Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EVITA/Gruaja që jetoi dy herë

Shko poshtë

EVITA/Gruaja që jetoi dy herë Empty EVITA/Gruaja që jetoi dy herë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 29, 2009 8:40 pm

EVITA/Gruaja që jetoi dy herë



Eva Maria Duarte de Peron, lindi në 7 maj 1919 në Los Toldos, një vend në qendër të Argjentinës. E ëma, Juana Ibarguren ishte një kuzhiniere që punonte për Juan Duarte, një pronar tokash që ka pesë fëmijë, por i cili ka dhe një familje tjetër. Kur Juan Duarte vdes, Eva është vetëm 7 vjeç dhe nuk i lejohet, ashtu si vëllezërve dhe motrave të saj, të marrë pjesë në funeralin e të atit, pasi nuk është njohur si bija e tij. Nga ky moment, familja e saj bëhet ende më e varfër dhe Eva jeton një fëmijëri të vështirë, të mbushur me varfëri dhe nga damka e një fëmije jo të ligjshëm, edhe pse në Argjentinën e asokohe shumë "zotërinj" kishin nga dy bërthama familjare.
Disa vjet më vonë, familja e saj transferohet në Junin kur e ëma, Juana, njihet me një eksponent të partisë radikale argjentinase. Dhe është pikërisht ky vend që në 2 janar 1935, pesëmbëdhjetë vjeçarja Eva, tashmë një vajzë ambicioze, i hipën trenit dhe vrapon drejt Buenos Aires, pasi ndien që provinca nuk bën për të dhe ëndërron një të ardhme si aktore teatri, që mund ta ketë vetëm në qytetin e madh. Ashtu si shumë aspekte të jetës së saj, deri më sot të paqarta, nuk dihet me siguri kush e shtyu Evën të nisej në Buenos Aires. Versioni më kredibël ngrihet mbi hipotezën që, duke qenë se kur mbërriti në Junin këngëtari i famshëm Augustin Magaldi, Eva pasi i shprehu dëshirën e saj për t'u bërë aktore, do ta kishte lutur ta merrte me vete në kryeqytet, duke u bërë dhe e dashura e tij. Por për Evën është shumë e vështirë të bësh rrugë: është një adoleshente që vjen nga fshati, pa një familje që ta mbrojë, as miq që mund ta këshillojnë. Veç të tjerash, nuk ka kulturë edhe pse posedon një inteligjencë shumë të mprehtë dhe një intuitë të spikatur. Në kohët e para përpiqet të bëjë pak nga të gjitha, duke mbetur herë pas here pa punë dhe pa të ardhura, duke u mbërthyer pas kompanish teatrore që ofronin para aq sa për të shuar urinë. Pikërisht në këto vite për shkak të frekuentimeve me njerëz të ndryshëm lindën thashetheme dhe keqdashje.
Për ata që nuk e duan figurën dhe historinë e saj, Eva në këtë kohë është vetëm një aktore mediokre dhe një prostitutë e rëndomtë. Por ata që e duan pohojnë që në të vërtete nuk kishte nevojë të "jepej", pasi fitoi një konkurs në radio në 1939, ka patur një punë dhe një rrogë të sigurt, duke bërë të ëndërronin me zërin e saj gratë argjentinase, duke interpretuar herë pas here personazhe femërore, që nga një fat dramatik deri te ato me një fund të lumtur.
Njohja me Juan Domingo Peron
Në 1944, një ngjarje tragjike transformohet në një kthesë për jetën e saj, që i lejon të ngjitet në mënyrë krejt të paparashikuar, duke përmbysur historinë; një tërmet shkatërron qytezën e San Juan, duke shkaktuar më shumë se 10 mijë të vdekur. Nënsekretari i departamentit kombëtar të punës, në Ministrinë e Punës, Juan Domingo Peron, para mbledhjes së fondeve për rikonstruksionin e qytezës vedos të organizojë një festival, të cilin ia beson një komisioni artistës, mes të cilëve Evita Duarte. Në 22 janar të 1944, gjatë festivalit ku morën pjesë edhe ushtarët e marinës, Evita dhe Peron u takuan. Është Domingo Mercante, që i uli së bashku dhe të gjitha gratë u zilepsën nga ky fakt! Legjenda deshi që të ishte një goditje rrufeje në qiell të hapur. Eva është e tërhequr nga siguria që i transmetonte Peron, njëzet e katër vjeç më i vjetër, ai mbetet i goditur nga hiret e saj (siç deklaron në një intervistë) dhe nga karakteri i saj i pasigurt dhe jo i qetë.
Në vijim të historisë, Evita dhe Peron fillojnë të dalin së bashku në publik dhe shpejt fillojnë thashethemet mbi të kaluarën e saj: për opinionin publik është e pakonceptueshme që një ushtarak, aq më tepër zv/Presidenti i Republikës, ministri i Luftës e ministri i Punës, mund të frekuentojë një aktore.
Revolta e "descamisados"
Sapo i kthyer në Agjentinë pas një periudhe dyvjeçare në Itali, nga 1938 deri në 1940, ku ishte transferuar për të studiuar nga afër fashizmin dhe liderin e tij, Benito Musolini, Juan Domingo Peron, në 1943 futet në "Grupo de Oficiales Unidos" (Gou), grupi masonik që kishte organizuar revoltën e 4 qershorit 1943 për të ndalur zgjedhjen e Presidentit filo-britanik Robustiano Patron Costas. Në 1945, Buenos Aires është fuqia e shtatë e ekonomisë botërore: lind kështu proletariati urban, revoltat e para sociale dhe lufta e organizatave sindikaliste.
Peron ka idetë e qarta për mënyrën si të "menaxhojë" këtë situatë të re të vendit: jo me forcë, as duke u varur tek klasa punëtore, por nëpërmjet një rruge të tretë (që do të njihet si peronizëm), që sheh strategjinë e "për popullin, por jo nëpërmjet popullit". Idetë e tij politike, në fakt nuk i pëlqejnë konservatorëve që në 12 tetor të 1945 e arrestojnë. Por populli është nga ana e tij dhe sapo njihet me arrestimin e tij, manifeston për lirinë e tij.
Mëngjesin e 17 tetorit 1945, datë e cila njihet si dita e lindjes së "peronizmit", ose e idesë politike të Peron, që propozonte një rrugë të tretë mes kapitalizmit dhe socializmit. Sindikata e CGT paralajmëron një grevë të përgjithshme për lirimin e Peron: manifestuesit spontanisht mësyjnë drejt pallatit të qeverisë, "Casa Rosada". Në mesditë piaca është e mbushur me mijëra njerëz, që kundër etiketës së epokës, për shkak të motit të nxehtë kanë hequr xhaketat, qëndrojnë me këmisha. Nga ky fakt erdhi termi "Descamisados" për të treguar ata punëtorë që kërkonin kushte më të mira jetese, mbështetës të Peronit dhe Evitës. Militantët qëndrojnë në shesh deri në mbrëmje vonë, janë gjithnjë e më të shumtë në numër dhe më në fund forcat e ushtrisë janë të detyruar të lëshojnë Peron, duke i kërkuar që të shfaqej në dritë për të qetësuar gjakrat. Për të gjithë çdo gjë është e qartë: Peron është gati për të udhëhequr vendin.
Sa i përket rolit të Evitës gjatë revoltës të descamisados, dëshmitë janë të ndryshme: disa historianë pohojnë që ishte Evita, e cila u bë një aktiviste e zjarrtë në zhvillimin e revoltës, të tjerë pohojnë që ajo nuk mori pjesë, pasi nuk kishte njohje as me punëtorët dhe as me miqtë e Peron. Për historinë, Evita ka luajtur një rol të rëndësishëm në ato ditë.
Në 22 tetor 1945, Evita Duarte dhe Juan Domingo Peron, së bashku bij të paligjshëm, të lindur në zona fshatare, bashkohen në martesë, duke u bërë çifti më i njohur në botë. Evita ndryshon look dhe fillon të mbledhë flokët (tashmë bjonde) dhe të veshë kostume. Të gjitha gratë argjentinase e imitojnë në stil. Ndryshon dhe në çertifikatën e saj emrin, nga Eva Maria bëhet Maria Eva Duarte de Peron, pasi është më aristokrat duke qenë se vajzat e familjeve të mira mbanin emër të parë Maria.
Peron bëhet President
Në 24 shkurt të 1946, në zgjedhjet e përgjithshmë, një radhë e pafund njerëzish presin të votojnë për Parlamentin e ri dhe për Presidentin. Partia Laburiste e Peron fiton me 55%, ndërsa 45% e votave i shkon Bashkimit Demokrat. Peron është Presidenti i Republikës argjentinase dhe Evita është e para "First Lady" e Amerikës Jugore, rol që e mbush në perfeksion, aq karizmatike dhe luftarake, që dëshiron të koleksionojë fustane të mrekullueshme dhe të duket brilante dhe e vendosur në krah të bashkëshortit.
Një vit më pas, në 9 qershor 1847, Evita bën një udhëtim në Europë dhe mbërrin në Madrit: të gjithë mbeten të goditur nga bukuria dhe eleganca dhe pse nuk i shpëjnë difekte si të ardhurit gjithmonë me vonesë dhe papërgatitja politike dhe gafat e saj. Evita shkon në Europë, ende e shpërqendruar nga lufta, duke premtuar anije të ngarkuara me grurë, të ardhura nga Argjentina, duke pohuar të drejtë ndarjen me vëllezërit spanjollë. Pas Spanjës, Evita (e veshur si virgjëresha Mari) viziton Papën dhe De Gasperi në Romë dhe më pas udhëton drejt Francës, Belgjikës dhe Zvicrës.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EVITA/Gruaja që jetoi dy herë Empty Re: EVITA/Gruaja që jetoi dy herë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 29, 2009 8:41 pm

Udhëtimi në Europë kurorëzon Evitën si udhëheqëse të kombit të saj, gjatë kthimit të saj pritet si heroinë. Edhe Peron vrapon të përqafojë gruan e tij, krenar që ka kryer mirë detyrën e saj, pa kuptuar që ajo po e shtyn jashtë zemrës së argjentinasve.
Evita, kishte filluar t'i dedikohej shpirt e trup më të varfërve, në 1946, kur merr trenin për t'u kthyer në mes të atij populli, nga i cili kishte ardhur dhe ikur që vajzë. Përpiqet të mbjellë shpresë në vende ku politikanët nuk kishin shkelur. Për të gjithë është dama e shpresës. Edhe në këtë rast gjykimet janë të kundërta: janë ata që e shohin si mishërimi i gruas zemërgjerë, që ndihmon më të varfërit dhe të dobtit, dhe nga ata që shohin tek ajo një borgjeze që solidarizohet, duke veshur fustane të shtrenjta dhe bizhuteri të çmuara. Evita vazhdon t'i japë jetë "Fondacionit Evita Peron", me të cilin ndihmon ata më në nevojë dhe bën vepra të mëdha si shkolla dhe spitale (financuar me fonde të ministrisë). Ndërton shtëpi për të pastrehët dhe të moshuarit, pa harruar për asnjë çast fëmijët. Ky aktivitet bamirësie i fal një popullaritet të madh dhe një adhurim të gjerë, duke u shfaqur shpesh në ballkonin e Casa Rosada, përballë një turme që thërret emrin e saj.
Në 9 shtator 1947, Parlamenti aprovon ligjin që i lejon grave të drejtën e votës, pikërisht falë përpjekjeve të Evitës: e cila mendonte se mungesa e grave në vendimet politike të vendit ishte një ndër arsyet që dënonte më pas familjet ndaj gratë, duhet të merrnin një rol social, duke patur mbi të gjitha të drejtën e votës. Në këtë moment, themelohet partia peroniste e grave. Kjo ndoshta ishtë beteja e saj më e rëndësishme, objektivi i saj "avangurdistico".
Peron bëhet një burrë gjithnjë e më shumë autoritar, që nuk lejon lirinë e shtypit dhe as hapësira politike për opozitën dhe që ushtron pushtetin me papërkulshmëri dhe ftohtësi (ndonjëherë dhe me egërsi). E tija është një diktaturë e pazakontë, që u siguron kushte jetese më njerëzore të punësuarve. Populli e do, ndërsa armiqtë e tij janë intelektualët, universitetet, shtypi dhe Kisha katolike.
Në '49, Argjentina që deri në atë moment kishte njohur rritjen ekonomike, hyn në një krizë që do të përkeqësohet në '52: rezervat ndërkombëtare të akumuluara gjatë Luftës së Dytë Botërore, po përfundojnë dhe grevat ndaj qeverisë (të njohura si Kushtetuta e re e '49) fillojnë të ndihen. Por Peron dhe Evita mbajnë lart ende karizmën e tyre ndaj popullit.
Ndërkaq, skena politike bëhet më shumë e Evitës, që vazhdon të flasë për descamisados dhe të hapë shkolla për fëmijët në nevojë, si "Qyteti i fëmijëve", që kujdesej të çonte në periudhën e verës fëmijët në kampe verore.
Shoqëria është në transformim të plotë, nëse më parë ishin vetëm aristokratët që shkonin në plazh, tashmë deti është mbushur me njerëz të popullit. Ishte e pamendueshme një kohë për një njeri të një klase të caktuar sociale të shihte në plazh shërëetorin e tij! Kjo pasqyron pikërisht politikën e Peron Evitës: një qeverisje autoritare të pushtetit, por dhe një integrim social thelbësor dhe një shpërndarje të barabartë të të ardhurave. Mes shumë kontradiktash, në fakt, Argjentina bëhet vendi më demokratik i kontinentit jugor.
Kandidatura
Në Argjentinë është diskutuar gjithmonë se nëse ishte Evita që ushtronte pushtetin e saj mbi Peronin ose ashtu siç pohojnë të tjerë historianë, Peron merrej me vendimet politike, ndërsa Eva me pjesën më emotive të politikës. Ishin një çift perfekt pikërisht pasi komplementoheshin.
22 gushti i '51 është një ditë historike për Evita Peron, "First Lady" kandidon për zëvendëspresidente në mandatin e dytë të bashkëshortit të saj. Në orën 14:30, rrugët e Buenos Aires gëlojnë nga njerëzit e sindikatës peroniste, për të kurorëzuar formulën e Juan Domingo Peron - Evita për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin në nëntor. Në orën 17-00, në rrugën kryesore të të gjithë Amerikës së Jugut dynden një milion e gjysëm persona, që shpërthejnë në ovacione kur në skenë shfaqet Peron. Por turma paraqet zhgënjim kur nuk sheh Evitën. Klima tensionohet dhe kështu Evita shfaqet në ballkon përkrah të shoqit.
Gjatë ngazëllimit të turmës, Evita merr fjalën, ka një detyrë të vështirë, pasi Peron i ka kërkuar të heqë dorë nga kandidimi për shkak të presioneve të ndryshme të ushtarakëve dhe konservatorëve (të cilët nuk mund të pranonin që një grua të mund të synonte për një post kaq të rëndësishëm, atë të zëvendëspresidentes). Evita merr fjalën dhe fillon diskutimin e saj; por turma në shesh nuk do të dëgjojë lojëra fjalësh, do të dëgjojë konfirmimin e saj për të kandiduar. Ajo kërkon kohë dhe turma acarohet akoma më shumë. Në orën 21-00, kur tensioni i turmës fillon të bjerë, Peron merr fjalën: "Tregohuni të qetë, do të jeni ju që do të vendosni si gjithmonë", thotë ai. Gjenerali do të shuajë ilaritetet, por populli nuk shkulet nga sheshi. Evita i kërkon të kenë durim: "Shokë, për ndjenjën që na bashkon....ju lutem mos më detyroni të bëj atë që nuk dua të bëj". Por në orën 23-00 është e detyruar të marrë fjalën: "Siç thotë gjenerali Peron, do të bëj atë që më kërkon populli!".
Turma beson se ka dalë e fituar dhe që Evita do të bëhet zëvendëspresidente, por ajo ka përsëritur vetëm fjalët e Peron.
Evita kishte punuar fort me sindikatën për kandidaturën e saj, por ushtarakët nuk donin absolutisht ta shihnin në një rol politik zyrtar, edhe pse Peron, tashmë i mplakur, po të vdiste do të ishte Evita që do të merrte komandën. Disa historianë mbështesin faktin se nëse Peron do të ishte imponuar për kandidaturën e saj, ushtarakët do të ishin dorëzuar, por nuk e bëri pasi e dinte që Evita ishte sëmurë rëndë, për shkak të një tumori në mitër.
Evita vuan nga dhimbjet e stomakut: fillimisht mendohet se kishte raport të keq me ushqimin (hante shumë pak pasi donte të ruante linjat), por më pas mjekët zbuluan që bëhej fjalë për një tumor në mitër, në gjendje të avancuar. Evita refuzoi operimin, duke pohuar që nuk donte të mbetej në krevat kur kishte aq punë për të bërë dhe kur shumë njerëz kishin nevojë për të.
Tërheqja
31 gusht 1951, gjatë një fjalimi Evita heq dorë nga kandidatura me këto fjalë historike: "Shokë, dëshiroj t'i komunikoj popullit argjentinas, vendimin tim të parevokueshëm dhe përfundimtar, heqjen dorë nga nderimi që punëtorët dhe populli i partisë time më kanë ofruar në zgjedhjet popullore të 22 gushtit. Nuk heq dorë nga lufta apo nga puna, po heq dorë nga ofiqet".
Kjo dorëheqje e saj do të vazhdojë me një pjesëmarrje të madhe në aktivitete publike: shfaqet shpesh në publik, gjithnjë e më e dobët, por edhe shumë agresive, në rolin e palodhur të mbështetjes së Peron edhe pse e kishte eliminuar nga skena politike.Në vitin e fundit të jetës së saj Evita punon pa limit, deri në agoni dhe fjalimi i fundit: "unë shpresoj të kthhem sa më shpejt të luftoj me ju dhe për këtë iu kërkoj të lusni Zotin që të më rikthejë shëndetin e humbur: jo për mua, apo për Peron, por vetëm për ju. Për "descamisados"-it e mi!".
Në 26 korrik 1952, në 20:25 vdes "komandantja shpirtërore e kombit", Evita Duarte Peron. Lajmi jepet në radio për të gjithë kombin dhe shpallet zi kombëtare. Zija zgjat 15 ditë, nën një shi të vazhdueshëm, që shoqëron vajin e argjentinasve. Evita ishte ende e re, vetëm 33 vjeç: vdekja transformon jetën e saj në legjendë dhe shumë argjentinas duan ta shenjtërojnë. Sot trupi i saj dergjet në varrin e familjes (të Duartëve) në varrezën më borgjeze të vendit, por për Argjentinën është sikur të mos ketë vdekur kurrë.
Në një fjalim Juan Domingo Peron pohoi: "Pa dyshim, peronizmi nuk do të ishte i njëjtë pa Eva Peron: ajo vendosi një kontribut të rëndësishëm dashurie dhe fanatizmi, për të cilin kanë nevojë çështjet e mëdha. Ishte një grua aq e mrekullueshme dhe la pas një trashëgimi që do të mbetet në historinë argjentinase për shumë vite".
Grushti kundër Juan Domingo Peron
Në 16 shtator 1955, disa avionë të marinës ushtarake argjentinase filluan të bombardonin Buenos Aires, duke shkaktuar një masakër civile: ushtarakët, për shkak të rritjes së problemeve ekonomike të vendit, rritjes së nivelit të korrupsionit dhe konflikteve me Kishën katolike, me një grusht shteti rrëzojnë Peronin dhe në emër të demokracisë shkatërrojnë gjithçka i përkiste fondacionit Peron, si spitale dhe shkolla. Por miti i Evitës vazhdon të jetojë falë kujtesës së popullit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi