Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit
Faqja 1 e 1
Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit
Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit
Desha t`i ankohem të ndjerit dhe të madhit At Gjergj Fishta , se edhe sot shpiptarët po sillen në mënyrë të pandërgjegjëshme për çështjen e kombit . Deshte ta bisedoj edhe një herë me të Madhin At Gjergj Fishten , se si ai në Konferencën e Versajit (1919 ) mundohej t`i tregojë botës për lojërat e tyre me ne :
-“Serbet, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë” .
-Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? - pyeste Fishta
- Pra tash , shqiptari i cili i ka dy shtete më vete pse del karshi botës si me qenë i mvarun ? e -pyes unë .
Atëherë Fishta thoshte : “Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit. “
Po sot , kur bota e kuptoi se nuk jemi ashtu si iu shpegonte Serbia dhe Greqia , nuk jemi të “egjer dhe barbarë” , jemi popull i lashtë e i civilizuar , pse sillemi aq kokë-ulur ma veprimet tona të reja kombmohuese ? Pse i lejojmë vetes që përsëri të na mbysin , mu ata që dikur na mbytshin ?
Fishta e pyeste Konferencën : “Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër.”
E unë e pyes kombin tonë sot , pse sillemi si me qenë mu ata të propagandës greko-serbe ?
Fishta ia rikujtonte botës “ “Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani .
“Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.”
Dëshmi janë këto, bashkatdhetar të mi, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem , po sot ku jemi ? ( Sikur Fishta t`ishte gjallë , do të turpërohej me kombin e vet )
Fishta ankohej : “Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. “
Unë i ankohem Fishtes: ” Propagandat e huaja sot dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë psikologjike kombit , saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. “
“ Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit ( veriut) për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë ‘-thoshte Fishta
E sot si po shuhet fara shqiptare ? Na ndërruan historinë ,e mohojmë vetvetën , i besojmë armikut , po i kthehemi “vaktit të Turqisë “ dhe humbjes qenësore kombëtare të kohës së Irakli Pyellit : “Shkele Abetaren i thoshin. Pikërisht këtu është madhështia e njeriut idealist. Maja e piramidës së këtij ideali, lëshoi mbi dumbabistët rrufetë e heroizmit . Shkele! – Jo! Shkele – Kurrë! A ka refren më të madh për një komb sesa një qëndrim i tillë manifestuar nga një prej shtetarëve të tijë të frymëzuar? A nuk tregon kjo sjellje vetë palcën kurrizore të kombit? Të kërcënohesh me vdekje përpara abetares dhe të rezistosh përpara saj për ta bërë atë të pavdekshme. “
Sot Abetarja po shkelet ndryshe !
Fahri Xharra,08.11.16
Gjakovë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra: BAKTERJET SHQIPTARE, VDEKJEPRURËSE TË KOMBIT !
» Fahri Xharra:A ka komb Kosovar ?
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?
» Frank Shkreli: Përpjekje patetike për të denigruar At Gjergj Fishtën
» Fahri Xharra:A ka komb Kosovar ?
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?
» Frank Shkreli: Përpjekje patetike për të denigruar At Gjergj Fishtën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi