Donald Trump president i ri i SHBA-ve, e mund Hillary Clintonin (LIVE)
Faqja 1 e 1

Donald Trump
(E plotësuar) - I mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ky është Donald Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.
Vetë Hillary Clinton ka telefonuar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka uruar atë për fitoren.
“Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falenderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë. Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhën bashkë si një komb i bashkuar”, nisi fjalën e tij Trump.
Ndryshe nga fushata, që u shoqërua me deklarata kontraverse të tij, në fjalimin e parë si President i zgjedhur, Trump përcolli mesazhe bashkimi.
“Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh. Fushata jonë ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten, familjen. Është një lëvizje që përfshin të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.
Me këtë zgjedhje, Trump theu edhe një rregull të pashkruar në zgjedhjet presidenciale amerikane; ai është Presidenti i parë që zgjidhet pa mbajtur më parë ndonjë post apo detyrë publike në administratë apo i zgjedhur senator a anëtar në Kongres.
Përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin edhe të Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. Donald Trump do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të vitit 2017 pas votimit në Kongres.
Gara presidenciale mes kandidatit republikan, Donald Trump, dhe demokrates Hillary Clinton, ka përfunduar me fitoren e miliarderit Trump.
Trump do të merr postin e të parit të shtetit më të fortë në glob zyrtarisht më 20 janar, kur edhe do të inaugurohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump ka arritur 276 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale, ndërsa Hillary Clinton ka mbetur në kuotën 218.
Miliarderi Trump në këtë garë ka hyrë me gjasa më të vogla për të fituar në krahasim me Hillary Clintonin, por që ishin zgjedhësit ata që e përcaktuan presidentin e tyre të ardhshëm.
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump vetëm 4 vota larg zgjedhjes President
Trump ka shtuar epërsinë në 266 vota elektorale dhe i duhen edhe katër vota për t’u shpallur zyrtarisht president i Amerikës. Hillary Clinton që ka 218 vota.
Udhëheqësi i fushatës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se numërimi i votave nga disa shtete vazhdon ende dhe se Clinton “nuk ka mbaruar ende”.
John Podesta i luti mbështetësit që të shkojnë nëpër shtëpi, pasi “nesër do të ketë më shumë për t’iu thënë”.
Rivali republikan i Clintonit, Donald Trump, është në epërsi me votat e Kolegjit Zgjedhor.
Donald Trump ka fituar në Pennsilvania dhe i duhen edhe gjashtë vota për t’u shpallur zyrtarisht president i ri i SHBA-ve. Donald Trump ka fituar dhe shtetin e Pensilvanias, i cili herëve të kaluara ka qenë fitues kandidati demokrat Barack Obama.
Trump doli fitues në këtë shtet duke siguruar 20 vota elektorale, që e dërgon atë në 264 vota në epërsi, kundrejt Hillary Clintonit që ka 215 vota.
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump drejt fitores
Edhe shumë pak shtete amerikane kanë mbetur për t'u numruar votat, ku ende nuk kemi një rezultat për zgjedhjet Presidenciale, por duket se Donald Trump po shkon drejt triumfit.
Deri tani sipas projeksionit të New York Times, kandidati republikan ka arritur të marrë 244 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 215 vota elektorale.
Tashmë është zbuluar edhe lista e shteteve ku kanë fituar vota kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Hillary Clinton.
Mund të vërehet qartë se në shumicën e shteteve më të mëdha ka fituar bindshëm kandidati nga radhët e republikanëve Trump, për të cilin ishte përfolur shumë gjatë fushatës zgjedhore.
Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont – 3 vota elektorale
Massachusetts – 11 vota elektorale
Rhode Island – 4 vota elektorale
New Jersey – 14 vota elektorale
Maryland – 10 vota elektorale
Delaware – 3 vota elektorale
Washington, D.C – 3 vota elektorale
Illinois – 20 vota elektorale
New York – 29 vota elektorale
Connecticut – 7 vota elektorale
New Mexico – 5 vota elektorale
Virginia – 13 vota elektorale
Colorado – 9 vota elektorale
Hawaii – 4 vota elektorale
Oregon – 7 vota elektorale
California – 55 vota elektorale
Washington – 12 vota elektorale
Nevada – 6 vota elektorale
Shtetet e fituara nga Trump
Indiana – 11 vota elektorale
Kentucky – 8 vota elektorale
West Virginia – 5 vota elektorale
Teeneesse – 11 vota elektorale
Mississippi – 6 vota elektorale
Oklahoma – 7 vota elektorale
North Dakota – 3 vota elektorale
South Dakota – 3 vota elektorale
Wyoming – 3 vota elektorale
Nebraska – 3 vota elektorale
Arkansas – 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas – 38 vota elektorale
Tennessee – 11 vota elektorale
Alabama – 9 vota elektorale
South Carolina – 9 vota elektorale
Ohio – 18 9 vota elektorale
Missouri – 10 vota elektorale
Montana – 3 vota elektorale
Idaho – 4 vota elektorale
North Carolina – 15 vota elektorale
Florida – 29 vota elektorale
Georgia – 16 vota elektorale
Iowa – 6 vota elektorale
Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.
06:16- Kanë mbetur edhe pak shtete amerikane ku ende nuk kemi një rezultat për zgjedhjet Presidenciale, por megjithatë duket se Donald Trump po shkon drejt triumfit.
Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 238 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.
06:00- Ndërsa ende nuk është mbyllur në Alaska, për shumë të tjera kanë dale edhe rezultatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump po thyen pritshmëritë dhe po shkon drejt suksesit.
Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 232 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.
Ndërkohë Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Floridas, e cila ka 29 vota elektorale, por ishte një prej shteteve më të lëkundura dhe që pritej të vendoste shumë në këto zgjedhje.
Republikanët po shkojnë drejt një suksesi absolut, ku janë pranë kontrollin të Senatit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump rikthen epërsinë ndaj Hillaryt, vetëm 54 vota larg Presidentit
05:34- Kandidati republikan, Donald Trump ka rikthyer epërsinë ndaj demokrates, Hillary Clinton në garën për president.
Tani Trump kryeson me 216 vota elektorale, ndërsa Clinton ka 209 vota, shkruan "Bota sot".
Rezultatet e fundit, Clinton përmbysë gjithçka, tani kryeson me 1 votë më shumë ndaj Trump
05:20- Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka përmbysur rezultatin kundrejt Donald Trumpit në garën për presidente. Tani kryeson Clinton me 188 vota elektorale, ndërsa Trump ka 187 vota.
05:14 - Gara për zgjedhjen e presidentit po vazhdon të jetë e ngushtë. Hillary Clinton ka 175 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 187 vota elektorale.
Zgjedhjet në SHBA, garë dramatike, Trump vetëm 4 vota para Hillary Clintonit
05:05- Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka fituar pikë të reja për vota elektorale, duke ngushtuar epërsinë ndaj republikanit Donald Trump.
Gara vazhdon të jetë shumë e ngushtë, ku Hillary Clinton tani ka 168 vota elektorale, kundrejt Donald Trumpit që vazhdon të kryesoj me 172 vota, përcjellë "Bota sot".
04:47- Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
Rezultatet e fundit tregojnë se ai ka ka 168 vota elektorale kundrej Hillaryit që ka vetëm 109 vota elektorale, shkruan "Bota sot".
04:24- Sipas rezultateve të fundit, kandidati republikan Donald Trump forcon numrin e votave elektorale.
Ai tani për tani, ka 150 vota elektorale kundrej Hillaryit që ka vetëm 109 vota elektorale.
Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 137 me 104 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.
Zgjedhjet në SHBA, rezultat i ngusht
Janë mbyllur votimet në disa shtete në Amerikën, ndërsa me rezultatet e dale deri në këto momente është Hillary Clinton kandidatja që udhëheq me 68 vota elektorale ndaj 48 të Donald Trump.
Mediat amerikane raportojnë se Trump ka fituar në Indiana, Kentucky, Virginia, Ohio, Georgia, Florida, North Carolina, ndërsa Clinton kryeson në Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, New Hampshire, Wisconsin.
Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota Amerikanët u bënë ballë radhëve të stërgjata te qendrat e votimit, teksa një numër i madh shtetasish shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e së martës.
“U nervozuam nga pritja, megjithatë edhe takuam njerëz të mirë në radhë, çfarë bëri që të ecnim më shpejt. 30 minuta m’u desh të votoja, ama një orë e gjysmë që vota ime të skanohej. Mendoj se duhet të ishim përgatitur më mirë për këtë proces”, tha një qytetare.
“Nuk ishte dhe aq keq. Në rregull, e pranoj se duhet të prisje në radhë tepër të gjatë, por ia vlen pritja për këtë gjë”, tha një qytetar.
Me kalimin e orëve, tensioni për Shtëpinë e Bardhë rritet. Votat e minutës së fundit edhe mund të ndryshojnë rezultatin. Thirrjen për të mos ngurruar dhe për të votuar e përsëritën sërish Trump, Clinton, madje edhe presidenti Obama, që po shijon orët e fundit të titullit presidencial.
Hillary Clinton votoi e para në New York. Ajo doli e buzëqeshur dhe tërë gjallëri nga qendra e votimit. Mbështetësit nuk munguan.
“Unë jam shumë e lumtur. Jam vërtet tepër e lumtur. Të gjithë miqtë e mi dhe fqinjët e mi më bënë të ndihem kështu”, tha Clinton.
Ndërsa Donald Trump, që nuk heq dorë nga dyshimet dhe thotë se ka vënë re parregullsi në procesin zgjedhor, duket se nuk ka besim tek asnjë. Ai nuk nguroi të hidhte sytë nga fleta e votimit të bashkëshortes Melania, ndërsa çifti votoi bashkë në New York.
Në fakt, në këtë qendër votimi, para se të mbërrinte Donald Trump u shënuan disa trazira të vogla. Një formë proteste e çuditshme.
Rezultatet e para, Trump udhëheq 19 me 3 ndaj Clinton
Mediat amerikane raportojnë se Trump ka fitua në Indiana dhe Kentacky, ndërsa Clinton raportohet të ketë fituar në Vermont. Në Kentacky, Donald Trump ka arritur të fitojë me një diferencë të madhe, duke marrë 75.8% të votave, ndërsa 21.4% ka marrë Clinton.

Amerikanët u bënë ballë radhëve të stërgjata te qendrat e votimit, teksa një numër i madh shtetasish shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e së martës.

Mbyllen sondazhet në gjashtë vendet e para, ja kush udhëheq
Janë mbyllur sondazhet në Gjeorgji, Indiana, Kentucky, Karolinën e Jugut, Vermont dhe Virginia.
Trump ka fituar Indiana-n dhe Kentucky, ndërsa Clinton Vermont, thotë CCN bazuar në sondazhe.
Deri tani Donald Trump po udhëheq me 62.4% të votave, kurse Hillary Clinton me 32.4% të votave./BS
EXIT-POLL-et e para të CNN: Ja shtetet ku udhëheq Hillary Clinton
Kanë nisur të dalin edhe exit-pollet e para të zgjedhjeve për president në SHBA. CNN ka vendosur 3 pikë para Hillary Clinton, e cila është në avantazh me 3 pikë në Florida, Kolorado dhe Pensilvani.
Sipas CNN, Donald Trump udhëheq me një pikë diferencë në Ohaio dhe Ioua. Kandidatja demokrate është duke udhëhequr me 5 pikë në Uisconsi dhe një në Nevada.
Ndërkaq, Trump është në avantazh në Indiana./BS
Zgjedhjet presidenciale: Dalin Exit Pollet e para, ja kush po udhëheq
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë Exit Pollet e para për zgjedhjet presiedenciale.
Kandidatja demokrate Hillary Clinton udhëheq me 4 pikë ndaj republikanit Donald Trump, raporton Fox News.
Ndërsa, sipas Reuters, Clinton ka 90% shanse të fitojë zgjedhjet dhe të bëhet presidentja e parë femër dhe e 45 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./BS
Exit Polli i CNN: Amerikanët vendosën para shtatorit se kënd do ta votonin, "Bota sot" ju sqaron çfarë ndodh në orët vijuese
Kush dëshiron të marrë një sy gjumë, në vijim keni itinerarin e zgjedhjeve presidenciale amerikane:
12.00 - Në mesnatë me orën tonë, janë mbyllur vendvotimet në Indiana dhe Kentucky, vendet e para në lindje të vendit.
Në ora 01.00 mbyllen vendvotimet në Georgia, perëndim të Indianës dhe Kentucky, lindje të Floridës, South Carolina, Vermont dhe Virginia. Menjëherë më pas mendohet të dalin rezultatet e para në Kentucky (prognozat flasin se do fitojë Trump) dhe Vermont (që pritet të fitojë Clinton).
Në ora 1:30 do fillojë numërimi i votave në dy shtete mjaft të rëndësishme Ohio dhe North Carolina, ndërsa në ora 2 fillon bregdeti perëndimor në Florida, pjesë të jugut dhe Amerikës qendrore.
Në perëndim të vendit zgjedhjet do mbyllen në orën 5.00 të mëngjesit. Në fund zgjedhjet mbyllen në Alaska në orën 7.00 të mëngjesit me orën e Kosovës, që praktikisht është edhe fundi. Por deri atëherë sipas gjitha gjasave do njihet fituesi i zgjedhjeve, përveç nëse rezultati është i ngushtë dhe kandidati Donald Trump mund të refuzonte njohjen e tyre./Bota sot
Exit Polli i CNN: Amerikanët vendosën para shtatorit se kënd do ta votonin
Votuesit amerikanë i kanë thirrur mendjes së tyre qe një kohë të gjatë, sipas të dhënave të exit polleve të hershme.
Rreth 62 % e votuesve kanë vendosur përpara shtatorit se cili do të jetë kandidati i tyre i preferuar.
Ndërsa 26%, kanë vendosur në shtator ose në tetor, shkruan CNN.
Vetëm 12% e votuesve vendosën javën e kaluar ose në ditët e fundit.
Sipas anketës, zbulimet e fundit të FBI për hapjen dhepastaj mbylljen e hetimit për e-mail-et e Hillary Clinton-it dhe akuzat e Donald Trump për sjellje seksuale të papërshtatshme, nuk kanë pasur shumë ndikim mbi amerikanët./BS
* * *
Hillary Clinton dhe familja e saj do të shikojnë rezultatet finale të votimeve sonte në Peninsula, një hotel simpatik në Midtown-Manhattan.
Vendi ku Clinton do të qëndrojë është vetëm dy-minuta në këmbë larg nga Trump Tower, ku kundër kandidati i saj Donald Trump do të jetë duke pritur rezultatet me familjen e tij.
Çka nëse Trump nuk e pranon rezultatin?
Kryetari i New York, Bill de Blasio ka thënë se zgjedhjet e sotme presidenciale do të mbahen mend gjatë, shkruan BBC.
Ai ka thënë nuk do të jetë i befasuar edhe nëse Donald Trump do të hezitonte ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve.
De Blasio ka shtuar se Trump në fushatën elektorale në disa raste ka thënë se zgjedhjet do të jenë të manipuluara, e në disa raste kur sondazhet kanë treguar rezultat që i konvenon atij ka ndryshuar mendim.
“Nëse Donald nuk i pranon rezultatet, atëherë mendoj se kjo do të jetë negative për të”, ka thënë de Blasio.
Ja në cilën orë është shpallur fituesi i pesë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA
Sot bota është e orientuar drejt shtetit më të zhvilluar të botës, SHBA. Kush do i fitojë zgjedhjet dhe kur do dalin rezultatet zyrtare mes Donald Trump dhe Hillary Clinton?
Botasot.info në vijim ju sjell oraret e zgjedhjeve të më përparshme kur fituesi është shpallur zyrtarisht.
Në zgjedhjet e 2012: Ora: 5.16 e mëngjesit
2008: 5.00
2004: 17.13
2000: Fituesi shpallet muaj më vonë, pas problemeve në Florida
1996: 3.01
1992: 4.50.
Clinton dhe Trump nga New York-u ndjekin rezultatet
Dy kandidatët për garën presidenciale në Amerikë, rezultatet finale të votimeve do t’i presin nga qendrat e fushatave të tyre në New York.
Mëngjesin e nesërm amerikanët do të zgjohen me një nga dy opsionet që ju ofruan për të përzgjedhur të ardhmen e tyre.
Nëse fituese do të jetë zonja Clinton, atëherë del se amerikanët kanë vendosur që të ecin rrugës së demokratëve duke e vazhduar punën në masë të madhe për politikat e paraardhësit Obama. Ndërkohë, nëse fitues del Trump, kuptohet që mendimet e tij kanë qenë të ndryshme nga kundër-kandidatja, duke nisur që nga politikat e migrimit e deri të ekonomia e re për vendin.
Përndryshe, Presidenti i 45-të i SHBA-ve detyrën do ta fillojë me ceremoni betimi më 20 janar. Ceremonitë e betimit të presidentëve zhvillohet e hapur për popullin në kopshtin e Kongresit amerikan. Mbyllja e kutive të votimit do të fillojë nga ora 19:00, ndërkohë që varësisht nga shtetet do të vazhdojë deri në mesnatë. Pritet që qartësimi i rezultateve të jetë i shpejtë.
Lajm i mirë për Hillaryn, Florida thyen rekordet
Një nga bastionet e demokratëve, Florida, ka shënuar rekord të pjesëmarrjes në votime.
Deri tash raportohet se kanë votuar 980,000 qytetarë, dhe ky është një lajm i madh për demokraten Hillary Clinton. Përndryshe, Florida është e populluar nga latino-amerikanët.
Clinton fiton në fshatin e familjes së Obamës
Demokratja Hillary Clinton ka mposhtur bindshëm sot rivalin e saj republikan në votimet e mbajtura në fshatin e familjes së presidentit Abrack Obama, në Kenia.
76 % e votuesve atje kanë qenë në favor të zonjës Clinton, ndërkohë që 22 % votuan për Trumpin.
Votuan Hillary dhe Bill Clinton
Kandidatja demokrate për presidenti amerikane, Hillary Clinton, ka votuar sot afër shtëpisë së saj në qytetin e vogël, Çapakua, jo shumë larg Qytetit të Nju Jorkut.
“Jam shumë e lumtur”, tha Clinton, derisa së bashku me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, ish-president amerikan, doli nga vendvotimi.
Zonja Clinton theksoi se është një ndjenjë e veçantë për të votuar, “pasi shumë njerëz llogarisin në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.
Hillary Clinton, që synon të bëhet presidentja e parë e në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka udhëhequr në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit, ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump.
Kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Kaine, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shtetin Virxhina, pak kohë pas orës 6 të mëngjesit, kur u hapën vendvotimet.
Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, pritet të votoj.
Fillon gjithçka: Nis votimi në 7 shtete të rëndësishme në SHBA
Shtetasit amerikanë sot votojnë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, pas një fushate që është cilësuar si më kundërthënëse në hisitorinë e Shteteve të Bashkuara.
Në orën 12 sipas kohës evropiane, vendvotimet janë hapur në nëntë shtete të bregut lindor, ndërsa tashmë në tri fshatra të vogla zgjedhjet kanë përfunduar.
Vendovotimet janë hapur në Konektikat, Indiana, Kentaky, Main, Nju Hempshër, Nju Xherzi, Nju Jork, Vermont dhe Virxhinia.
Një numër rekord i amerikanëve, më se 46 milionë, tashmë kanë votuar me postë apo në kuadër të votimeve të hershme.
Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, sot në ditën e zgjedhjeve, ka hyrë me një epërsi në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit në krahasim me kandidatin republikan, Donald Trump.
Pritet se rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme presidenciale do të fillojnë të paraqiten nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës evropiane.
Fituesi do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 maj, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.
Votuesit në SHBA do të votojnë për presidentin e ri, ja si funksionon sistemi zgjedhor
Votuesit në SHBA do të votojnë më 8 nëntor në zgjedhjet thellësisht të përçara presidenciale, që mund të përcaktohen nga disa prej shteteve të pavendosura, ku kandidatët – Hillary Clinton dhe Donald Trump - u përpoqën t’i bindin votuesit në ditën përfundimtare përpara ditës finale të votimit.
Kandidatja e Partisë Demokratike, Hillary Clinton dhe kandidati i Partisë Republikane Donald Trump, kanë bërë fushatë deri në minutat e fundit më 7 nëntor, në disa prej shteteve fushëbetejë, ku pritet që vota të kalojë në favor të njërit nga kandidatët. Sondazhet kanë treguar se gara po ngushtohet në ato shtete përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Shtetet amerikane dhe vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se ka pasur një numë rekord të votimeve të hershme, me një pjesëmarrje të madhe të pazakontë të votuesve hispanikë, që duket se i kanë dhënë përparësi Clintonit.
Agjencia AP njoftoi se të paktën 43.2 milionë njerëz tashmë kanë votuar më 7 nëntor dhe pritet që numri i votuesve të hershëm – pasi të jetë përmbyllur – të arrijë deri në mbi 50 milionë në këto zgjedhje.
Kjo do të thotë se afro 40 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar deri tani përpara fillimit të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor, shkruan AP. Nivele rekorde të votuesve të hershëm janë njoftuar nga 23 shtete, përfshirë edhe distriktin e Columbia.
*Teksti i mëposhtëm shpjegon se si funksionon sistemi zgjedhor në SHBA. Ky tekst fillimisht u publikua më 13 mars.
Si i zgjedhin partitë kandidatët e tyre?
Prej muajit shkurt e deri në qershor, secili shtet dhe territor në Shtetet e Bashkuara voton për kandidatët republikanë dhe demokratë, që garojnë për nominim.
Këto votime specifike partiake shpeshherë përshkruhen si “paraprake”, megjithëqë shprehja, në njëfarë mënyre, nuk i korrespondon asaj që ndodh realisht.
Shumica e shteteve mbajnë gara paraprake, në të cilat njerëzit votojnë për kandidatin e tyre të preferuar. Por, disa shtete, si Ajova, i mbajnë të ashtuquajturat “caucus” që esencialisht është takim partiak për të debatuar dhe vendosur për kandidatin.
Gara zgjedhore prej shtetit në shtet i detyron kandidatët të udhëtojnë mijëra kilometra dhe të bisedojnë me votuesit e zakonshëm për ta përhapur mesazhin e tyre politik.
Gjatë ditëve dhe javëve para votimeve, kandidatët dhe armatat e tyre të vullnetarëve, e vizitojnë pothuajse secilin shtet për të takuar sa më tepër votues, në takime formale dhe joformale. Pastaj, organizohen tubime të mëdha në stadiumet e sportit dhe vizita familjare në shtëpitë e zgjedhësve.
Kandidatët, po ashtu, zakonisht ndalen në restorantet lokale për t’u përshëndetur me njerëzit që ndodhen aty dhe fotografohen së bashku me ta. Madje, ndodh që ata të shkojnë shtëpi më shtëpi, për të kërkuar votën e tyre.
Proces rraskapitës zgjedhor
Ky është një proces rraskapitës. Prej 30 kandidatëve të paraqitur vitin e kaluar, në Partinë Republikane kanë mbetur 11 sosh.
Në Partinë Demokratike kanë mbetur vetëm tre kandidatë, nga gjashtë sa ishin vitin e kaluar.
Nga rezultatet në secilin shtet përcaktohet se sa delegatë shtetëror do ta mbështesin një kandidat të veçantë në Konventat kombëtare të partive për nominim, që planifikohen të mbahen në muajin korrik.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara, kandidatët republikanë mund të fitojnë gjithsej 2,472 delegatë. Një kandidat duhet ta fitojw shumicën (në këtë rast 1,237) për ta siguruar nominimin partiak.
Kandidati demokrat duhet ta ketë mbështetjen e 2,383 prej gjithsej 4,764 delegatëve, në konventën e korrikut.
Ajova – shteti i parë i procesit nominues
Të dy partitë, procesin e nominimit e kanë filluar më 1 shkurt në Ajova, ku demokratët dhe republikanët i mbajnë këshillat partiakë ndaras, në afro 1,700 zona.
Pas këshillave partiakë zgjedhorë në Ajova janë mbajtur zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër (9 shkurt) dhe në Karolinën Jugore (20 shkurt), ndërsa në Nevada kanë vepruar këshillat partiakë (23 shkurt).
Më 1 mars është mbajtur e ashtuquajtura Super e Martë, ku disa shtete në mënyrë simultane i mbajnë zgjedhjet partiake. Këtë vit, 14 shtete dhe një territor i kanë mbajtur votimet e tilla. I gjithë ky proces zgjedhor partiak duhet të mbahet deri në mes të muajit qershor.
Konventat partiake kombëtare të demokratëve dhe republikanëve mbahen në fund të verës.
Partia Republikane takohet në Klivlend, më 18 korrik, ndërsa demokratët në Filadelfia, më 25 korrik. Në konventë, përfundimisht, partia e mbështetë kandidatin e saj për president.
Sezoni i fushatës - periudha përfundimtare
Pasi secila parti zyrtarisht e nominon kandidatin e saj, atëherë mbeten afro tre muaj deri në Ditën e Zgjedhjeve. Gjatë kësaj kohe kandidatët kalojnë nëpër secilën pjesë të vendit për t’u takuar me votuesit, për të mbajtur fjalime me shpresë për ta konsoliduar mbështetjen brenda partisë dhe, eventualisht, për t’i fituar votuesit e tjerë të jashtëm. Shpalljet politike dhe reklamat i vërshojnë radiot dhe televizionet.
Parashihet edhe mbajtja e disa debateve televizive kombëtare, në të cilat kandidatët, kryesisht nga partia republikane dhe ajo demokrate, por ndonjëherë mund të ketë edhe ndonjë kandidat të pavarur - për herë të fundit kjo ka ndodhur në vitin 1992 – ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe përgjigjen në pyetjet e moderatorit.
Përfundimisht, ditën e martë, që vjen pas të hënës së parë në nëntor, amerikanët votojnë për president.
Faktori Kolegji Elektoral
Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk zgjidhet nga vota popullore, por nga votat e asaj që njihet si Kolegj Elektoral, i cili përbëhet nga 538 “zgjedhës” individual presidencial. Për të fituar në zgjedhje, kandidati duhet t’i ketë së paku 270 vota të këtij kolegji.
Secili shtet e ka të fiksuar numrin e anëtarëve të Këshillit Elektoral dhe është i barabartë me numrin e anëtarëve të zgjedhur të shtetit në Kongres. Ky numër është i bazuar në madhësinë e popullatës. Në Kaliforninë e banuar në mënyrë të dendur, për shembull 55 legjislatorë e përfaqësojnë shtetin në Kongres. Pra, Kalifornia i ka, po ashtu, 55 vetë në Kolegjin Elektoral.
Nga ana tjetër, Alaska me popullatë të vogël i ka vetëm tre legjislatorë në Kongres dhe rrjedhimisht tre anëtarë në Kolegjin Elektoral.
Por, ka ndodhur që Kolegji Elektoral të jetë kundërthënës pasi mund ta zgjedhë kandidatin, që e ka humbur votën popullore.
Kjo ka ndodhur në vitin 2000 kur kandidati demokrat, Al Gore, ka fituar më shumë vota, por në Kolegjin Elektoral nuk e fitoi shumicën.
Atë vit, president u shpall, George W. Bush, me 271 vota të Kolegjit Elektoral, derisa Gore i kishte vetëm 266. Kjo kundërthënie ka ndodhur edhe dy herë në shekullin e XIX.
Presidenti që do të zgjidhet më 8 nëntor, e fillon detyrën më 20 janar të vitit 2017 dhe do të jetë presidenti i 46 në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Donald Trump President: Mirënjohje Clintonit, koha të shërojmë Amerikën
» “Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”
» Del në dritë e ‘vërteta e madhe’: Donald Trump i mbytur në borxhe
» Alarmon mjeku i njohur: Clintonin mund ta kenë helmuar! (Foto)
» SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi