U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)
Faqja 1 e 1
U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)
U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)
[*]Është liruar nga ndalimi policor, Haradinaj
[/list]
(I plotësuar) –
Anita i hakërrehet Hashimit e Ises: Ti president tugjar, dhe ti Isë peng i 72 dosjeve
Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj, pas lirimit të Haradinajt me vendim të Gjykatës në Colmar, ka kritikuar kryeministrin Mustafa dhe Presidentin Thaçi, duke iu thënë se s’gjetën kohë të bënin asnjë koment për vendimin e gjykatës për lirimin e bashkëshortit të saj.
“Një Kryeministër me 72 dosje që e mbajnë peng, e një President tugjarë që ka shku m’u marrë me shitblerje biletash për inaugurimin e Presidentit Ameirkan, mesiguri s’kanë pas kohë ende me komentu vendimin e Gjykatës për Ramushin! Koha do të flasë për ju!”, ka shkruar Anita, transmeton Gazeta Express.
“Ramush, duart t’i lidhin por forcën dhe vullnetin për ta bërë Kosovën shtet kuptimplotë, s’mund ta lidh askush! S’kanë me mujt as atëherë e as tash, e as nesër”, ka reaguar ajo.
Mediat franceze kanë raportuar që në fjalën e tij të mbrojtjes Ramush Haradinaj u është drejtuar gjyqtarëve me fjalët. “Kjo që po e bëni këtu është një cirkus. Kjo që ju po e bëni është një abuzim me të drejttat e njeriut, me abuzim me ligjin. Kjo është politikë”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
“Ju jeni duke bërë servisin e Milosheviqit” tha Haradinaj pas kësaj.
Në anën tjetër vet avokatja e Haradinajt,Rachel Lindon ka kërkuar nga gjyqtarët që të mos pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim pasi që, siç ajo tha “Serbia nuk ka të drejtë legale të kërkojë ekstradimin e z. Haradinaj”.
Në anën tjetër vet avokatja e Haradinajt,Rachel Lindon ka kërkuar nga gjyqtarët që të mos pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim pasi që, siç ajo tha “Serbia nuk ka të drejtë legale të kërkojë ekstradimin e z. Haradinaj”.
Burime të Gazetës Express thonë se Ramush Haradinaj edhe pas lirimit me kusht nga Gjykata e Colamrit, do të vazhdojë të qëndrojë në Strazburg.
“Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, thotë burimi.
Përmes një kumtese “Nisma për Kosovën” shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.
“Nisma për Kosovën” beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinajt, në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të Haradinaj.
“Nisma për Kosovën” kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj.
[list="margin: -4px 0px 18px 35px; padding-right: 0px; padding-left: 0px;"][*]Është liruar nga ndalimi policor, Haradinaj
[/list]
Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka raporton nga seanca se Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Examinimi i kërkesës për ekstradimin e Haradinajt, raportojnë mediat franceze, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Colmar, transmeton Gazeta Express.
Sipas avokatit të Përgjithshëm, Dominique Steinmetz, vendimi përfundimtar i takon Qeverisë franceze.
Ai ka thënë se shteti francez ende i pret provat e Serbisë kundër Haradinajt.
“Examinimi i kërkesës për Haradinajn, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Colmar. Kjo mund të zgjasë me javë ose me muaj”, ka thënë avokati i përgjithshëm.
AleancA për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Franceze, e cila e liroi vetëm me kusht Ramush Haradinajn.
Kjo parti është befasuar me këtë vendim.
Njoftimi i plotë i AAK-së:AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.
Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.
Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka konfirmuar lirimin me kusht të Ramush
Në një prononcim për KlanKosova.tv, Murtezaj nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me vendimin e fundit të autoriteteve franceze për rastin Haradinaj por ka shtuar se ‘’Drejtësia do të vendoset përfundimisht së shpejti’’.
Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U lirua me kusht Ramush Haradinaj nga Gjykata fraceze, mbaron drama parë (Video/foto)
» Ja çfarë i tha televizionit slloven, Ramush Haradinaj (Video)
» Ramush Haradinaj “dorëzohet” para sigurimit në Kuvend! (Foto)
» Momenti kur Ramushi ia gjuan harten Murat Mehajt (AUDIO)
» Ushtarja e parë transseksuale e Zvicrës, me shërbim në Kosovë (Foto&Video)
» Ja çfarë i tha televizionit slloven, Ramush Haradinaj (Video)
» Ramush Haradinaj “dorëzohet” para sigurimit në Kuvend! (Foto)
» Momenti kur Ramushi ia gjuan harten Murat Mehajt (AUDIO)
» Ushtarja e parë transseksuale e Zvicrës, me shërbim në Kosovë (Foto&Video)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi