Tërnava-Prokurorisë: Predikimet e Shefqet Krasniqit nuk janë as etike as në përputhje me Islamin
Faqja 1 e 1

Naim Tërnava dhe Shefqet Krasniqi
Në përballje me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin se ka ligjëruar gjuhë të urrejtjes si imam, Shefqet Krasniqi ka ngelur i vetëm. Kundër tij është vënë edhe Kryesia e BIK-ut e udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava, konstatojnë dokumentet që ka siguruar Express.
Në procedurën penale kundër tij, imamin kontrovers të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që është dhe njëri nga profesorët kryesorë të Fakultetit të Studimeve Islame të kësaj bashkësie, po e lënë vetëm edhe shefat e tij.
Kështu, Kryesia e BIK-ut që drejtohet nga Myftiu Naim Tërnava, po bashkëpunon me Prokurorin Special Elez Blakaj, kundër imamit Krasniqi.
Në komunikimet në mes të Prokurorit dhe Kryesisë së BIK-ut, që i posedon, këta të fundit konstatojnë që ligjëratat e Shefqet Krasniqit, që deri në fillim të këtij viti e ka drejtuar xhaminë kryesore në vend, xhaminë “Sulltan Fatih”- e njohur si Xhamia e Madhe në Prishtinë, janë në kundërshtim edhe me vetë parimet e fesë islame.
Prokurori Blakaj e kishte kërkuar një interpretim nga BIK-u në lidhje me ligjëratat e imamit Krasniqi të publikuara në YouTube më herët, ligjëratat “Revolucioni Sirian” dhe “Ndihmojeni Sirinë”, por edhe për materiale të tjera që i dërgoi në BIK.
BIK’u në përgjigjen e tyre për Prokurorin Special thonë se dy ligjëratat në fjalë “nuk janë në frymën parimore islame” dhe se interpretimi i pjesëve të ndryshme të librit të shenjtë islam, Kur’anit, është bërë jashtë kontekstit kohor.
BIK tutje konstaton se gjuha e përdorur nga imami Krasniqi nuk është në frymën e predikimit tradicional në vend dhe nuk përkon as me etikën e komunikimit me masën.
“Gjuha e vrazhdë gjatë predikimeve fetare nuk përkon me frymën pozitive të Kushtetutës, rregulloreve dhe akteve tjera normative të Bashkësisë Islame të Kosovës”, konstaton BIK dhe shkon madje edhe më tutje duke i thënë Prokurorit se Këshilli lokal i BIK në Prishtinë nën urdhërate e të cilit duhej të punonte imami tashmë nën hetime nuk ka dhënë leje që të publikohen këto ligjërata.
Këto ligjërata që i posedon janë ndër ligjëratat e shumta ku Krasniqi përlotet, siç e kishte bërë ai zakon sa ishte imam në Xhaminë e Madhe duke qarë për çdo te premte. Por, ajo që i dallon këto ligjërata është edhe ilustrimi i tyre me krime bëra nga regjimi i Presidentit sirian, Bashar Al-Asad ndaj popullatës civile atje, që janë konsideruar edhe si nxitje që të rinjtë që e panë këtë ligjëratë drejtpërsëdrejti në xhami ose ata mijëra të tjerë në YouTube rrjete tjera sociale të i bashkoheshin rezistencës atje.
Në kërkesë Prokuroria përmend edhe persona të tjerë që janë pjesë e hetimit kundër grupit ku imami Krasniqi përket, përfshirë edhe drejtues OJQ’’sh islamike të mbyllura për aktivitete antikushtetuese dhe persona, Prokuroria lypte afat shtesë, derisa afati fillestar i planifikuar për hetimin e një vepre penale është dy vite, por me një mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj shtesë, sipas kodit të procedurës penale.
Në verën e vitit 2014 Prokuroria e Kosovës kishte ngritur një pistë të gjerë hetimesh kundër kosovarëve të përfshirë në konfliktet e armatosura jashtë vendit, kryesisht në lëvizjen xhihadiste në Siri e Irak, përkrah organizatave terroriste si Shteti Islamik (ISIS) e “Xhabhatu Al-Nusra”- dega e Al’Kaedas në Siri.
Në kuadër të mbi 40 arrestimeve që ndodhën ato ditë, njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës patën arrestuar edhe disa imamë të BIK’ut si Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Eroll Nesimi, Idriz Bilibani, Zekirja Qazimi , Dardan Gjuka, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj, Ekrem Avdiu, Enis Rama.
Lidhjet e BIK’ut me terrorizmin shkojnë përtej arrestimit e dënimit të punonjësve të saj për veprime terroriste, lidhja me ISIS’in e “Xhabhatu al-Nusra’në”, ku një ish-imam i tyre, Ridvan Haqifi aktualisht udhëheq me krejt xhihadistët shqiptarë në ISIS është komandanti i tyre atje, dhe nga atje përmes një video ka kërcënuar me sulme edhe ndaj Kosovës.
Përfshirja e kosovarëve në konfliktin sektar në Siri e Irak i ka kushtuar vendit me mbi 300 qytetarë që direkt janë përfshirë në aktivitetet terroriste-pjesëmarrje në grupe terroriste, dhe me afro 60 prej të cilëve edhe kanë humbur jetën atje, sipas raporteve zyrtare të Qeverisë.
Së fundi edhe kosovarë të tjerë i janë bashkuar grupeve terroriste në Siri, kurse agjencitë lokale të sigurisë të ndihmuara nga agjencitë izraelite të sigurisë parandaluan një sulm të mundshëm terrorist të lojën e futbollit në mes të Shqipërisë e Izraelit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
» Imami shqiptar wahabi, Ulvi Fejzullahu për arrestimin e Shefqet Krasniqit: Politikanët e Kosovës janë nëna e qenve
» Kallëzim penal kundër Shefqet Krasniqit
» Arrestohet njeriu i LISBA's dhe Shefqet Krasniqit në Ferizaj
» Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi