Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilaz Hysaj - Ne e kemi vra këtë djalë

Shko poshtë

Ilaz Hysaj - Ne e kemi vra këtë djalë Empty Ilaz Hysaj - Ne e kemi vra këtë djalë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 06, 2016 11:09 am

Ilaz Hysaj - Ne e kemi vra këtë djalë


Ilaz Hysaj - Ne e kemi vra këtë djalë Auto_auto_ilaz-foto14778077481478388954

Ilaz Hysaj

Kur një student 26 vjeçar vritet apo vetvritet në paraburgim , pa marrë parasyshë arësyet,  sistemi i drejtësisë, me të gjitha hallkat, vëhet para përgjegjësisë  faktike.
Por jo vetëm drejtësia, politika dhe shteti që janë përgjegjës për vdekjen e Astritit, vëllaut të tij para dy vjetësh, sikurse edhe shumë e shumë të rinjëve,  atdhetarëve e veteranëve të vërtetë të luftës.
Përgjegjësia bie shumë mbi neve  edhe si gjeneratë edhe si prindër, edhe si intelektualë,që nuk patëm koqe me u ballafaque me të keqen që ngriti kokën që në ditët e para të çlirimit, dhe me qyqarëllëkun tonë e lamë një bandë të vogël kriminelësh të rriten, duke marrë ngadalëdalë çdo segment apo shtyllë të shtetit  deri në përmasat e ngulfatjes.
Kur është çliruar Kosova, Astriti ka pasur vetëm 9 vjet, fëmijë i rritur në Zvicërr me të gjitha të mirat që i ofron një shtet i mirëfilltë demokratik. Babai i tyre, një aktivist i hershëm vendosë te kthehet në Kosovë për të vazhduar realizimin e ëndërrave me të cilat jemi rritur si gjeneratë.
Por  ne si gjeneratë me mosdijën tonë , me egoizmin tonë,  ëndërrën për ndërtimin e shtetit e reduktuam në përmasat e ndërtimit të shtëpive megalomane, për të shëruar komplekset dhe frustracionet tona në dëm të ndërtimit të një shoqërie njerëzore ku vlerë themelore do të ishte dashunia, respekti, drejtësia.
Ne ju lamë shumë telashe fëmijëve tanë sikur Astritit, Agimit, Shpresës…,  të cilët në vend që të merren me jetën, lirinë, shkencën, artin dashurinë, duhet t’a vuajnë nonshalancën dhe moskryerjen e detyrave të prindërve, ashtu sikurse ne që vuajtëm paditurinë dhe pafuqinë e baballarëve dhe gjyshërve tanë…
Pra edhe ne vet jem kah e vrajmë ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi