ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
Faqja 1 e 1
ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
Më e moçme se hëna është Arbëria
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.
Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.
Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.
Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.
Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.
Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.
Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshen,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshen,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
DRURI I JETËS
Liliane Perrin-it
Ajo vdiq ne nentor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritem ne gjysmeshtize.
Liliane Perrin-i,
medalon i perjetshem
ne do ta mbajme te varur
ne kujtimet tona.
Ajo iku ne nentor
dhe vjeshta hyri me verdhesi
ne visoret e endrrave
duke shkundur gjethet
ne Drurin e Jetes.
Liliane Perrin-it
Ajo vdiq ne nentor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritem ne gjysmeshtize.
Liliane Perrin-i,
medalon i perjetshem
ne do ta mbajme te varur
ne kujtimet tona.
Ajo iku ne nentor
dhe vjeshta hyri me verdhesi
ne visoret e endrrave
duke shkundur gjethet
ne Drurin e Jetes.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
KËNGË QYQESH
Ne pullazin e shtepise
tubohen qyqet.
Neteve me hene
maje oxhaku
heshtjen mortore
vetem kenga e tyre
e prish.
Mbeshtjell me endrra kobzeza
nena mallkon
kengen e tyre mortore.
Ne pullazin e shtepise
tubohen qyqet.
Neteve me hene
maje oxhaku
heshtjen mortore
vetem kenga e tyre
e prish.
Mbeshtjell me endrra kobzeza
nena mallkon
kengen e tyre mortore.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
Bylbyl i Lumtur
Ti ne kafaz
e une mes natyre
ti kendej
e une matane pasqyre.
Ti larg ne qiell
e une poshte ne toke,
as per nje shekull
s´behemi shoke.
Eja te nderrohemi
per shekullin e ri:
une pellumb:
Ti behu njeri.
Ti ne kafaz
e une mes natyre
ti kendej
e une matane pasqyre.
Ti larg ne qiell
e une poshte ne toke,
as per nje shekull
s´behemi shoke.
Eja te nderrohemi
per shekullin e ri:
une pellumb:
Ti behu njeri.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
DHËMBJA MORI DHEUN
Dhembja mori dheun
dhe loti rrodhi
kur vdiq Ikona e Artit
i madhi Faruk Begolli
Dhembja mori dheun
dhe loti rrodhi
kur vdiq Ikona e Artit
i madhi Faruk Begolli
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
KËNGË NË DARDANË
(Metush Krasniqit)
Në Dajkofc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë.
Këndon bilbili
majë lisi
për një legjendë
që lindi fisi.
Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për Shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.
(Metush Krasniqit)
Në Dajkofc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë.
Këndon bilbili
majë lisi
për një legjendë
që lindi fisi.
Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për Shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
DARDANË
Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.
Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.
Te dua Toke Dardane
Ç´me vyen jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.
Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.
Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.
Te dua Toke Dardane
Ç´me vyen jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
SA TË DUA KOSOVË
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´ishahy.
Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
më ndriço shtegun,që të mund
të kthehem.
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´ishahy.
Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
më ndriço shtegun,që të mund
të kthehem.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
VIZIONARIT
(Ibrahim Rugovës)
Jeta
hije e vogël
Për ëndrren tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për tëdal
në një moshë tjetër.
ERDHI DITA
T´´mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
Në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti,
me një fanar ardhmërie
në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
AI iku
Po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.
(Ibrahim Rugovës)
Jeta
hije e vogël
Për ëndrren tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për tëdal
në një moshë tjetër.
ERDHI DITA
T´´mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
Në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti,
me një fanar ardhmërie
në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
AI iku
Po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
PRITJE ME KANUN
Ndodhi se ç´na ndodhi
sdi kështu a ka ndodhë kund
shumë vite na i mori
pritja me kanun.
Kur u thirr kanuni
tubuan krejt shtresën
edhe djajt me bishta
na i shëndruan në ëngjuj.
Edhe kur kanunin
atë ditë e kanë shpallë
emëruan ministra
edhe kryetarë.
U veshen n´kostume
kravatë e jelek
Evropës marshuan
i ranë cep më cep.
Na doli paria
seç i mësynë ahengjet
kërkojnë nga varfëria
hapni më shumë qeset.
Janë paratë e juaja
për këtë tokë shpëtim
pa to edhe pothuaja
s´ka internacionalizim.
Ne i themi Evropës
kemi zgjedhë kanun
prej juve kërkojna
përkrahëje më shumë.
Armiku na drodhi
na hypi na zbriti
kanuni lot rrodhi
n´konferenca shtypi.
Nxu me pritë Prishtina
faktorin e huaj
ata jepnin këshilla
dëgjo e mos luaj.
Ne do t´ju përkrahim
nxjerrim rezoluta
ju të ruani paqën
të mos shpërthej lufta.
Paria modeste
rronin në kolltuqe
pa një fije vese
Rinia në burgje.
Paria na ftonin
ruani gjakftohësinë
sa më shumë dëgjonim
dajakun mbi shpinë.
Por ka desh dhe ZOti
seq u prish Kanuni
me dajak s´duronim
kërciti dum-dumi
kush me sherr e pati
ai mbeti përfundi.
Ndodhi se ç´na ndodhi
sdi kështu a ka ndodhë kund
shumë vite na i mori
pritja me kanun.
Kur u thirr kanuni
tubuan krejt shtresën
edhe djajt me bishta
na i shëndruan në ëngjuj.
Edhe kur kanunin
atë ditë e kanë shpallë
emëruan ministra
edhe kryetarë.
U veshen n´kostume
kravatë e jelek
Evropës marshuan
i ranë cep më cep.
Na doli paria
seç i mësynë ahengjet
kërkojnë nga varfëria
hapni më shumë qeset.
Janë paratë e juaja
për këtë tokë shpëtim
pa to edhe pothuaja
s´ka internacionalizim.
Ne i themi Evropës
kemi zgjedhë kanun
prej juve kërkojna
përkrahëje më shumë.
Armiku na drodhi
na hypi na zbriti
kanuni lot rrodhi
n´konferenca shtypi.
Nxu me pritë Prishtina
faktorin e huaj
ata jepnin këshilla
dëgjo e mos luaj.
Ne do t´ju përkrahim
nxjerrim rezoluta
ju të ruani paqën
të mos shpërthej lufta.
Paria modeste
rronin në kolltuqe
pa një fije vese
Rinia në burgje.
Paria na ftonin
ruani gjakftohësinë
sa më shumë dëgjonim
dajakun mbi shpinë.
Por ka desh dhe ZOti
seq u prish Kanuni
me dajak s´duronim
kërciti dum-dumi
kush me sherr e pati
ai mbeti përfundi.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
këtu është qëndresa
Fushat pjellore
majat shkëmbore
i kemi uratë
ndër shekuj gjatë.
Deshën të na i marrin
shpesh ja u futën zjarrin
pata djem e nipa
për sakrifica
unë jam Drenica.
Djemat e Polluzhës
e të Galicës
roje e Drenicës
gjithë nëpër shekuj
fyt me barbarët
deri te Jasharët.
Del xha Shabani
me djem,nipa e mbesa
ndal,ti moj ogurzeza
këtu është qëndresa.
Fushat pjellore
majat shkëmbore
i kemi uratë
ndër shekuj gjatë.
Deshën të na i marrin
shpesh ja u futën zjarrin
pata djem e nipa
për sakrifica
unë jam Drenica.
Djemat e Polluzhës
e të Galicës
roje e Drenicës
gjithë nëpër shekuj
fyt me barbarët
deri te Jasharët.
Del xha Shabani
me djem,nipa e mbesa
ndal,ti moj ogurzeza
këtu është qëndresa.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
POETIT
Kohë të lirë
hartoj për netë
të lexoj unë një poet
lexoj vargje nga mërgimi
"Krenaria dhe Pikëllimi"
Si i madhi At Gjergj Fishta
shkruan letrari Adem Berisha
Krenarinë e ka kombëtare
pikëllimin si shumë shqiptar
tufa vargjesh ka përmbledhë
në krijimtarinë e tij me vlerë
Fjala e tij thesar ka peshën
kur lëvron me pendë mbi letër
fije vargjesh ,vepra i shtohet
mendimtari ynë rinohet
shton lexuesit ditë pas dite
ngjitet në majë të letrave shqipe.
Kohë të lirë
hartoj për netë
të lexoj unë një poet
lexoj vargje nga mërgimi
"Krenaria dhe Pikëllimi"
Si i madhi At Gjergj Fishta
shkruan letrari Adem Berisha
Krenarinë e ka kombëtare
pikëllimin si shumë shqiptar
tufa vargjesh ka përmbledhë
në krijimtarinë e tij me vlerë
Fjala e tij thesar ka peshën
kur lëvron me pendë mbi letër
fije vargjesh ,vepra i shtohet
mendimtari ynë rinohet
shton lexuesit ditë pas dite
ngjitet në majë të letrave shqipe.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
JETËSIM I ËNDëRRES SË MADHE
Ju që ngjeshet armët
e u ngjitët në male
Sot keni Ringjallje
Jetësuat ëndërren e madhe
Ushtri Çlirimtare.
Ju që ngjeshët brezit
grykëhollat e hutat
anekënd Kosovës
i mbollët frutat
eh,eh,e tani po rrini nën hije
Kosovën e ndritët
me fanar ardhmërie
ua kthyat brezave
ardhëmëri e shpresën
ti vjelin frutat
në pemën e jetës
Veq një gjë na bënë të vuajm
kur vilen frutat në mungesën tuaj.
Rrezet e Lirisë
u bënë dritë portash
më nuk ka ngatërrim zotërash
Mbi pemët e jetës brezat
mbushin shportat
mbi to këndojnë pëllumbat
e kurrë më nuk krrokatin korbat.
Ju që ngjeshet armët
e u ngjitët në male
Sot keni Ringjallje
Jetësuat ëndërren e madhe
Ushtri Çlirimtare.
Ju që ngjeshët brezit
grykëhollat e hutat
anekënd Kosovës
i mbollët frutat
eh,eh,e tani po rrini nën hije
Kosovën e ndritët
me fanar ardhmërie
ua kthyat brezave
ardhëmëri e shpresën
ti vjelin frutat
në pemën e jetës
Veq një gjë na bënë të vuajm
kur vilen frutat në mungesën tuaj.
Rrezet e Lirisë
u bënë dritë portash
më nuk ka ngatërrim zotërash
Mbi pemët e jetës brezat
mbushin shportat
mbi to këndojnë pëllumbat
e kurrë më nuk krrokatin korbat.
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi