Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kËngË krismash Lirie

Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:00 pm

VEHBI IBRAHIMI – UGLARI



I. Ideali



Vëllai i besës – dritë e shpresës ,

Është simboli i qëndresës ,

Atdhetar e patriot ,

Krah i shqipes – krah i fortë !...



Luftëtar për ideal ,

S’ pat stuhi që mund ta ndalë !

Me këtë trim , që u lind n’ Uglar –

Do t’ krenohet kombi shqiptar !



Bimë e mbarë e nënë – lokes ,

Ishte nxënës i Mustafë Kokës .

Për bashkim t’ tokave arbërore –

Ushtar i denjë ishte prore !...



Me guxim , qëndresë stoike ,

Nuk e mposhti kurrfarë klike !

Për bashkim t’ trojeve etnike –

Një Shqipëri demokratike !



Ishte i qetë me shpirt të madh ,

Gjak i pastër , fytyrë - bardhë ,

Kishte t’ fortat ideale ,

Që u mbollën në këto male !...



Çdo detyrë që iu besonte –

Pa hamendje e mbaronte...

Nuk punonte për lëvdata ,

Për pozitë , as dekorata !...



Burrë besnik , me zemër t’ madhe

Për kauzën tonë kombëtare ,

Me qëllime madhështore

Për këto troje stërgjyshore !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:00 pm

II. Për Bashkimin Mbarëkombëtarë



Në muajin prill – 68-të,

Takoi trimat e vërtetë :

Metush Krasniqin , Vehbi Bajramin ,

Që luftojnë për idealin !...



Me shumë forca përparimtare –

E formuan Shoqërinë Shqiptare !

Që t’ jetësohet ideali –

E pagëzuan “Ismail Qemajli”!



Këtë Shoqëri demokratike ,

Me synime patriotike ,

E formuan forcat stoike ,

Që t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !



Në qytete , n’ fshatra , n’ male –

Do t’ përhapin ideale !...

Në Gjilan e në rrethinë –

Terë fuqinë , Vehbiu e shkrinë...



Për veprimet patriotike –

I ranë n’ gjurmë hordhitë armike ,

T’ prirë nga UDB-ja jugosllave ,

Në Gjilan dhe Anë Morave ...



Por Vehbiu , ai vigjilent ,

Këtë skenar e kuptoi shpejt !

Për t’ i mposhtë kurthet dhe UDB-ën –

Për mërgim e mori rrugën !



Shpejt u gjet në Austri ,

Ku punonte me shoqëri ...

Për t’ shpëtuar nga pushteti –

Gruan e fëmijët i mori me veti !



Përveç punëve familjare ,

Kryente punët atdhetare...

N’ mision të shenjtë kombëtar –

Rekrutonte shumë shqiptarë !...



Vehbi Ibrahimi , ai atdhetar ,

Aktivist i dorës së parë ,

U dallua ndër mërgimtarë ,

Për BASHKIMIN MBARËKOMBËTARË!



-T’ gjitha forcat me i bashkua ,

Një shtet t’ fortë për t’ a formua !

Ballë për ballë me i dalë Serbisë ,

Me i ndalë hovin e barbarisë !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:01 pm

III. Kuvendi Kombëtar



Në Kuvendin Kombëtar ,

Vet Vehbiu , pjesë ka marrë .

N’ atë Kuvend , kanë debatua –

T’ gjithë partitë për t’ u bashkua !...



T’ “djathta” , t’ “majta” – pa dallim ,

T’ gjithë shqiptarët në një BASHKIM !

Rreth :”BESËLIDHJES KOMBËTARE

DEMOKRATIKE GJITHËSHQIPTARE!”



Gjithë çka pati grupe e parti –

N’ këtë “BESËLIDHJE” ishin shkri !

Të gjithë e kishin një qëllim:

“T’ bëhen t’ fortë me një BASHKIM !”



Merr detyrë me besnikëri –

Për të ardhur në Vushtrri !...

Nga UDB- ashët , nga tradhtari –

Rrezikohej veprimtari...



Me sukses , detyrë ka krye –

N’ Austri , prapë ishte kthye .

UDB-ja , n’ gjurmë shpejt i ka ra –

As atje, rehat s’ e la !



Duke i parë këto gjurmë rreziku ,

Që i kanosej nga armiku ,

Mori vendim për të ikë –

Të strehohej në Belgjikë !



Në Belgjikë , n’ atë vend të shpresës ,

Ai, qëndroi der’ n’ orë të vdekjes !

Misionet ndaj Atdheu –

Asnjëherë nuk i ndërpreu !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:02 pm

IV. Një shtet kanë gjithë shqiptaria



-S’ do t’ shikojmë “djathtistë” , “majtistë”...

S’ do t’ shikojmë krahinë , as fis ,

S’ do t’ shikojmë grupe , as fe –

Komb i vogël , jemi ne !...



-Të gjithë kem’ për t’ u bashkua –

Një shtet t’ fortë për ta formua !

Nuk i kem’ njëqind Shqipëria –

Një shtet kanë t’ gjithë SHQIPTARIA !...



-Shteti ynë , është SHENJTËRI –

E ka emrin: SHQIPËRI !

SHQIPËRI DEMOKRATIKE –

Me gjithë tokat e saj etnike !



Idealet u shtrinë në male –

Lindi Ushtria Çlirimtare

E Kosovës legjendare ,

Për çlirim t’ tokave shqiptare !



Gjallë, Vehbiu , sa vepronte ,

Këtë Ushtri , gjithmonë ëndërronte :

“Po të kishim një Ushtri –

Unë për te , do t’ isha shkri !”...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:02 pm

V. Jataku i atdhetarëve



Aktivist e atdhetar ,

Ishte mikpritës e shumë bujar .

Për shqiptarë , kudo që kishte –

Dera e tij , e hapur ishte ...



Për shqiptarët nga këto strof’lla –

Gjithmonë shtruar rrinte sofra !

Janë me qindra dhe me mija ,

Që ju jepte bukë Vehbia !...



T’ gjithë shqiptarët që kanë ikë ,

Për t’ shpëtuar në Belgjikë ,

Të përndjekur prej sllav – shkjavit ,

Ju ndihmoi si vëllai – vëllait !







Shumë bukëshkelës , ia kanë ngrënë bukën ,

Pasandaj ia përmbysën kupën !...

UDB-ja sllave i kishte dërgua –

N’ bukë të vet , për ta tradhtua !



N’ atë SHËRBIM SEKRET të sllavit –

Printe UDB-ja e Gjilanit ,

Me shqipfolës , t’ ardhur n’ rregzina ,

UDB-ës së shkjaut , iu bënë opinga !...



Vehbiu , mirë i njihte punët ,

Aq më tepër, edhe spiunët !

Por ndaj tyre sillej butë –

S’ ishte i prirë t’ i pres në bukë !...



Me urtësi , fliste me orë –

Nga tradhtia t’ heqin dorë !

Sepse koha do të ndryshojë –

Historia, do t’ i gjykojë !...



Shumë prej tyre , nuk e kuptuan –

Me tradhti , sërish vazhduan !

Si sadistë e si dhunues –

Shërbëtorë t’ sllavit – okupues !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:03 pm

VI. Hijet e përndjekësve



Këlyshët e UDB-ës jugosllave ,

Në Gjilan e n’ Anë Morave ,

Që të gjithë janë angazhuar –

Veprimtarin , për ta penguar !



Kryeudebashi , ka dhënë urdhërimin :

“Ta pengojmë Vehbi Ibrahimin !

T’ ia ndalojmë n’ Kosovë udhëtimin –

Do t’ na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin “!



-Me çdo çmim e me çdo kusht –

Do ta shtimë Vehbiun n’ grusht !

Po qe s’ mundemi ta arrestojmë –

Fizikisht ta likuidojmë !”...



Për Vehbiun, atë kreshnik ,

Që i kishte shokët besnikë ,

UDB-ja sllave, iu frikësonte ,

Se një ditë, do t’ triumfonte !...



Për këtë punë , Shërbimi Sekret –

Angazhoi shërbëtorët e vet ,

Për Vehbiun – patriot , trim ,

Që ta vrasin me çdo çmim !...



Që ta vrasin , atë veprimtar ,

Të BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR !

I frikësonte thënia e tij :

“PËR MUA S’ KA SHQIPTARË TË KËQINJ !”...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:04 pm

VII. Vrasja në përvjetor
Aksionet e veprimtarit-

Do t’ i bien në sy tradhtarit !

Do ta mbajnë gjithmonë n’ shënjestër –

Që ta vrasin , sot , a nesër !?!



Këta vrastarë t’ okupatorit –

N’ Jubile të 30 – VJETORIT ,

Kur vranë mësuesin – Mustafë Kokën ,

Prapë me gjak do t’ ulin tokën !...



Kur u vra GRUPI I KRESHNIKUT –

Pesë dëshmorë t’ Hasan REMNIKUT !

Mbi gjak t’ tyre – si lastarë

Do t’ lëshojnë shtat , shumë veprimtarë !...



Kështu UDB-ja e okupatorit ,

Për kremtim të 30- VJETORIT ,

Më 10 TETOR , caktojnë terminin –

Për ta vra Vehbi Ibrahimin !



Edhe Vehbiun , si e kanë traditë –

Do ta vrasin , sërish “në pritë”!

Por kësaj radhe , jo n’ Bistricë ,

Por atje larg , në Belgjikë !



Do t’ paguajnë kriminelë –

Do ta vrasin në Bruksel !

Para derës së shtëpisë –

Do t’ ia thyejnë një krah Shqipërisë !...









10 Tetor – Tetëdhjetë e Një –

Kishte ardhur minutë i ZI ,

Agjentë t’ UDB-ës t’ Jugosllavisë –

Vranë Vehbiun, n’ prag t’ shtëpisë !



N’ prag t’ shtëpisë , n’ midis t’ Brukselit –

E vrau dora e kriminelit !

Ndoshta n’ bukë e ka ushqye –

Tash me plumba e ka shpërblye !...



N’ pabesi e VRANË , atë burrë –

Ra dëshmorë , për t’ mos vdekur kurrë !

Idealet e tij stoike –

S’ mund t’ i vret UDB-ja armike !...



Na e vrau UDB-ja , Vehbi djalin ,

Por s’ ia vrau kurrë IDEALIN !

S’ mund t’ i vret të gjithë shqiptarët ,

T’ gjithë ithtarët , veprimtarët !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:05 pm

VIII. Strumbullari



Vehbiun, na e vranë hordhitë –

Pse s’ luftonte për pozitë ?!

Pse s’ përçante kurrë partitë ?

Pse nuk dinte për tradhtitë?!...



Ai, luftonte për një qëllim :

“NJË ATDHE , ME NJË BASHKIM!”

Mish e shpirt, ai ishte shkri :

“PËR NJË KOMB – PËR NJË SHQIPËRI “!



Bëri vepra të lavdishme ,

Për shqiptarë , shumë të dobishme ,

Me qëndresën titanike ,

Me fjalë t’ urta profetike :



-Gjithkund n’ botë , ku ka shqiptarë ,

T’ gjithë e kanë një STRUMBULLAR !

Të bashkuar në një Shqipëri –

Rreth Flamurit Kuqezi !



-Është dhunti e shenjtërisë ,

Që i dha Zoti – shqiptarisë !

Gjithë kush ka gjak të shqiptarit –

T’ i bashkohet STRUMBULLARIT !...

-Gjithmonë t’ jemi të bashkuar ,

T’ flasim gjuhën e mrekulluar !

T’ flasim gjuhën tonë hyjnore –

N’ tokat tona arbërore !



-Gjuha shqipe – gjuhë e ZOTIT ,

Gjuhë e bijve t’ KASTRIOTIT !

Gjuhë e Fishtës dhe Naimit ,

Gjuhë urate e BEKIMIT !”...



Janë këto fjalë t’ Vehbi Ibrahimit ,

Që i fliste para amshimit,

Sepse shpirti, thellë ia ndiente ,

Se t’ gjallë , UDB-ja , s’ do ta linte !...
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:05 pm

IX. Amaneti



N’ çdo takim me shokët e vet ,

Kishte t’ vetmin AMANET :

“Herë do kurë , UDB-ja, që e vret ,

Me e varrosë n’ vendlindje t’ vet !”



“N’ vendin tim , atje n’ Uglarë ,

Ku kam prindër , ku kam t’ parë...

Mos m’i lini eshtrat n’ Bruksel ,

Se m’i vjedh ndo ‘i kriminel !”...



Shokët e tij , nuk e kanë harrua ,

Njëzet vite kanë kalua !...

Ia çuan n’ vend atë amanet –

Ia prunë eshtrat n’ vend të vet !



Me nderime dinjitoze –

Në Uglarë, ai rivarroset ,

Përskaj fshatit në varreza ,

Që t’ kujtohet ndër shumë breza !...



“Kur t’ kalojnë këtu pari rinia –

Do t’ kujtojnë eshtrat e mia !

Do t’ mësojnë nga historia –

Ç’ është armiku , ç’ është tradhtia !”...



Në atë vend , ku është amshimi –

Pushon qetë Vehbi Ibrahimi !

Prapë nga varri , lëshon kushtrim :

“T’ KEM NJË SHTET – T’ KEM NJË BASHKIM!”...



Demir KRASNIQI:

“KËNGË KRISMASH LIRIE 2”, faqe 231-243.

Gjilan, 2003.
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:07 pm

MALLËNGJIMA DHE USHTIMADo t’ këndoj do trima nga Balli Kombëtarë ,

Shqipe gjeraqina – n’ rrethin kërçovarë.

Komandant i “Ballit” , trim e luftëtar ,

Si arushë e malit – Mefaili i Madh .

Për bashkim shqiptarësh nga të gjitha trojet –

Luftonte ndër male Mefaili i Vogël .

Mbi armiq u suleshin , si mbi det – tallazi ,

Këta dy trima ishin t’ lindur nga Zajazi .

Nuk durojmë robërimin , t’ na sundoj dushmani ,

Do ta bëjmë çlirimin – thotë Sadin Selmani !

Për të gjallë s’ lejojmë t’ copëtohet vatani !

Trim porsi dragoi , ishte Kalosh Dani .

Kur lëshonte kushtrimin , ai , Halim Mangupi -

Se ç’ ikte armiku – s’ e ndalte as Shkupi !

Para plumbave dilte , s’ trembej nga rrebeshi,

Para kërçovarë ! Thërret Habib Kaleshi .

Se ç’ jehonin malet: “Bini vëllezër , bini !”

Kur e ngriste zërin Shefki Jagodini .

Këto bandat armike , në zjarr kush i ndezi ?

Trimi i Kastriotit – Nuredin Elezi !

Bashkë me ta luftuan trimat nga Garana ,

Me Dervish Llokaçin , komandant si zana .

Në luftë u kalitën burrat si çeliku –

Ali Zejnë Shitova dhe Mejdin Letniku .

Le ta dijë Sulltana , se kurrë nuk ka vdekur ,

Shumë vëllezër asllana , rrugë të saj kanë ndjekur!

Shumë heronj të kombit , trima vullnetarë -

E flijuan jetën për BASHKIM KOMBËTAR !

Luftuan n’ këto male , me zemra stoike –

Për Shqipërinë e Madhe , për Shqipërinë etnike !

Le të rrojë Shqipëria – gjithmonë e bashkuar ,

Trimat kërçovarë – s’ ka për t’ i harruar !
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:08 pm

SULLTANA E MAZLLAM QAFËS

N’ Qafë t’ Ujëmirit , ka dalë Mikaili –

Aty ishte një shqiponjë mali !

Një trimëreshë, që i thonë Sulltanë ,

Që i pret hasmit me gërshanë !

Refreni:

Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,

Mirë ia bane ti, kapedanit !

Eu, Sulltanë, ty , të lumtë dora –

Pret çetnikë , si me pre molla !

Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –

Pret komitë , si me e pre pjepnin !

Trëndafile me bojë gjaku –

Mirë ia more babës hakun !

Mbrojte nderin dhe lirinë ,

Me gjak shkrove historinë !

Refreni:

Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,

Mirë ia bane ti, kapedanit !

Eu, Sulltanë, ty, të lumtë dora –

Pret çetnikë, si me pre molla !

Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –

Pret komitë , si me e pre pjepnin !

Demir KRASNIQI

Nga libri:”Mallëngjime e ushtima”, Gjilan më 1993.
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga shaban cakolli Wed Dec 31, 2008 12:15 am

MBAHU MEDVEGJË

Mbahu e fortë, Medvegjë, moj motër,
Mos i leni plang e votër!
Mos ia mbyll dyert kapixhikut,
Mos ia kënaq zemrën armikut!
Mos mbyll magjën, mos mbyll derën,
Pragut t' shpisë, mos ja qit therrën !
Mos mbyll odat dhe oborret,
Mos ua le katilave vorret!
Mos ua shuaj oxhaqeve timat,
Se nga varret - t' mallkojnë trimat!
Mos i le të shkreta trojet,
T' mallkon gjaku, t' mallkojnë krojet!
Mos i le malet krenare,
Se t' mallkon nëna shqiptare!
Mos ua mbyll shkollat fëmijëve,
Se na i bëjnë kotarë të thive !
Mos ia le ngrohtësinë Gejzerit,
Se t' mallkojnë plagët e tmerrit!
Mos e le jetim Sijarinën ,
Djepit tënd, mos ia kthe shpinën !
Mos e le me lot Tupallën ,
Se s' kanë varret me kënd t' çmallën !

Nga libri:"Kushtrim lirie" Gjilan, më 2005, faqe 62. Demir KRASNIQI
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kËngË krismash Lirie Empty Re: kËngË krismash Lirie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi