Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sveçla: Isha aty kur Xhemile Dehari refuzoi telegramin e Hashim Thaçit

Shko poshtë

Sveçla: Isha aty kur Xhemile Dehari refuzoi telegramin e Hashim Thaçit Empty Sveçla: Isha aty kur Xhemile Dehari refuzoi telegramin e Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2016 11:42 pm

Sveçla: Isha aty kur Xhemile Dehari refuzoi telegramin e Hashim Thaçit

Sveçla: Isha aty kur Xhemile Dehari refuzoi telegramin e Hashim Thaçit Auto_xhelal-sveqla1478636540

Xhelal Sveçla

Ish-shefi i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka thënë se ka qenë i pranishëm në momentin kur Xhemile Dehari e Avni Dehari kanë refuzuar që ta pranojnë telegramin e ngushëllimit të Hashim Thaçit, me rastin e vdekjes së djalit të tyre, Astritit.
“E vërtetë. Pata fatin ta dëgjoj dhe jetoj qëndrimin që rrezatoi dinjitet dhe vendosmëri të dy prindërve të Astritit. Isha aty kur u thanë këto fjalë që do t’i regjistrojë historia”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Periskopi, nga burime të afërta me familjen Dehari raportoi se telegrami i ngushëllimit nga presidenti u refuzua nga familja Dehari, përkatësisht nëna e Astritit, Xhemilja.
“Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!”, ka qenë përgjigja e Xhemile Deharit për Hashim Thaçin. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi