Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!

Shko poshtë

Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! Empty Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 10:35 pm


Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! U1_1
Fillimet e kenges, te vegjel Michael Jackson e Janet Jackson
Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!


Nga Dhurata Hamzai

Për Michael Jackson (Majkëll Xhekson) edhe sikur të mos vijonte më karrierën e tij pas 40 vjetorit, ajo që kish bërë do t’i mjaftonte për pavdekësinë e një ylli. Dhe ka mjaftuar. Në nekrologjinë e tij që nga sot ka nisur të shkruhet: Si fëmijë ai kishte një talent që dukej i ndriçuar nga brenda, në moshë të mesme ai dukej si njeri i vizituar nga alienët, si Tinkerbell që do ta bënte vdekjen e tij, menjëhere pasi të vdiste si këngëtar...
Pse ashtu papritur u zhduk ylli i rrokut vitet e fundit të jetës së tij. Mediat, tabloidët në fakt nuk interesoheshin më aq shumë për të vërtetën e vërtetë, aq sa për atë që ngjallte kureshtje, që të shiteshin mijëra kopje me shpejtësi nga gazeta ose tabloidi i eklipsuar nga emri i Majkëll Xhekson. Tabloidët abuzuan shumë me ndërrimin e ngjyrës së lëkurës së tij, dhe ishte ky sulm abuziv një pikëvështrimi racist. Ai mund të skuqej, të nxihej ose të zbardhej në skenë, nëse ishte kushdo këngëtar tjetër, por jo Majkëll Xhekson që kishte lindur me lëkurën e zezë. Tragjedia e këtij keqkuptimi ka qenë rrënuese për imazhin e tij, askush nuk ia shihte vuajtjet e tij në orët e mëngjesit para se të dilte nga shtëpia, kur njolla e dranga të një sëmundjeje ia mbulonin ndoshta tërë lëkurën. Ishte një yll dhe jo aq i rëndomtë sa të mos bënte përpjekje t’i mbulonte ato njolla në publik, e sidmos në skenë. A do t’i duhej sadopak shprehja e sinqertë e sëmundjes së tij në skenë. Majkëll Xhekson nuk ka bërë operacione në kuptimin që t’i sjellë një tjetër lëkurë vetes së tij. Ai ishte mjaft krenar për të mos e bërë këtë, bardhësia e lëkurës së tij, po i vinte pa e ftuar, në mënyrë të pakëndshme, duke e prishur elegancën e tij, kolorin e lëkurës karakteristike, si rezultat
Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! U1_2
Jackson dhe Madonna
i sëmundjes së quajtur “Vitiligo” dhe natyrisht për këtë patjetër do t’i drejtohej mjekut ose edhe mjekut estetik. Diçka do bëhej me të, që bota s’e kuptonte, ose lëkura do të ishte e gjitha e bardhë, ose e gjitha e zezë. Dhe ndërhyrja duhej bërë, se nuk bëhej fjalë thjesht për estetikën, bëhej fjalë për një sëmundje shumë të rëndë, që e rrënonte atë gradualisht, duke i ngrënë lëkurën e hundës, copra lëkure që i shqiqteshin dita ditës prej lëkurës së tij. A s’duhet të shkonte Majkëll Xhekson tek mjeku. A s’kishte të drejtë të kurohej ai. Po dhe fatkeqësisht kjo sëmundje është bërë objekte sulmi e përbuzjeje. Ka qenë një nga njollat më keqdashëshe që gjthë bota mediatike ia mveshi yllit të madh Majkëll Xhekson, ndoshta si një shprehje e kopleksit të urrejtjes, pse ai nuk po dilte në skenë, nuk po i çonte më zemrat peshë me atë timbër brilant, me atë kërcim sfidues. Botë e çuditshme që e deshi dhe nuk e deshi një yll, pse ritmi i tij pushoi dhe pse ajo që këndoi s’u harrua dot asnjëhere, pse ende u bënte të gjithëve hije, pse s’u përsërit më kurrë ai zë brilant përgjatë një shekulli, pse qe vetëm ai aq lart dhe kishtë një zë sikur i zbriste nga qielli e një kërcim sikur po shkonte drejt tij. Pse mbeti idhull. Dhe kur s’qe më aq e fuqishme dalja në skenë, veç dhimbjeve dhe brengave private, goditja për Majkëll Jakson do të ketë qenë e tmerrshme. E tmerrshme pse bota e besoi edhe në rastin kur thanë se kishte abuzuar me fëmijë të mitur, edhe kur gjykata e nxori të pafajshëm. E tmerrshme edhe kur hunda e tij filloi të thërrmohej, tashmë prej sëmundjes së keqe, dhe ai duhet ta trukonte atë me çdo mjet e mënyrë, por tabloidët nisën ta konsideronin si një pervers që bënë gjithçka artificiale se nuk pëlqen më fytyrën e tij, genin e tij, racën e tij. Një njeri që ta ngre shpirtin në qiell kur këndon, s’duhet ta ketë pasur të lehtë kur i kanë hedhur baltë e gurë atij. Kështu Majkëlli një ditë do të vdiste, por një ditë si kjo do të mbahet mend sepse vdiq një yll. Jeta e tij është ende mister, e fshehur mjeshtërisht e me fanatizëm prej tij dhe një ditë Majkëll Xhekson bota do ta njoh ashtu siç është. Ndërsa muzika që ai këndoi do të jetë ndoshta e paligjërueshme në qindra vite të tjerë.


***


Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! U1_3
Jackson & Diana
Ylli botëror i muzikës pop, Majkëll Xhekson provoi momentet më të larta por edhe më të ulta në jetën e tij e cila u shoqërua vazhdimisht nga vëmendja e pandërprerë e medias. Xhekson, i njohur për lëvizjet e tij sensacionale në skenë dhe për këngët ku shkriheshin muzika pop, rok dhe soul, fitoi emër shumë shpejt në jetë me grupin që përfshinte edhe katër vëllezërit e tij të njohur me emrin “The Jackson Five”. Por ai u bë një superstar i vërtetë në adoleshencën e vonë kur karriera e tij solo çoi në prodhimin e albumeve të tillë si “Off the Wall," në vitin 1979 dhe “Thriller”, në 1982, të cilat u bënë ndër albumet më të shitura të të gjitha kohrave.

Xhekson u shqua edhe për novacione qysh herët në botën e videove muzikore kur ky zhanër filloi të zhvillohej në fillim të viteve 80. Videot e tij për albumin "Thriller" përfshinin lëvizje të ndërlikuara kërcimi dhe disa herë edhe formën e një tregimi, gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë. Ai krijoi një stil të tillë kërcimi që përfshinte teknika të pantomimës, lëvizje super të shpejta dhe një ecje karakteristike e njohur si
Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! U1_4
Jackson dhe Tina Turner
“Ecje në Hënë”. Kjo ecje i magjepste shikuesit – Xhekson rrëshqiste prapa ndërkohë që dukej sikur lëvizte përpara. Edhe stili i tij i të kënduarit ishte po aq i veçantë-aty shkriheshin balada të musikës soul me lëvizje kërcimi të shoqëruara me klithma të mprehta. Xhekson ka qenë mjaft i njohur edhe në fushën e filantropisë gjatë viteve 80. Në vitin 1985 ai ndihmoi në organizimin e nismës “SHBA për Afrikën” për luftën kundër urisë në kontinetin afrikan, duke grumbulluar këngëtarët më të famshëm të kohës për të interpretuar himnin “We Are the World”, i cili u shkrua posaçërisht për këtë qëllim dhe u bë ndër këngët më të shitura.

Por në jetën private, Majkëll Xhekson ishte një njeri i tërhequr nga bota dhe ekcentik. Ai e portretizonte veten si personazhi për fëmijë Peter Pan duke thënë se nuk kishte patur kurrë rast të shijonte fëmijërinë. Ai e rrethonte veten me fëmijë dhe shkoi deri aty sa ndërtoi një park lojrash madje edhe një kopsht zoologjik në territorin e shtëpisë së tij në Kaliforni. Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur ai bëri një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar hundën dhe mjekrën duke e ndryshuar në mënyrë dramatike krejt fytyrën. Xhekson u martua dy herë, së pari në vitin 1994 me Lisa Marie Presley-n, vajzën e legjendës së rokut, Elvis Presley; më pas me një grua të panjohur, Debbie Roëe, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Asnjëra martesë nuk zgjati më shumë se 3 vjet. Xhekson pati edhe një fëmijë të tretë, siç thuhet me një grua të panjohur. Por ndërkohë, ai u akuzua për marrëdhënie të pahijshme me fëmijë dhe në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për ngacmim seksual. Problemet e tij ligjore çuan në probleme financiare dhe tërheqje nga sytë e njerëzve.
Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars.
Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..! U1_5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi