundit të kreativitetit për t’i emëruar ato.
Në ueb-faqen e KQZ’së gjenden emra nga më të ndryshëm të subjekteve që garojnë në këto zgjedhje, emra këta aspak të njohur për publikun.
Kështu në garë janë, bie fjala, Partia Kombëtare Konservatore Shqiptare, Partia Reformatore Demokratike Shqiptare, Partia Biznesi Shqiptar, Partia Mendimi Djathtë Liberal, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Lidhja Fshatare, Partia Centraliste e Mirëqenies Popullore, Partia e Komunistëve të Bashkuar të Shqipërisë, Partia Universale për Demokraci Amerikane, Partia Demokracia Paqësore, Partia Forca Albania apo edhe Partia Emigracioni Shqiptar.
Burimet: Gazeta Express/Tv Klan/BallkanWeb/Top Channel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Koalicioni i PD-së, fiton zgjedhjet me 50.3 %

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:20 pm

Koalicioni i PD-së, fiton zgjedhjet me 50.3 %

Bota sot, Tiranë
Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, këto janë zgjedhje vetëm për të fituar ndaj dhe janë më të fituara sepse Shqipëria Evropiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve.

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane PD
Kryeministri Berisha: Fituesit më të mëdhenj janë shqiptarët.
Sipas Berishës, vlerësimi i tij përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 votuesit e huaj dhe 5000 mijë shqiptarë zgjedhjet të cilat kanë qenë më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit.

Pas përfundimit zyrtar të afatit për mbylljen e qendrave të votimit, kryeministri Sali Berisha njëherazi kryetari i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp me anë të së cilës u bën apel qytetarëve të presin rezultatin me maturi dhe qytetari.
Berisha: Konfirmoj fitoren në zyrën time, do ti telefonoj, Ramës.
Sipas Berishës, vlerësimi i tij përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 votuesit e huaj dhe 5000 mijë shqiptarë zgjedhjet të cilat kanë qenë më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit.“Përshëndes përfaqësuesit e të gjithave forcave politike të cilët menaxhuan sot të paktën sipas të dhënave deri të tanishme një proces zgjedhor dinjitoz e menaxhuan atë në tërësi në frymën e një bashkëpunimi bazuar në ligjin koncensual të miratuar nga parlamenti shqiptar” tha kryeministri.“Falënderoj të gjithë qytetarët Shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces dua tu informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë pozitive është 15 për qind me e lartë se në vitin 2005 e në zgjedhjet lokale të vitit 2007", theksoi Berisha. Zgjedhjet do mbyllen, qendrat e votimit sepse orari kështu e përcakton do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë, por faza me delikate është faza që vjen. Unë kam besim së pari te komisionerët të cilët e menaxhuan në një shkallë të lartë cilësie ligjore procesin zgjedhor. Së dyti kam besimin më të madh te forcat e policisë siç jemi dëshmitarë në këtë fushatë ka pasur zero implikim të forcave të rendit.
Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer kanë bërë transportin prefekt të materialit Së treti kam besim të madh te numërimi i cili do të jetë elektronik’ deklaroi më tej Berisha.
“Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, këto janë zgjedhje vetëm për të fituar ndaj dhe janë më të fituara sepse Shqipëria Evropiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve ndaj dhe unë do tu ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi me qytetari pa krijuar idera të faktorëve të humbësve dhe fituesve.
Unë pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona.” tha Berisha.
Sipas Berishës, vlerësimi i tij përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 votuesit e huaj dhe 5000 mijë shqiptarë zgjedhjet të cilat kanë qenë më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit.
Fitore e thellë e PD-së
Partia Demokratike njohu fitoren më të madhe që nga viti 1992. kryeministrit Berisha i besuan të gjithë. Qeverisë demokratike shqiptarët i besuan me të drejtë edhe një herë drejtimin e vendit. Shqiptarët e treguan qartë për vizionin dhe synimin e tyre. Ndërsa sipas sondazheve të organizuara nga kompanitë e njohura ndërkombëtare rezultati i zgjedhjeve do të jetë në favor të PD-së. Në garë ishin katër koalicione, që kanë grupuar 33 parti të të gjithë spektrit politik. Ndërsa sipas sondazheve të organizuara nga kompanitë e njohura ndërkombëtare rezultati i zgjedhjeve do të jetë në favor të PD-së e cila do të këtë një epërsi të vogël ndaj PS. Treguan me kulturën e tyre se janë pro perëndimit. Se shqiptarë ndjekin linjën e Bashkimit Evropian, se janë kundër errësimit të trurit, kundër pushtimit të hapësirave publike nga ndërtuesit e Ramës. Vota e tyre tregoi sot se shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë që 50 vitet e Hoxhës të kthehen edhe në herë. Nuk mund të pranohej që vendi të të drejtohej nga njerëz të çmendur, imorale dhe çnjerëzorë. Askush nuk mund të pranonte që njerëz që kanë shkatërruar familjet e tyre, prindër të fëmijëve që vrasin qytetarë në mes të Tiranës, politikanë që trafikojnë drogë dhe motrat e tyre nuk mund të drejtojnë vendin. Ata e kanë vendin jashtë parlamentit sepse nuk mund të jenë në ato karrige, nuk janë shembull për askënd. Shqipëria mori një tjetër kthesë. Shqiptarët duan të lëvizin pa viza, duan perëndimin dhe zhvillimin e vendit. Dhe këtë vendim ata e morën sot. Ashtu sikurse vetë kreu i qeverisë u shpreh pak ditë më parë se fitorja në këto zgjedhje do jetë e ngjashme me fitoren e parë të Partisë Demokratike, gjithçka është duke u vërtetuar plotësisht. Zyrtarë të lartë të policisë thanë se votimet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë. "Në të gjithë vendin situata ka qenë mjaft e qetë, përjashto disa raste të papërfillshme që policia ka kryer veprimet e saj," tha drejtori i përgjithshëm i policisë, Ahmet Prençi. Policia, theksoi ai, është "vendosur në vendet jashtë qendrave të votimit dhe ndjekin rrugët ligjore kur komisionarët kërkojnë ndërhyrjen e policisë." Shqiptarët kanë votuar në zgjedhjet e shtata parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak. Si autoritetet e administrimit të zgjedhjeve ashtu edhe vëzhguesit e shumtë ndërkombëtare thonë deri në orën 1900 zgjedhjet janë zhvilluar përgjithësisht të qeta. Zgjedhjet janë një test për të konfirmuar kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian ka thënë se një proces i rregullt do ta ndihmojë vendin që t'i afrohet më shumë Evropës.Koalicioni PD + 49.7% - 49%;
Koalicioni PS 41-45%;LSI: 6-9%;PD 42 46%;PR 05. – 5;Të tjera 1-3; PD 36.5 – 40%;PD 42-45
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Berisha: Fituesit më të mëdhenj janë shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:22 pm

Berisha: Fituesit më të mëdhenj janë shqiptarët




Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane ++berisha-

Kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka përshëndetur pëfaqësuesit e të gjitha forcavëe politike që realizuar një procesz zgjedhor dinjitoz. “E menaxhuan procesin zgjedhor në frymën e bashkëpunimit. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 qershorit ka qenë 15% më e lartë se në zgjedhjet e 2005-ës. Në këtë fushatë ka pasur zero implikim të forcave të rendit në procesin elektoral.”, u shpreh Berisha. Po ashtu kryeministri u shpreh se zgjedhjet e kësaj radhe kaluan përmes një procesi zgjedhor dinjitoz. Berisha duke përshëndetur të gjitha forcat politike për frymën e bashkëpunimit u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qënë të paktën 15 pqërqind më e lartë se në vitin 2005. Berisha gjithashashtu u shpreh se komisionetët e menaxhuan me një shkallë të lartë procesin zgjedhor duke shtuar se ka një besim të madh edhe te forcat e policisë. Kryeministri Berisha gjithashtu u shpreh se numërimi do të jetë elektornik dhe do të jetë votimi më transparent duke shprehur bindjen se detyrimet e mbetura do të përmbushen në shkallë vendi. Ndërsa për exit pollin e bërë nga “Ora News” dhe IPR Marketing kryeministri Berisha u shpreh se do të njoh vetëm rezultatet që do të japë Komisioni Qëndror Zgjedhor.
Përfundim i suksesshëm
Në Shqipëri kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, që janë parë si test madhor i demokracisë, për të dëshmuar se anëtari i ri i NATO-s është i gatshëm për pranim në BE.
Në Shqipëri kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, që janë parë si test madhor i demokracisë. Raportohet se nuk ka pasur probleme të mëdha.
Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, tha se kishte “parregullsi të vogla”, por ato ishin më pak dhe me më pak peshë se në zgjedhjet e mëparshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty E DJATHTA FITON BINDSHEM

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:24 pm

E DJATHTA FITON BINDSHEM




Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane -----IPR

IPR puiblikoi pak minuta më parë rezultatin e parë të EXIT POLL të realizuar nga IPR. Sipas rezultatit të këtij exit poll-i koalicioni i kryesuar nga PD fiton me 4% më kundrejt koalicionit të kryesuar nga PS. Kështu Partia Demokratike ka marrë 42-46 përqind dhe PS 36.5-40.4 përqind ndërsa LSI ka marrë 4.5-8.5 përqind, G 99 ka marrë 1-3 %. Ndërsa kolaicioni I PD "Aleanca për ndryshim" ka marrë 45.5-49.5, koalicioni i PS ka marrë 41.5-45.5 % dhe koalicioni i LSI 1-3 %.
Rezultatet e para
Koalicioni PS 41-45%
Koalicioni PD + 45.5% - 49%
LSI: 6-9%
PD 42 46%
PR 05. – 5
Të tjera 1-3
PD 36.5 – 40%
PD 42-45
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty PD fiton zgjedhjet. Ps përgatitet të mos i njohë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:26 pm

PD fiton zgjedhjet. Ps përgatitet të mos i njohë

Sipas qendrës “Gani Bobi”, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, PD-ja ka fituar zgjedhjet me 49.7 për qind, PS-ja, 41, LSI-ja, 5.0, ndërsa të tjera, 3.6.


Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane ___BERISHAAAAB
PD-ja fiton bindshëm në gjithë Shqipërinë


Tashmë është zyrtare. Partia Socialiste është duke u përgatitur të mos njohë zgjedhjet. Pas incidenteve të provokuara paraditen e sotme në disa qendra votimi, që nga krijimi i policisë paralele e deri në përdorimin e kamerave të fshehta, kjo forcë politike tashmë nuk i mbetet asgjë tjetër për të bërë veçse të përgatisë dosjen për të mos njohur zgjedhjet. Ashtu sikurse vetë kreu i qeverisë u shpreh pak ditë më parë se fitorja në këto zgjedhje do jetë e ngjashme me fitoren e parë të Partisë Demokratike, gjithçka është duke u vërtetuar plotësisht. Edi Rama sot nuk pati guximin të thoshte asnjë fjalë. Ai sot është duke përjetuar momentet e fundit në karrigen e kryetarit të Partisë Socuialistë prej nga do të largohet në orën 7 pa një minutë. Edi Rama vetëm pak ditë më parë nuk kishte guxuimin të nënshkruante një akt mirëbesimi për të njohur rezultatin e zgjedhjeve. Edi Rama pajisi sot lakenjtë e tij me çimka për të përgjuar qytetarët, ves që nuk e hqo dot dhe që as ka për ta hequr ndonjëherë. Edi Rama sot është ngujuar në katin e dytë të partisë së tij sëbashku me Gramoz Ruçin por asnjë porosi apo trillim i tyre nuk është duke gjetur zbatim. E tashmë ai është duke mbathur këpucët sepse nesër aty do të jetë duksh tjetër. Sepse politika e tij e ndryshimit gjeti zbatim. Thirrjet e Ramës u dëgjuan. Dhe të gjithë po i këndojnë Ramës këngën “Çohu dhe ik”, këngë që vetë rama e krijoi. E s’ka më mirë. Më në fund gjithkush ka një shpresë se për katër vitet e ardhme do të kemi një opozitë më në rregull nga trutë e kokës, një opozitë që pas gjithë këtyre dekadave do të guxoje që të paktën një herë të kthejë sytë nga perëndimi. Por që edhe disa vite me vullnetin e shqiptarëve i duhet të qëndrojë në opozitë të lidhë plagët e shkaktuara nga Rama. Sot Partia Demoktarike njohur fitoren më të madhe që nga viti 1992. kryeministrit Berisha i besuan të gjithë. Qeverisë demokratike shqiptarët i besuan me të drejtë edhe një herë drejtimin e vendit. Shqiptarët e treguan qartë sor se me kë janë. Treguan me kulturën e tyre se janë pro perëndimit. Se shqiptarë ndjekin linjën e Bashkimit Europian, se janë kundër errësimit të trurit, kundër pushtimit të hapësirave publike nga ndërtuesit e Ramës. Vota e tyre tregoi sot se shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrën e kurrës që 50 vitet e Hoxhës të kthehen edhe në herë. Nuk mund të pranohej që vendi të të drejtohej nga njerëz të çmendur, imorale dhe çnjerëzorë. Askush nuk mund të pranonte që njerëz që kanë shkatërruar familjet e tyre, prindër të fëmijëve që vrasin qytetarë në mes të turanës, politikanë që trafikojnë drogë dhe motrat e tyre nuk mund të drejtojnë vendin. Ata e kanë vendin jashtë parlamentit sepse nuk mund të jenë në ato karrige, nuk janë shembullpër askënd. Shqipëria sot mori një tjetër kthesë. Shqiptarët duan të lëvizin pa viza, duan perëndimin dhe zhvillimin e vendit. Dhe këtë vendim ata e morën sot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Fiton Berisha, sipas Exit Poll

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:30 pm

Fiton Berisha, sipas Exit Poll


Nga Express


Partia Demokratike e Sali Berishës është fituese në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.


Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Berisha-490x320

PD ka fituar 47.5% të votave, ndërsa PS e Edi Ramës fitoi 38.8%. LSI e Ilir Metës ka fituar 6.5%, ndërsa 7.2% të tjerët.

Këto rezultate janë publikuar në TV Klan, në bazë të Exit Poll, të realizuar nga Instituti për Studime Humanistike “Gani Bobi”.

Rezultatet janë llogaritur nga 10051 anketa me votuesit në mbarë Shqipërinë. Marshi i gabimit llogaritet 1 deri 1.5 %.

Ky është vetëm një rezultat parashikues, i nxjerrë në bazë të anketave. Rezultatet e para zyrtare, që i jep KQZ, pritet të dalin më vonë.

Rezultatet në nivel kombëtar:

PD 47.5%
PS 38.8%
LSI 6.5%
Të tjera 7.2%

Rezultatet sipas qarqeve:

Tiranë
PD 49.7%
PS 41.7%
LSI 5%
Të tjera 3.6%

Berat
PD 23.7%
PS 44.2%
LSI 16.1%
Të tjera 16%

Dibër
PD 61.2%
PS 29.4%
LSI 6.5%
Të tjera 2.9%

Durrës
PD 61.2%
PS 31.8%
LSI 5.3%
Të tjera 1.7%

Elbasan
PD 48.3%
PS 42.5%
LSI 4.3%
Të tjera 4.8%

Fier
PD 40%
PS 40.2%
LSI 11.9%
Të tjera 7.9%

Gjirokastër
PD 33.7%
PS 41.8%
LSI 10.7%
Të tjera 13.8%

Korçë
PD 51.5%
PS 39%
LSI 4.6%
Të tjera 4.9%

Kukës
PD 62.1%
PS 27.4%
LSI 5.6%
Të tjera 4.8%

Lezhë
PD 53.9%
PS 31.2%
LSI 6.2%
Të tjera 8.6%

Shkodër
PD 61.2%
PS 30.3%
LSI 1.8%
Të tjera 6.7%

Vlorë
PD 33%
PS 45.1%
LSI 4.2%
Të tjera 17.7%

Përfundoi orari zyrtar i votimit

Ora 19:00 shënoi mbylljen zyrtarisht të qendrave të votimit. KQZ nuk doli me asnjë njoftim zyrtar për të shtyrë orarin e procesit të votimit.

Sipas rregullores, komisionerët e qendrave të votimit do të marrin dokumentat e identitifikimit të personave që ndodhen në radhë për t'u lejuar atyre votimin.

Votimi vazhdon edhe pas orës 19:00

Kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se me përjashtim të disa Qendrave të Votimit(QV), procesi ka ecur normalisht.

"Nëse në QV do të ketë radhë pas orës 19:00, atëherë QV do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për të votuar qytetarët që presin", ka thënë Ristani.

Ristani shtoi më tej se me përjashtim të disa QV-ve, procesi ka ecur normalisht deri në orën 16.00 dhe i bëri thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë.

”Procesi nisi normalisht në orën 07.00. Problemet ishin vetëm në disa qendra votimi të cilat janë pak për tu llogaritur me 4751 QV që ndodhen në të gjithë Shqipërinë."

Kryetari i KQZ raportoi pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha qarqet e vendit deri në orën 14.00. Në qarkun e Beratit janë regjistruar 37% e votuesve, në Dibër 44%, në Durrës 34 %, në Elbasan 37 %, në Fier 38 %, Gjirokastër 34%, në Korcë 35 %, në Kukës 41 %, në Lezhë 34 % në Shkodër 35 % në Tiranë 38 % dhe Vlorë 33 %.

Ristani tha se deri në orën 16.00 nga të dhënat zyrtare pjesëmarrja ka ardhur në rritje. Në Berat nga 37 %- ka shkuar në 45% . Në Dibër 45 %, Lezhë 49 %, në Tiranë dhe Shkodër pjesëmarrja ka arritur në 41 %.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Re: Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 9:34 pm

Berisha: Pjesëmarrja në votime 40 % deri në 12:30

Kryeministri Sali Berisha, nga selia blu mbajti konferencën e parë për shtyp mbi procesin e votimit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike pjesëmarrja në votimeve këtë herë është më e lartë se në 13 vitet e fundit. “Gjer në orën 12.30 minuta rreth 40 % është pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje”. Pjesëmarrja më e madhe sipas kryetarit të PD-së është në kryeqytet, Tiranë, në Shkodër, Durrës, Vlorë. Në qytete si Kukësi e Peshkopia pjesëmarrja është e kënaqshme tha Berisha.

Kryeministri ka bërë apel që qytetarët të votojnë për të vendosur epiketat për të ardhmen e tyre. I pyetur nga një gazetar se nëse zgjedhjet do të shpallen jashtë standardeve cila do të ishte përgjegjësia e qeverisë, Berisha u përgjigj: Do bëjmë gjickca për të plotësuar standardet” por nënvizoi me vetëdije se “fjalën e fundit do ta kenë vëzhguesit dhe raportet e asamblesë së OSBE-së, KE-së dhe të NATO-s të cilët do të japin vlerësimet e tyre.

Berisha iu përgjigj dhe incidentit me stilolapsat me mikrokamerave, dhe duke iu referuar kryetarit të PS-së Edi Rama tha: ”Kur ju thosha unë që ai fuste cimka në cantat e basketbollistëve nuk më besonit. Ju garantoj se asnjë votë nuk është regjistruar pasi ka blerës stilolapsa pa bateri”.

ODIHR: Zgjedhjet me rëndësi për Shqipërinë
Gjatë një inspektimi në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” drejtori i ODIHR, Janez Lenarcic theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë. I pyetur për incidentet e sotme me konmisionerët e Partisë Socialiste, Lenearcic deklaroi se do të bëhën të gjitha verifikimet e informacioneve dhe më pas do të procedohet me një deklaratë zyrtare nga ana e ODIHR. “Ajo cka është e rëndësishme është një pamje e përgjithshme dhe jo nga një apo dy vëzhgues” u shpreh Lenarcic.

TIRANE- Drejtori ODIHR, Janez Lenarcic ka inspektuar qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat Lenarcic ka theksuar se ODIHR nuk mund të japë asnjë vlerësim paraprak brenda ditës së sotme për arsye se gjithcka do të bazohet në informacionet e 400 vëzhguesve të shpërndarë në të gjithë vendin.

I pyetur për incidentet e sotme me konmisionerët e Partisë Socialiste, Lenarcic deklaroi se do të behën të gjitha verifikimet e informacioneve dhe më pas do të procedohet me një deklaratë zyrtare nga ana e ODIHR.

“Ajo cka është e rëndësishme është një pamje e përgjithshme dhe jo nga një apo dy vëzhgues. Nesër do të publikohet vlerësimi paraparak i cili do të bazohet në informacionet e 400 vëzhguesve” theksoi drejtori i ODIHR. Raporti paraparak pritet të dalë gjatë ditës së nesërme ndërsa ai përfundimtar në ditët në vazhdim. Lenarcic theksoi rëndësine e këtyre zgjedhjeve për shqipërinë dhe shqiptarët.

KQZ: PS po krijon incidente me mikrokamerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Partisë Socialiste që të udhëzojë komisionarët e saj nëpër zonat zgjedhore që të mos përdorin aparatura, të cilat nuk janë në listën e elementeve të lejuara.

"Po përdoren llampa me ndriçim ultraviolete për identifikimin e kartave të identitetit, si dhe mikrokamera. Nga informacionet që ne kemi përdorimi i këtyre elementeve po krijon incidente të rënda. I kërkojmë anëtarëve në komisione të zbatojnë rregulloren, ndryshe KQZ do të reagojë me ashpërsi dhe do të kërkojë procesim penal, nëse këto akte do të vazhdojnë", u shpreh zëdhënësi i Komisionit, Leonard Olli në një prononcim për mediat pas një mbledhjeje të fundit. Olli njoftoi se ne vazhdim do të këtë një mbledhje tjetër të Komisionit.

Bregu: Tahiri, po dëmton procesin zgjedhor


Pas incidentit në Kombinat reagon edhe Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Majlinda Bregu, e cila akuzon kandidatin socialist për deputet, Sajmir Tahiri se me anë të aparaturave që tentoi të përdore, se po spiunon dhe dëmton procesin zgjedhor.

"Është e ndaluar të përdoren në qendra votimi elemente të tilla. Stilolapsi me kamera pasi fotografon momentin e votimit kthehet në një USB të thjeshtë. Socialistet nuk po mundohen të kenë kontroll dhe dijeni për procesin, por po kërkojnë t'i paraprijnë humbjes", u shpreh Bregu. Sipas saj, procesi do të shkoje normalisht, ndërkohe që vëzhguesit po bëjnë punën e tyre dhe po verifikojnë çdo rast shkeljeje.

Incidenti me Tahirin, reagon PS

Reagon Partia Socialiste, pas incidentit ne Kombinat ku kandidati per deputet i Partise Socialiste, Sajmir Tahiri eshte larguar me dhune nga nje prej qendrave zgjedhore. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami deklaroi se forcat policore kane goditur Tahirin, per shkak se ai mban mjete moderne per te ndaluar manipulimin e ketyre zgjedhjeve.

“I kerkojme ministrit Bujar Nishani qe te distancohet nga kjo ngjarje dhe te largoje vartesit e vet te armatosur nga qendrat zgjedhore”, u shpreh Islami. Sipas tij, ne udhezimin e KQZ nuk lejohen celularet, po nuk thuhet asgje per mjetet moderne qe ndalojne manipulimet.
Në orën 09.00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë raportimin e parë mbi procesin e votimit. Në një konferencë për shtyp direkt nga KQZ, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli bëri të ditur se pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit.

“Në të gjitha rastet ka qenë prania e komisionarëve, vetëm në disa raste sporadike ka pasur vonesë të tyre, por jo mungesa. Shpresojmë të ecë normalisht procesi” theksoi Olli.

I vetmi shqetësim në formë sporadike ka qenë mungesa e bojës për të mundësuar vulosjen e kutive. “KQZ ka marrë masat për të cuar sa më parë në këto vende bojën dhe të ecë normalisht procesi”- shpjegoi Olli.

Sipas zëdhënësit të institucionit që administron procesin zgjedhor nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin, probleme mund të ketë pasur vetëm në pak qendra votimi.

“Nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin nëse ka probleme në rreth 20 QV atëherë këto probleme mund të quhen sporadike”- sqaroi Z. Leonard Olli i cili theksoi detyën e KQZ sot: Garantimi i të drejtës së qytetarëve për të votuar në mënyrë të painfluencuar” .

Nga gazetarët e NEWS 24, informohet se banorët e 4 fshatrave në Tepelenë e Fier refuzojnë të tërheqin materialet në shenjë proteste për mos investime si dhe ka pasur probleme me shpërndarjen e bazës së materialeve në disa Qv në Tiranë dhe në rrethe.

Shqipëria po voton

Në Shqipëri, sot në orën 07:00, janë hapur vendvotimet, të cilave kanë të drejtë t’ua mësyjnë mbi 3 milionë qytetarë shqiptarë - për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Zgjedhjet zhvillohen në 12 qarqe zgjedhore dhe në 100 zona elektorale, prej nga do të dalin 140 deputetë të Kuvendit të ri.

Beteja kryesore do të zhvillohet mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës. Saktësisht 34 parti janë grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë. Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjnë 1.500 vëzhgues të huaj nga OSBE-ODIR dhe nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës.

Po ashtu, 2.500 vëzhgues vendas do ta përcjellin procesin. Vëzhguesit vendorë janë nga Koalicioni Vendor i Vëzhguesve dhe Lëvizja Mjaftë. Ministria e Brendshme ka angazhuar 5500 policë që do të ruajnë qendrat e votimit në gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq, ka angazhuar 50 mijë komisionerë, qe janë të ndarë në Komisione Zonale te Administrimit Zgjedhor, Komisione te Qendrave të Votimit dhe Grupe te Numërimit të Votave.

Beteja shqiptare
Nga Berat Buzhala & Leonard Kerquki

A do të mundte dikush ta paramendonte Sali Berishën e vitit 1991, duke i qëndruar përkrah “këngëtares” Çiljeta dhe duke i thurur asaj lavde për performansë të pëlqyeshme? Po, po Çiljetës, jo Fatmire Breqanit.

Po politikanët Gramoz Ruçin dhe Namik Doklen, duke vallëzuar në mes të Tiranës, nën ritmin e muzikës hip hop? Dhe jo pak të vallëzuar, sepse, meqë Edi Rama po hidhej, ata po provonin të kërcenin edhe më lart sesa shefi i tyre, për ta bindur se përnjëmend janë më të dhe se i takojnë politikës se re. E Ruçi është aq i vjetër, se edhe në kohën e Ramiz Alisë, kur edhe atëherë merrej aktivisht me politikë, nuk është konsideruar politikan junior.

Por, zori ku nuk të shti. Në zor janë edhe elita politike në Shqipëri. Kjo është Tirana në prag të zgjedhjeve. Politikanët e këtushëm, të polarizuar sa s’ka ku më shumë, janë në gjendje që deri në vdekje t’u binden urdhrave të kompanive të huaja konsulente që qëndrojnë prapa tyre, vetëm e vetëm që t’i fitojnë zgjedhjet.

Sali Berisha në paraqitjen e tij të fundit në televizion, të premten në mbrëmje, në emision Opinion tek gazetari Blendi Fevziu, ndonëse 64 vjeçar, ndonëse shumicën e jetës së tij e ka kaluar nën regjimin më te egër diktatorial, fliste me besim të plotë për të arriturat më të reja teknologjike. Fliste se sa praktik është firma BlackBerry e telefonave mobilë dhe se ka krijuar varshmëri kronike me të. Sali Berisha dhe BlackBerry!

Në anën tjetër, sfiduesi potencial i tij, Edi Rama, po ashtu në paraqitjen e tij të fundit televizive, por ky në televizionin Top Channel, u doli shqiptarëve me një kravatë me ngjyra të hapura dhe plot me lule. Kaq ekstravagant votuesve nuk i është paraqitur në fushatë zgjedhore as Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i cili është bajraktar në ketë rrafsh. Por, Johnson ka votues londinezët, ndërsa Edi Rama duhet të mbledhë vota edhe në fshatrat Paulesh dhe Peqin. Jo më vetëm në Tiranë, ku po fiton tash e një dekadë me radhe.

Sot, mbi një milion shqiptarë do t’ua mësyjnë kutive të votimeve. Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të dihet në orët e para të së hënës. Mirëpo, ai do të shpallet të dielën, sapo të mbyllën kutitë e votimeve. Ndoshta do të shpallën dy fitues. Ndoshta në sheshet e Tiranës do të dalin të dyja palët të festojnë. Sepse kështu është skenari. Në televizionin Klan, sapo të mbyllën kutitë e votimeve në mbarë vendin, kompania kosovare për studime humanistike, Gani Bobi, do t’i bëjë publike të dhënat e Exit Pollit. Fiks në të njëjtën kohë, por në televizionin tjetër, Top Channel, kompania amerikane Zogby, do të shpalosë të dhënat e saj për fituesin e zgjedhjeve.

Asnjëra prej këtyre të dhënave nuk janë zyrtare. Këto janë rezultate që kompanitë hulumtuese i nxjerrin në bazë të intervistave që i zhvillojnë me qytetarët që sapo kanë votuar. Mandej, duke i krahasuar këto numra, supozojnë se cili është fituesi. Mirëpo, do të mjaftojë vetëm një indikacion më i vogël që rrugët të mbushën me militantë të partive të ndryshme. Ekziston mundësia që këto dy kompani hulumtuese të shpallin fitues të ndryshëm në orët e mbrëmjes të ditës së hënë. Nëse kështu ndodh, policia do të ketë shumë punë, me shumë koka të nxehta.

Përndryshe që një parti të fitojë të drejtën për të formuar Qeverinë, duhet t’i ketë në dispozicion së paku 71 vota. Kuvendi i Shqipërisë numëron gjithsej 140 deputetë. As një kryeministër normal nuk do të dëshironte ta shihte vetën peng të një deputeti. Por, kjo është situata momentale në Shqipëri.

Partia Demokratike e Sali Berishës, sipas të gjitha hulumtimeve të kryera në vend, do të dalë partia më e madhe pas zgjedhjeve të sotshme, por ekzistojnë mundësi minimale që ai t’i mbledhë më shumë se 70 deputetë në kampin e tij. Është normale të pritet që partitë e majta, kur të bëhen të gjitha bashkë – edhe pse ato nuk e kanë ndërmend të bëhen bashkë – të qëndrojnë më mirë me numra sesa spektri i djathtë. Prandaj, situata do të jetë shumë komplekse. Me një parti të djathtë m më së shumti vota dhe me një kamp të majtë si më i forti.

Por, si u bë që Sali Berisha të paraqitet kaq i fuqishëm në këto zgjedhje?
Ai, në vitin 2005, kur i fitoi zgjedhjet, erdhi në pushtet fal përçarjes historike në të majtën shqiptare dhe fal vrimës së zezë elektorale të quajtur “Dushk”, që si sistem ishte më i komplikuar se shumica e ekuacioneve matematikore që mësohen në shkollën fillore. Kurse, edhe pse në pushtet që katër vjet, edhe pse në dorë i ka shpërthyer një bombë aq e fuqishme sa ajo e Gërdecit, Berisha ka gjasa që në zgjedhjet e sotme të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Ka mundësi që i vetëm t’i mundë të gjitha partitë e majta së bashku.

Të gjitha analizat tregojnë se Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Të gjitha sondazhet tregojnë se prej kur ka filluar fushata zgjedhore Berisha është rritur në kontinuitet.

Kjo ka ndodhur sepse Partia Socialiste ka dështuar që të jetë e fokusuar në fushatën zgjedhore. Kohën më të madhe kësaj partie i ka marrë sensibilizimi i opinionit për një fatkeqësi që u ka ndodhur shqiptarëve, në shpërthimin e Gërdecit. Është konsideruar se Rama po provon që një dramë njerëzore ta kthejë në fat të tijin. Kjo nuk ka ecur mirë. Në anën tjetër, Rama ka dështuar t’i bindë votuesit se ai e ka sjell një frymë të re politike. Gjuha e tij ka qenë edhe më e egër se e Berishës. Bile, Berisha në emisionin tek Blendi Fevziu, duke u tallur, tha se nuk e kuptonte Ramën, që në mes tjerash, atë po e imitonte edhe duke bërtitur në tubime zgjedhore. Të mos përmendim tutje edhe plot figura antike që Rama i ka pasur në krah gjatë fushatës zgjedhore. Pra, janë Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle, që mund të konsiderohen si ura lidhëse edhe me kohën e luftës partizano – gjermane.

Kurse Berisha fishekët e tij më të mirë i ka ruajtur për muajt e fundit të qeverisjes së tij. E ka dërguar vendin në NATO, e ka inauguruar projektin më të madh të shqiptarëve, rrugën Durrës-Kukës, ka aplikuar për pranim në Bashkimin Europian dhe normalisht e ka ruajtur vetëbesimin deri në arrogancë.

Emra të çuditshëm

Në zgjedhjet e së dielës garojnë 38 parti dhe 4 koalicione parazgjedhore - ai i PD’së, i PS’së, i LSI’së dhe koalicioni i Polit të Lirisë.

Duke pasur parasysh numrin e madh të partive, drejtuesit e tyre kanë shkrirë edhe pikën e fundit të kreativitetit për t’i emëruar ato.

Në ueb-faqen e KQZ’së gjenden emra nga më të ndryshëm të subjekteve që garojnë në këto zgjedhje, emra këta aspak të njohur për publikun.

Kështu në garë janë, bie fjala, Partia Kombëtare Konservatore Shqiptare, Partia Reformatore Demokratike Shqiptare, Partia Biznesi Shqiptar, Partia Mendimi Djathtë Liberal, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Lidhja Fshatare, Partia Centraliste e Mirëqenies Popullore, Partia e Komunistëve të Bashkuar të Shqipërisë, Partia Universale për Demokraci Amerikane, Partia Demokracia Paqësore, Partia Forca Albania apo edhe Partia Emigracioni Shqiptar.

Burimet: Gazeta Express/Tv Klan/BallkanWeb/Top Channel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane Empty Re: Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi