Ylli Polovina: Çmimi për Kadarenë, mos ishte mesazh?
Faqja 1 e 1

Çmimi për Kadarenë, mos ishte mesazh?
Nga Ylli Polovina
Ndërsa prej shumë ditësh media jashtë trojeve të shqiptarëve, pra ajo që gjallëron nëpër botë e ndikon mbi opinionin publik ndërkombëtar, vëmendjen më të madhe e kishte përqendruar në çështjen e zgjedhjeve tona të 28 qershorit, në datën njëzetë e katër ngjau një surprizë, hyri shpërthyeshëm një lajm i veçantë. Kishte të bënte me Ismail Kadarenë dhe tashmë atë e dimë edhe të gjithë ne, bashkëkombësit e tij. Çmimi i ri që mori, shumëprestigjiozin "Prince of Asturias", për letërsinë, u bë menjëherë ngjarje e madhe mediatike. Do të duhet edhe ca kohë për të diktuar e mbledhur të gjithë gjurmën e tij në hapësirën e madhe globale të internetit, po ashtu tepër këmbëngulje e durim për ta ravijëzuar atë sa të jetë e mundur në të gjithë sistemin e shtypit të shkruar dhe atij elektronik. Përshtypjet dhe provat e para dëshmojnë se marrja e këtij çmimi nga Kadare ka shkaktuar një ortek të madh mediatik, ka gjasa më të madhin rreth tij pas ikjes protestuese nga Shqipëria akoma staliniste e vjeshtës 1990.
I gjendur deri në website-n e madh të shkrimtarëve botërorë, i shtrirë nga televizioni kontinental Euronews e deri tek ai amerikan, por edhe njëkohësisht global CBC, lajmi që asnjëherë nuk është më pak se njëzetë radhë, mbetet mbi të gjitha merita e drejtpërdrejtë e talentit dhe veprës profesionale të shkrimtarit. Jo më kot në të gjitha kumtimet mediatike krijimtaria e Ismail Kadaresë shihet si një opus shumë i plotë, gati i jashtëzakonshëm, pothuaj tërësisht një epos. Ai vlerësohet shumëdimensional, si poet e si rrëfimtar, si studiues jo më pak. Gjerësia e tematikës së veprës së tij për jetën shqiptare shtrihet që nga mesjeta arbërore dhe deri te Lufta e Dytë Botërore, më pas duke u përfshirë në përjetimet e raporteve me sovjetikët apo kinezët, në vazhdim jetën e shqiptarëve në diktaturë, vijuar më pas në vitet e para të pluralizmit e deri në ditët e sotme. Është një yllësi prej afro shtatë shekujsh, por shumë intensivisht e përqendruar në shtatë dekadat e fundit. Në të Shqipëria dhe fati i saj është dëshmuar dhe interpretuar me nivel origjinal dhe artistikisht shumë cilësor.
Kësaj radhe bashkë me marrjen e çmimit udhëtoi i sigurt edhe opinioni se Kadare konsiderohet një nga autorët më të mëdhenj botërorë në fushën e letërsisë. Nuk kursejnë ta thonë këtë opinion edhe për nivelin e tij si mendimtar. Në vetë website-n e çmimit "Prince of Asturias" shkruajnë se Ismail Kadare "është një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit të njëzetë".
Ndërkohë në përhapjen e ortekshme të kësaj ngjarjeje mjaft pozitive për autorin dhe jo më pak për vendin tonë kanë meritë jo vetëm njerëz të medias spanjolle, por edhe shumë korrespondentë të huaj në Madrid. Ata janë treguar zemërhapët e dashamirës.
Duke i parë me kujdes mënyrat se si këto shkrime janë hartuar si edhe kontekstin e ngjarjeve ku u vendosën dhe tashmë po rrinë, na është dukur se mbartin me vete edhe një mision tjetër, atë të mesazhit për 28 qershorin. Shumë herë është thënë se zgjedhjet e kësaj fundjave janë shumë të rëndësishme e tepër përcaktuese për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, por të ngarkuara me formulime të tilla, pra të gjuhës së ftohtë të deklaratave, ato nuk kanë peshuar sa duhet në vetëdijen tonë kombëtare. Duke ndjekur paralel me zgjedhjet e pritshme lajmin e vlerësimit letrar të Kadaresë e dallon më mirë se 28 dhjetori është një ngjarje me ndikim kolosal, gati epokal, në rrugën tonë të ardhme.
Mënyra se si media kontinentale dhe ajo demokratike botërore e priti dhe e përhapi gjithkund triumfin e veprës së Ismail Kadaresë tregon se këtë gjë presin edhe për zgjedhjet tona të së dielës. Madje jo vetëm e presin, por edhe e dëshirojnë. Jo vetëm e dëshirojnë, por edhe e kërkojnë. Shqipëria tashmë nuk i takon vetëm vetvetes, por të gjithë Europës, bashkësi për të cilën po punohet që t‘i bashkohet sa më shpejt. Ajo është pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior. Vendi ynë nuk mund të sillet më si një provincë e mbyllur në fatin e vet dhe e lëshuar pasivisht nën ndikimin e një grupi individësh, qofshin këta edhe më të mirët përfaqësues të saj. Shqipëria është një model politik edhe në Ballkan, bashkë me Kosovën. Interesat e mëdha gjeostrategjike të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, patjetër edhe të vetë shqiptarëve në trojet e tyre e gjithkund nëpër botë, nuk mund të tolerojnë kuturisjen, pakujdesinë apo paudhësinë për ta dëmtuar qoftë edhe pak. Korente antieuropiane apo mllefe kundër amerikane, intriga ndaj NATO-s apo zemërim të pafshehur për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, ose edhe thjesht xhelozi që pas kaq shekujsh orët e historisë janë të mira për shqiptarët, jo vetëm e dëshirojnë, por edhe e synojnë një rrënim tonin më 28 qershor.
Në median botërore, deri edhe tek "New York Times", nuk kanë mbetur pa u ngulur si lajme jo fort të mira disa ndodhi parazgjedhore, të interpretuara këtu siç nga disa prej nesh janë kuptuar apo keqpërdorur. Po thamë se 28 qershori po paraprihet nga vrasje politike e kemi të humbur jo vetëm sensin e së vërtetës, por dhe pikën e orientimit në një nga momentet më kyçe të fatit tonë.
Kumti pozitiv për Ismail Kadarenë e ndihu shumë opinionin europian dhe atë botëror të marrë prej nesh një valë imazhi shumë inkurajues. Në të gjitha shkrimet për veprën e tij theksohet vazhdimisht roli kombëtar i saj. Kontradiktor dhe diskutimndjellës për disa karakteristika të tij Kadare ka një tipar të jetës dhe krijimtarisë së vet të palëkundur dhe koherente: kombdashjen dhe atdhedashurinë. Me çmimin "Prince of Asturias", më shumë se me çmimet e mëparshme, ndërkombëtarët i dalluan dhe tek ai e bënë publikisht shumë të dukshme pikërisht këtë vlerë. Në histori ajo edhe kështu do të mbesë, vepër e madhe nacionale. Gjithçka tjetër do t‘i diskutohet, do t‘i pranohet apo refuzohet, por do t‘i lihet mënjanë, si e dorës së dytë.
Më 28 qershor, votues të thjeshtë apo kandidatë për deputetë, politikanë e opinionbërës, të rinj e të moshuar, kudo ku banojmë e punojmë në këtë tokë që është e jona dhe ku duam të jetojmë përherë e më mirë, kemi rastin dhe fatin të tregohemi siç në të vërtetë me zemër jemi, kombëtaristë.

G. Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi